Sistemet e drejtesise administrative- Av. Mentor Bimi

a.    Drejtësia administrative

Nevoja e kontrollin gjyqësor të veprimtarisë administrative, rrjedh nga parimi i shtetit te së drejtës, udhehequr ky i fundit nga parimi që të të drejtat subjektive të qytetarëve duhet të jenë të mbrojtura, jo vetëm kundrejt personave të tjerë, por dhe kundrejt administratës publike.

Duke qenë se shteti i së drejtës, njihet si postulati themelor për organizimin e shtetit, parimi i ndarjes së pushteteve, që në kuptimin absolut, ashtu sic ishte konceptuar ne fillimet e të drejtës publike moderne, do sillte për rrjedhojë që pushteti gjyqësor nuk mund dhe duhet të shtrije pushtetin e vet mbi veprimtarinë administrative, gjë që do ndërhynte në fushën e rezervuar pushtetit ekzekutiv.

Në realitet parimi i ndarjes së pushteteve, nuk përben pengesë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive te individit kundrejt veprimtarisë administrative, kur të dy pushtetet limitohen në kufijtë e sanksionuar në kushtetutë ; por lind problemi si mundet që një pajtohet me parimin e ndarje së pushtetit, e drejta që i rezervohet gjykatësit për të anuluar aktin administrativ, por kjo mund të justifikohet me me disa hipoteza: vendosjen në vend të të drejtave subjektive të shkelur nga akti administrativ, është e nevojshme të eliminohen masat e marrë nga një organ administrativ. Por kontrolli gjyqësor mbi veprimtarinë administrative konsiderohet si ndërhyrje e gjykatave në sferën e rezervuar administratës publike.

 

  1. b.   Sistemet e drejtesise administrative ne nivel global

Sistemin e juridiksionit të vetëm të zakonshëm, sistemi eshte karakteristikë e vendeve anglosaksone (common law), por eshte implementuar dhe ne vende te tjera si Norvegji, Izraeli dhe disa vende te ish-Bashkimit Sovjetik. Sipas këtij sistemi, veprimtaria e  administratës publike i nënshtrohet shqyrtimi te juridiksionit te zakonshëm gjyqësor. Por shqyrtimi i kësaj veprimtaria i nënshtrohet tre kufizimeve  : 1. shqyrton ceshtje qe janë te lidhura me ligjmërinë dhe tejkalimin e kompetences (ultra vires), por nuk shtrihet ne gjykimin e ceshtjeve e faktit  2.  nuk ka tagrin të anulloje, te pezulloje ose te modifikoje nje akt administrativ, veprimtarine administrative , por kufizohet vetem ne dhënien e vendimeve per rivendosjen ne vend te pasojave te shkatuar nga veprimtarise administrative, psh. zhdëmtimin e dëmit. 3. Nuk përbën pjese se juridiksionin gjyqesor, ceshjet qe hyne ne juridiksionin e zgjidhjes se organit administrative, dhe këtë atribut e kanë zakonisht komisione speciale me karakter administrativ.

Sistemi i judiksionin të dyfisht (te zakonshëm dhe administrativ) është sistemi i adoptuar në pjesën më të madhe të Europës (Itali, France, Belgjike, Austri, Gjermani, Zvicer, Danimark, Greqi, etj) si dhe ne Amerikën Latine (Uruguai, Kolombi, Panama). Sipas këtij sistemi, duke qënë se veprimtaria administrative eshte në të njëjtën kohë dhe ushtim i të drejtës publike, mbeten në juridiksionin e gjykatave të zakonshme gjykimi i mosmarrëveshjeveshjeve me karakter administrativ , ndërsa juridiksionin për anulimin të akteve administrative të paligjshme i rezervohet organeve që ushtrojnë juridiksionin administrativ, që formalisht janë pjese e administratës publike , por njëkohësisht e pavarur nga kjo e fundit, sepse ato gezojne statusin e gjyqtarit. Organet e juridiksionin administrativ, zakonisht janë qëndrore, me kompetence të shtrirë në të gjithë territorin shtetëror, psh. Consilio di Stato në Itali, Conseil d’Etat në France dhe Belgjike, Bundesverwaltungsgerich në Gjermani. Por mund të ekzistojnë dhe organe periferike të juridiksionit administrativ, psh. Tribunals admistratifs regionals në France.

Sistemi i juridiksionit të specializuar: një sistem i ndërmjetëm mes dy sistemeve të lartpërmendura që është implementuar në Spanjë. Sipas këtij sistemi, ekzistojnë pranë cdo shkalle të gjykatave të zakonshme, seksione të specializuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative (Sala de lo contecioso administrativo de las audiencias territoriales, Sala de lo contencioso administrativo de la audiencia nacional, Sala de lo contrencioso administrativo de lo tribunal supremo, Sala de la revision). Seksione të tilla janë të formura nga 1/3  te gjyqtarëve të zakonshmëm 1/3 gjyqtarë administrativ dhe 1/3 nga specialist të administratës publike. Keto seksione janë të inkuadruar ne sistemin gjyqësor.

Sistemi i mbrojtjes indirekte nepermjet padise së pergjegjesise, është një sistem i adoptuar në disa vende të Amerikës Qendrore, si Meksise, Peru, Brazil, Costarikë, etj. Sipas këtij sistemi, mbrojtja e të drejtave subjektive të personave privat të cenuar nga veprimtaria administrative bëhet nëpërmjet nje padije te ngritur ndaj funksionarit publik pranë gjykatave të zakonshme. Kjo padi eshte kuptuar si dhënies vlerë pergjegjesise drejt qytetarëve të funksionarit publik gjate ushtrimit te funksionit publik. Gjyqtari në momentin që pranon paligjshmërinë e veprimtarisë administrative, ka fuqinë jo vetëm të dënojë funksionarin publik qe të zhdëmtojë dëmin, por dhe të bëjë të pavlefshëm aktin administrativ.

  1. c.    Rast nga praktika e Gjykates Kushtetuese

Vendimi Nr.32, datë 24.11.2003 te Gjykates Kushtetuese qe ka per objekt shfuqizimi  si antikushtetues i nenit 134 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”. Neni 134 i KPA parashikonte qe “Asnjë urdhër administrativ ose vendim gjyqësor nuk mund të ndalojë ekzekutimin e akteve administrative, pavarësisht nga dispozitat ligjore për pezullimin e fuqisë së akteve” Kjo dispozita e marra veçmas apo në lidhje me dispozitat e tjera të ligjeve përkatëse kanë të bëjnë me raportet midis organeve ekzekutive e atyre gjyqësore në fushën e akteve administrative.

GjK ne arsyetimin e saj thekson qe në bazë të nenit 15 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, janë të drejtat dhe liritë themelore ato elemente thelbësore që qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik e që, për pasojë, diktojnë nevojën e kontrollit ndaj veprimtarisë së organeve të administratës. Dhe është pikërisht Kushtetuta, e cila në nenin 42/2 të saj garanton ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor për të mbrojtur të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese dhe ligjore të individit. Po ashtu dhe ne Kodin e Procedurave Administrative (neni 18) është pranuar parimi i kontrollit gjyqësor të akteve administrative. Në këtë aspekt, Gjykata Kushtetuese konstaton se kontrolli gjyqësor ndaj akteve me karakter administrativ, duke qenë shprehje e parimit të kontrollit dhe balancimit të pushteteve e duke qëndruar në themel të pavarësisë së organeve, ka ndryshime thelbësore nga kontrolli administrativ që kryhet në rrugë hierarkike apo nga organe të krijuara posaçërisht. Dallimet qëndrojnë, krahas të tjerave, në rrafshin procedural, në kuptim që gjykatat në kontrollin e këtyre akteve respektojnë rregullat procedurale të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Ato nuk mund të interferojnë e as të adaptojnë procedura administrative. Ndër rregullat procedurale, rëndësi paraqet pezullimi i aktit objekt shqyrtimi nga gjykatat si një mundësi procedurale për të mënjanuar krijimin e pasojave negative nga një akt i kontestuar për kundërligjshmëri. . Neni 134 “Kodi i Procedurave Administrative”objekt gjykimi  është shpalluar antikushtetues e për keto arsye :

- Së pari: Kodi ka për objekt përgjithësisht veprimtarinë e administratës publike e për pasojë rregullat e parashikuara nga ai nuk mund të shërbejnë për të interferuar në veprimtarinë e organeve që i përkasin pushtetit gjyqësor, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e tij.

- Së dyti: E drejta e pezullimit të aktit, objekt shqyrtimi gjyqësor, është një e drejtë që lidhet pazgjidhshmërisht me procesin e rregullt ligjor, parashikuar nga neni 42/1 i Kushtetutës. Të mënjanosh pezullimin si një prerogativë e natyrshme e organeve gjyqësore në ushtrimin e pushtetit të tyre do të thotë të pengohet realizimi i një procesi të rregullt në parametrat që kërkon dispozita e mësipërme kushtetuese, ashtu dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

- Së treti: Mënjanimi në mënyrë arbitrare i kësaj kompetence të organeve gjyqësore në shqyrtimin e ankimeve ndaj ligjshmërisë së akteve të administratës publike vështirëson ose bën të pamundur efektivitetin e ankimit.

- Së katërti: Dispozita, edhe përsa i përket ndalimit të pezullimit të aktit si pasojë e urdhrave administrastivë, krijon përplasje me dispozita të tjera të Kodit, duke shkaktuar moszbatimin e tyre e duke cenuar veprimtarinë e administratës publike. Kështu, ndërsa dispozita e atakuar përjashton pezullimin në rrugë administrative të aktit me karakter administrativ, neni 131 i Kodit parashikon kompetencën pezulluese të organeve të larta që kanë të drejtë të shfuqizojnë aktet.

Literature

Pietro Virga, Diritto ammnistrativo (atti e ricorsi 2)

Vendimi Nr.32, datë 24.11.2003 te Gjykates Kushtetuese

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

7 + nine =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles