Procesi I Rregullt Ligjor-Sanuela Hyskja

Monteskje ne nje nga librat me te famshem te tij “Mbi frymen e ligjeve” te konsideruar si bibla e nje juristi ai shpreh konceptin e tij per lirine dhe shtetin demokratik tekstualisht keshtu :  “Eshte e vertete se ne demokraci duket sikur populli ben ç’te doje por liria politike nuk do te thote aspak te besh cfare te duash.Ne nje shtet,domethene ne nje shoqeri ku ka ligje,liria qendron vetem ne mundesine per te bere ate qe bazohet mbi vullnetin dhe aspak mbi detyrimin  per te bere ate qe nuk bazohet mbi vullnetin e lire.Duhet te ngulitet mire ne mend se cfare jane perkatesisht pavarsia dhe liria.Liria eshte e drejta per te bere gjithçka qe ligjet e lejojne,ne rast se shtetasi mund te beje diçka qe ligjet e ndalojne atehere nuk do te kishte me liri,pasi kete mundesi do ta kishin dhe te tjeret1.Ky mendimtar dhe intelektual francez jep qarte idene e tij.Shteti demokratik funksionon  vetem me konceptin e respektit ndaj Ligjit dhe institucioneve, qe e marin fuqine juridike nga ligji apo nga kushtetuta ligji themeltar i nje shteti (ne rast se flitet per ato shtete qe kane nje kushtetute te shkruar qarte e te pranuar nga vullneti i lire i popullit).Keto ide do te rimeren dhe me vone nga vigu anglez Burke,nje nga adhuruesit e Monteskjes dhe nje nga kritiket e thekur te revolucionit francez.

Na vjen principi qe ligji duhet te mbizoteroje mbi individin,politikanin,gjykatesin.Ne mendimin tim privilegji me i madh qe rrjedh prej regjimit demokratik,te perqafuar edhe prej shtetit tone prej 20 vjetesh,nuk eshte parimi i barazise midis njeri – tjetrit aq te propaganduar prej idhulltareve te revolucionit francez(Liri-Barazi-Vllazeri),por parimi i barazise para ligjit.Parim i parashikuar edh ene nenin 18 te kushtetutes tone ku shprehimisht parashikohet keshtu:”:Te gjithe jemi te barabarte para ligjit”.                                                                                                     Por  a do te kuptohej ekzistenca e ligjit, parimi i barazise para ligjit dhe funksioni i tij si nje norme qe rregullon marredheniet social-ekonimike-politike,(ndermjet individeve midis tyre apo ndermjet institucioneve dhe individeve) e shkeputur prej parimeve te rendesishme te gjithpranuara edhe nga shtetet moderne me demokraci te konsoliduar te njohur me termin ndarje pushtetesh dhe siguri juridike?

Ndarja e pushteteve, copezim pushteti pra jo vetem nje pushtet i perqendruar jane terma qe te kujtojne perseri emrin e Monteskjes.Teoria e ndarjes se pushteteve e trajtuar ne nje kapitull te vecante ne librin e t ij Mbi frymen e ligjeve do te shenoje hapin e pare ne funksionimin e shtetit te se drejtes.Tri pushtetet ekzekutiv,ligjvenes dhe gjygjesor(nje risi e Monteskjes kjo e fundit pasi do te jete Loku i pari qe do te shfaqe zbehtas kete parim) do te pasonin shpetimin nga shperdorimi i pushtetit per shtetet me regjim demokratik11.  ”Gjitheçka do humbiste nese i njejti person apo e njejta asamble e fisnikerise apo e popullit do te ushtronte te tria pushtetet pra pushtet ligjvenes,pushtet per te zbatuar rezolutat publike dhe pushtetin per te gjykuar krimet apo mosmarreveshjet ne mes te personave te vecante.Pushteti mbi jeten dhe lirine e qytetareve do te ishte arbitrar ,nese do  ti  bashkangjitej pushteti ligjvenes sepse ne kete rast gjykatesi do ti bente vete ligjet,ne anen tjeter nese pushteti gjygjesor do ti bashkangjitej pushtetit ekzekutiv atehere gjykatesi do te zoteronte forcen shtypese te nje tirani”2.Gjithe kjo panorame studiuar prej Monteskjes do trondiste studiuesit e te drejtes kushtetuese dhe do revoluciononte kushtetutat e shteteve moderne perendimore.Shteti Shqipetar do ta sanksiononte kete parim, te rekomanduar prej Monteskjes ne vitin 1749,vetem me ndryshimet politike te vitit 1991 dhe e rregulluar perfundimisht ne nenin 7 te kushtetutes se Republikes se Shqeiperise te vitit 1998,ku parashikohet se sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjat pushtetve ligjvenes,ekzekutiv dhe gjygjesor.

Mendoj se parimi i ndarjes se pushteteve,parimi i barazise para ligjit dhe sigurise para ligjit te sanksionuar nekushtetuten tone krijojne  kushte te nevojshme per funksionimin e institucioneve e kushtetuese dhe garantojne parime dhe te drejta themelore per individin.Eshte parimi i ndarjes se pushteteve qe i mundeson cdo institucioni kushtet e nevojshme per tu shtruar veprimtarine sipa juridiksionit dhe kompetencavee te parashikuara qarte.Ky parim i mundeson jo vetem institucioneve lehtesira per te kuptuar ndarjen e kopetencave por njekohesisht u mundeson individeve te kuptojne ku mund ti kerkojne te drejtat e tyre themelore,kushtetuese ku nje prej tyre qe do ta trajtojme gjeresisht eshte e drejta per nje proces te rregullt ligjor.                                                                                                                                                     Ne themel te tri pushteteve baze duhet te qendroje parimi i sigurise juridike.Standart formal te tij do te konsiderohen saktesia, qartesia dhe qendrueshmeria ne teresi e gjithe rendit juridik te nje shteti.Ndersa si standart ne kuptimin material te parimit te sigurise juridike konsiderohet mos cenimii te drejtava te fituara dhe i pritshmerive te ligjshme qe garantojne aktet ne fuqi.Rendi juridik ne teresi duhet te jete i kuptueshem i parashikueshem dhe jo kontradiktor.Keshtu krijohet besimi i qytetareve per qendrueshmerine e ketij rendi dhe bindja  ne respektimin dhe zbatimin e tij ne jeten e perditeshme.3Botimi ne fletoren zyretare i akteve normative ,transparenca,diskutimi publik nga eksperte te fushes ,specialiste,shoqeri civile,grupe interesi jane elemente te rendesishem qe mbeshtesin parimin e sigurise juridike.Gjykata kushtetuese se Republikes se Shqiperise ka trajtuar ne vendimmarrjen e saj parimin e sigurise juridike e lidhur gjithashtu me standartet per nje proces te rregullt ligjor ne kuptimin kushtetues.

Pasi kam bere shkurtimisht nje trajtim te parimeve te ndarjes se pushteteve dhe sigurise juridike do te trajtoj parimin per nje process te rregullt ligjor te sanksionuar ne kushtetuten shqiptare.Ku parim do te konsiderohet i tille vetem ne lidhje me te drejten kushtetuese apo gjen zbatim edhe ne te drejten administrative.Kush eshte kuptimi i procesit te rregullt ligjor?A ka vendime te Gjykates Kushtetuese qe shpjegojne procesin e rregullt ligjor.Po ne te drejten nderkombetare ç’vend ze parimi per nje proces te rregullt ligjor e ne cilat raste jurispudenca nderkombetare europiane tereheq vemendjen jurispudences sone kushtetuese ne lidhje kete parim te rendesishem? Keto jane disa ceshtje qe do te guxoj te trajtoj ne lidhje me te drejten per nje proces te rregullt ligjor.

          Procesi i rregullt eshte nje parim themelor kushtetues  i sanksionuar ne Kushtetuten e vitit 1998 nje e drejte themelore por jo vetem kaq ky parim shkon pertej te drejtes sone te brendshme duke u ngritur ne nje vlere europiane e sanksionuar ne Nenin 6 te Konventes Europiane e te Drejtave te Njeriut por gjithashtu e gjithepranuar nga legjislacioni i Bashkimit Europian si dhe nje parim i rendesishem qe merret parasysh ne vendimarrjen e eGjykates Europiane te te Drejtave te njeriut.                                                                                    Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ,ligji me i larte dhe themelor i vendit e parashikon te drejten per nje proces te rregullt ligjor ne nene specifike te saj mirepo harron te na jape nje perkufizim te sa por kuptimin per nje proces te rregullt do na e jape doktriana juridike shqiptare por me e rendesishme te permendet eshte vendimarrja e Gjykates Kushtetuese sepse eshte kjo e fundit qe ben interpretimin e kushtetutes.Kushtetuta eshte  ajo qe thote gjykata e saj per te4. Neni 42 i kushtetutes parashikon :  1)Liria,prona dhe te drejtat e njohura me kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor                                                                                                                                                                           2)Kushdo,per mbrojtjen e te drejtave ,te lirive dhe te interesave te tij kushtetues dhe ligjore,ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij,ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.Ne nenin 43 parashikohet se kushdo ka te drejte te ankohet kunder nje vendimi gjyqsor ne nje gjykate me te larte,pervecse kur ne kushtetute eshte parashikua ndryshe.Ndersa neni 131/f parashikon se Gjykata Kushtetuese vendos per gjykimin perfundimtar te ankesave te individeve per shkeljen e te drejtave te tyre kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor,pasi te jene shteruar te gjitha mjetet juridike per mbrojtjen e ketyre te drejtave. Nga keto nene  te Kushtetutes sone del qarte se e drejta per nje proces te rregullt pervecse lidhet qartasi me proceset gjyqsore(neni 131/f ) pra gjykata kushtetuese mund te vihet ne levizje per rishikimin e gjykimeve nga gjyqesori te cilat pretendohet se kane cenuar procesine rregullt ligjor.Por e drejta per nje proces te rregullt ligjor shtrihet pertej proceseve gjyqesore.Edhe teremi i perdorur ne kushtetute “ligjor” ka dashur te jape idene se e drejta perprocesin e rregullt nuk do te kufizohet vetem brenda gjyqesorit.Gjykata kushtetuese ne disa vendime te saj ,meqenese kushtetuta nuk ka nje nen specifik per te perkufizuar parimin e procesin e rregullt ligjor megjithese e sanksionuar si parim i rendesishem ,merr persiper te jape kuptimin e ketij parimi.Kjo gjykate e ka shtrire detyrimin per nje proces te rregullt ligjor jo vetem neproceset gjyqesore por edhe ne ato administrative apo edhe ne rastet e shqyrtimit te  te ceshtjeve nga komisionet parlamentare.5

Dy vendime te rendesishme te gjykates kushtetuese ne lidhje me kete parim do te jene vendimi nr.75/2002 si dhe vendimi nr.76/2002.Ne vendimin e gjykates kushtetuese nr.75/02 arsyetohet se standartet e gjithepranuara demokratike,te cilat kane gjetur vendin e tyre ne Kushtetute si nje sere vendimesh te Gjykates Kushtetuese kane percaktuar dhe konsiliduar nje sere elementesh te procesit te rregullt ligjor,mungesa e te cilave zhvlersojne si procedurat ashtu edhe vendimet e marra nga cilido organ.Argumentimi i shkeljeve qe atribuohen,respektimi gjate shqyrtimit i parimit dhe ndarjes se pushteteve,njohja paraprake e personit ndaj te cilit kerkohet te merret masa e shkarkimit me materiale qe e ngarkojne ate me pergjegjesi,respektimi i te drejtes per tu degjuar dhe mbrojtur si ne anen e dhenies se sqarimeve paraprake ashtu dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes,jane disa nga elementet baze qe garantojne te drejten kushtetuese te cilit do per nje proces te rregullt,si nje e drejte themelore, cenimin e se ciles,jurispudenca e  gjykates kushtetuese e ka identifikuar ne co rast si shkelje te Kushtetutes.                         I njejti qendrim eshte konfirmuar edhe ne vendimin nr 76/02 te gjykates kushtetuese.Gjykata Kushtetuese ka parasysh edhe dallimin qe ekziston ndermjet nenit 6 te Konventes Europiane per te drejtat e njeriur dhe neni 42/1 te Kushtetutes se republikes se Shqiperise.Ndersa ne Konvente parashikohet e drejta e individit per nje gjykim te drejte penal apo civil,ne nenin 42/1 te Kushtetutes dhe ne jurisprudencen tashme te konsiliuduar te gjykates kushtetuese,e drejta e inividit per nje proces te regullt ligjor nuk eshte e kufizuar vetem ne procesin gjyqesor,por edhe ne ate me karakter disiplinor administrativ,sic eshte rasti ne shqyrtim.

Pasi ka dhene kuptimin e parimit te procesit te rregullt ligjor eshte edhe vendimin nr.17/2010 gjykata kushtetuese arsyeton se fshirja e regjistrimit te titullit te pronesise,qe perben nje nga te drejtat baze te pronarit,nga nje organ ekzekutiv permes te nje procedure administrative dhe jo permes procedures gjyqesore eshte konsideruar si nje kapercim te standartit kushtetues per nje proces te rregullt ligjor.

Elementet te se drejtes kushtetuese qe lidhen me procesin e rregullt ligjor jane te shumta,ato jane zhvilluar rast pas rasti duke reflektuar mbi kerkesat e paraqitura nga individet.Ne to perfshihen te tilla si aksesi ne gjykim,gjykim nga nje gjykate e caktuar me ligj,e pavarur e paanshme,kohezgjatje e arsyeshme e gjykimit,e drejta e ankimit,e drejta per tu mbrojtur,e drejta per te marre vete pjese ne gjykim,barazia e armeve,ekzekutimi i vendimit,arsyetimi i vendimit etj

Aksesi ne gjykim eshte konsideruar si element thelbesor i se drejtes per nje proces te rregullt ligjor.Shteti i se drejtes nuk mund te konceptohet pa u njohur individeve te drejten dhe mundesine per tiu drejtuar gjykates.Neni 42 i Kushtetutes parashikon te drejten e kujdo per te mbrojtur te drejtat dhe lirite ,interesat e tij apo akuzat e ngritura kunder tij ne nje gjykim te drejte  ,brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.Kjo e drejte eshte e lidhur ngushte gjithashtu me nenin 6 te Konventes europiane te te dretjave te njeriut.Kjo e drejte nenkupton te drejten e ekujtdo per te ngritur padi ne gjykate. Ne nje sere vendimesh te saj,si vendimi  nr .15/2003,9/2003,17/2008, 28/2008, 5/2009, 18/2009etj gjykata kushtetuese ka analizuar kete element te procesit te rregullt duke theksuar e drejta per tiua drejtuar gjykate eshte nje e drejte themelore e individit.Keshtu GJ.K, ne vendimin nr 25/2002 ,pranon se e drejta e prokurorve per tu ankuar ne gjykate buron nga kushtetuta dhe se cenimi i kesaj te drejte cenon frymen dhe permbajtjen e kushtetutes. 6

Se bashku me prezumin e pafajsise si nje element perberes  te procesit te rregullt ligjor edhe e drejta per tu mbrojtur perben nje element te rendesishem te ketij te parimit,E drejta per tu mbrojtur shfaqet ne forma te ndryshme si psh e drejta per tu njohur ne  lidhje me ceshtjen,apo njohur me materiale te ceshtjes ne gjykim,per tu mbrojtur nga avokati etj.Ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese  arsyhetohet se parimi i mosrendimit te pozites se te pandehurit eshte i lidhur me aksesit ne gjykate si element i procesit te rregullt.Kushtetuta  dhe Konventa Europiane e te dretjavete njeriut nuk i permendin ne menyre te shprehur kete parim,por ai ne vetvete e permban dimensionin kushtetues.Zbatimi i ketij parimieshte nje garanci me shume per te gjykuarin,me qellim qe te realizoje ne menyre efektive te drejtat per tiu drejtua me ankim gjykates.Gjykata eshte shpehur se ekzistenca e ketij parimi i jep mundesi te gjykuarve qe te mos heqin dore nga garancite qe ofron Kushtetuta vetem nga frika,se mund te demtohen rende interesat e tyre.

Gjykimi nga nje gjykate e drejte,e pavarur,e paanshme,e caktuar me ligj percaktohen nga kushtetuta si pjese e procesit te rregullt ligjor.Kjo e drejte madje nuk duhet thjesht te jete formale,pra thjesht te parashikuar me ligj,por edhe te shihet qe respektohet7.Si elementi objektiv,pra dhenia e garancive te nevojshme gjygjtarit per gjykim te paanshem,ashtu edhe ai subjektiv i lidhur ngushte me bindjen e brendshme qe krijon gjyqtai per zgjidhjen e ceshtjes ne gjykim,jane element te rendesishem te kerkeses per nje gjykate te pavarur e te paanshme.Ne vendimin nr.35/2005.Gjykata kushtetuese thekson nder te tjera se vendimi gjygjesor duhet te jete logjik, i rregullt ne forme dhe i qarte ne permbajtje.Ne teresine e tij ai duhet te konsideruar si nje unitet,ne te cilen pjeset perberese jane te lidhura ngushte mes tyre.Argumentet e pjeses arsyetues duhet te jene te bazuara dhe te lidhura logjikisht,duke respektuar rregullat dhe ligjet e mendimit te drejte .Konkluzionet duhet te jene te bazuara jo vetem ne aktet ligjore por edhe parimetdhe rregullat qe karakterizojne mendimin e shendoshe logjik.

          E drejta administrative e Republikes se Shqiperise dhe procesi i rregullt ligjor.

Procesi i rregullt ligjor sipas interpretimeve te Gjykates Kushtetuese (vendimet e gj.k nr.75/02 dhe nr 76/02) eshte nje parim I rendesishem dhe e nje e drejte themelore ne procesin administrative.Ne kodin e procedures administrative parimi per nje proces te rregullt nuk eshte I shprehur tekstualisht ne nenet e tij por shume dispozita lidhen drejteperdrejte me elementet  e procesit te rregullt ligjor.Elementet e se drejtes administrative qe lidhen me procesin e rregullt ligjor qe i gjejme te pershkojne kodin e procedures administrative jane te njohur si aksesi dhe perfaqesimi,transparenca ne kuadrin e te drejtes per tu informuar dhe degjuar,respektimi i afateve,dhenia e arsyetimit nga organet e pushtetit publik,e drejta e ankimit etj.Keto elemente jane te ngjashem edhe me ato elemente te drejtes kushtetuese qe kemi permendur me larte por menyra proceduriale nga e cila e merrin fuqine dhe organit te cilit i drejtohen jane krejtesisht te ndryshem.Me larte flitej per pushtetin gjyqesor ndersa tani do te flasim per organe te administrates publike.

E drejta e aksesit dhe perfaqesimit eshte element i rendesishem kur flasim per procesin e rregullt ligjor te lidhur me procedimin administrativ.Ne nenin 46 te KPA eshte sanksionuar ky parim shprehimisht keshtu:Procedimi administrativ mund te filloje me nismen e adminstrates ose me kerkesen e paleve te interesuara. Gjithashtu per te garantuar procesin e rregullt ne nenin 44 te Kpa parashikohet qe cdokush qe ka interes te ligjshem mund te marre pjese ne procedimin administrativ personalisht ose i perfaqesua.

Elementi i rendesishem ne kuadrin e procesit te rregullt ligjor eshte gjithashtu e drejta per tu informuar e lidhur ngushtesisht me transparencen ne vendimarrjen administrative.Keto sanksionohen ne nenet 20 te KPA ku parashikon se te gjithe pjesmarresit ne nje procedure administrative kane te drejte te marrin informacion dhe te njihen me dokumentat e perdorura ne kete procedure,pervec rasteve ku me ligj jane vendosur kufizime.Ne nenet 51-55 po te KPA  gjejme te shprehur drejteperdrejte te drejten per tu informuar si nje detyrim te nje organi administrativ tiu jape informacion pjesmaresve ne proceduren e hapur administrative ne lidhje me zhvillimin e procesit si dhe te drejta dhe detyrimet e paleve.Ndersa kur flasim per parimin e administrates se hapur kemi parasysh nenin 55 ku i gjithesecili ka te drejte te njihet me dosjet dhe regjistrat e administrates edhe kur nuk po zhvillohet ndonje procedim adminstrativ ,por perjashtim ben rasti kur kjo gje ndalohet me ligj (ligji 8503/99).Duket sikur ky perjashtim  i fundit do te shkele te garantimin e procesit te rregullt ligjor por nuk eshte nje shkelje ligjore pasi sic e dime ka raste kur te drejtat jane ne konflikt midis tyre po ne kete rast ky konflikt zgjidhet duke u kufizuar me ligj per te mbrojtur nje interes me te larte shtetror dhe ky kufizim behet duke respektuar nenin 17 te Kushtetutes me ane te proporcionalitetit ne kufizimin e te drejtes se informimit. Ne vazhdim te se drejtes per tu informuar duhet plotesuar me te drejten per tu njoftuar si nje element tjeter i rendesishem.Ne nenet 47 ,56 dhe 90 te KPA sanksionohet kjo e drejte.Vendimi i gjykates kushtetuese nr11/2003 konstatoi se kerkuesi nuk eshte njoftuar per te marre pjese ne nje mbledhje te Keshillit te larte te drejtesise,as nepermjet shpalljes,as nepermjet avokatit te tij ose ftuesit te gjykates.Njoftimi eshte bere per komunikimin e materialeve te procedimit disiplinor dhe jo per daten e shqyrtimit te ceshtjes .Gjykata argumenton se ka cenim te procesit te rregullt ligjor ne kuadrin e procedimit administrativ.

E drejta e aksesit ne procedimin administativ nuk mund te kuptohet pa elementin tjeter te rendesishem te drejten per tu degjuar.Ky parim eshte i sanksionuar ne KPA ne nenin 50 ku permendet se mendimi i paleve eshte i rendesishem per fazat e procedimit administrativ.Ky mendim kerkohet nga organi administrativ ne cdo faze te procedimit dhe i lidhur me cdo ceshtje.Respektimi i ketye procedurave garanton parimin e precesit te rregullt administrativ.Ne nje vendim te gjykates kushtetuese 30/ 06, e njohur ne doktrinen tone si vendimi per shkarkimin nga detyra te kryetarit te Bashkise se Peqinit,e drejta per tu degjuar duhet te garantohet edhe ne procesin administrativ perpara cdo organi,pavarsisht nga instanca apo rendesia e tij.Organi qe zhvillon proceduren mund te mos i lejoje palet qe te shprehen kur keto kane pasur rast t’i japin mendimet e tyre per ceshtjen qe kane rendesi per merrjen e vendimit.

Te tjere elemente te rendesishem per respektimin e procesit te rregullt ligjor ne procedimin administrativ eshte edhe respektimi i afateve.Ne nenet 49 dhe 141 te KPA parashikohen afatet e pergjithshem per perfundimin e procedimit dhe afatet kohore per marrjen e vendimit ne nje procedure ankimi respektivisht ,afati 3 mujor ne rast se ligji apo situatat nuk e imponojne ndryshe dhe afati 1 mujor nga data kur pala ka depozituar ankimin ne nje organ administrativ.Ne lidhje me kete element gjykata kushtetuese ka nje vendim nr3/2008 ne te cilen argumenton se ceshtja do te nxirret jashte juridiksionit vetem kur paditesi ,per faj te tij nuk e ka paraqitur ankimin administrativ ne afat ose nuk ka kompletuar dokumentat shoqeruese sipas ligjit megjithe lajmerimin nga organi administrativ per venien ne dijeni per te metat e ankimit.Nese  gjykates i rezulton se jo per faj te paditesit ceshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga organi administrativ dhe brenda afateve ligjore,atehere ne zbatim te nenit 42 te kushtetutes,nenit 6 te KEDNJ qe garantojne nje proces te rregullt ligjor,eshte e detyruar te shqyrtoje ceshtjen ne themel,duke qene se eshte brenda juridiksionit  per shqyrtimin e ceshtjes.

E drejta e ankimit mendoj se perben elementin me te rendesishem nga te gjithe te mesipermit ne lidhje me respektimin e procesit te rregullt ligjor.Ankimin do ta shikojme ne lidhjem si Ankim administrativ dhe ankim gjyqesor.Ankimi administrativ realizohet per te kundershtuar  nje akt administrativ te nxjerre ose kunder refuzimit per nxjerrjen e aktit administrativ ndersa ankimi gjyqesor do te realizohet vetem pasi te jene shteruar te gjitha rruget gjyqesore8.Jurisprudenca e gjykates kushtetuese ka nje trajtim te gjere ne lidhje me te drejten e ankimite te pare si element te procesit te rregullt ligjor.Ne vendimin nr.9/2003 arsyhetohet se e drejta e ankimit presupozon te drejten e qytetarit per tiu drejtuar nje organi me te larte shtetror,pranimin e ankimit,ekzistencen e organit per shqyrtimin e ankimit,afatet optimale te shqyrtimit,shqyrtimi objektiv,kontrollin e gjyqesor si kontrollin perfundimtar ndaj ankimit dhe nje garanci per nje rehabilitim te mundshem si pasoje e shqyrtimit dhe pranimit te ankimit.Vendimi nr 10/2007 arsyeton se sipas nenit 42/2 te Kushtetutes kushdo mund ti drejtohet gjykates per te mbrojtur nje te drejte liri apo interes kushtetues e ligjor.Gj.K veren se kjo dispozite,nder te tjera,ka per qellim per te garantoje shtetasit nga cdo veprim qe u shkakton cenim te te drejtave te tyre.pa perjashtuar raste kur cenimi vjen nga ndonje akt i administrates shteterore.Ne mendimin tim vendimi 16/2008 i kushtetueses eshte me i rendesishme lidhur me kete ceshtje.Gjykata kushtetuese vlereson se parapagimi i gjobes,si parakusht per te ngritur padi ne gjykate,eshte  nje barre e tepruar qe nuk diktohet nga nevoja e efektivitetit te masava adminstrative,sic eshte ajo e vjeljes se gjobave.Per pasoje, duke qene i tille,masa e parapagimit te gjobes,si parakusht per realizimin e te drejes per tiua drejtuar gjykates per kundershtimin e kesaj mase administrative,perben nje nderhyrje te palejueshme ne te drejen kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor,te parashikuar ne nenin 42 te Kushtetutes.

          Jurisprudenca e nderkombetare(konventa europiane te te drejtave te njeriut dhe vendimet e gjykates se Strasburgut) ne lidhje me procesin e rregullt ligjor.

Ne te drejten administrative Globale parimi i procesit te rregullt ligjor eshte nje parim i perbashket,qe i bashkangjitet teresise se parimeve dhe vlerave europine te promovuara per te garantuar tregtine e lire dhe liberalizimin ekonomik ne bashkimet me karakter  ekonomike-politike-sociale ne isntitucione te tilla si BE,FMN etj .Konventa europiane e te drejtave te njeriut  ne nenin 6 te saj parashikon parimin e procesin e rregullt ligjor qe po ashtu edhe ne kete jurisprudence nuk  mbetet vetem ne kuptimin e procesit gjyqesor ,por shkon edhe me tej ne procesin administrativ.Garancite nderkombetare te thirrura nga Kushtetuta jone,kane bere qe jo vetem te ndikohet,por edhe te ndryshohet qendrimi i Gjykates Kushtetuese.Shembulli tipik eshte qendrimi mbi çeshtjen e ekzekutimit te vendimeve te detyrueshme te gjykates.Nga gjykata kushtetuese ekzekutimi i vendimeve te gjykates nuk shihej si i lidhur me nenin 42 te kushtetutes,i cili kishte percaktuar vetem shtyllat themelore per nje proces te rregullt ligjor9.Ne ceshtjen Qufaj co.shpk kunder Shqiperise ,Gjykata europiane e te drejtave te njeriut,konstatoi se legjislacioni i brendshem shqiptar permbante bazen e nevojshme per te garantuar qytetarin per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore.Gjyqtari do ta interpretonte te drejten per nje proces te rregullt ligjor jo vetem me elementen e sanksionuara shprehimisht nga kushtetuta por edhe me gjere duke perfshire ekzekutimin e vendimeve gjyqesore si nje element plotesues te parimit te procesit te rregullt ligjor. Pas ketij verdikti te GJEDNJ, gjykata jone do te ndryshoje qendrim dhe kjo do te duket qarte ne vendimin nr.6/2006 ku theksonte ; I gjithe procesi gjyqesor,shpeshhere i veshtire dhe problematik,nuk do te kishte vlere,ne qofte se nuk do te pasohej nga nje proces qe lidhet drejtpersedrejti me veprimtarine e organeve te permbarimit,me ekzekutimin e vendimit ose te realizimit te se drejtes se fituar.Nje tjeter ceshtje e shqyrtuar nga GJEDNJ e njohur si Dauti kunder Shqiperise  do te ndryshoje qendrimet e gjykates sone kushtetuese lidhur me te drejten per tu ankuar dhe tejkalimin e kompetencave nga nje organ administrativ duke perbere nje shkelje te nenit 6 te konventes lidhur me procesin e rregullt ligjor.Komisioni i Ankimeve nuk eshte nje gjykate e pavarur dhe e paanshme.Ky organ mund te jape nje venim te caktuar por qe eshte shume larg vendimit perfundimtar te gjykates.Ne rast se jane shteruar rruget administrative duhet ankimuar ne gjykate. Do te jene keto dy vendime te rendesishme te gjykates europine te te drejtave te njeriut qe do te sjellin qendrime te reja te gjykates sone kushtetuese gjate interpretimit te kushtetutes ,per procesin e rregullt ligjor.

REFERENCAT

1)Mbi frymen e ligjeve ,Monteskje f221,kapitulli 3 Tirane 2000,shtepia botuese”luarasi”

2) Mbi frymen e ligjeve ,Monteskje f223,kapitulli 6,libri9, Tirane 2000,shtepia botuese”luarasi”

3)Shteti i se drejtes ne kushtetuten e republikes se shqiperise,(Aurela Anastasi,Eralda Methasani-Cani,Xhezair Zagonjari) f47,Tirane 2011

4)Kristaq Traja,Drejtesi kushtetuese,f8,shtepia botuese “Luarasi”,tirane 2006

5) Shteti i se drejtes ne kushtetuten e republikes se shqiperise,(Aurela Anastasi,Eralda Methasani-Cani,Xhezair Zagonjari) ,Tirane 2011

6) Shteti i se drejtes ne kushtetuten e republikes se shqiperise,(Aurela Anastasi,Eralda Methasani-Cani,Xhezair Zagonjari) ,Tirane 2011

7) Shteti i se drejtes ne kushtetuten e republikes se shqiperise,(Aurela Anastasi,Eralda Methasani-Cani,Xhezair Zagonjari) ,Tirane 2011

8)Procesi i rregullt ligjor ne procesin administrativ,leksion nga Eralda Methasani-Cani,27 shkurt2008

9)Jus&justicia 2,Kushtetuta 10 vjet me pas. Shkrim shkencor nga Eralda Methasani-Cani ,f23,Tirane 2008,Uet press.

10)Vendimet e gjykates kushtetuese nder vite. www.gjk.gov.al

11)veprat me medha politike nga Makiaveli deri ne ditet tona. (j.j.chevallier   ,  y.guchet) f140,shtepia botuese “lira”,tirane2006.

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

fifteen − 9 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles