Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Shkencat Civile

Disa Çështje Për Diskutim Mbi Objektin E Padisë Mohuese-Zeta Tërpollari

Objekti i padisë është ai që kërkohet si efekt i padisë, d.m.th. zbatimi i ligjit dhe fitimi i asaj çfarë kërkohet e që vjen si pasojë e zbatimit të ligjit (petitum). Për padinë  mohuese, si një ndër paditë kryesore për mbrojtjen e pronësisë, parashikuar në nenin 302 të K.Civil, doktrina dhe jurisprudenca kanë përcaktuar se  cilat  janë kërkimet e objektit të kësaj padie dhe më konkretisht:

1.  detyrimi të paditurit që të njohë paditësin pronar mbi sendin;

2.   vërtetimin e inekzistencës së të drejtave të pretenduara nga të tretët mbi sendin;

3.   e drejta për të ndaluar cenimet apo shqetësimet e mëtejshme që pengojnë pronarin në gëzimin e qetë të sendit dhe kthimin në gjëndjen e mëparshme;

4.   mospërsëritja e cenimit në të ardhmen;

5.   kërkimi i shpërblimit të dëmit në rast se nga cenimi i është shkaktuar dëm material pronës së paditësit;

6.   shfuqëzimi i aktit administrativ nëse cënimi i pronësisë ka ardhur në mënyrë indirekte nga ky akt.

Forma e kontratës së shitjes së pasurive të paluajtshme dhe rëndësia e saj- Engjëllushe Tahiri

Forma e një kontrate civile, si marrëdhënie juridike civile midis palëve, qëndron në   manifestimin e jashtëm  të  vullnetit të palëve kontraktuese. E drejta jonë civile, referuar   nenit 80 të Kodit Civil, afirmon parimin e  përgjithshëm të lirisë së formës. Në nenin 676/2 parashikohet se shfaqja e vullnetit për lidhjen e kontratës mund të jetë e shprehur apo në mënyrë heshtësore. Me anë të lirisë kontraktore favorizohet qarkullimi i pasurisë. Sa më shumë dhe më shpejt qarkullon pasuria, aq më i madh është kontributi që i jepet zhvillimit ekonomik të vendit. Nga ky parim i përgjithshëm bëjnë përjashtim rastet kur vetë ligji kërkon që kontrata të realizohet në formë të shkruar për efekt vlefshmërie apo provueshmërie (kontrata formale). Në rastin e parë forma është element thelbësor i kontratës dhe mungesa e saj e bën kontratën të pavlefshme (kontrata solemne). Në rastin e dytë forma kërkohet për efekt provueshmërie (ad probationen), që nënkupton se kontrata është e vlefshme dhe ka efekt midis palëve edhe pse nuk është bërë në formë të shkruar (kontrata jo solemne).Ndër të tjera forma në kontratën e shitjes së pasurive të paluajtshme është e rëndësishme edhe për këto arsye :Së pari, mbrojtja e shitësit në probabilitetin e një pazotësie eventuale të blerësit. Noteri është i detyruar të verifikojë identitetin e palëve për të parë nëse kanë zotësi për të vepruar. Së dyti, mbrojtja e blerësit. Kur flitet për formën nuk duhet nënkuptuar vetëm fakti që kontrata të jetë e shkruar, por edhe që përmbajtja e saj të plotësojë kërkesat ligjore mbi kushtet e vlefshmërisë. Njohja e blerësit me këto kushte bën që ai të kuptojë veprimin që po kryen.

Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh-Nga Alma Mile

Është treguar një diplomat servil ndaj shteteve të mëdha, duke u huazuar ligjet, apo dëshironte vërtetë më të mirën. Sot, kjo nuk përbën ndonjë rëndësi shumë të madhe. Kanë kaluar plot 81 vjet qysh atëherë dhe ai vazhdon të jetë aktual. Juristët vazhdojnë t’i referohen, ndërsa nuk të lë indiferent fakti që Shqipëria, vendi më i prapambetur në Evropë, të kishte një legjislacion aq të përparuar për kohën. Shtëpia botuese “Papirus” sapo ka hedhur në qarkullim “Kodin Civil të Zogut”. Një ribotim, i cili i qëndron besnik origjinalit, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në gjuhë, terminologji, por edhe në format. Periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut ka qenë një ndër kapitujt më pak dhe më keq të trajtuara në historinë e Shqipërisë. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, ajo trajtohej thjesht dhe vetëm si një periudhë “obskurantiste”, e “prapambetur”, etiketime këto, me të cilat bie ndesh kodi që kemi marrë në duar.

Sa Të Rëndësishme Janë Marrëdhëniet E Punës Në Botën Globale?- Donila Pipa

Biznesi do të thotë dialog, pra në marrëdheniet e punës është  shumë e rëndësishme bashkëpunimi  nëpërmjet punedhenësit që mund të jetë një person i vetëm ose një shoqëri aksionerësh dhe palës tjetër që eshtë punëmarrësi.Bashkëpunimi midis  subjekteve të së drejtës së punës;  punedhënesit dhe punëmarrësit ka nje I rëndësi te madhe  për të bërë punën si duhet dhe në të njëjtën kohë  lidhja me vëndin e punës ze një vend të rëndësishëm  në jëtën e  cdo njeriu.Ështe shumë e rendësishme  roli i punëmarrësit në marrëdhëniet e punës.  Nëqoftëse  nuk ka marrëdhenie te varura pune nuk mund të ekzistojnë marrëdheniet e punës shumë të rëndësishme për ecjen  përpara të një shoqërie. Lidhja midis punëmarrësit dhe punëdhenësit është një lidhje shërbim-shpërblim, ku të dy palët kanë  të drejta edhe detyrime.Punëmarrësi është personi fizik që  paguhet për punën e kryer. Në ditët e sotme kemi të bëjmë me një ekonomi globale ku ecën me rritme të shpejta dhe që bën që punëmarrësi te specializohet të jetë fleksibil dhe i motivuar për t ju përshtatur kërkesave të tregut në rritje.Gjithashtu siguria ekonomike dhe sociale është  një aspekt i rëndësishëm i sigurisë njërëzore. Në këtë pikëpamje e drejta për punë  dhe të drejtat e punëmarrësve   gjatë punës luajnë një rol të rëndësishëm.Një ndikim të madh  në lindjen dhe zhvillimin  e së drejtës së punës dhe të marrëdhënieve të punës  kane ushtruar edhe  traktatet e ndryshme, konventat që bëjnë të mundur  mbrojtjen e punëmarrësve  në vendin e punës, mosdiskriminimin e  tyre për shkak të kombësisë, fesë, seksit apo bindjeve politike gjithashtu pagës apo orëve shtesë etj.

E drejta familjare – Procedura e shkurorëzimit ne Kosove-Gani LECI

Martesa është institucion i rëndësishëm i së drejtës familjare, dhe paraqet marrëdhënie të jetës së përbashkët e të vazhdueshme midis një burri dhe një gruaje, ndërkaq në disa shtete edhe marrëdhënie midis dy personave me gjini të njëjtë (në shtete të cilët kanë të legalizuar martesën midis personave me gjini të njëjtë).Të gjitha legjislacionet nacionale japin definicionin e institucionit të martesës- Martesa është bashkësi jetësore e burrit dhe gruas e rregulluar me ligj në të cilën realizohen interesat e bashkëshortëve, familjes dhe shoqërisë.

Marrëdhëniet në mes bashkëshortëve themelohen ne vendim të lirë të burrit dhe gruas për të lidhur martesë, në barazinë ndërmjet tyre, respektim të ndërsjellët dhe ndihmës reciproke.Barazia e bashkëshortëve si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi garantohet edhe me dokumentin më të rëndësishëm ndërkombëtarë-Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut (neni 16.al.1). Siç e ceka edhe më lart, martesa është marrëdhënie e vazhdueshme por jo e përhershme sepse e njëjta mund edhe të zgjidhet me vdekjen e njërit nga bashkëshortët, me shpalljen e njërit nga bashkëshortët e zhdukur për të vdekur, me anulimin e martesës dhe me shkurorëzimin e saj.

VËSHTRIM KRAHASUES I REGJIMEVE MARTESORE NË EUROPË- FATRI ISLAMAJ

Zhvillimi i të drejtës familjare në Europë gjatë dekadave të fundit, padyshim që ndikoi edhe në zhvillimin e të drejtës së regjimeve martesore në këto vende. Reformat në fushën e regjimeve martesore prekën tërësisht ose pjesërisht vendet europiane. Motivet e këtyre reformave nuk ishin të njëjta në të gjitha shtetet. Ndryshimet e reja u frymëzuan dhe herë u imponuan nga zhvillimi i ideve të reja, zakoneve dhe zhvillimit shoqëror të çdo vendi.Kështu reforma e regjimeve martesore në vendet socialiste u mbështet mbi një konceptim politik të caktuar të rendit shoqëror dhe parimet që udhëhoqën ndryshimet janë pothuajse të njëjta në bashkësinë e familjeve socialiste. Ndërsa në një pjesë të vendeve europiane reformat kanë ndodhur, jo vetëm për shkak të ideve dhe zakoneve të vendit dhe as të politikës voluntariste të legjislatorit, por thjesht janë detyruar t’i përshtasin të drejtën transformimeve të shoqërisë. Sot, parimet e të drejtës së regjimeve martesore janë tepër të ngjashme dhe të afërta në legjislacione të ndryshme, duke realizuar harmonizimin nëpërmjet zhvillimit evolutiv shoqeror.

Mendimi I Ekspertit Në Procesin Gjyqësor Civil Dhe Çmuarja E Tij Nga Gjykata.- Nga Enerjeta DERAJ

Kërkesat ligjore që duhet të plotësojë mendimi i ekspertit?

Ekspertimi si veprimtari për vërtetimin e fakteve kontestuese, zhvillohet nga eksperti i cili caktohet me vendim të organit procedues (gjykatës) dhe rezulton me dhënien e mendimit nga ana e tij. Që mendimi i ekspertit, i pasqyruar në aktin e ekspertimit të mund të quhet provë duhet të plotësojë disa kërkesa ligjore. Këto kërkesa prekin përmbajtjen dhe formën në të cilën duhet të paraqitet mendimi i ekspertit. Mendimi i specializuar i ekspertit nënkupton dhënie përgjigje të pyetjeve të parashtruara ekspertit nga gjykata. Pra, deklarimet e ekspertit në formën e përgjigjeve përbëjnë në vetvete edhe mendimin e ekspertit, i cili duhet të plotësoj disa kërkesa ligjore.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles