Krimet kunder njerzimit, genocidi, krimet e luftes.

Mbrojtja e njerezimit ka qene dhe mbetet si nje nder detyrat me te rendesishme te cdo shoqerie dhe shteti. Ajo sigurohet me menyra e mjete te ndryshme parandaluese e ligjore.

Kuptimi I krimeve kunder njerzimit:Konventa e asamblese se okb jep kete perkufizim:

Neni 2: genocidi nenkupton cilendo nga veprat e meposhtme, te kryera me qellim per te shkaterruar, qofte teresisht, qofte pjeserisht, nje grup kombetar, etnik, racor a fetar si te tille:

-          vrasje te anetareve te nje grupi.

-          Cenim I rende I integritetit fizik a mendor te anetareve te grupit.

-          Nenshtrim me vetdije te grupit me ksuhte te tilla jetese qe cojne ne shkaterimin e tij fizik te plote a te pjesshem.

-          Masa qe synojne te pengojne lindje ne gjirin e grupit.

-          Transferim I detyruar I femijeve te nje grupi ne nje grup tjeter.

Neni 3: ndeshkohen veprat e meposhtme:

-          genocidi.

-          Marreveshja per te kryer genocid.

-          Nxitja e dpd dhe publike per te kryer genocid.

-          Tentativa per genocid.

-          Bashkfajesia per genocid.

Neni 4: personat qe kane kryer genocid apo cilendo nga veprat e renditura ne nenin 3 do te ndeshkohen qofte ata qeveritare, funksionare apo persona te vecante.

Llojet e krimeve kunder njerzimit.

Genocidi: zbatimi I nje plani te paramenduar qe synon shkaterrimin teresisht apo pjeserisht te nje grupi nacional, racial, fetar I drejtuar kunder anetareve te grupit I shoqeruar me veprat si vijojne: vrasja me dashje te anetareve te grupit, demtime te renda fizike dhe psiqike, vendosja ne ksuhte jetese te rendaqe shkaktojne shkaterrimin fizik, etj.

Objekti: jane marredheniet juridike te vendosura ne republiken e shqiperise ne pajtim me aktet juridike nderkombetare.

Ana objektive: krimi I genocidit kryhet me veprime aktive qe shprehen ne zbatimin e nje plani te paramenduar, qe synon shkaterrimin teresisht ose pjeserisht te nje grupi kombetar, etnik, racor apo fetar. Ky shkaterrim realizohet permes vrasjeve te anetareve te grupit, demtime te rend fizike e psiqike te anetareve te grupit, pengimi I lindjeve brenda nje grupi, etj.

Subjekti: mund te jete cdo person qe ka kushtet per pergjegjesi penale.

Ana subjektive: krimi I genocidit kryhet gjithmone me dashje direkte sipas nje plani te paramenduar dhe me qellim te posacem synon shkaterrimin teresisht apo pjeserisht te nje grupi etnik, racial, fetar. Denimi I krimit te genocidit eshte me burgim jo me pak se 10 vjet, me burgim te perjetshem ose me vdekje.

Vrasjet, shfarrosjet, kthimi ne skllever, internimet dhe debimet si dhe cdo lloj torture apo dhune tjeter cnjerezore, te kryera per motive politike, ideologjike, raciale, etnike, fetare, denohen me burgim jo me pak se 15 vjet, te perjtshem ose me vdekje.

Objekti: I krimeve kunder njerzimit jane marrdhenit juridike te vendosura ne shqiperi ne pajtim me normat e te drejtes penale nderkombetare, statusin e gjykates ushtarake nderkombetare e konventat e tjera nderkombtare.

Ana objektive: neni 74 kp kryhen me veprime ose mosveprime shoqerisht te rrezikshme e te kundraligjshme me forma e menyra te ndryshme:

-          me vrasjen e njerzve ne mase.

-          Me shfarosjen e njerzve.

-          Ne kthimin ne skllever te njerzve te lire

-          Me ane te internimit dhe debimeve ne mase

-          Me cdo lloj torture apo dhune tjeter cnjerezore.

Subjekti: mund te jete cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte I pergjegjshem.

Ana subjektive: kryen me dashje direkte te nxituara ngam otive politike, ideologjike, etnike, raciale apo fetare.

Krimet e luftes;

Vepra e kryer nga persona te ndryshem ne kohe lufte si vrasje, keqtratjim ose debi mepr pune skllaveruese, si dhe cdo lloj shfrytezimi cnjerezor ne dem te popullsise civile ose ne territor te pushtuar, vrasja ose keqtratjim I roberve te luftes, vrasja e pengjeve, shkaterrimi I pasurise private e publike, shkaterrimi I qyteteve denohet me burgim jo me pak se 15 vjet burg, me burgim te perjetshem o me vdekje. Neni 75 I kp.

Objekti: jane marrdheniet juridike te vendosura per te siguruar jeten e njerzve, popullsise civile, te roberve te luftes, pengjeve, pasurise private e publike, qytete e komunat te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal kunder veprimeve kriminale.

Ana objektive: kryhen me veprime ose mosveprime kriminale ne kohe lufte ose ne territore te pushtuara, ne forma dhe menyra te ndryshme. Elementi I anes objektive – koha e luftes ose territori I pushtuar.

Subjekti: persona civile apo ushtarake, drejtues kampesh te burgosurve, te roberve te luftes, komandante ushtarake ose drejtues shtetesh qe japin urdhra per te kryer krime si dhe ekzekutoret e ketyre urdhrave kriminale.

Ana subjektive: kryen me dashje direkte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

nineteen − fifteen =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles