Kontrata e punes eshte marveshja mes punedhensit & punmarresit, ku ky I fundit merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohe te caktuar ose te pacaktuar, ndersa punedhenesi merr persiper te paguaje shperblimin. Kushtet e kontrates individuale te punes dallohen ne kushte objektive dhe ato subjektive. Kushti subjektiv jaen subjektet e kesaj kontrate per te lidhur nje kontrate vlefshme, duhet te kene zotesi per te vepruar. Si kushte objektive te kontrates se punes kuptohen:
a) marrveshja midis paleve – kontrata e punes quhet e lidhur ne castin ne te cilat palet arrijne ne nje marveshje ndermjet tyre, dmth ai qe ka bere propozimin merr dhe pelqimin e pales tjeter.
b) Shkaku I kontrates – eshte qellimi per te cilen behet shprehja e vullnetit ne kontrate dhe konsiston ne dyanesine sherbim-shperblim. Ky shkak duhet te jete gjithmone I ligjshem.
c) Objekti – eshte sherbimi personal I punes, dmth ato energji pune ose intelektuale qe punemarresi eshte I detyruar te permbushe kundrejt shperblimit. Objekti mund te jete: 1. I mundshem: 2. I ligjshem: 3. I percaktueshem ose qe mund te percaktohet.
d) – kontrata mund te perfundohet ose te ndryshohet me goje ose me shkrim. Me shkrim duhet te permbaje identitetin e paleve/ vendin e punes/ pershkrimin e pergjithshem te punes/ daten e fillimit te punes/ kohezgjatjen kur palet lidhin kontrate me afate te caktuara/ kohezgjatjen e pushimeve te paguara/ afatin e njoftimit te zgjidhjes se kontrates/ elementet perberes te pales & dt. E dhenies se saj/ kohen normale javore te punes/ sipas rastit dhe marveshje kolektive te punes se zbatueshme.
Llojet e kontratave te punes;
- kontrata pune per nje kohzgjatje te pacaktuar.
- Kontrate pune per nje kohzgjatje te caktuar.
- Kontrate pune qe lidhet per kohzgjatjen e nevojshme per kryerjen e nje pune te caktuar.
- Kontrate pune me prove.
- Kontrate e punes me kohe te pjesshme.
- Kontrate grupi.
- Kontrata e mesimit te profesionit.
- Kontrata e punes ne shtepi.
- Kontrata e punes e agjentit tregtar.