Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Shkencat Civile

AKTGJYKIMI- Ardit F. LATIFI

1181229_1avocats

Aktgjykimi është vendim gjyqësor me të cilin zgjidhet qështja penale konkrete,ai mbështetet mbi provat konkrete që administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor,dhe ai shpreh bindjen e gjyqtarve për egzistimin ase jo të veprës penale, të fajësisë së të akuzuarit dhe të shkallës së rrezikshmëris shoqërore  të veprës .Aktgjykimi e ka fuqine e ligjit për qështjen konkrete që është zgjidhur dhe si I tillë është i detyrueshëm për të gjithë ,me aktgjykim bëhet formimi faktik dhe juridik I qështjes penale,në paragrafin 385 te K.P.P.K është përcaktuar koha-faza kur gjykata duhet ti qaset marrjes së aktgjykimit,kun ë këtë paragraf parashihet se Nësë gjykata gjatë shqyrtimit nuk konsideron se përseri duhet hapur shqyrtimi gjyqësor,për plotësim të procedurës ose për sqarimin e ndjonjë qështje konkrete,ateherë e merr aktgjykimin.Pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor,trupi gjykues së bashku me procesmbajtesen tërhiqen në seance për keshillim dhe votim në të cilën edhe merr aktgjykimin,kjo seance udhehiqet nga kryetari I trupit gjykues,ku aty trajtohen qështjet paralele,procedural dhe juridike,të rëndësishme për zgjidhje  të lëndës dhe qeshtjes kryesore,aty edhe njehere vleresohet qeshtja e kompetencës lëndore te gjykates ne lidhje me qështjen penale konkrete,pastaj shikohet se a egziston vepra penale,a është i pëgjegjshëm dhe a mund të shqiptohet sanksioni penal për të akuzuarin dhe a mund të ngarkohet me shpenzimet e procedures dhe përmbushje të kërkeses pasurore-juridike.Për të gjitha qështjet që parashtrohen nga kryetari i trupit gjykues,anëtarët e tjerë duhet të deklarohen me votim,përveq gjyqëtarit I cili ka votuar për lirimin e të akuzuarit dhe ka mbetur pakicë,ai nuk është I deturuar të votoj për dënimin,por zakonisht merret se ai pajtohet me sanksionin më të favorshëm per të pandehurin.Vendimi merret me shumicë votash,kur nuk arrihet shumica,qeshtjet ndahen dhe votimi përsëritet me qëllim qe të arrihet shumica e votave,mirëpo kur prap nuk arrihet shumica vendimi merret ashtu që votat që janë më të pavolitshme për të pandehurin do të bashkohen votave që janë më pak të volitshme,e kjo do të zbatohet derisa të arrihet shumica e nevojshme.

Nocioni i pronësisë dhe mënyrat e fitimit të saj-Asmir Sadiku

Pronësia është një institut i lashtë juridik i cili ka lindur me lindjen e vetë të drejtës. Pronësia respektivisht e drejta e Pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile në pëgjithësi, respektivisht institutin juridik më të rëndësishëm të të drejtës sendore në veçanti. Rëndësia e saj shprehet me faktin se ajo është objekt  rregullimit dhe mbrohet jo vetëm në aspektin ligjor por edhe kushtetues dhe ndërkombëtar. Kështu e drejta e pronësisë gëzon mbrojtje ne aspektin nacional dhe ndërkombëtar. E drejta e Pronësisë është kategori kushtetuese. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës garantohet e Drejta e Pronësisë në nenin 121 parag.1,2,3.Në rrafshin ndërkombëtar E drejta e Pronësisë garantohet me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948, dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut me Protokollet e saj.E drejta e Pronësisë përkufizohet si e drejtë sendore që përmban në vete autorizime më të gjëra me rastin e shfrytëzimit dhe të disponimit me një send. Pronësia për nga pëmbajtja e saj është e drejtë sendore që titullarit i garanton pushtetin më të lartë mbi një send.E drejta e Pronësisë është e drejtë sendore e cila titullarit të vet i jep autorizimin më të plotë për çdo pushtet juridik privat.Përkufizimi i Pronësisë duke u mbështetur në autorizimet që ka titullari i të drejtës së pronësisë, është bërë në shumicën e kodeve dhe ligjeve civile.E drejta e pronësisë është e drejtë sendore, e cila bartësit të saj i mundëson posedimin, përdorimin, shfrytëzimin dhe disponimin e sendit të caktuar brenda kufijve të paraparë me ligj.

Nocioni i kapitalit në shoqëritë tregtare dhe roli i tij-Doriana Saliaj

global1

Legjislacioni shqiptar jep përkufizimin e shoqërive tregtare si shoqëri të cilat themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, të cilat bien dakort për arritjen e objektivave të përbashkëta ekonomikë, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Përjashtimisht shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionere mund të themelohen edhe vetëm nga një person fizik ose juridik.

