Metodologjia E Shkrimit Ligjor (Teknikat Legjislative)-Prof. Dr. Kadri Bicaj

New Picture

METODOLOGJIA DHE SHKRIMI LIGJOR( Teknika Legjislative )

(Ribotim i parë i plotësuar dhe i përmirësuar)

Metodologjia dhe shkrimi ligjor – Teknikat legjislative, është libri im i parë në këtë fushë, tani i ribotuar me ndryshime e plotësime. Si lëndë e obligueshme mësimore, u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik me qëllim t’u ofrojë studentëve njohuritë që kanë vlerën themelore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Është përpiluar në mbështetje të plan programit mësimor të Fakultetit juridik të Prishtinës dhe të Tiranës dhe, duke u nisur nga lënda që përmban, ky tekst mund t’u hyjë në punë edhe studentëve të shkallës pasuniversitare.Përpjekja ime në këtë fushë dhe jo aq të rrahur te ne, ka qenë që studentëve, po edhe të tjerëve që kanë interesim në shkencat juridike, t’ua paraqes në mënyrë të përmbledhur metodologjinë dhe një sërë rregullash, nocionesh, teknikash e parimesh që duhet ndjekur me rastin e hartimit të një teksti ligjor të hartimi legjislativ. Pastaj,  në pika të shkurtra, i kemi hedhur një vështrim të kuptuarit të lëndës, përkufizimit të metodologjisë dhe shkrimit ligjor, si dhe zhvillimi historik të shkrimit ligjor. Libri është ndarë në dy pjesë kryesore me gjithsej dymbëdhjetë kapituj dhe njëqind e njëmbëdhjetë fusnota – referenca.Në pjesën e parë trajtohet metodologjia e cila paraqet një proces krijimi që ngërthen një sërë rregullash dhe parimesh metodologjike, ndërsa, metoda është problemi kryesor për t‘u shqyrtuar kur pritet një ndryshim cilësor në kërkimet shkencore dhe në fushat e tjera të krijimtarisë me një rrugë dhe mënyrë për arritjen e qëllimit që quhet metodë.

Kurse në pjesën e dytë bëhet fjalë për teknikat legjislative në hartimin e legjislacionit, po ashtu, për mënyrat dhe teknikat që duhet ndjekur për hartimin e akteve normative që trajton procesin e hartimit të teksteve me karakter normativ me parimet e hartimit të legjislacionit të cilat parime konsiderohen si rregullat më elementare, me të cilat duhet të përputhet hartimi i çdo norme, pavarësisht nga pikësynimi ose subjekti. Qëllimi kryesor i këtyre parimeve është cilësia e lartë e tekstit ligjor.Të gjitha problemet e shtruara janë shoqëruar në mënyrë të përmbledhur me shembuj konkretë dhe ilustrues, duke filluar nga akti më i lartë juridik i një vendi, kushtetuta, pastaj ligjet, e deri te normat më të vogla juridike, pra gjithë atë që përbën legjislacionin në përgjithësi. Kam vepruar kështu duke u nisur nga fakti se, megjithëse ekzistojnë një sërë rregullash, teknikash e parimesh të përgjithshme për hartimin e legjislacionit, megjithatë, secila pjesë e tij kërkon një mënyrë dhe gjuhë të veçantë shkrimi.Duke qenë se gjuha është bazë e çdo shkrimi, midis të tjerash, asaj në këtë libër i është dhënë një vend i veçantë, duke paraqitur një sërë rregullash dhe udhëzimesh që vlejnë për gjuhën normative, siç janë përdormi i kohëve dhe i mënyrave të foljeve, i foljeve ndihmëse, i formave aktive pasive të foljeve, struktura e fjalisë, stili e të tjera.Megjithatë, kam qenë i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një fushë specifike dhe të ndërlikuar, sa praktike, aq dhe teorike, prandaj ky ribotim libër mund të ketë mangësi edhe përkundër asaj se është plotësuar dhe përmirësuar. E para është se, ndoshta, për shkak të shumë problemeve specifike dhe të ndërlidhura dhe me gjendjen e sistemit të tanishëm juridik të Kosovës, nuk u jam përmbajtur në mënyrë të përpiktë vetëm problemit të shtruar dhe metodologjisë së shkrimit, në të vërtetë, teknikave legjislative.  Megjithatë, shpresoj se ky tekst libër do t’u hyjë në punë studentëve, si atyre të shkallës së parë, si atyre të studimeve pasuniversitare, për të pasur një pasqyrë më të plotë dhe  të qartë për metodologjinë dhe teknikat për hartimin e legjislacionit.Dhe në fund, dua t’i falënderoj autorët, sidomos ata të mendjes juridike shqiptare, që me kontributet e shkrimeve për këtë fushë më kanë ndihmuar për sajimin e këtij teksti, publikimet e të cilëve, si brenda , si në fund të librit, i kam dhënë në mënyrë të plotë.Njëherësh, duke qenë i vetëdijshëm për ndonjë mangësi të këtij libri, çdo vërejtje, këshillë dhe sugjerim qëllimmirë rreth tij, e pres me dashamirësi dhe e konsideroj kontribut të frytshëm për ta përmirësuar e për ta plotësuar në të ardhmen.

                                                                                                                                             Autori

4 Responses to Metodologjia E Shkrimit Ligjor (Teknikat Legjislative)-Prof. Dr. Kadri Bicaj

  1. xheneta says:

    urime prof i nderum presim edhe shume libra tjer, pa dyshim se do te kete sukse si te tjerat. E une me knaqesi do e lexoj.

  2. Lulzim Peci says:

    ju pergezoj per librin, kisha dashur te ju pyes se ku mund ta gjej kete liber per ta blere. ju flm

  3. Kadri BICAJ says:

    Lulzim,kolegë i nderuar librin mund ta gjeni në LIBRARINË UNIVERSITARE të INSTITUTI ALBANOLOGJI

    Përshendeteni!

  4. Me kenaqesi e kam lexuar dhe mesuar librin e Profesorit tim te nderuar Kadri Bicaj.

    Respekt,
    Tringa Shkodra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

twenty + 16 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles