Paqja dhe rendi- Ma.sc.Flamur Hyseni

peace_408246_288

 Që kur ekziston njerëzimi është ndier nevoja që të ketë paqe dhe rend, por kjo paqe dhe ky rend shpeshëherë kanë ardhur në shprehje vetëm atëherë kur ka përfunduar një konflikt apo një luftë ndërmjet dy e më shumë popujve.Si prishëse e paqës gjithëherë ka qenë “lufta” në mes të fuqive të ndryeshme shtetërore e cila ka rezultuar me katastrofa të mëdha njerëzore, ekonomike dhe politike, dhe pasoja të mëdha shoqërore Paqja dhe rendi janë vlerat më të rëndësishme shoqërore përmesë të cilave mundsohet realizimi i të gjitha vlerave të tjera. Si shkatrrimtare e këtyre vlerave dhe që pamundëson realizimin e tyre në shumicën e rasteve është lufta por edhe faktorë të tjerëPër të mundësuar mbijetesën e botës dhe për t’i realizuar vlerat më të larta univerzale këtë pa dyshim se e siguron dhe e garanton paqja dhe mundëson mbajtjen e numrit më të madh të njerëzve të dinjitetshëm.[1 Përmesë paqes, njerëzit, shoqëria kanë rastin që në mënyrën më të mirë t’i realizojnë disa të drejta të tyre, e në rast se kjo paqe prishet, apo është e pa qëndrueshme atëherë pamundësohet realizimi i këtyre të drejtave Si vlerë tjetër e rëndësishme shoqërore të cilën e mbronë e drejta përpos Paqes është edhe Rendi.Rendi do të ekzistonte vetëm atëherë ku çdo sjellje e cila ka rëndësi për ruajtjen e shoqërisë ushtrohet saktë sipas rregullave të caktuara nga shoqëria, e në veçanti nga normat juridike ku caktohen të gjithë faktorët e rëndësishëm me të cilët sigurohet rendi. Rendi si vlerë e shoqërisë kontribon shumë në realuizimin e paqës.Një shoqëri e cila nuk ka rend, e sidomos rend të organizuar sipas normave të ndryshme shoqërore dhe me vetë përbërjen e shoqërisë nga anëtarët të cilët janë të arsimuar  dhe edukuar që të dijnë me e respektuar, atëherë as e drejta nuk mund ta vendosë këtë rendPër veprimtari të veçanta shoqërore e drejta krijon organizata të veçanta të cilat caktohen për ruajtjen e rendit të përgjithshëm shoqëror si psh. Ushtria dhe Policia por, edhe institucionet e tjera si arsimore, edukative dhe kulturoreNjë nga rendet i cili kriohet me vullnetin e qyteterëve apo me vendim të shoqërisë është Rendi Juridik, i cili është rend racional dhe ka vërtetuar vlerat e tij përmesë funksionimit praktik të tij.[2]

 

              Dihet se rendi e kufizon lirinë e sjelljes së njeriut, por këtë gjithmonë e bënë në mënyrë racionale, dhe gjithmonë realizohen qëllimet pozitive të shoqërisë.

              E drejta përmes rendit juridik i cili përmban norma juridike të cililat rregullojnë marëdhënie të caktuara shoqërore, përcaktojnë rregullat se si njerëzit duhet të sillen në një shoqëri vërtetë të organizuar dhe demokratike, “ku përmes këtyre normave juridike bëjnë edhe disa kufizime të lirive të njeriut”, sepse në të kundërten do të prishej ky rend dhe pastaj do të vijë deri te rrezikimi i paqës.

              Të gjithë këtë që e thashë më lartë do të thotë se njeriu duhet të ketë disa kufizime nga rendi juridik dhe këtë do ta kisha lidhur me shprehjen e njohur frazeologjike nga vepra e famëshme e Zhan Zhak Russoit “Kontrata Sociale” ku thotë se: “Njeriu ka lindur i lirë por, ai kudo është në zingjirë”.

              Po në këtë drejtim unë si studiues i ri do ta përkrahësha këtë kuptim, dhe do t’i dhësha përparësi të drejtës pozitive për dallim prej asaj natyrore, sepse  po të mos ishte e drejta pozitive, njerëzit në disa raste do të thirrëshin në të drejtën natyrore dhe do të keqëpërdornin ate dhe do të paraqitën shumë keqëpërdorime dhe do të ishte shumë e vështirë të funksiononte një shoqëri pa një rend të tillë, të cilin e bënë të mundur vetëm e drejta pozitive.

              Zhan Zhak Russoi ishte një ndër kritikuesit e doktrinës së mëkatit të lindur, dhe në vendë të sajë ai besonte se origjina e së keqës duhet të kërkohet në stadet e mëvonëshme të zhvillimit njerëzorë në shoqëri.

              Russoi thotë se në gjendje natyrore njeriu është i motivuar nga “një gjendje natyrore e cila e shtynë çdo kafshë në vetëmbrojtje e cila e detyron njeriun që nëpërmjetë arsyes dhe keqëardhjes të jetë human dhe me vyrtyte”. Në të kundërtën, ashtu si njeriu zhvillon kontakte sociale, ai gjithashtu zhvillon edhe vese, pasi tani është i motivuar “nga ndjenja artificiale, e cila ka lindur me krijimin e shoqërisë dhe e cila e qonë çdo individ të bëjë më shumë për vete, se sa për të tjerët”, dhe “kjo i shtynë njerëzit drejtë të gjitha të këqijave që ata përgadisin për njëri tjetërin”, duke përfshirë këtu edhe konkurencën e vazhdueshme për nderime, gjelozinë, ligësinë, krenarinë, nënçmimin, etj..[3]

 

 

1. Angazhimi dhe vullneti për paqe të përherëshme

              Gjatë zhvillimit shoqëror nëpër periudha të ndryeshme ka pasur angazhime dhe vullent të madhë për vendosjen e paqës dhe rendit në shoqëri. Këto angazhime dhe vullenete shpeshëherë nuk kanë mundur të realizohen për arsye dhe shkaqe të ndryeshme, dhe kemi pasur periudha të gjata apo vite të tëra në konflikte dhe luftra.

              Pas përfundimit të luftës së parë botërore më 1918, mund të them se u vendos një paqe e përkohëshme në tërë rruzullin tokësor, dhe u mbajt Konferenca e Paqës në Versaj më 1919, por kjo nuk zgjati edhe aq shumë dhe kjo paqë u prish me fillimin e konfliktit të dytë me përmasa botërore, Lufta e dytë Botërore 1939-1945, ku njerëzimi përsëri u ballafaqua me probleme të mëdha të cilat nxorrën në pikë të parë kërkesën për paqe në tërë botën dhe ndalimin e konflikteve kombëtare dhe sidomos atyre ndërkombëtare.

              Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, si një e arritur e madhe në aspekt ndërkombëtarë është edhe krijimi i mekanizmave me karakter ndërkombëtarë, siq janë: OKB-ja (1945), NATO-ja (1949), e shumë organizata të tjera që sotë kujdesën për të siguruar dhe ruajtur paqën në tërë botën.

              Edhe gjatë këtyre 65 viteve, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur rreziqe të mëdha për prishjen e rendit dhe paqës në niveln dërkombëtarë (fillimi i Luftës së Ftoftë dhe zgjatja e sajë deri më 1989, ndërmjetë dy blloqeve botërore lindje-përendim), por kjo deri më tani është arritur të ruhet disi dhe shpresojmë se do të ruhet edhe në të ardhme.

              Krijimi i mekanizmave me karakter ndërkombëtar bëri që këta mekanizma të japin një kontribut për të garantuar dhe ruajtur paqën në tërë botën, si p.sh.  OKB-ja me aktet e saja që kanë karakter ndërkombëtarë, e të cilat në një masë bëjnë që të gjithë njerëzve në tërë botën tu garantohet paqë, kjo thuhet edhe në hyrjen e “Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut”: “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë…”, ndërsa në nenin 1 të kësaj deklarate thuhet se: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillën ndaj njëri tjetrit në një frymë vëllazërore.[4]

              Sot, në tërë botën ka rende të ndryshme shoqërore dhe një bashkpunim midis shteteve me rende të ndryshme shoqërore. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, si kërkesë e kohës paraqitet bashkëjetesa paqësore ku këtë e kanë kushtëzuar si zhvillimi i madhë i mjeteve shkatërruese, rreziku immanent nga lufta, dëshira që të përparohet paqja dhe siguria botërore, dëshira që të nxitet bashkpunimi i barabart i mbshtetur në liri, barazi dhe në drejtësi shoqërore etj. Dhe që shtetet të zhvillohen në mënyrë miqësore dhe fqinjësore pa marrë parasyshë dallimin midis tyre në shkallën e zhvillimit, rendin politik, ekonomik dhe social.

              Për herë të parë parimet për bashkëjetesë paqësore janë përmendur në “Marrëveshjen për Tibetin”, të lidhur në mesë të Indisë dhe Kinës, më 1954 ndërmjet Presidentëve Nehru dhe Çu En Laj. Në këtë marrëveshje të dy qeveritë e këtyre dy shteteve kanë proklamuar se do t’i përkrahin këto parime: rrespektimin reciprok të integritetit territorial dhe të sovranitetit, parimin e mos ndërhyrjes, parimin e barazisë dhe parimin e bashkëjetesës paqësore.

              Si një nga kontributet për forcimin e paqës në botë është ai i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës, ku e cila pas një pune të gjatë, që nga viti 1962, arrriti  që më 24 tetor 1970 të miratojë “Deklaratën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare mbi marrëdhënjet miqësore dhe bashkpunimin e shteteve në pajtim me kartën e OKB-ës”.

              Kjo deklaratë ka për qëllim që t’i shërbej forcimit të paqës në botë dhe do të jetë si udhërrëfyes në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënjeve midis shteteve, si dhe përparimit të së drejtës. Këtyre qëllimeve duhet ti shërbej respektimi nga ana e shteteve, të këtyre parimeve:[5]

 

  1. Rezervimi nga kërcënimi me forcë ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial  ose kunder pavarësisë politike të cilit do shtet;
  2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, në mënyrë që paqja ndërkombëtare dhe siguria si dhe e drejta të mos rrezikohen;
  3. Ndalimi i intervenimit në çështje që janë në kompetencë të brendëshme të shteteve;
  4. Bashkpunimi me shtetet tjera në pajtim me Kartën e OKB-ës;
  5. Barazia në të drejta dhe vetëvendosja e popujve;
  6. Barazia sovrane midis shteteve; dhe
  7. Përmbushja e detyrimeve të marra me mirëbesim.

2.  Përfundimi i konfliktit (luftës) dhe marrëveshja e paqës (traktati i paqës)

              Gjatë zhvillimit të çdo lufte gjithmonë bëhen përpjekje për t’i dhënë fund asaj dhe për ta vendosur paqën  në ato vende të cilat janë të përfshira në konflikt.

              Si rezultat i tentimit të përfundimit të konfliktit apo luftës gjithëherë është marrëveshja për paqë ose Traktati i paqës.

              Edhe në kohërat e mëherëshme ku luftërat kanë zgjatur me vite të tëra, përfundimi i tyre gjithëmonë ka qenë si rezultat i një Traktati të paqës ndërmjet shteteve në konflikt.

              Edhe shteti i Skënderbeut, i cili në atë kohë me mjaftë suksese arriti të bëjë një luftë të drejtë dhe për të mbrojtur qytetrimin dhe civilizimin evropian, arriti të hyjë në marrëdhënje diplomatike me shumë shtete evropiane, dhe arriti t’i lidhë disa  traktatet të paqës të cilat ishin tejët të rëndësishme, ku ndër më të rëndësishmet, dhe që kanë pasur një rëndësi të veçantë kanë qenë: Traktati i paqës me Venedikun i vitit 1448 dhe Traktati i Gaetës me Alfonsin e Napolit i vitit 1451, këto dy traktate përcaktuan marrdhënjet e shtetit shqipëtarë me dy shtetet Italiane me të cilët Shqipëria pati kontakte më të shpeshta. Pasi që Skënderbeu udhëhoqi një luftë në dy krahe, në njërën anë me Turqinë dhe në anën tjetër me Venedikun, arriti që këtë të dytën ta fitojë, dhe me përfundimin e luftës u arrit të lidhej Traktati i Paqës më 4 tetor 1448, ku Skënderbeu doli fitimtar, këtë Traktat për palën shqipëtare e nënshkroi Skënderbeu dhe Nikollë Dugagjini, kurse për palën venedikase e nënshkroi Andrea Venecio. Ambassador dhe provizor i Venedikut në Shqipëri dhe Pal Loredoni Kont dhe Kapitan i Shkodrës.

              Shteti Shqipëtar nën udhëheqjen e Skënderbeut arriti të nënshkruaj edhe një Traktat tjetër, atë me Alfonsin e Napolit ku ky Traktat u nënshkrua në qytetin Gaetatë Italisë afër Napolit më 26 mars 1451.[6]

              Përfundimi i luftës në mënyrën më normale dhe të zakonshme është me lidhjen e Traktatit të Paqës. Ato shtete të cilat dëshirojnë të lidhin paqën, si rregull më parë lidhin armëpushimin ose siç është i njohur traktati preliminarë i  paqës i cili përcakton kushtet dhe bazat definitive të traktatit të paqës.

              Në shumicën e rasteve traktatet e paqës lidhen në mesë shteteve gjithëmonë në një vendë tjetër nga ai i vendeve palë të traktatatit si p.sh. Traktatati i Paqës në mes të Austrisë, Francës dhe Sardenjës është i lidhur në Cyrih, dhe midis Austrisë dhe Prusisë në Pragë etj.

              Sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashihet se në çfarë forme duhet të lidhet një traktat, por duke e shikuar praktikëndelse gjithëherë traktatet janë lidhur në formë të shkruar. Traktatin e Paqës gjithmonë e nënshkruan Kryetari i Shtetit, por kjo mundë të ndryshoj dhe varet nga rregullat e brendshme të shtetit. Traktatet e paqës janë gjithmonë rezultat i bisedimeve që organizohen në Kongrese apo Konferenca.

              Disa raste për të arritur deri te lidhja e paqës ndërmjetë shteteve kjo bëhet në saje të ndërmjetësimit të shteteve të treta, të cilat janë neutrale, si p.sh. Francaka kontribuar në pajtimin në mes të SHBA-ve dhe Spanjës, pas luftës në Kubë më 1898, Presidenti Theudor Rosvelt ka qenë hartues i Traktatit të paqës midis Rusis dhe Japonisë – Portsmauth, 1905 etj.[7]

              Traktatet e Paqës pas hyrjes në fuqi që nga momenti i nënshkrimit fillojnë të prodhojnë efekt, nëse nuk parashihet ndryshe me dispozitat e traktatit. Traktati vlenë vetëm atëherë kur është ratifikuar, nëse është parashikuar ratifikimi.

              Përmesë lidhjes së traktatit të paqës, jo vetëm që u jepet fundë luftrave, por rregullohen edhe një sërë çështjesh të tjera siq janë: çështja territoriale, politike, ushtarake dhe ekonomike.[8]

                E drejta e re ndërkombëtare ka paraparë edhe themelimin e gjykatave me karakter ndërkombëtarë për kryesit e krimeve kundër paqës, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, (Gjykata e Nynbergut, Tokjos dhe e Hagës).[9]