Një veçori  e së drejtës për shoqëritë tregtare është njohja e shoqërisë tregtare si person juridik i veçantë, e dallueshme nga ortakët ose aksionerët e saj.  Personaliteti juridik që gëzon shoqëria tregtare i  jep asaj mundësinë të ketë të drejta dhe detyrime kundrejt të tretëve dhe kundrejt anëtarëve të saj.  Statusi i saj si person juridik lejon që shoqëria të zotërojë pronë dhe të regjistrohet në regjistrin e pronave. Sipas ligjit “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” , aktivet e shoqërisë, janë me ligj vetëm pronë e saj dhe jo e ortakëve/aksionerëve të saj. Kjo vlen edhe në rastet kur shoqëria  tregtare është shoqëri me një ortak/aksioner të vetëm.

Sot njihen katër lloje shoqërish tregtare (duke përjashtuar shoqëritë e thjeshta të cilat rregullohen sipas dispozitave të Kodit Civil), të cilat në bazë të specifikave të tyre dallohen në shoqëri kapitali dhe shoqëri personi:

Metodologjia E Punimit Të Aktgjykimeve (Aktvendimeve) Civile- Fikri Shishko

Gjykata  bjen        vendim  në  formë  të  aktgjykimit  ose  aktvendimit.  Me aktgjykim  në  mënyrë  meritore  vendoset  për  kërkesat  e palëve si  dhe   për  të kërkesat e dorës së dytë, përveç kërkesave për kompensimin e shpenzimeve të procedurës e cila konsiderohet aktvendim. Me rastin e paraqitjes së mjetit juridik kundër aktgjykimit vendoset me aktgjykim. Me rastin e paraqitjes së mjetit juridik kundër   aktgjykimit  vendoset  me  aktgjykim  nëse  aktgjykimi  i  kundërshtuar vërtetohet  ose ndryshohet e nëse ndryshohet vendoset me aktgjykim. Në rastet e mjeteve juridike në aktgjykimet  e kundërshtuara, gjithnjë, vendoset me aktgjykim, pa marr parasysh se aktgjykimi i kundërshtuar vërtetohet apo ndryshohet. Marrja dhe  shpallja   e   aktgjykimeve  janë  dy  veprime  të  veçanta.   Menjëherë  pas përfundimit të seancës kryesore  ndërmerret pleqërimi dhe votimi ku edhe  bihet aktgjykimi të cilin e shpall  gjyqtari sipas nen. 153-154   të LPC- së. Aktgjykimi patjetër duhet ta ka hyrjen,shqiptimin dhe arsyetimin, arsyetimi mund të  mungoi, nëse palët  kanë hequr  dorë  nga ajo  e drejtë,  nen 161 i LPC-së. Origjinalin  e aktgjykimit e nënshkruan kryetari i trupit, kurse, palëve i dorëzohet aktgjykimi i përshkruar dhe i vërtetuar me udhëzim për këshilla juridike.

Kontrata Për Menaxhmentin- Astrit Hoti

Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze ,,to manage”, ndërsa menaxhmenti në kuptimin e përgjithshëm të fjalës ka këto sinonime:Vendosje, rregullim, planifikim, kontrollim, organizim, drejtim, arritje e qëllimeve, realizim, dominim.Nëse  i  analizojmë  sinonimet  e  lartpërmendura  vijmë  në  përfundim  se  këto përfshijnë rregullimin,  planifikimin,  organizimin  drejtimin,  të gjitha  këto  kanë procesin njëkahësh ne të cilën menaxheri i thotë punësuarve ,,inferior” çka duhet punuar çka do të thotë se menaxheri përcakton çka duhet të punohet, ndërsa ata në këtë  rast  punëtorët  janë  mjet  për  realizimin  e  qëllimit  të  caktuar.  Menaxheri emërtohet në shumë raste edhe shef ndërsa ndihmësi i tij dorë e djathtë, sepse dora e djathtë punon saktë atë çka i thotë  koka. Menaxheret quhen edhe superviziore apo mbikëqyrës për arsye se supozohet që këta të fundit kanë pikëpamje superiore në situata të caktuar.

Fitimi, Humbja E Posedimit Dhe Pengesa Në Realizimin E Rregullt Të Drejtës Në Posedimit-Qemaj JUNIKU

Me nocionin POSED në kuptimin juridik ,nënkuptohet  pushteti faktik  në sendin e caktuar,pavarësisht nga ajo që  personi i cili ka pushtetin faktik, i takon apo jo e drejta në atë send.Meqë posedi   nënkupton pushtetin faktik mbi sendin e caktuar, atëherë edhe  ai arrihet me  fitimin e pushtetit faktik   mbi sendin dhe  ndërprehet   atëherë kur   mbajtësi   e  lënë  këtë të drejtë  me vetëdëshirë  ose e humb të njëjtën  në mënyrë   tjetër.  Pushteti  faktik duhet të jetë   i karakterit afatgjatë, andaj nga kjo rezulton se  nuk ka posed te pushteti faktik afat shkurtër dhe kalues  në sendin e caktuar. Psh. Nuk ka pushtet faktik mbi gazetën ditore të cilat lexohen në lokalet e caktuara.Posedi ka mundësi të  fitohet     me veprim të njëanshëm të poseduesit (psh. Marrja me forcë e sendit) e nëse nd?rrimi i posedit kryhet sipas pëlqimit të të poseduesit të mëparshëm, fitimi  i posedim  është i dyanshëm , e mënyra e  fitimit është  dorëzimi  i sendit.Është për tu veçuar se  posedi  mund të kalojë edhe te   trashëgimtarët,në këtë  drejtim  duhet  veçuar  se rëndësia  e          kësaj  rregulle,  bazohet  në  atë          se trashëgimtari  e gëzon  edhe të drejtën   e mbrojtjes së posedim  dhe i takojnë edhe paditë e posedit  edhe kur ai ka munguar   dhe nuk ka pasur mundësi  që në sendin e trashëguar   ta  realizojë  pushtetin e tij faktik. Çdo hapsirë e zanun   nga ana e palës së tretë në sendin e  trashëguar është e kundërligjshme.

Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nën kujdestarinë e institucioneve të përkujdesjes sociale-Ilda Melo

 Fenomeni i të miturve jashtë kujdesit prindëror, është një fenomen social i cili ka shoqëruar shoqërinë shqiptare në veçanti pas shndërrimeve politike ekonomike dhe shoqërore të viteve  1990.  Për  zgjidhjen  e  problematikave  që  mbart  ky  fenomen,  shteti  shqiptar  është kujdesuar për hartimin dhe implementimin e një sistemi të përkujdesit social ndaj të miturve në përputhje me parimin   ndërkombëtar të sigurimit të interesit më të lartë të miturit. Kujdestaria dhe birësimi midis të tjerave janë gjetur si zgjidhje ligjore për mbrojtjen e të drejtave  të miturve jashtë kujdesit prindëror. Pas prezantimit të përmasave të fenomenit të miturve të ngelur jashtë përkujdesit prindëror në realitetin shqiptar, në këtë studim do të synojmë të  japim kornizën ligjore  të  sistemit  të  kujdesit  social  ndaj  të  miturve  jashtë  kujdesit  prindëror  nëpërmjet hulumtimit në  legjislacionin shqiptar në mënyrë specifike në sistemin e përkujdesjes sociale në institucionet publike apo private të përkujdesjes. Nëpërmjet trajtimit të standarteve kryesore të shërbimit të përkujdesjes, do të evidentojmë disa nga problematikat që ndeshen gjatë zbatimit në praktikë të tyre si dhe sugjerime për  përmirësimin  e mëtejshme të standarteve dhe mënyrave konkrete të zbatimit të tyre për  sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të miturve jashtë kujdesit prindëror.

Çfarë quajmë Sipërmarrje investimesh kolektive (SIK)?- Av. Armer JUKA

Përkufizimi pozitiv i SIK-ve përbëhet nga këto elementë:

  • Forma ligjore: person juridik ose bashkim asetesh
  • Qëllimi: rritje e pjesëmarrjes në para
  • Tipi i investimit: investim të mbi 60% të pjesëmarrjes në portofol titujsh, depozita e asete të tjera
  • Forma e mbikqyrjes së investimeve: Investitorët nuk mbikqyrin dita-ditës marrjen e vendimeve për investimet
  • Objektivi :Nxjerrja e përfitimeve për investitorët

Përjashtohen nga ky përkufizim: bankat, fondet e pensionit, shoqëritë e sigurimit, personat juridikë që investojnë fondet e  veta, investimet e përbashkëta familjare dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive që e rrisin kapitalin pa promovim të shitjes së kuotave/aksioneve të tyre ndaj publikut.

Autorizimi i AMF: Asnjë subjekt nuk mund të themelohet ose të kryejë veprimatrinë e administrimit apo tregtimit të kuotave pa autorizimin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), përndryshe përbën vepër penale.Regjistri i i SIK-ve: SIK-et regjistrohen në Regjistrin e Fondeve të Republikës së Shqipërisë, që mbahet nga AMFja, pas dhënies së liçensës për themelimin e funksionimin nga kjo e fundit.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles