Dënimi me vdekje dhe Argumentet kundër- Drilon Suci

moore123

Koha e paraqitjeve te shteteve te para karakterizohet edhe me menyrat e para te reagimit ndaj sjelljeve kriminale. Keto menyra reagimi ishin mjaft te ngjashte me format primitive dhe qellimi I denimit ishte hakmarrja, kthimi I te keqes me te keqe. Denimi , pervec shpagimit kishte per qellim edhe friksimin e popullit, keshtu qe denimi me vdekje ishte mjaft i shpeshte . ne te gjithe kodet penale te shteteve   denimi me vdekje zinte rol mjaft te rendesishem. Idete e para kunder denimit me vdekje nisen te shfaqen gjate periudhes se mesjetes ku mjaft filozofe e mendimtare kundershtuan hapur denimin me vdekje. Sipas ketyre filozofeve qellimi I denimit nuk duhet te jete hakmarrja, shpagimi dhe friksimi por permirsimi I kryresit te vepres penale.Ne Shqiperi me 1951 u miratua Kodi Penal ku dënimi me vdekje parashikohej ne 31 nene, sidomos per krime kundër shtetit, kundër pasurisë, kundër jetës, etj, çka tregonte për ashpërsinë e sanksioneve penale në legjislacionin penal te shtetit totalitar. Ky kod veproj për rreth 25 vjet dhe në bazë të tij u dënuan me vdekje shumë njerez, ndërmjet të cilëve edhe te pafajshëm. Për të plotësuar më mirë kërkesat e shtetit totalitar me 1 tetor 1977 hyri ne fuqi kodi i ri, i politizuar .denimi me vdekje u be edhe me i zakonshem. Ne bazë të këtij kodi u dënuan me vdekje ne proceset gjyqësore te viteve 80-te mjaft persona te akuzuar per krime kunder shtetit. Ne vitet 90-të , me ardhjen e demokracise reformat në drejtesi diktuan nevojën e një kodi penal te ri që ti përgjigjej kërkesave te demokracisë pluraliste.

“Vdekja nuk eshte drejtesi”

Denimi me vdekje ka qene nje shembull i skajshem torture nje forme ndeshkimi qe dhunonte te drejtat e njeriut. Ai perbente nje menyre te paligjshme denimi te cilen e perdorte vete shteti. Të drejtat e njeriut zbatohen  ndaj të gjithëve, përfshirë edhe ata të cilët kryejnë krime mizore. Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Ato nuk jepen për sjellje të mirë dhe nuk mund të hiqen edhe nëse një person ka kryer krime tronditëse dhe brutale. Mesazhi i një shoqërie që beson në të drejtat e njeriut është që këto të drejta nuk duhet të  shkelen “kurrë”. Ato zbatohen ndaj më të keqit prej nesh ashtu si dhe ndaj më të mirit prej nesh, kjo është pse ato na mbrojnë ne të gjithëve. Dënimi me vdekje shkel të drejtat themelore të njeriut. Dënimi me vdekje është një shkelje e hapur e së drejtës për jetën të pranuar ndërkombëtarisht, si dhe e së drejtës për të mos iu nënshtruar trjatimit mizor, çnjerzor dhe poshtërues. Heqja e dënimit me vdekje është një pjesë e paketës së vlerave me titull të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Pasojat e dënimit me vdekje jehojnë përtej vrasjes së një krimineli të vecantë. Kur shtetit merr një jetë, ai lëshon një sinjal se ka situata në të cilat vrasja është e pranueshme, kur vrasja autorizohet ligjërisht. Nëse është në rregull të vritet një kriminel i dhunshëm, ndoshta është gjithashtu e pranueshme të vriten kundërshtarët politik, pakica, të varfër apo të tjerë që besohet se e meritojnë një gjë të tillë. Kjo logjikë është e papranueshme në përdorimin arbitrar të pushtetit, i cili zë vendin e demokracisë të shtetit të së drejtës. Një shtet që mbështet dënimin me vdekje dërgon mesazhin se vrasja apo metoda të tjera brutale janë mënyra të pranueshme të zgjidhjes se problemeve të shoqërisë. Ai ligjëron si drejtësi vrasjen gjakftohtë, të paramenduar. Jurisprodenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut tregon se “fenomeni i radhës se vdekjes” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Mizoria e këtij ndëshkimi nuk është kufizuar në brutalitetin e vetë vrasjes, por gjithashtu në ashpërsinë mendore dhe fizike të pritjes së radhës për ekzekutim. Përveç kësaj, dënimi me vdekje shpesh zbatohet në një mënyrë të padrejtë, arbitrare dhe diskriminuese; ai përdoret jo proporcionalisht kundër të varfërve, pakicave dhe anëtarëve të bashkësive racore, etnike dhe fetare. Është mirë dhe e drejtë të ndëshkohet autori i krimit, por ky ndëshkim duhet të zbatohet në një mënyrë të vlfshme për shoqërinë dhe për viktimën. Përveç kësaj është e rëndësishme që viktimës, familjes së saj dhe miqve të saj t’i jepet njohje dhe respekt dhe të sigurohen me mbështetjen e përshtatshme prej shtetit. Heqja e dënimit me vdekje nuk do të thotë qënit i butë ndaj krimit. Njerëzit që veprojnë kundër viktimave të pafajshme sigurisht duhet të ndëshkohen ashpër dhe të mësojnë se sjellja e tyre është e papranueshme. Por a mundet ndokush të gjykojë se kush meriton të jetojë dhe kush duhet të vdesë për sjellje të keqe?

Nese te vrasesh dike quhesh kriminel ,atehere si quhet ai qe e ve ne karrigen elektrike ?

 Shumica e krimeve të rënda kryhen në zjarrin e momentit, në çaste të stresit të madh emocional ose nën ndikimin e drogës apo alkoolit në një kohë kur mendimi logjik eshte i ulet, gjithashtu kryhen prej individëve shumë të paekuilibruar apo të pa aftë mendërisht.

 Në asnjë prej këtyre situatave autorët e krimeve nuk e llogaritin ndëshkimin me të cilin mund të përballen nëse kapen. Të gjitha sistemet e drejtësisë penale janë të rrezikuara nga diskriminimi, arbritariteti dhe gabimi njerëzor. Asnjë sistem nuk është apo nuk mund të mendohet të jetë i aftë të vendosë në mënyrë të drejtë, konstistente dhe pa të meta se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë. Është thelbësore që të ketë procedura të përshtatshme për të siguruar që të kapet dhe ndëshkohet personi i saktë jo dikush që është i pafajshëm ndërsa autori i krimit të lejohet të jetë i lirë.                                                                             Dënimi me vdekje nuk siguron se do të kapet autori i saktë i krimit. Dënimi me vdekje është kundërshtuar shpesh për arsye se njerëzit e pafajshëm jane denuar me burgim te perjetshem. Midis 1973 dhe 2005, 123 persona në 25 shtete u liruan nga denimi me vdekje kur provat të reja të pafajësisë së tyre u shfaqen. Shumë shpesh ofron një reagim tepër dramatik që shërben për të fshehur mungesën e efikasitetit në sistemin e drejtësisë. Vrasja e autorit të krimit do të ishte një reagim barbar dhe anakronik ndaj kësaj situate të tmerrshme dhe që nuk i përshtatet një shoqërie të civilizuar të udhëhequr prej shtetit të së drejtës.

Por a nuk është dënimi me vdekje një parandalues kundër krimit?

Statistika dhe të dhëna prej vendeve që e kanë hepur dënimin me vdekje vazhdimisht provojnë se nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet dënimit me vdekje dhe shkallës së kriminalitetit. Pretendimet se dënimi me vdekje është një element parandalues për krimin,nuk ekziston asnjë provë statistikore për t’a provuar këtë. Studime në vende të ndryshme nuk kanë arritur të tregonjnë një lidhje shkakësore ndërmjet ruajtjes apo heqjes së dënimit me vdekje dhe shkallës ose vëllimit të krimeve të dhunshme. Shifrat e kriminalitetit prej vendeve që kanë hequr dënimin me vdekje pohojnë në mënyrë të përsëritur se bërja e kësaj nuk çon në rritje të kriminalitetit. Keshtu ne shume vende qe kan hequr denimin me vdekje si psh kanadaja, numri i kriminalitetit ka pasur renie nga viti ne vit. Shtetet që kanë ligje të dënimit me vdekje nuk kanë shkallë më të ulta krimesh apo vrasjesh sesa shtetet pa ligje të tilla. Dhe shtetet që e kanë hequr dënimin apo e kanë rivendosur atë, nuk tregojnë ndryshime të dukshme në shkallën e krimeve apo të vrasjeve. Ekzistenca dhe zbatimi per shume shekuj i denimit me vdekje tregoi se ai nuk ka pasur ndikim te fuqishem mbi dinamiken strukturen e parandalimin e kriminalitetit. Arma me efikase ne luften kunder krimit pashmangshmerisht eshte denimi por jo denimi mizor. Duke perdorur denimin me vdekje ne lidhje me qytetaret e saj madje edhe ndaj krimineleve shteti i edukon qytetaret e saj me mizori dhe egersi. Kjo eshte e demshme dhe jo produktive sepse do te reflektohet nga ana e qytetareve ne lidhje me njeri-tjetrin dhe ne raport me vete shtetin. Mesazhi moral qe percon denimi me vdekje ben efektin e kundert sepse perligj pikerisht ate sjellje-vrasjen qe ligji kerkon ta shtype duke minuar ligjshmerine e autoritetin moral te sistemit gjyqesor. Denimi me vdekje inkurajon nje kulture te dhunes.

Heqja e denimit me vdekje kerkon forcimin e shtetit ligjor dhe te organeve shteterore per te krijuar besim tek ligji e shteti siguruar stabilitet politik e siguri publike jeten e pronen e njerezve si dhe per te mos e politizuar ate. Rol te rendesishem per rritjen e forces zbuluese hetimin dhe denimin e autoreve te veprave penale dhe parandalimin e kriminalitetit kane organet e policise prokurorise dhe gjykates ndaj ne menyre te vecante duhen forcuar keto organe.

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

three × 1 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles