Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar.

Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar konsiderohet si nje mjet ideal per aktivizimin e sipermarrjeve te vogle e te mesem. Shpk dallohet per thjeshtesine e saj, por nje pozite te sigurt per ortaket, dhe kane nje subjekt me natyre hibride. Shpk nuk eshte nje forme shoqerie e afte te mbledhe sasi te medha kapitali & as te emtoje letra me vlere.

Kushtet thelbsore te ekzistences se nje shpk.

Objekt I aktivitetit: shpk mund te ushtroje lirisht cdo aktivitet te ligjshem duke respektuar kufizime te ndryshme qe ushtron legjislacioni ne fuqi.

Numri I ortakeve: shpk mund te themelohet me nje ose sjume ortake.

Kapitali themeltar: vlera minimale e kapitalit te shpk eshte 100000 leke. Kapitali ndahet ne pjese te barabarta, vlera e te cilave eshte jo me e vogel se 1000 leke. Pervec ketij rregulli, ligje te tjera qe rregullojne aktivitete te ndryshme, percaktojne here pas here nje kapital themeltar me te madhe per te ushtruar aktivitetin. Kapitali themeltar I shpk nuk mund te bjere me poshte se niveli qe percakton ligji. Kapitali themeltar eshte garancia me reale e kreditoreve per kredite qe ata kane dhene shoqerise. Pjesa e kapitalit themeltar konsiderohet dhe rezerva e domosdoshme, dhe kjo rezerve eshte e detyrueshme per shpk. Kapitali themeltar I shpk mund te perfaqesohet nga kontribute ne para dhe ne natyre.

Statuti I shoqerise duhet te caktoje formen, kohezgjatjen, emertimin, objektin, shumen e kapitalit themeltar & pjesmarrjen e cdo ortaku ne kete kapital. Kerkesa per regjistrimin e shpk duhet te behet nga te gjithe administratoret, dhe kjo kerkese duhet te deklaroje llojin e shoqerise, afatin e saj, e,ertimin themeltar, seline, objektin e shoqerise, shumen e kaptialit, daten e firmosjes, etj. Kerkeses para QKR I bashkangjiten edhe statuti, akti I themelimit, firmat, akti emerimit te administratorit, raporti ekspertit per kontribute ne natyre. Pas vendimit te QKR per regjistrimin e shoqerise, se bashku me dosjen I kalon regjistrit tregtar. Themeluesit e shoqerise & administratoret e pare jane pergjegjes solidare per te metat e themelimit. Administrimi I shpk mund te zgjidhet nga ortaket ose personat etrete. Administratori caktohet per te gjithe periudhen e ekzistences se shoqerise, nese ne statut nuk parashikohet ndryshe. Ushtrimi I funksionit te administrimit mund te nderpritet si pasoje e doreheqjes apo e revokimit. Revokimi I administrimit behet me vendim te asamblese te ortakeve ose te gjykates. Kompetencat e administratorit e caktohen ne statut si ne raport me ortaket si ne raprotete me te tretet. Administratori I shpk eshte pergjegjes per demet qe I jane shkaktuar shoqerise ose te treteve si pasoje e shkeljes se ligjit ose statutit prej tij apo per shkak te fajeve te kryera gjate administrimit te shoqerise. Cdo ortak I shpk ka te drejte te marre pjese ne vendime dhe ne varesi te kapitalit qe disponon, ka nje numer te caktuar votash. Nje ortak mund te perfaqesohet nga nje tjeter person nqs kjo eshte e parashikuar shprehimisht. Nje ortak s’mund ti ndaje votat e tij. Organi me I larte I shpk eshte asambleja e ortakeve. Vendimet merren nga ata qe zoterojne me shume se gjysmen e kapitalit.

3 Responses to Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar.

  1. Arben ISAKU says:

    Besoj se eshte e nevojshme azhurnimi i faqes sepse Ligji ka ndryshuar dhe nuk ka me nevoje te behet rregjistrimi ne Gjykate por ne QKR.
    Reagimi im vjen nga qe publikimi i ketij informacioni eshte i 2011 dhe mund te jete ciorientues sipas ligjit per mbrojtjen e konsumatoreve si dhe ne dem te tregtareve dhe shoqerive tregtare qe operojne ne tregun shqiptar.

    Me respekt

    AV. Arben ISAKU

    • Koordinatori says:

      Pershendetje Arben ! Ke te drejte.Regjistrimi behet ne QKR dhe sipali ligjit ” Per Qendren Kombetare te Regjistrimit” i vitit 2007. Eshte e vertete qe shkrim eshte hedhur tani online, por ka qene pergatitur perpara 2007 dhe nuk i kemi azhonuar.

      E.Sh

  2. administrator says:

    Nje pyetje nese ndonjeri e njeh mire ligjin :

    – Ne rastet kur vlera e kapitalit eshte rritur dhe ortaket nuk e kane shlyer kapitalin dhe staturi nuk parashikon asnje forme se kur dhe si do shlyhet ky kapital. Mundet nje ortak qe ka shlyer kapitalin te kerkoje perjashtim te ortakeve qe se kane shlyer ? Ortaku qe ka shlyer kapitalin zoteron 25 % te kuotave. Ortaket qe se kane shlyer zoterojne 70 % te kuotave. Administratori eshte ne grupin e ortakeve qe se kane shlyer.

    Flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

three × 4 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles