Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Category Archives: Pyetje-Pergjigje

Kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar?

Çështjet gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë shqyrtohen në bazë të një rradhe gjykimi në përputhje me periudhën e regjistrimit pranë sekretarisë gjyqësore. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për ato raste të cilat, si pasojë e afateve të shkurtra për gjykim, parashikuar nga legjislacioni në fuqi, apo nevojës për vazhdimin e gjykimit në shkallët e tjera, shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar.Raste kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar janë si më poshtë vijon:

Si merret leja e martesës në konsullatat shqiptare ?

Për të lidhur martesë në Itali, shtetasit shqiptar i nevojitet Konfirmimit apo leja  për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) i lëshuar nga zyrat konsullore.  Para se Konsullata të japë konfirmimin e saj, apo nulla ostën, duhet të bëhen shpalljet për lidhje martese në bashkitë/komunat përkatëse në Shqipëri, procedura e të cilave zgjat rreth 2 javë. Vetëm pasi të bëhen shpalljet, bashkia/komuna në Shqipëri lëshon certifikatat që i nevojiten Konsullatës për të lëshuar Leje për Lidhje Martese (certifikatë lindjeje dhe certifikatë për lidhje martese të vulosura nga prefektura përkatëse në Shqipëri).Në këtë mënyrë, procedura e lëshimit të Lejes ka dy faza. E para: shpallja për lidhje martese në Shqipëri dhe tërheqja e certifikatave nga bashkia/komuna, dhe e dyta: sjellja e certifikatave në Konsullatë dhe tërheqja aty e Lejes për lidhje martese.

Ku duhet të interesohem nëse unë përfitoj nga ndihma juridike falas apo jo?

Për çështjet civile ndihma juridike falas ju jep shansin të përfaqësoheni nga një avokat i paguar nga shteti ose nga projekte për kategori të caktuar qytetarësh.  Per çështjet penale, avokati paguhet nga shteti nëse të ardhurat tuaja janë të pamjaftueshme ose avokati është caktuar kryesisht. Për të sqaruar nëse ju përfitoni nga ndihma juridike falas, kontaktoni me Dhomen e Avokatisë së Rrethit Tuaj.

 

 

 

Çfarë mund të bëj nëse mendoj që avokati im po më kërkon një shumë të madhe dhe të paarsyeshme për punën e tij?

Së pari diskutoni me avokatin tuaj. Kërkojini atij t’ju pajisë me një faturë të detajuar e cila të përshkruajë të gjitha shërbimet ligjore ose shpenzimet që avokati ka bërë për ju. Këto shpjegime mund të rregullojnë problemin.Nëse shpjegimet dhe dialogu me avokatin nuk çojnë në një konsensus për pagesën për punën e bërë, atëherë ju mund ti drejtoni një ankesë  me shkrim Dhomës së Avokatisë së Rrethit tuaj. Kërkesen duhet ta dorëzoni te sekretari i Dhomës ose te kryetari i saj. Nëse pas 30 ditësh, ju nuk jeni i kënaqur nga përgjigja e marrë ose nuk keni marrë asnjë përgjigje, dërgoni ankesën tuaj në Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Tiranë. Në të dy rastet, ankimi i juaj duhet të protokollohet dhe të regjistrohet data e dorëzimit. Nëse edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk ju zgjidh problemin tuaj, atëherë duhet ti drejtojeni organeve gjyqësore. Gjykata do ta shqyrtojë çështjen tuaj bazuar në ligjin për “Për profesionin e avokatit në Republiken e Shqipërisë” dhe marrëveshjeve midis Dhomës Kombëtare të Avokatisë e Ministrisë së Drejtësisë.

Cili është ndryshimi midis grupimit profesional për profesione të lira si: avokat, noter, dentist, arkitekt, inxhinier etj dhe grupimit në një shoqatë?

Detyra kryesore e grupimeve profesionale është mbrojtja e publikut. Roli i tyre kryesor është që të sigurojnë dhe të mbikqyrin punën e profesionistëve të fushës së tyre me qëllim që ata të ofrojnë shërbime që i përgjigjen normave të cilesisë dhe të integritetit profesional. Për të përmbushur mandatin që iu është besuar me ligj, çdo grupim profesional zotëron një farë pushteti  dhe pavarësie të cilat shërbejnë si garanci për mbrojtjen e publikut dhe që sigurojnë cilësinë e shërbimeve profesionale.

Detyra kryesore e një shoqate është promovimi i interesave social-ekonomike dhe të mirëqenies së anëtarëve ose shtresës shoqërore qe ajo përfaqëson.

Kush i paguan shpenzimet gjyqësore?

Si rregull shpenzimet gjyqësore i paguan pala që humbet gjyqin. Por, në praktikën tonë gjyqësore kjo ngjet rrallë, dhe gjyqtarët vendosin që shpenzimet ti paguajnë palët ashtu siç i kanë bërë edhe pse ju mund të fitoni gjyqin. Për të evituar këtë, në seancën e fundit gjyqësore kërkoni qe shpenzimet gjyqësore ti paguajë pala humbëse. Pas kësaj, gjyqtari detyrohet të vendosë që shpenzimet ti paguajë pala humbëse.

Gjyqtari i çështjes po i shkel të drejtat e mia dhe haptazi po ndihmon palën tjetër. Cfarë duhet të bëj?

Kërkoni në bazë të nenit 177 të K. Pr. Civile pasqyrimin me shkrim në procesverbalin e dosjes gjyqësore të vërejtjeve tuaja.

Po nëqoftëse gjyqtari edhe pasi të regjistrohen vërejtjet e mia në procesverbalin gjyqësor, vazhdon haptazi të mbajë anën e palës tjetër, cfarë më këshilloni të bëj?

Në bazë të nenit 72 të K. Pr. Civile kërkoni përjashtimin e gjyqtarit dhe ngulni këmbë që gjykimin ta vazhdojë  një gjyqtar tjetër.

 

Jemi një grup qytetarësh të cilët kemi vendosur të bëjmë një tubim publik sepse pranë shtëpive tona është dhënë leje ndërtimi për ndërtimin e 5 pallateve të mëdha të cilët do të ulin në mënyrë të ndjeshme vlerën e shtëpive tona. A kemi drejtë të bëjmë tubim publik dhe nëse po, cila është procedura që duhet të ndiqet që të pajisemi me lejen për zhvillimin e tubimit publik?

Të gjithë shtetasit, pa asnjë dallim për shkak të seksit, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, gjendjes ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike, përkatësisë prindërore ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, kanë të drejtë për tubime publike.

Për tu pajisur me leje për zhvillimin e tubimeve publike, duhet të paraqitet kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut tuaj, e cila duhet të përmbajë :

?        identitetin dhe adresën e organizatorëve;

?        qëllimin e tubimit;

?        datën, vendin dhe kohën e fillimit dhe të mbarimit të tubimit;

?        numrin e përafërt të pjesmarrësve;

Kërkesa duhet të dorëzohet jo më vonë se tre ditë përpara zhvillimit të tubimit.

Për tubimet të cilat zhvillohen në ? vende të hapura për publikun ? : stadium, kinema, teatër e të tjera mjedise të këtij lloji, nuk nevojitet leja me shkrim nga organet e policisë.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?