Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Reforma Administrative-Territoriale, Analizë Kushtetuese-Ervin Sulko

 Kanë kaluar afro 8 muaj kur mazhoranca parlamentare në fuqi, ndërmori nisën për hartimin e ligjit për ndarjen administrative, njohur ndryshe si reforma administrativo-territoriale. Kjo reformë përtej rëndësisë kombëtare që mbart, paraqet edhe disa probleme të nivelit kushtetues, të cilat duket se nuk janë marrë në konsideratë nga Komisioni i Reformës. Këtu do të veçonim  një aspekt tepër delikat i cili lidhet me respektimin e vullnetit të popullit, në rastet kur kemi të bëjmë me ndryshime të kufijve të njesive të qeversijes vendore, Komunat, Bashkitë dhe Qarqet.

Dispozitat kushtetuese dhe veçanërisht neni 108 paragrafi 2 sanksionon se; Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.  Në fakt, për t’i bërë një analizë sa më të qartë dispozitës së lartpërmendur, do të ishte i nevojshëm një lexim i veçuar i dy pjesëve të saj.

Aborti dhe e Drejta-Një vështrim mbi etikën,ligjin dhe doktrinën juridike penale- Erdit Lena

untitled

 Dhëmbë të shtrënguar. Duart që më dridhen. Nuk mund tu besoj syve. Mbase ndriçimi nuk është i mire. Mbase jam duke e mbajtur në këndin e gabuar. Jo jo. Kudo që ta vendos, shoh të njëjtin rezultat. Nuk ka më dyshim. Një vizë blu shfaqet aty ku më parë nuk kishte asgjë. E paimagjinueshmja, e paplanifikuara, e padëshiruara është bërë tashmë realitet: shtatzania. Cfarë do të bëj. Kujt mund ti tregoj. Cfarë do të thonë ata. Pyetjet vijnë shumë shpejt për tu dhënë një përgjigje.Në mënyra të ndryshme, ky realitet i trishtë shfaqet çdo ditë të vitit, në çdo vënd të globit. Gra me moshë, rracë, edukim dhe kultura të ndryshme vihen në qendër të një drame që do të pasojë. Një shtatzani e padëshiruar bëhet shpesh herë burim ankthi dhe frike të paimagjinueshme. Pikërisht ky është momenti kur debati pro-life ose pro-choice bëhet për gruan nje moment i vështirë zgjedhje. Aborti nuk është një fenomen që prek vetëm gruan, gjatë një shtatzanie në krizë. Të gjithë ne, drejtpërdrejte ose jo mund të përballemi një ditë me të. Aborti është një çështje që prek jo vetëm ofruesit e shërbimit shëndetësor, por edhe hartuesit e politikave, ligjvënësit, punonjësit e shërbimeve sociale dhe eduktorët e shëndetit apo edukimit seksual.Mënyra se si ne mendojmë dhe gjykojmë mbi fenomenin e abortit, lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën se si ne shohim çështje të tjera të rëndesishme si; kërkimi mbi qelizat staminale, eutanasia dh dënimi me vdekje. Aborti jo rrallë herë, bëhet edhe burim i një arsyetimi filozofik mbi pyetjet e shumta që lindin për të. Aborti ballafaqohet jo vetëm me gruan në një krizë të shtatzanisë por edhe me bashkëshortin ose jo të saj. Nga këto  përplasje lindin gjithmonë pyetje, të cilave ne duhet tu japim një përgjigje, në mënyrë të shprehur ose të nënkuptuar dhe mbi të gjitha duke reflektuar e arsyetuar në gjykimet tona.A është aborti vrasje me dashje e një qënie njerëzore? A është aborti thjeshtë eleminimi i një mase qelizore të ngjashme me një tumor apo trup të huaj? A mjafton thjështe pëlqimi i gruas qe aborti të lejohet mbi shtatzaninë e saj apo duhen përmbushur edhe disa kushte të tjera. Të qënit person a fillon mbas lindjes? Të qënit person a fillon me lindjen?Të qënit person a fillon gjatë shtatzanisë ? Të qënit person a fillon me konceptimin? Keto janë disa nga pyetjet që duhet të marrin një pergjigje.

Parimi i pavarësisë së gjyqësorit-Billa Besmir

gjykata2

“Pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave është një nga parimet themelore të shtetit demokratik, por nuk përbën një qëllim në vetvete. Respektimi i këtij parimi është një kusht i nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në këtë kuptim, kjo pavarësi nuk është një privilegj, por një nga detyrat themelore të gjyqtarëve dhe të gjykatës, që rrjedh nga të drejtat e njeriut  për të pasur një arbitër të paanshëm në një konflikt, të garantuar nga Kushtetuta”. [1]  Pavarësia e drejtësisë si një parim reflektohet në pavarësinë apo autonominë e saj nga organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, por edhe nga partitë politike, shteti dhe të gjitha institucionet e tjera, qendrat e pushtetit, opinioni publik dhe nga të gjitha burimet e tjera të presioneve të mundshme.Gjendja e pavarësisë së drejtësisë në një vend nuk është e përcaktuar vetëm nga ligjet që kanë të bëjnë me të. Ajo është, gjithashtu, një prodhim i respektit që është paguar në praktikë për pavarësinë e gjykatave, për kushtet dhe për rrethanat në të cilat drejtësia është administruar. Gjykatësit janë të pavarur jo vetëm sepse ligji thotë ashtu. Ata mund të gjykojnë në bazë të ligjit dhe të fakteve të aplikueshme, vetëm në qoftë se ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur mirë ndaj përpjekjeve për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimet e tyre.Pavarësia e gjykatësit, si e një personi, mund të vlerësohet në vendosshmërinë e tij për të mbrojtur gjithmonë pavarësinë dhe autonominë e drejtësisë dhe të gjykatësit në përputhje me ligjin në çdo rast, madje edhe dhe në çdo rast të veçantë, pavarësisht nga pasojat. Pra, perceptimi i gjykatësve dhe i pavarësisë së tyre është vendimtar për pavarësinë e drejtësisë si kornizë ligjore. Pozita e pavarur e një gjykatësi është e garantuar dhe mbrohet nga Kushtetuta, nga ligjet kombëtare dhe nga traktatet e ratifikuara ndërkombëtare të cilat ofrojnë: zgjedhje objektive dhe procedura shkarkimi, afat të pakufizuar në detyrë, pandërrueshmëri të gjykatësve, imunitet dhe paga që sigurojnë një siguri materiale të vetëmjaftueshme dhe të pavarur, si dhe pozita shoqërore etj.

Lustracioni, një problem që kërkon zgjidhje-Ervin Sulko

 Tranzicioni shqiptar si një periudhë e cila identifikohet me kalimin nga një regjim politik në tjetrin, për shumë mendimtarë është konsideruar si një fazë tashmë e kapërcyer. Në fakt, ka kaluar gati një çerek-shekulli nga përmbysja e regjimit komunist, dhe ndonëse është një periudhë relativisht e gjatë, jam i mendimit se Shqipëria vazhdon të jetojë tranzicionin e saj. Kjo periudhë do të konsiderohej e përfunduar vetëm nëse shteti shqiptar do të arrinte të zhdukte të paktën pjesën më të madhe të pasojave të regjimit që lamë pas. Por nuk ka ndodhur kështu, mjafton të përmendim disa prej pasojave më të rënda, të cilat jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, por janë kthyer në një problem permanent për shoqërinë shqiptare në tërësi. Proçesi i privatizimit të pronës shtetërore dhe i kthimit të pronave ish pronarëve ende nuk ka përfunduar, ai vazhdon të jetë i gjatë, i mundimshëm, madje mjaft konfliktual mes pronarëve në rastet e mbivendosjes së titujve të pronësisë. Kësaj situate i shtohet edhe numri mjaft i lartë i çështjeve gjyqësore, i cili e ka futur në një labirint të vërtetë gjithë proçesin. Një problem tjetër ende i pazgjidhur është edhe çështja e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, për të cilin shteti shqiptar ende nuk ka përfunduar proçesin e dëmshpërblimit të të dënuarve për vepra penale politike. Edhe ky proçes është një odise më vete, i cili ka filluar që prej përmbysjes së regjimit monist dhe vazhdon të mbartet nga çdo qeveri që vjen në pushtet e majtë apo e djathtë qoftë. Rreziku në këtë rast i shtohet edhe fakti që pjesa më e madhe e ish të përndjekurve politikë janë në moshë të thyer e mbase nuk do ta gëzojnë një dëmshpërblim të tillë.

Efektet e globalizimit në profesionin e avokatisë-Dokt.Arsiola Dyrmishi & Av. Erald Shushari

how-to-become-a-lawyer

 Globalizmi përfaqëson një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat e jetës të njerëzve dhe të shteteve në të gjithë botën.Për më tepër,globalizmi nuk është një proces i së ardhmes,por një proces që ka filluar prej shumë kohësh tashmë. Sot dimensionet të cilat përbëjnë globalizmin janë: dimensioni politik, ekonomik, ideologjik dhe kulturor.Këto dimensione  kanë ndikim edhe në ndërtimin e sistemit juridik dhe në institutin e avokatisë. Pikërisht ndikimi i globalizimit  në  avokatinë  do të jetë edhe objekti i këtij studimi.Ky studim do të trajtoj nëpërmjet qasjes teorike dhe analizës kritike një element esencial të Shtetit të së Drejtës dhe sistemit gjyqësor,avokatinë si një profesion të pavarur. E rëndësishme është të niset nga një premisë,nëse globalizmi afekton avokatinë. Kësaj pyetje realiteti i ri i krijuar  i ka dhëne përgjigje pozitive tashmë. Globalizmi në profesionin e avokatisë shihet në dy aspekte,si një realitet fizik i veprimtarisë së studiove ligjore në hapësirën e tyre të veprimit dhe si një realitet juridik duke përfaqësuar tërësinë e ligjeve të cilat rregullojnë apo lejojnë një veprimtari të tillëTë nisur nga premisa e afektimit,avokatia shqiptare në mënyrë të pashmangshme do të përballet me të si mundësi ,por edhe si sfidë. Globalizmi e vendos profesionin  e avokatisë përballë shumë sfidave,që nuk janë vetëm strukturore,por kanë të bëjnë më së shumti  edhe me njohjen  e sistemeve  dhe normave ligjore të shteteve të huaja. Ky studim përfaqëson përpjekjen për ta konsideruar avokatinë shqiptare në një dimension global.Pjesa e parë e studimit do të trajtojë kriteret për ushtrimin e këtij profesioni,të konsideruara ato në krahasim me praktikat më të mira evropiane dhe botërore. Mandej duke nisur nga këto kritere sa të njëjta dhe të ndryshme do të analizohet nëse është gati avokatia shqiptare të veprojë në një botë “pa kufi”?Cilat janë sfidat në kuadrin e globalizmit ?Cila është qasja e ligjit shqiptar për avokatinë në lidhje me avokatët e huaj që kërkojnë të ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri? Qëllimi i këtij studimi është që nëpërmjet evidentimit të sfidave të produktojë rekomandime konkrete për ta shndërruar profesionin e avokatisë në Shqipëri në një profesion që i përgjigjet trendeve aktuale të globalizmit dhe ndërkombëtarizimit,duke njohur dhe vlerësuar korrekt faktorët pengues në këtë drejtim. Studimi do të shkojë në koherencë me pyetjen nëse globalizmi mund të mbërrihet vetëm nëpërmjet masave ligjore(duke specifikuar ato dhe efektet respektive) apo kërkon masa komplekse si vet procesi që përfaqëson.

Ndërhyrja kryesore e personit të tretë, si lloj i ndërhyrjes vullnetare-Krenar TROCI

how-to-become-a-lawyer

 Instituti i ndërhyrjes së personit të tretë në proçesin gjyqësor civil ka një rëndësi të veçantë në të drejtën proçeduriale civile, në funksion të realizimit dhe konsolidimit të parimeve, në respekt të të cilave duhet të ushtrohet pushteti gjyqësor. Nuk mund të kemi një demokraci funksionale pa një sistem drejtësie të pavarur në një shtet të së drejtës, që garanton mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të individit, si të drejta të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme, të cilat qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. Ky punim vjen si pjesë e shkëputur e një punimi më të gjërë mbi institutin e ndërhyrjes së personit të tretë, për të cilin kemi marrë përsipër të punojmë dhe vazhdojmë të punojmë, duke shpresuar të japim nje kontribut në ndihmë të përmirësimit të legjislacionit proçedurial.

Gjykatë e Lartë apo Kasacion?- Niazi Jaho

USSupCt1

Para disa ditësh lexova te faqet e një të përditshme një shkrim, që bënte fjalë për ndryshime të mundshme në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese, në KLD dhe në organin e Prokurorisë. Më vonë, po në një nga mediat tona lexoj: “Rikthehet pas 18 vitesh Gjykata e Kasacionit”, që ia dedikonte këtë masë një projekti të Ministrisë së Drejtësisë për Gjykatën e Lartë.Në të parin jepeshin në përgjithësi disa të dhëna, që të shtynin të mendoje se çfarë do të prekë reforma në organet e mësipërme kushtetuese të kësaj fushe, ndërsa në të dytin – çfarë masa po përgatiten të merren për një funksionim më të mirë posaçërisht të Gjykatës së Lartë, çka do të reflektohet edhe në Kodin e Procedurës Penale dhe në atë të Procedurës Civile, që ndodhen në procesin e reformimit.

Apeli kundërshtues dhe kundërshtimi i të tretit-Av. Dr. Agim I.Tartari

how-to-become-a-lawyer

1. Qysh në nenin 4.1 të Kushtetutës sonë thuhet se, baza dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit përcaktohen nga e drejta. Kjo do të thotë që veprimtaria e organeve shtetërore në Republikën e Shqipërisë është ajo e një shteti të së drejtës, d.m.th. e një shteti ku epërsinë e ka e drejta dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në kuptimin formal, shteti i së drejtës nënkupton ndarjen e pushteteve, parimin e ligjshmërisë dhe ekzistencën e një gjyqësori të pavarur, por këto parime nuk do mund të zbatoheshin po të mos ekzistonin edhe normat materiale kushtetuese dhe ligjore, që do ta bënin të detyrueshëm zbatimin e tyre. Kështu, për shembull, neni 15 i Kushtetutës sanksionon, se “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, neni 17 sanksionon, se të drejtat dhe liritë e parashikuara nga Kushtetuta mund të kufizohen “vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, neni 18 parasheh se, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se askush nuk mund të diskriminohet për shkak gjinie, feje, etnie, gjuhe, bindjesh politike, fetare apo filozofike, përkatësie prindërore, gjendjeje ekonomike, arsimore, sociale etj., etj.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles