Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Libra

Kompetencat e prokurorit gjatë hetimeve paraprake-Aldi Kaçi

Kopertina e librit

Libri me titull “Kompetencat e prokurorit gjatë hetimeve paraprake” sipas legjislacionit procedurial penal shqiptar, trajton  rolin dhe kompetencat e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale, në kryerjen e hetimeve, në kontrollin dhe drejtimin e hetimeve paraprake. Libri eshte i ndare ne shtate kapituj, i cili do ti sherbeje ne punen e perditshme prokuroreve, oficereve te policise  gjyqesore dhe studenteve te fakultetit te drejtesise, ne studimet e tyre.

Komentari i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise-Olti Skrame

OLTI_SKRAME_COVER_VELLIMI_I_email

Libri ne fjale titullohet “Komentari i Kodit Civil te Republikes se Shqiperie” dhe eshte i ndare ne dy vellime. Vellimi i pare eshte rreth 670 faqe, ndersa vellimi i dyte eshte rreth 720 faqe (pra, per nje total prej rreth 1400 faqesh). Sic mund te kuptohet nga titulli ky liber eshte nje komentar i Kodit Civil te Republikes se Shqiperi.Si i tille ai eshte i pari dhe i vetmi ne llojin e tij. Komentari eshte nje paraqitje e plote, e detajuar dhe analitike e te gjithe Kodit Civil te RSH. Sic, ju e dini Kodi Civil eshte ligji me impaktin me te madh ne jeten e perditshme te kujtdo pasi trajton (normon) marredheniet juridike ne fushat e veprimeve juridike, te drejtave reale (perfshire pronesine), trashegimise, kontratave, demeve jashtekontraktore etj.

Kodi Civil i RSH ka 1172 nene. Ne Komentar eshte bere analiza, sqarimi, komentimi dhe interpretimi i te gjithe ketyre neneve. Per sa i perket metodologjise dhe struktures i jam referuar komentareve te ngjashem ne perendim. Pas secilit nen gjendet komenti perkates. Gjithashtu, gjenden edhe dy kategori materialesh shtese. Se pari jane rreth 20 inserte ne te cilet sqarohen ne menyre sintetike por te plote ceshtje te lidhura ngushtesisht me Kodin Civil, por, qe ky i fundit ose i trajton si te mireqena ose nuk i trajton ne menyre te drejtperdrejte. Se dyti gjenden rreth 30 tabela ne te cilat behet ne menyre skematike analiza dhe krahasimi i instituteve te ngjashme te se drejtes civile.

Metodologjia E Shkrimit Ligjor (Teknikat Legjislative)-Prof. Dr. Kadri Bicaj

New Picture

METODOLOGJIA DHE SHKRIMI LIGJOR( Teknika Legjislative )

(Ribotim i parë i plotësuar dhe i përmirësuar)

Metodologjia dhe shkrimi ligjor – Teknikat legjislative, është libri im i parë në këtë fushë, tani i ribotuar me ndryshime e plotësime. Si lëndë e obligueshme mësimore, u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik me qëllim t’u ofrojë studentëve njohuritë që kanë vlerën themelore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Është përpiluar në mbështetje të plan programit mësimor të Fakultetit juridik të Prishtinës dhe të Tiranës dhe, duke u nisur nga lënda që përmban, ky tekst mund t’u hyjë në punë edhe studentëve të shkallës pasuniversitare.Përpjekja ime në këtë fushë dhe jo aq të rrahur te ne, ka qenë që studentëve, po edhe të tjerëve që kanë interesim në shkencat juridike, t’ua paraqes në mënyrë të përmbledhur metodologjinë dhe një sërë rregullash, nocionesh, teknikash e parimesh që duhet ndjekur me rastin e hartimit të një teksti ligjor të hartimi legjislativ. Pastaj,  në pika të shkurtra, i kemi hedhur një vështrim të kuptuarit të lëndës, përkufizimit të metodologjisë dhe shkrimit ligjor, si dhe zhvillimi historik të shkrimit ligjor. Libri është ndarë në dy pjesë kryesore me gjithsej dymbëdhjetë kapituj dhe njëqind e njëmbëdhjetë fusnota – referenca.Në pjesën e parë trajtohet metodologjia e cila paraqet një proces krijimi që ngërthen një sërë rregullash dhe parimesh metodologjike, ndërsa, metoda është problemi kryesor për t‘u shqyrtuar kur pritet një ndryshim cilësor në kërkimet shkencore dhe në fushat e tjera të krijimtarisë me një rrugë dhe mënyrë për arritjen e qëllimit që quhet metodë.

E Drejta Kushtetuese Ne Republiken E Maqedonise”-Doc.Dr. Mersim Maksutin

libri-mersim

Doli nga shtypi Libri këto ditë libri “E Drejta Kushtetuese në Republikën e Maqedonsë” me Autor Dr.Doc.Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese dhe ekspert. Recezenzimin e këtij libri e kanë bërë Prof.dr. Kurtesh Saliu dhe Prof.dr. Osman Kadriu. Botues i librit është Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, ndërsa u shtyp në shtypshkronjen “Arberiadizajn”..Libri “E Drejta Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë” në përbërjen e tij fillimisht përfshinë qasjen teorike mbi të drejtën kushtetuese në përgjithësi për t’u ndalur më pastaj në mënyrë të veçantë mbi të drejtën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, respektivisht mbi të drejtën kushtetuese aplikative të këtij vendi.
Libri “E drejta kushtetuese e Republikës së Maqedonise” I autorit Mersim Maksuti, përbëhet prej disa kapitujve, ku fillimisht përqëndrohet në kuptimin, emërtimin dhe paraqitjen e së drejtës kushtetuese në përgjithesi dhe në menyrë të veçantë në Republikën e Maqedonisë. Kapitujt në vijim përshkruajnë çështje tjera që i referohen të drejtës kushtetuese, duke filluar që nga kuptimi dhe definimi i kushtetutës si akt më i lartë politiko-juridik i një shteti dhe me pastaj me sqarimin dhe interpretimin e çështjeve tjera të rëndësishme me karakter kushtetues. Këto, kanë të bëjnë me organet më të rëndësishme të shtetit Parlamentin ku konkretisht përqëndrohet te funksionet më të rëndësishme te parlamentit qe jane funksioni legjislativ, funksioni zgjedhor dhe funksioni mbikqyres apo kontrollues i Parlamentit për mënyrën e ndarjes së mandatave në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku në mënyrë të vecantë autori I qaset në aspektin kritik kësaj forme të ndarjes së mandateve duke propozuar mënyrën më te re të ndarjes së mandateve parlamentare me qëllim që të ndahet proporcionalisht pesha e votës së shqiptarëve në këtë shtet.

Historia e shtetit dhe e së drejtës-Prof. Dr. Kadri Bicaj

Historia-e-Shtetit-dhe-e-se-Drejtes-207x300

Një libër interesant dhe mjaft i dobishëm, jo vetëm për studentët e fushës së drejtësisë, por edhe për një shtresë të gjerë studiuesish dhe lexuesish, është libri i prof. dr. Kadri Bicajt “Historia e shtetit dhe e së drejtës”.Libri, në fjalë është një tekst tepër i nevojshëm dhe shumë i domosdoshëm për studentët e arsimim universitar, kryesisht të lëmit të drejtësisë. Libri në fakt është i ndarë në dy libra themelorë, meqë trajton dy tema bosht, pothuajse të veçanta, por që përbëjnë një tërësi si “Historia e shtetit dhe e së drejtës së përgjithshme” dhe “Pjesa e posaçme e historisë ilire – shteti dhe e drejta shqiptare”.

E drejta penale-Autor Dr. Shefqet Muçi

E_drejta_penale

“E drejta penale”. Pjesa e përgjithshme me Autor Dr. Shefqet Muçi. Botimet Dudaj Universitare, viti i botimit 2007. Faqet e librit 380.

Interpretime të Kodit Penal Autori: Gentian Trenova

29207_1225595211627_1581443070_30545071_6078548_n

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë në mënyrë praktike interpretime që u janë bërë institutive dhe koncepteve të ndryshme të së drejtës penale.Këto interpretime më së shumti janë qëndrimet që kanë mbajtur gjykatat, si dhe komentet në lidhje me këto qëndrime.
Kështu, në mënyrë të përmbledhur si dhe të shoqëruar me raste konkrete, mund të gjenden interpretime në lidhje me:
Bashkëpunimin, llojet e bashkëpunimit, nëse kemi bashkëpunim me autor të paidentifikuar Tentativën në kryerjen e veprës penale.

Komente dhe praktike për Procedurën Penale- Gentian Trenova

226943_1868535884742_1581443070_31768721_5049363_n

Ne kete liber, lexuesi do te gjeje komente ne lidhje me aspekte të ndrshyme të dispozitave të procedurës penale që kanë të bëjnë me PREZUMIMIN E PAFAJSISE, PARIMIN E GJESE SE GJYKUAR; TE DREJTEN PER TU MBROJTUR ME AVOKAT; CILESINE E TE PANDEHURIT DHE PERSONIT NEN HETIM; MBROJTESIN E TE PANDEHURIT; GJYKIMI NE MUNGESE; MOSKEQESIMI I POZITES SE PANDEHURIT; PAVLEFSHEMRIA E AKTEVE; SIGURIMI I PROVES; GJYKIMI I SHKURTUAR; ANKIMET; RIVENDOSJA NE AFAT E ANKIMIT; RISHIKIMI I VENDIMEVE TE FORMES SE PRERE;

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?