Ligji“Për sigurinë dhe shëndetin në punë”- Av.Agela FERIZAJ(Opinion ligjor)

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e masave, që synojnë garantimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve. Ligji ka për qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre si dhe të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi.Dispozitat e këtij ligji zbatohen në të gjithë sektorët e veprimtarisë private dhe publike.

Punëdhënësi është i detyruar në bazë të ligjit të zbatojë disa parime të përgjithshme si psh. të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë duke u udhëhequr nga parimi i trajtimit të barabartë gjinor etj.

I. DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Punëdhënësi, për sigurimin e mbrojtjes së punëmarrësve në të gjitha aspektet, që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë duhet të marrë masat e nevojshme dhe të kujdeset për përditësimin e      masavemarrë parasysh ndryshimet e rrethanave për përmirësimin e situatave ekzistuese.Punëdhënësi duke pasur parasysh        natyrën e veprimtarive të ndërmarrjes/institucionit, vlerëson rreziqet për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në përputhje me masat e duhura mbrojtëse. Masat që marrin punëdhënësit për sigurinë, higjienën dhe shëndetin në punë nuk kanë efekt financiar për punëmarrësit. Punëdhënësi merr masa paraprake për të organizuar dhënien e ndihmës së parë, mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimin në rastet kur ka rrezik për të ndodhur ngjarje; merr masa për të ulur, sa më shumë të jetë e mundur, kërcënimet për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve e të personave të tjerë të pranishëm; organizon dhe siguron evakuimin e shpëtimin e punëmarrësit në rast ngjarjesh ose aksidentesh të papritura, që kërcënojnë sigurinë dhe shëndetin e tyre etj;Ligji parashikon disa detyrime të veçanta të punëdhënësit për kryerjen e disa vlerësimeve të rrezikshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, përcakton masat mbrojtëse që duhen marrë dhe pajisjet mbrojtëse që do të përdoren; mban regjistër të aksidenteve në punë, harton raporte për aksidentet në punë e sëmundjet profesionale, të cilat ia vë në dispozicion autoriteteve përkatëse.

Detyrime të punëdhënësit për hartimin e masave për parandalimin e aksidenteve në punë e të sëmundjeve profesionale.Gjithashtu punëdhënësi informon punëmarrësit për çdo rrezik në vendin e punës, si dhe për masat e sigurisë, për ndihmën e parë, masat në rast zjarri, evakuimin, si dhe përgjegjësitë e veçanta të secilit për marrjen e këtyre masave.

Në ndërmarrje ngrihet këshilli i sigurisë dhe shëndetit në punë, i cili ka si mision të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor dhe të sigurisë së punëmarrësve, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës. Këshilli është organ partneriteti këshillues me përfaqësues të punëdhënësve dhe të punëmarrësve i cili ka si qëllim këshillimin e rregullt dhe periodik të veprimtarisë së ndërmarrjes, për parandalimin e rreziqeve në punë.Numri         i          përfaqësuesve të punëmarrësve në   këshillin e   sigurisë       dhe shëndetit në punë përcaktohet në varësi të numrit të punëmarrësve.Formimi i punëmarrësve është i rëndësishëm nëse prezantohen teknologji të reja ose mjete të reja pune, kur procesi i punës ndryshon dhe në raste trasferimi të vendit të punës. Formimi për sigurinë dhe shëndetin në punë duhet të kryhet sipas një programi, që përditësohet e ndryshohet sipas formave dhe llojeve të reja të rrezikut.

II. DETYRIMET E PUNËMARRËSVE

Kushtet e veprimit të punëmarrësit duhet të jenë në përputhje me arsimin dhe kualifikimin e tij, si dhe me udhëzimet e dhëna nga punëdhënësi, me qëllim që punëmarrësi ose personat të tjerë, që mund të preken nga veprimet/mosveprimet apo nga neglizhenca e tij gjatë procesit të punës, të mos ekspozohen me rrezikun e një aksidenti ose të një sëmundjeje profesionale.

Edhe për kategorinë e punëmarrësit ligji parashikon në mënyrë të detajuar disa detyrime të veçanta që, në përputhje me formimin e tij, me instruksionet e dhëna nga punëdhënësi dhe me manualet e udhëzimet dhe rregulloret teknike të respektohen prej tyre si psh.:

? të përdorë me korrektësi makineritë;

? të përdorë me korrektësi pajisjet mbrojtëse individuale;

? të njoftojë, në mënyrë të menjëhershme, punëdhënësin, punëmarrësin e ngarkuar për çdo situatë pune, që paraqet një rrezik të rëndë për sigurinë dhe shëndetin;

? të bashkëpunojë me punëdhënësin etj.

III. KONTROLLI I SHËNDETIT

Përcaktimi i masave për kontrollin e shëndetit bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës.

IV. NJOFTIMI, HETIMI, RREGJISTRIMI DHE RAPORTIMI I NGJARJEVE E AKSIDENTEVE NË PUNË

Çdo ngjarje i komunikohet menjëherë punëdhënësit nga personi përgjegjës në vendin e punës ose nga çdo person tjetër, që ka dijeni për ndodhjen e saj.Punëdhënësi detyrohet të njoftojë menjëherë për ngjarjet Inspektoratin Shtetëror të Punës; Institutin e Sigurimeve Shoqërore; organet e prokurorisë, në rastet e aksidenteve fatale ose në të gjitha rastet e ngjarjeve të tjera, kur mendohet se ngjarja përbën vepër penale.

Aksidenti vlerësohet se ka ndodhur në punë ose për shkak të punës, kur punëmarrësi dëmtohet gjatë kryerjes së punës ose në rastet e tjera të parashikuara në ligj. Ky aksident regjistrohet në bazë të një procesverbali dhe më pas i raportohet drejtorisë rajonale/zyrës vendore të inspektimit në punë, si dhe drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore, në juridiksionin e të cilave ushtron veprimtarinë e tij punëdhënësi.

V. GRUPET QË JANË TË NDJESHME NDAJ RREZIKUT

Gratë shtatzëna, gratë me fëmijë në gji, të miturit, si dhe personat me aftësi të kufizuar mbrohen ndaj rreziqeve, që i prekin ata në mënyrë të veçantë. Punëdhënësit detyrohen të përshtatin vendet e punës, duke marrë parasysh praninë e grupeve, që janë të ndjeshme ndaj rreziqeve. Mbrojtja e sigurisë dhe e shëndetit për grupet, që janë të ndjeshme ndaj rreziqeve, nuk duhet të përbëjë shkak për të krijuar situata të pafavorshme për gruan në tregun e punës.Punëdhënësi duhet të bëjë vlerësimin për rreziqet dhe ekspozimin ndaj agjentëve të rrezikshëm në proceset dhe kushtet e punës, për ato lloj veprimtarish, që mund të përbëjnë rrezik të veçantë për grupet e rrezikuara, duke përcaktuar natyrën, shkallën dhe kohëzgjatjen e tyre. Rezultatet e vlerësimit duhet t’u komunikohen grupeve të rrezikuara dhe përfaqësuesve të tyre.

VI. AUTORITETET SHTETËRORE PËRGJEGJËSE

Këshilli ndërministror për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë është organ këshillimor, që ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë. Rregullat procedurale të funksionimit të këshillit ndërministror për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë miratohen nga Kryeministri.Ministri përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë është autoriteti përgjegjës për politikat në këtë fushë.Ministria përgjegjëse për shëndetësinë drejton, organizon dhe ka disa detyra kryesore në fushën e shëndetit të punëmarrësve.Inspektorati Shtetëror i Punës është organi përgjegjës për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë, për personat juridikë ose fizikë, publikë ose privatë.Instituti i Sigurimeve Shoqërore është autoriteti shtetëror përgjegjës në fushën e sigurimeve shoqërore për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.

Marre nga   faqja: www.lawfirmh-h.com.al/

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

five × 5 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles