Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Studime Juridike

E drejta dhe jeta feudale në Shqipëri.

Është e vërtetë se veprimi i së drejtës bizantine paraqitej i kufizuar në Shqipëri, qoftë për statusin e veçantë që kjo kishte në kuadrin e Perandorisë Bizantine, qoftë dhe për faktin se këtu, për kushtet e terrenit, kishte peshë deri vonë në shek. XIV prona e vogël e lirë e fshatarit. Kjo e fundit i nënshtrohej më së shumti veprimit të së drejtës tradicionale dokesore, e cila, nga ana e saj, nuk mungoi të ndikojë fuqishëm edhe në marrëdhëniet që ndërthurreshin përreth familjeve dhe oborreve feudale, aq më shumë që këto e kishin prejardhjen e tyre nga zona ku bashkësia fshatare dhe prona e vogël e lirë mbeteshin tipar mbizotërues i marrëdhënieve të pronës dhe i atyre shoqërore.Një nga veçoritë thelbësore të së drejtës dhe praktikës dokesore shqiptare ishte ajo që kishte të bënte me institucionin e trashëgimisë. Në Shqipëri ishte zakoni që askush nga fëmijët meshkuj nuk përjashtohej nga e drejta e trashëgimisë. Një gjë e tillë pengonte përqendrimin dhe favorizonte copëzimin e vazhdueshëm të pronave. Ky copëzim pasqyrohej edhe në lëmin e autoritetit dhe të pushtetit. Qoftë familja fisnike e zakonshme, qoftë principatat e mëdha apo të vogla drejtoheshin në bazë të parimit të bashkëqeverisjes (konregjencës). Në fakt, institucioni i bashkëqeverisjes njihej dhe zbatohej sa në Bizant, aq edhe te popujt fqinjë të shqiptarëve. Por tek ata ky institucion realizohej nëpërmjet kooptimit në pushtet nga ana e babait sovran, e njërit prej bijve, zakonisht më të madhit, me qëllim trashëgimin e plotë e të pandarë të pushtetit. Përkundrazi, te shqiptarët si drejtimi i ekonomisë familjare, ashtu dhe qeverisja e shtetit (principatave) realizohej nëpërmjet bashkëpjesëmarrjes së të gjithë vëllezërve. Kështu, Principatën e Balshajve në gjysmën e dytë të shek. XIV e qeverisnin njëherësh tre vëllezërit, Strazimiri, Gjergji e Balsha II. Po atë kohë, Despotati shqiptar i Artës (Epirit) qeverisej nga vëllezërit Gjin e Sguro Bua Shpata. Vëllezërit Lekë e Pal qenë në krye të Dukagjinëve të Lezhës, në kohën kur tre vëllezërit, Gjin, Stojë e Teodor, drejtonin po ashtu Principatën e Muzakajve. Asnjë vendim që kishte të bënte me principatën nuk mund të merrej në një mënyrë të njëanshme nga njëri prej vëllezërve. Deri edhe kancelaria dhe vula zyrtare ishte e përbashkët.Në planin praktik, secili nga vëllezërit sundimtarë merrej me administrimin dhe qeverisjen e një pjese të zotërimit feudal. Vëllait të madh, i cili gjithsesi gëzonte privilegjin e moshës, i takonte të drejtonte zotërimet tradicionale të familjes. Lidhjet e veçanta historike, njerëzore e shpirtërore që familja sundimtare kishte me to, e bënin këtë pjesë tradicionale të principatës elementin bazë e të qëndrueshëm të saj. Kështu në vitet 70 të shek. XIV, më i madhi i vëllezërve Muzaka, Gjini, administronte zotërimet e hershme të familjes në malësitë e Oparit, ndërkohë që të vëllezërit qeverisnin vendet më të buta e më të pasura të Myzeqesë e të fushës së Korçës e të Kosturit. Por fakti që në Opar e në viset përreth Muzakajt kishin fillimet e historisë së tyre, njerëzit më besnikë, vatrat dhe varret e hershme të tyre, e bënte këtë krahinë qendrën shpirtërore të principatës.

A duhet t’I lejohet punonjësit të administratës shtetërore të falet në orar të punës? -Nejona Kadzadej

Cdo shoqeri e organizuar njerezore ka perndjekur nje rruge te gjate per te formesuar hapesiren e pacenueshme te individit si qelize e shoqerise, brenda nje hapesire te perbashket te drejtash dhe pergjegjesish. Ndonese eshte shtruar nje shine e qendrueshme, vazhdon te mbetet nje rruge e veshtire. Sidomos per shoqerite e reja qe  perqafojne kete filozofi te bashkejeteses se perbashket  te njerezve – individe. SHqiperia eshte nje nga keto vende. Per shume arsye qe tejkalojne debatin mbi trupen e se drejtes, per te mbetur pjese e diskutimit politik dhe historic te evoluimit te shtetit.  Koncepti I barazise midis njerezve dhe te drejtave te tyre  ka qene objekt I literaturave juridike, filozofike e politike, te cilat I kane patur fillesat e tyre ne shek. XVI, XVII, XVIII.  Deri atëherë ekzistonte tregtia e skllevërve dhe nuk mund të  mendohej për lirite e tyre, pasi ata ende ishin ‘sende’ të pronarëve.  I vetmi dallim ndërmjet njerëzve  mbështetej në pabarazinë fizike ose në aftësi intelektuale, por këto janë krejtësisht dytësore. Deklaratat e para te filozofëve  filluan të  ‘lëvizin’ kohën dhe konceptet mbi Njeriun.  Volteri kritikonte ashpër shoqërinë feudale në Francë dhe kishën katolike, si aleancë e “fronit dhe altarit”, nga e cila buronin pabarazitë shoqërore, jo toleranca fetare, arbitrarizmi i pushtetit mbretëror etj ( 1). Deri atëherë nuk mund  as të mendohej për këtë  korpus  të drejtash qe ekziston tani, ne shek. XXI.  Gjithcka që  pretendohej lidhej me atë  që filozofët e quanin të drejtë natyrore, e që sot njihen me termin të drejta themelore,  sepse janë  të  drejta që  lindin së bashku me njeriun, ato janë të pacënueshme, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme, sepse janë të dhëna nga Krijuesi ose janë “ligj i vërtetë, ligj i arsyes”. Ndër keto të  drejta përmëndet: e drejta e mendimit dhe e fjalës (Spinoza),  e drejta per pronë private ( Ruso) , gjithashtu aspirohej edhe toleranca fetare.

Sa Të Rëndësishme Janë Marrëdhëniet E Punës Në Botën Globale?- Donila Pipa

Biznesi do të thotë dialog, pra në marrëdheniet e punës është  shumë e rëndësishme bashkëpunimi  nëpërmjet punedhenësit që mund të jetë një person i vetëm ose një shoqëri aksionerësh dhe palës tjetër që eshtë punëmarrësi.Bashkëpunimi midis  subjekteve të së drejtës së punës;  punedhënesit dhe punëmarrësit ka nje I rëndësi te madhe  për të bërë punën si duhet dhe në të njëjtën kohë  lidhja me vëndin e punës ze një vend të rëndësishëm  në jëtën e  cdo njeriu.Ështe shumë e rendësishme  roli i punëmarrësit në marrëdhëniet e punës.  Nëqoftëse  nuk ka marrëdhenie te varura pune nuk mund të ekzistojnë marrëdheniet e punës shumë të rëndësishme për ecjen  përpara të një shoqërie. Lidhja midis punëmarrësit dhe punëdhenësit është një lidhje shërbim-shpërblim, ku të dy palët kanë  të drejta edhe detyrime.Punëmarrësi është personi fizik që  paguhet për punën e kryer. Në ditët e sotme kemi të bëjmë me një ekonomi globale ku ecën me rritme të shpejta dhe që bën që punëmarrësi te specializohet të jetë fleksibil dhe i motivuar për t ju përshtatur kërkesave të tregut në rritje.Gjithashtu siguria ekonomike dhe sociale është  një aspekt i rëndësishëm i sigurisë njërëzore. Në këtë pikëpamje e drejta për punë  dhe të drejtat e punëmarrësve   gjatë punës luajnë një rol të rëndësishëm.Një ndikim të madh  në lindjen dhe zhvillimin  e së drejtës së punës dhe të marrëdhënieve të punës  kane ushtruar edhe  traktatet e ndryshme, konventat që bëjnë të mundur  mbrojtjen e punëmarrësve  në vendin e punës, mosdiskriminimin e  tyre për shkak të kombësisë, fesë, seksit apo bindjeve politike gjithashtu pagës apo orëve shtesë etj.

E drejta e popujve për vetvendosje parim i gjallë ligjor- Gjon Keka

Çështja e statusit politik të Kosovës është mbyllur pothuajse tre vite e ca ,problemet që kan dal rrugës së konsolidimit të statusit të ri të Kosovës si shtet i mbykqyrur vijn si rezultat i pengesës së vazhdueshme të politikës dhe diplomacisë destruktive të shtetit serb karshi

mospajtimit me realitetin e ri në ballkan ,por kësaj problematike i kanë ndihmuar edhe politikat e dobëta e të dëmshme të lidershipit dhe dukurit negative që po mbizotrojnë në Kosovë.Megjithkëtë duhet nënvizuar qartë se nyja Gordiane u pre nga Kuvendi e Kosovës më 17 shkurt 2008, kur pavarësia e Kosovës u shpall me në fund pas shumë përpjekjeve në bisedimet ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe gjë që rezultuan jo me një afrim të palëve në një pikë, por me një largim edhe më të mëdha drejt trashjes së mospajtimeve dhe ndarjeve në shumë pika.

Ndërsa tani çdo përpjekje e politikës dhe diplomacisë serbe të strucit në lidhje me hapjen e çështjes së statusit politik të Kosovës dhe rikthimit të tij në tavolinën e bisedimeve është një përpjekje e kotë dhe pa asnjë efekt si politik ashtu edhe juridik.Serbia duhet ta dij ashtu siç kanë filluar ta dijnë qytetarët e saj se ajo ka humbur dhe ky është një realitet historik,politik dhe juridik tepër kokëfortë ,por duke parë së ajo ende mbetet në“flatërat e ëndërrave doktrinoro-ideologjike”të shekujve të kaluar ,ajo tani mundohet t’i thurr këngë eposit të saj rrethë humbjes dhe poshtërimit ,ajo si gjithnjë edhe tani në shekullin XXI humbjet i ka ngritur në lartësinë e historisë së rrejshme të saj dhe të pa themel ,dhe kjo e qonë si shtetin serb ashtu edhe tërë garniturën politike atje drejt një rruge çorre dhe çoroditëse duke u bërë kështu pengesa e hapjes,demokratizimit,integrimit,pastaj bllokuese dhe destabilizuese e tërë rajonit në përgjithësi.

Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare-Prof Dr Zejnullah Gruda

Islami nuk është religjion agresiv, e as Kur’ani e Pejgamberi propagandojnë luftë. Përkundrazi, ideali islam është paqja. Paqja është fjala me të cilën përshëndeten njerëzit dhe urata më e mirë që mund t’ia bëjnë njëri tjetrit. Madje, thuhet se Kur’ani thirrjen në islam e identifikon me thirrjen në paqe dhe se shprehja “Es selamu alejkum” (Paqe për ju) ose vetëm “es –selam” (paqe) nuk është e përhapur te asnjë popull në atë masë sikur në Islam.
Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam kërkojnë nga besimtarët që ta duan paqen e jo luftën, si dhe të mos zhvillojnë luftë agresive. Sipas tyre, të vetmet përjashtime kur lejohet lufta janë: nëse zhvillohet për mbrojtjen e vet (sendërtimi i së drejtës natyrore në vetëmbrojtje) dhe nëse zhvillohet kundër atyre që bëjnë agresion dhe dhunë mbi të tjerët (kur është ndihmë për ruajtjen e paqes dhe ndaljen e agresionit), ose për të dënuar prishësit e paqes. Kur’ani Fisnik (8:61) thotë: “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo.”
Ai gjithashtu urdhëron besimtarët mos ta fillojnë luftën, sepse “All-llahu me të vërtetë (njëmend) nuk i do ata që i fillojnë grindjet (luftën).” (El Bekare: 190)Edhe sureja 47:35 thotë:“Mos u bëni të dobët, por ftoni në paqe kur jeni të fortë.”Kur’ani shprehimisht lejon luftën mbrojtëse dhe luftën për të ndihmuar viktimën e agresionit. Aty thuhet se “i lejohet mbrojtja atyre që të tjerët i sulmojnë, për shkak se iu janë nënshtruar dhunës.”(Kur’an, 22:39; 2:190)Kur’ani (49:9) sugjeron që mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me anë të pajtimit, por nëse kjo nuk ka sukses, e njëra palë e fillon luftën, atëherë pala e tretë duhet të ndihmojë palën që është sulmuar (viktimën e agresionit dhe të dhunës).Muhammedi alejhis-selam gjithashtu i këshillonte besimtarët “mos të kërkojnë konflikt me armikun”, por nëse shpërthen lufta, të jenë trima dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, është thënë se muslimanët nuk guxojnë ta lëshojnë fushëbetejën nëse armiku nuk ka më së paku dy herë më shumë forca.Kur’ani i urdhëron besimtarët, që në sendërtimin e së drejtës për vetëmbrojtje të jenë të matur dhe mos ta teprojnë. Sipas kësaj, e drejta e vetëmbrojtjes pranohet, por duhet të jetë proporcionale me të këqijat që sjellë agresioni (Kur’an, 2:190).

Përgjimet Dhe E Drejta Njerëzore E Privatësisë- Klarita Bajraktari

Dihet që përgjimet dhe spiunazhi duhet të bëhen në doza të caktuara dhe në dispozita të caktuara, por kush i vendos këtoInvestigatorët mund të vendosin përgjues në makinaGjykata e Lartë e Italisë ka shkarkuar disa investigatorë privatë sepse vendosnin përgjues në makina private, me qëllim investigimi. Në bazë të vendimit, fakti se nuk egzistonte asnjë normë përsa i përket privatësisë që rezervon fshehtësinë e bisedave që bëhen në makinë.Më shumë kontrolle për celularët që kontrollohen.Celularët e spiunuar dolën në dukje sepse flitej për përgjime nga operatori telefonik. Që nga ai moment, shumë qytetarë u shndërruan në agjentë dhe vendosën të spiunonin miqtë e tyre, të dashurit, burrat, gratë dhe kolegët. Celularët spiunë janë telefona celularë të modifikuar, në të cilët është instaluar një software në gjendje të kontrollojë thirrjet në hyrje dhe dalje, sms-të, pozicionin e të kontrolluarit dhe madje është në gjendje të shndërrojë telefonin e atij që kontrollohet në një mikrofon që aktivizohet me një telefonatë pa zë të atij që kontrollon. Shumë ndërhyrje apo jo? Shitja dhe blerja e këtij celulari nuk është e ndaluar, e ndaluar është mënyra sesi përdoren (në këtë rast pasojat janë burgim deri në 4 vjet). Garanti mundohet ta zbusë, duke propozuar vlerësimin e këtyre celularëve spiunë si “armë”, që do të thotë të ligjërohet shitja, duke parashikuar që blerësi duhet të japë të gjitha të dhënat personale, duke parandaluar në këtë mënyrë përdorimin e keq. Në Shtetet e Bashkuara përgjimet telefonike apo të postës elektronike, janë shumë të reduktuara, vetëm në rastet kur ka të dyshuar për akte terroriste. Dhoma e përfaqësuesve të Italisë ka aprovuar një ligj të ri që rrit fuqitë e përgjimeve. Ligji do të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve. Është e mundur tani të përgjosh, pa kërkuar më parë autorizim, çdo mesazh, postë elektronike dhe telefonatë, nga dhe drejt shteteve të tjera. 181 demokratë kanë votuar kundra, 41 pro, midis vendeve të tjera dhe Shteteve te Bashkuara. Nancy Pelosi e ka përcaktuar këtë ligj “dhunim ndaj Kushtetutës”.Privatësia e njeriut të zakonshëm
Çdo ditë njerëzit e zakonshëm pësojnë mijëra dhunime përsa i përket pritësisë apo skandaleve, rishikohen vetëm kur kanë të bëjnë me të fuqishmit.

E drejta dhe simbolet shtetërore

Shteti shqiptar mbështetej mbi të drejtën feudale, që ishte një e drejtë privilegji, laike e kishtare, e një shoqërie të shtresëzuar e të diferencuar nga ana ekonomike, politike e kulturore. E drejta në Shqipëri ishte një trashëgimi historike që kishte individualitetin e vet kombëtar. Korpusi i legjislacionit të saj nuk ka ardhur i plotë deri në ditët tona. Janë ruajtur fragmente nga statutet e qyteteve shqiptare dhe kohët e fundit është zbuluar i plotë Statuti i Shkodrës. I shkruar gjatë shek. XV, ky statut na njeh me normat që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve dhe më gjerë me organizimin e shoqërisë shqiptare gjatë epokës së Skënderbeut. E drejta që vepronte në Shqipëri gjatë periudhës së Skënderbeut ishte e zhvilluar dhe përfshinte një varg normash në fusha të ndryshme të jetës së asaj shoqërie. Sipas tyre prona, veçanërisht ajo mbi tokën, trashëgohej në vijën mashkullore dhe, në mungesë të djemve, në vijën femërore. Kur vajza martohej, asaj i jepej si prikë një pjesë e pasurisë atërore, në para ose si prona, të cilat noterizoheshin në emër të saj. Krahas kësaj trashëgimie ligjore, njihej edhe trashëgimia me testament. Në fushën e pronësisë mbi tokën, nëpërmjet akteve normative e kontratave përcaktoheshin llojshmëria dhe sasia e detyrimeve në të holla, në prodhime në natyrë dhe në punë angari që kishin fshatarët pa tokë ndaj pronarëve, pronarët ndaj zotërve të tyre si dhe ndaj shtetit etj. Po kështu, me punëtorët dhe specialistët e mjeshtërive të ndryshme, të ndërtimit, të armëve etj., bëheshin kontrata sipërmarrjeje, ku përcaktoheshin afatet kohore të shërbimeve dhe pagesat e tyre.Normat e së drejtës në kohën e Skënderbeut parashikonin edhe masa shtrënguese ndaj veprave penale kundër jetës, shëndetit, pasurisë dhe interesave të individëve të veçantë, të bashkësive shoqërore dhe të institucioneve shtetërore. Masat ndëshkimore ndaj veprave penale ishin të larmishme e të shkallëzuara.

E Drejta Për Respektimin E Korrespondencës-Ardiana Shehi

E drejta per respektimin e korrespondences i perket grupit te te drejtave private dhe parashikohet ne nenin 8 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ne perfundimet e Konferences se Juristeve te Vendeve te Veriut me teme “Mbi te Drejten per respektimin e Jetes Private”, e drejta e korrespondences eshte rradhitur si nje nga elementet shtese te se drejtes se Jetes Private.

Koncepti “korrespondence” perfshin ne vetvete te gjitha format e komunikimeve, te cilat realizohen nepermjet letrave, bisedave telefonike, mesazheve teleks, telegrameve, transmetim te dhenash ose fakse, si dhe te gjitha formave bashkekohore te transmetimit te mesazheve radio, etj.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?