                    Themelimi i OKB-ës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 1945 shënoi një ngjarje tejët të rëndësishme dhe një shpresë të madhe sepse u kriua një familje e madhe e Kombeve dhe u lindë një shpresë e madhe për njerëzimin se më në fundë do të mbizotëroj paqja në tërë botën. Kjo Organizatë më e madhja në Botë, ku pjesë e sajë janë mëse 95% e shteteve të pavarura të tërë botës, gjatë historisë së saj  përposë kontributit të saj me anë të  akteve që i miratoi për ruajtjen e paqës dhe garancën e të drejtave të njeriut, pati edhe shumë lëshime dhe bëri shumë gabime trashanike dhe të papërmisueshme sa i përketë misionit të saj në ruajtjen e paqës, ku në disa vende thuajse dështoi tërësisht, si p.sh. Misioni paqëruajtës i OKB-ës në Bosnje, Bataljoni Holandez bëri një nga gabimet apo lëshimet më të tmerrëshme që njeh historia e njerëzimit në të ashtuquajturën zonë të sigurisë në Srebrenicë, ku e lejuan hyrjen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe të cilat bënë masakrën më të madhe që nga “Hollokaosti”, me të cilën u tmerrua njerëzimi dhe u masakruan 8000 meshkuj boshnjak-mysliman.

              Edhe gjatë luftës në Kosovë, në Rambuje dhe në Paris të Francës u organizua Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, e cila kishte për qëllim arritjen e paqës dhe vendosjen e trupave të NATO-së dhe një misioni civil ndërkombëtarë të OKB-ës, të cilët do të ishin në cilësi të paqëruajtësve. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje paqësore bëhej e mundëshme vendosja e ligjshme e forcave ndërkombëtare në krye me  NATO-në në Kosovë, që do të jenë garantuese të paqës e të sigurisë për të gjithë njerëzit. Ndërsa kjo marrëveshje është cilësuar në dy mënyra: pozitivisht dhe negativisht, një mendim të tillë për këtë marrëveshje të paqës e ka dhënë edhe njëri nga pjesëmarrësit dhe figurat mjaft të rëndësishme të kësaj Marrëveshje Paqësore Akademik Rexhep Qosja ku thotë: “Ky delegacion ka nënshkruar një Marrëveshje paqësore me rol të dyfisht – historik dhe tragjik – në jetën e popullit shqipëtarë: e para, një marrëveshje paqësore që ka qelur derën e lirisë, që e kemi sot, dhe të pavarësisë, që pashmangshëm do ta kemi nesër – natyrisht në qoftë se kjo pavarësi e nesërme s’bie “viktimë” e përqarjeve dhe naiviteteve tona të sotme, dhe e dyta, një marrëveshje paqësore që e ka qelur derën e tragjedisë  së ngjeshur… Për qeljen e derës së pare – të derës së lirisë së sotme dhe të pavarësisë së ardhshme, nënshkruesit e marrëveshjes paqësore mund të ndihen krenarë. Për qeljen e derës së dytë – të derës së tragjedisë së ngjeshur, ata duhet të ndiejnë dhembje të gjithëmonshme.[10]  Dhe më tutje ky Akademik për këtë Marrëveshje paqësore shprehet se: “Paqja që do ta sjellë ajo Marrëveshje Paqësore do të jetë Paqë e Përgjakshme”.

3. Rendi, vlerë shoqërore të cilin e mbronë e drejta

              Shoqëritë të cilat janë të organizuara, kanë shumë vlera, një nga vlerat shumë të rëndësishme të shoqërisë është edhe Rendi, të cilin e mbronë e drejta.

              Shoqëria në srtukturën e saj përmbanë shumë rende si: rendin shoqëror, rendin juridik, rendin ekonomik, rendin politik  etj.; por këto rende në momentin kur janë në rrezik që të prishën apo të rrezikohen atëherë egziston një mekanizëm që quhet e drejta, e cila përmes të normave të saja juridike vë në funksion organet e specializuara siq janë: ushtria dhe policia për mbrojtjen e rendit dhe rivendosjen e tij.

              Si një nga institucionet i cili posedon me forca të mëdha në ruajtjen e rendit nga cenimi eventual, është ushtria e cila më tepër aktivizohet në rast të ndonjë agresioni të jashtëm që i bëhet rendit, sigurisë dhe paqës së brendshme. Ushtria ka luajtur rol vendimtar në periudhat dhe ngjarjet e caktuara historike, roli i saj ka qenë vendimtar në revulicionet e ndryshme. Prandaj mendimtarët e ndryshëm, që nga Aristoteli e këndej në mendimet e tyre lidhur me shtetin  dhe rregullimin politik, vëmendje dhe rëndësi të veçantë i kanë kushtuar rendit dhe rolit të organizatës ushtarake në historinë dhe në konstituimin e shoqërisë. Si rol kryesor i ushtrisë gjithmon ka qenë mbrojtja e svranitetit të shtetit.[11] 

              Si një nga mënyrat më të shpeshta të prishjes së rendit është edhe anarkia, e cila organizohet në nivel grupor të cilët luftojnë kundër shtetit dhe pushtetit të tij. (Fjala anarki rrjedhë nga fjala greke ANARCHE dhe do të thotë mungesë e komandës, autoritetit apo udhëheqjes).[12]

              Ruajtjen e rendit brenda shtetit e ka gjithmon policia e cila është kompetente gjithmon të veproj në ato raste të cilat konsiderohet se do të prishet rendi dhe qetësia publike. Ky organ gjithmon vepron sipas autorizimeve të cilat ua jepë e drejta përmesë rendit juridik për mbrojtjen e Rendit.

 

4. Veprimet kundër rendit publik të cilat i sanksionon e drejta

              Mbrojtjen e rendit publik sot e parashohin thuajse të gjitha shtetet në legjislacionet e tyre që i kanë në fuqi duke filluar që nga Kushtetuta si akt më i lartë e cila i përmban disa dispozita lidhur me ketë çështje por, edhe përmesë ligjeve të tjera e sidomos në kodet apo ligjet penale të tyre, ligjin për kundërvajtjen. Disa shtete kanë ligje të veçanta për këtë çështje, p.sh. Ligjin për Sigurinë Publike.

              Shumica e veprimeve që ndërmerren kundër rendit publik nga shumica e të drejtave të shteteve janë konsideruar si vepra penale, dhe janë paraparë në ligjet ose kodet e tyre penale.

              Edhe e drejta e Kosovës në kodin e saj penal parasheh veprimet të cilat konsiderohen si vepra penale kunder rendit publik.

              Kodi penal i Kosovës në kapitullin XXVIII parasheh këto  vepra penale kundër rendit  publik:

  1. Pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, neni 316;
  2. Sulmi ndaj personit zyrtar gjat kryerjes së deryrës zyrtare, neni 317;
  3. Pjesëmarrja në grupin që pengon personat zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare, neni  318;
  4. Thirrja për rezistencë, neni 319;
  5. Pjesmarrja në grup që kryen vepër penale, neni 320;
  6. Mospjesmarrja në menjanimin e rrezikut të përgjithshëm, neni 321;
  7. Prezantimi i rremë, neni 325;
  8. Ushtrimi arbitrarë i të drejtave, neni 326;
  9. Furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e pautorizuar e armëve, neni 327;
  10. Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, neni 328;
  11. Mosrespektimi i kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve, neni 329;
  12. Prodhimi dhe furnizimi i armëve dhe i instrumenteve të projektuara për kryerjen e veprave penale, neni 330;
  13. Keqëpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive, neni 331;
  14. Falsifikimi i dokumenteve, neni 332;
  15. Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, neni 333;
  16. Dhënja dhe përdorimi i çertifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit, neni 334;
  17. Pengimi i ceremonive fetare, neni 337 dhe
  18. Dëmtimi i varreve apo i kufomave, neni 338.[13]

              Rendi si vlerë shumë e rëndësishme shoqërore, i nënshtrohet paqës dhe kontribon shumë në realizimin e paqës.

              Përkujdesja për të pasur një rend është një garancë për t’i afruar shoqërisë një siguri më të madhe dhe me këtë mënyrë shoqëria fiton ndjenjën e  sigurisë në mënyrë që njerëzit të kenë rëndësi me qeverisë me sjelljet e veta duke pritur në mënyrë të besueshme pasoja pozitive përkatëse, natyrisht të cilat i dëshirojnë.[14]  

                    Ekzistojnë shumë mendime për rendin, sepse në të kaluarën vendi ka pasur një organizim të keqë dhe një kufizim arbitrar të të drejtave të qytetarëve, kurse pas rënjes së kumonuzmit fillon një frymë e re dhe një rend i ri i demokratizuar, një rend i cili  garanton siguri të plotë për qytetarët, dhe në rendë të parë e ka qytetarin i cili përmesë këtij rendi ka mundësi të jetojë në liri dhe paqe.

              Bota demokratike dhe e civilizuar, që dëshiron të jetojë e organizuar është duke e krijuar një rend të ri të nivelit botëror, një rend ku në nivel  global po tentohet që njerëzimit t’i afërohet dhe t’i garantohet një jetë në paqe dhe tolerancë ndërnacionale, është duke u bërë një përpjekje që sa më pak të ketë luftëra dhe të ç’rrënjosen regjimet totalitare dhe të egra të kohës së kaluar dhe përmes organizatave ndërkombëtare të vendoset rendi dhe paqja në ato vende ku kishte një shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

              Bashkimi i superfuqive të mëdha botërore jep për të kuptuar se u janë dhënë fund grindjeve dhe shkatërrimit të njerëzimit si në nivel kombëtarë ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Bashkimim i këtyre superfuqive botërore në njëfarë mënyre është bërë edhe një lloj garantuesi i rendit dhe paqës në tërë botën.

              Krijimi i rendit të ri botëror i cili është duke reflektuar me të madhe edhe në vendet nacionale është një e arritur e madhe për tërë njerëzimin dhe botën e civilizuar dhe demokratike.

              Kohëve të fundit ky rend dhe kjo paqe e cila është duke u ndërtuar në nivel ndërlombëtarë ka pasur disa kërcënime dhe rrezikime që të shkatërrohet e sidomos me paraqitjen e akteve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, por Aleanca botërore për paqë dhe rend në nivel ndërkombëtarë do të angazhohet që t’i eliminojë këto kërcënime dhe të vazhdojë rrugën pa ndonjë pasojë të madhe që të vëjë në pyetje fillimin e ndonjë lufte të tretë botërore e cila do t’i shkatërronte këto vlera, këtë rend dhe këtë paqe botërore.

              Masat që do të ndërrmerën për ta mbrojtur këtë rend dhe këtë paqe janë racionale sepse këto masa ndërmerrën në bazë të së drejtës, e cila duhet të jetë racionale.

Përfundimi

              Gjatë trajtimit të paqës dhe rendit si vlera juridike dhe shoqërore, duke i analizuar në aspektin juridik dhe filozofik, kam ardhur në përfundim, se:

  1. Zhvillimet e mëdha në çdo aspekt të cilat po ndodhin sot në tërë botën, janë faktorë të cilët domosdo e detyrojnë secilin shtet të koontribojë në forcimin e rendit dhe paqës ndërkombëtare, po ashtu veçanarisht i detyrojnë supërfuqitë botërore në krye me SHBA-të, që sa më shumë të punohet në ruajtjen dhe  rivendosjen e një rendi dhe stabiliteti paqësor i cili do të mbrohet me marrëveshje ndërkombëtare në mesë të këtyre superfuqive botërore.
  2. Avancimi i legjislacioneve të shumicës së shteteve të Evropës, sidomos të atyre që janë pjesë e BE-ës, kanë arritur që të garantojë dhe sanksionojë veprimet e kundërligjshme në rastet e prishjes së rendit të brendshëm shtetëror, por prap se prap mbetet për tu bërë edhe më shumë në këtë drejtim, sidomos në forcimin e mekanizmave të cilët do të jenë shumë efikas dhe funksional në parandalimin dhe shmangjen e organizimeve të ndryshme të cilat kanë për qëllim prishjen e rendit në një shtet. Kjo dukuri e mosfunksionimit sipas ligjit të mekanizmave shtetëror është mjaft e theksuar në disa shtete të cilat janë ende duke kaluar nëpër fazën e tranzicionit, këtu duhet përfshirë edhe Kosovën e cila në një masë të konsiderueshme është duke u ballafaquar me këto sfida.
  3. Shikuar në aspektin e kompletimit të infrastrukturës ligjore lidhur me mbrojtjen e rendit brenda një shteti, këtë obligim ligjor e kanë të përfunduar shumica e shteteve, por e meta kryesore dhe sfida numër një të cilën ende nuk po munden ta tejkalojnë është ndërtimi i mekanizmave për ta zbatuar ligjin dhe për t’i vënë nën kontrollin ligjor të gjitha organizimet e kundërligjshme. Ky është edhe një nga faktorët i cili e ka rënduar mjaft edhe sistemin e funksionimit efikas dhe praktik të organeve të Kosovës të cilat shpeshëherë po sfidohen në ruajtjen e rendit dhe rivendosjen e tij.
  4. Për dallim prej periudhave të më herëshme dhe formave të prishjes së rendit, tani shkaqet dhe format e prishjes së rendit kanë evoluar dhe shpeshëhere janë të paparashikueshme, ku dhe sjellin në sfida për veç shtet që janë në zhvillim, por edhe ato të cilat janë mjaft të zhvilluara. Krijimi i institucioneve ndërkombëtare të fuqishme bënë që këto forma të ndalohen dhe parandalohen, sidomos në aspektin e ruajtjes dhe forcimit të paqës në tërë botën.
  5. Lidhur me forcimin dhe ruajtjen e paqës dhe rendit botëror, tanimë kjo është më tepër çështje e karakterit ndërkombëtarë, ku shpeshëhere vihet deri tek momentet e ndërhyrjes në ndonjë shtet, për arsye të pamundësisë së tij për tu ballafaquar me prishësit e rendit dhe sulmeve të ndryshme të karakterit terrorist. Por patjetër se ka ende vend dhe hapësirë për tu punuar lidhur me ruajtjen e vlerave shoqëror dhe demokratike siq janë: paqja dhe rendi, si në aspektin kombëtarë, e sidomos në aspektin ndërkombëtarë, sepse dihet që tanimë çështja e sigurisë është ngritur në prioritet – obligim ndërkombëtarë.

Marre nga   faqja http://flamurhyseni.webnode.com

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.


[1] Prof.Dr.sc.Osman Ismaili, “Filozofia e sw drejtws” (e shqipwroi dhe e pwrshtati), Prishtinw, 2006.

[2]Po aty, faqe 193, 194.

[3] Samoel Enoch Stumf, “Philosophy-History and Problems”, faqe 285.

[4] “Deklarata Universale e të drejtave të njeriut”, Miratuar nga Asamblea e përgjithshme e OKB-ës, më 10 dhjetor 1948.

[5] Prof.Dr.sc.Zejnullah Gruda, “E Drejta ndërkombëtare publike”, Prishtinë, 2002, faqe 90.

[6] Grup autorësh, “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, Tiranë, 2001, faqe 159-164.

[7] Prof.Dr.sc.Zejnullah Gruda, vepra e cituar, faqe 512.

[8] Po aty, faqe 513.

[9] Prof.Dr.sc.Zejnullah Gruda, “Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut”, Prishtinë, 2001, faqe 341.

[10] Akademik Rexhep Qosja, “Paqja e Përgjakshme”, Tiranë, 1999, faqe 19-20.

[11] Prof.Dr.sc.Kurtesh Saliu, “E drejta Kushtetuese”, Libri-1, Prishtinë, 2004, faqe 357.

[12] Prof.Dr.sc.Haki Demolli, “Terrorizmi”, Prishtinë, 2002, faqe 31.

[13] “Kodi i përkohshëm penal i Kosovës”, neni 316-338.

[14] Prof.Dr.sc.Osman Ismaili, vepra e cituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

13 − 13 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles