Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Shkencat Civile

Ndërhyrja kryesore e personit të tretë, si lloj i ndërhyrjes vullnetare-Krenar TROCI

how-to-become-a-lawyer

 Instituti i ndërhyrjes së personit të tretë në proçesin gjyqësor civil ka një rëndësi të veçantë në të drejtën proçeduriale civile, në funksion të realizimit dhe konsolidimit të parimeve, në respekt të të cilave duhet të ushtrohet pushteti gjyqësor. Nuk mund të kemi një demokraci funksionale pa një sistem drejtësie të pavarur në një shtet të së drejtës, që garanton mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të individit, si të drejta të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme, të cilat qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. Ky punim vjen si pjesë e shkëputur e një punimi më të gjërë mbi institutin e ndërhyrjes së personit të tretë, për të cilin kemi marrë përsipër të punojmë dhe vazhdojmë të punojmë, duke shpresuar të japim nje kontribut në ndihmë të përmirësimit të legjislacionit proçedurial.

Apeli kundërshtues dhe kundërshtimi i të tretit-Av. Dr. Agim I.Tartari

how-to-become-a-lawyer

1. Qysh në nenin 4.1 të Kushtetutës sonë thuhet se, baza dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit përcaktohen nga e drejta. Kjo do të thotë që veprimtaria e organeve shtetërore në Republikën e Shqipërisë është ajo e një shteti të së drejtës, d.m.th. e një shteti ku epërsinë e ka e drejta dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në kuptimin formal, shteti i së drejtës nënkupton ndarjen e pushteteve, parimin e ligjshmërisë dhe ekzistencën e një gjyqësori të pavarur, por këto parime nuk do mund të zbatoheshin po të mos ekzistonin edhe normat materiale kushtetuese dhe ligjore, që do ta bënin të detyrueshëm zbatimin e tyre. Kështu, për shembull, neni 15 i Kushtetutës sanksionon, se “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, neni 17 sanksionon, se të drejtat dhe liritë e parashikuara nga Kushtetuta mund të kufizohen “vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, neni 18 parasheh se, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se askush nuk mund të diskriminohet për shkak gjinie, feje, etnie, gjuhe, bindjesh politike, fetare apo filozofike, përkatësie prindërore, gjendjeje ekonomike, arsimore, sociale etj., etj.

Eksproprijimi dhe efektet e tij bazuar në ligjin e aplikueshëm të Republikës së Kosovës -Rexhep Zebica

Eksproprijimi apo shpronësimi është njëra nga format e kalimit të pronës private në atë shtetërore, e që për qëllim kryesor ka realizimin apo plotësimin e nevojave të përgjithshme që bëhen në interes të të gjithë qytetarëve e që ndryshe njihen edhe si të mira të përgjithshme, dhe për të cilin ekziston kompensimi i caktuar. Kalimi i pronësisë nga prona private në atë shtetërore bëhet edhe në mënyra të tjera siç janë konfiskimi, nacionalizimi apo reforma agrare që ka qenë në të kaluarën[1].Çdo shoqëri apo shtet demokratik eksproprijimin, e përdorë si mjet për të fituar qasje në pronën private në mënyrë që atë ta shfrytëzoj për interes të përgjithshëm por gjithherë me një kompensim adekuat dhe të menjëhershëm. Edhe në praktiken ndërkombëtare, për shpronësimin e pronës private merren parasysh tre faktorë kryesor e që janë: baza ligjore për eksproprijim, pastaj interesi publik si dhe kompensimi.

Padite-Romina Kali

1181229_1avocats

Që në fillimit e njerëzimit, ekzistonte mbrotja, por  atëhere konsiderohej si fenomen shoqeror dhe jo si fenomen juridik, pra mbrojtja nuk ishte juridike. Supozojmë se edhe vetëmbrojtja që ndërmerrte nje individ për mbrojtjen e një sendi si pjese e natyres ,ndaj te cilit sillej si ndaj sendit si ndaj personave te tretë, edhe pse ajo ishte një fenomen shoqëror ajo nuk përfaqësonte një fenomen të mirëfilltë juridik. Vetëmbrojtja në fillim, nuk ka mundur të jetë një mbrojtje juridike dhe marrëdheniet shoqërore nuk ishin marrëdhënie juridike.

Më pas, me zhvillimet e metëjshme ekonomiko-shoqërore,me sjelljen e individit  ndaj sendeve të përbashketa si sende te veta,pushteti faktik i tij ndaj nje sendi shndërrohet në pushtet juridik,në të drejtë. Ato masa qe konsideroheshin si jo juridike,shndërrohen tashme në mjete juridike për mbrojtjen e të drejtave të tij ndaj sendeve. Këto mjete juridike tani marrin një formë të caktuar,përmbajtje e karakter adekuat krahas zhvillimit të caktuar të marrëdhënive shoqërore. Mbrojtja private,e parregulluar juridikisht  shndërrohet  në mbrojtje juridike ,te  rregulluar juridikisht.[1]

Dallimi ndërmjet Dhurimit dhe Trashëgimisë testamentare-Arsida LAZRI

trusts-wills-estates-law

E drejta  civile në përgjithësi dhe institutet e saj më të veçanta më kanë tërhequr shumë. Ky interes ka filluar gjatë studimeve të mija në Fakultetin e Drejtësisë. Për këtë arsye, që në fillim kam menduar se tema që unë do të trajtoja për të finalizuar studimet e tre viteve Bachelor do të ishte e fokusuar në të drejtën civile. Idenë për të trajtuar si temë diplome dallimin ndërmjet dhurimit e trashëgimisë testamentare e mbështeta në faktin se kjo temë nuk është trajtuar më parë dhe do të jetë një temë që do të shikohet me shumë interes.Në këtë punim, dallimin ndërmjet dhurimit e trashëgimisë testamentare e shohim  në dy rrafshe atë teorik dhe praktik. Për shkak të veçorive të përbashkëta që paraqesin këto institute është i rëndësishëm një trajtim i hollësishëm i tyre, me qëllim që të nxirren në pah natyra e veçantë juridike e tyre si veprime juridike, elementet, karakteristikat, kushtet e vlefshmërisë së tyre etj. Kjo temë nis me një vështrim historik të kontratës së dhurimit e të trashëgimisë testamentare që nga e drejta Romake, e cila përbën pikënisjen e bazën e studimit dhe njohjen e se drejtes civile, pastaj kam vazhduar me trajtimin e këtyre dy institutive në periudhen e Ahmet Zogut. Kodi Civil i vitit 1929 trajton më hollësisht institutet e veçanta të së drejtës civile, ku një vend të rëndësishëm zënë edhe dhurimi e trashëgimija. Më pas këto dy institute janë trajtuar sipas Kodit Civil të ditëve të sotme. Në kapitullin e tretë kam trajtuar dallimin teorik dhe atë praktik që ekziton ndërmjet këtyre dy veprimeve juridike.

E drejta e autorit mbi veprën artistike-Adriana Murrizi*

2367111-445766-juridical-concept-selective-focus-on-metal-part-toned-f-x

Njeriu duke jetuar brenda një materie, brenda një shoqërie njerëzore të mbushur me mendime dhe ide të lira, situata dhe veprime i krijohen brenda vetes përshtypje. Lind dëshira për t’i mbledhur, shpjeguar, klasifikuar, për të formuar me to koncepte të ndryshme dhe së fundmi për t’i shprehur, duke i dhënë një trajtë të caktuar. Nëpërmjet kësaj pune intelektuale ai arrin në një sintezë te përshtypjes, në një unitet të përmbajtes dhe formës tek vepra. Për të transmetuar këtë realitet te të tjerët,autori e ka të nevojshme ta veshë atë me një material të caktua,në mënyre që të ngacmojë perceptimin shqisor të të tjerëve.Bashkëjetesa në vepër e elementit shpirtëror të brendshëm dhe trupëzimit të tij në një material të caktuar, kanë ngacmuar prej kohësh rregullimet ligjore ndërkombëtare.

Interesi juridik në procedurën civile- Besnik Berisha

New Picture

Me interes juridik, kuptojmë dobinë personale të një subjekti procedurial për të kërkuar mbrojtjen gjyqësore, për të drejtën e tij subjektive. Interes juridik, për padi dhe kërkesëpadi, duhet kuptuar si interes i veçantë, i paditësit, për të mbrojtur të drejtën e tij subjektive, të cënuar ose që rrezikohet të cenohet në të ardhmen. Sipas nenit 2 pikës 4 të Ligjit për procedurën kontestimore i Republikës së Kosovës, çdo pale në procedurën civile duhet patur interes juridik për padinë, si mjet juridik dhe veprimet tjera procedurale që kryhen gjatë procedurës, pra, siç mund të shihet, LPK i ka kushtuar një rëndësi të veçantë interesit juridik, duke e ranguar atë në nenet e para të ligjit, si një ndër premisat e para që duhet patur parasysh para fillimit të procedures civile. Interesi juridik, si nocion procedurialo – juridik, është i ndërlidhur ngushtë me subjektët e së drejtës dhe mjetet juridike ( padinë ). Për të plotësuar më mirë kuptimin e interesit juridik i referohemi dhe nenit 254.2 LPK.[1

E drejta e pronës private(kushtetuetshmëria shqiptare dhe ajo italiane)- Alma Lloshi

New Picture

Duke iu referuar themeluesve të kombit amerikan si James Medison,Alexandër Hamilton etj,shohim se një nga mendimet e hershme të këtyrë “burrave të mëdhenj”,ka qënë pikërisht mbrojtja e pronës private e konceptuar kjo si një nga detyrat themelore të qeverisë. Adams shprehej se prona duhet të jetë e siguruar,përndryshe s’ka liri.Thuhet se nëse fqinjët debatojnë,apo kundërshtojnë në sallat parlamentare,diskutimi amerikan është më i thelluar dhe pasionant mbi këtë çështje.Përse?Sepse të posedosh dhe të përdorësh tokën është në zemër të të qënit amerikan.Ide të tilla novatore për kohën u hodhën,duke arritur deri aty sa të shënohet për herë të parë modeli i një kushtetute të mirëfilltë si ajo amerikane (1787).Por s’duhet harruar ,që kjo kushtetutë u mbështet mbi parimet dhe idetë e përpunuara nga teoritë iluministe në Europë.Pikërisht të drejtën e pronës private,si një e drejtë kushtetuese do ta shohim apo do ta  krahasojmë brenda kontinentit tonë,në dy sisteme kushtetuese,ai shqiptar dhe ai italian.Mbase më shumë duke u nisur dhe nga fakti,që Gjykata e Strasburgut në lidhje me çështjen e pronës private ka vënë re mjaft shkelje nga të dyja shtetet,ashtu siç do ta shohim dhe në vijim.Në të dyja vendet kemi një sistem të centralizuar të drejtësisë,pasi në të dy shtetet ekzistojnë Gjykatat Kushtetuese,të cilat “mbrojnë”në mënyrë gjyqësore kushtetueshmërinë.Është shumë e rëndësishmë të theksojmë se mbrojtja e pronës gjen rregullimin e saj në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles