Komentari i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise-Olti Skrame

OLTI_SKRAME_COVER_VELLIMI_I_email

Libri ne fjale titullohet “Komentari i Kodit Civil te Republikes se Shqiperie” dhe eshte i ndare ne dy vellime. Vellimi i pare eshte rreth 670 faqe, ndersa vellimi i dyte eshte rreth 720 faqe (pra, per nje total prej rreth 1400 faqesh). Sic mund te kuptohet nga titulli ky liber eshte nje komentar i Kodit Civil te Republikes se Shqiperi.Si i tille ai eshte i pari dhe i vetmi ne llojin e tij. Komentari eshte nje paraqitje e plote, e detajuar dhe analitike e te gjithe Kodit Civil te RSH. Sic, ju e dini Kodi Civil eshte ligji me impaktin me te madh ne jeten e perditshme te kujtdo pasi trajton (normon) marredheniet juridike ne fushat e veprimeve juridike, te drejtave reale (perfshire pronesine), trashegimise, kontratave, demeve jashtekontraktore etj.

Kodi Civil i RSH ka 1172 nene. Ne Komentar eshte bere analiza, sqarimi, komentimi dhe interpretimi i te gjithe ketyre neneve. Per sa i perket metodologjise dhe struktures i jam referuar komentareve te ngjashem ne perendim. Pas secilit nen gjendet komenti perkates. Gjithashtu, gjenden edhe dy kategori materialesh shtese. Se pari jane rreth 20 inserte ne te cilet sqarohen ne menyre sintetike por te plote ceshtje te lidhura ngushtesisht me Kodin Civil, por, qe ky i fundit ose i trajton si te mireqena ose nuk i trajton ne menyre te drejtperdrejte. Se dyti gjenden rreth 30 tabela ne te cilat behet ne menyre skematike analiza dhe krahasimi i instituteve te ngjashme te se drejtes civile.

3 Responses to Komentari i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise-Olti Skrame

  1. Jur-Civilist says:

    JAM I INTERESUAR TE SIGUROJ/BLEJ KETE KOMENTAR :

    Titulli Komentari i Kodit Civil : sendet, zotënimi dhe modifikimet e tija
    Autorët Baltazar Benussi (përmbledhun prej)
    Botuar Tiranë : Shtypshkronja “Mbrothësia”, 1931

    INTERESIMI: PER BOTIMIN E VJETER

    Me informoni ne email : delete@live.com

    GJITHASHTU, JAM I INTERESUAR EDHE PËR RIBOTIMIN :

    Komentar i Kodit Civil : obligimet dhe kontratat përgjithësisht
    Autorët
    Aleks Luarasi (red.)
    Botuar
    Tiranë, 1998
    Botuar sipas origjinalit të vitit 1931

    Shpresoj qe se bashku me ndihmen e juaj do t’i gjejme Komentaret.
    Do te isha mirenjohes te me ndihmoni ne ket drejtim.

    • Admin says:

      Per librin e pare kam pershtypjen se mund ta gjesh vetem ne bibloteken Kombetare.Per librin e dyte,nuk kam ndonje informacion.Kontakto njehere Universitetin Luarasi.

  2. Jur-Civilist says:

    Lidhur per Komentarin e Kodit Civil, nga autori Olti Skrame, nga ana ime dhe kolegve te mi ndajajm mendimin se, autori Olti Skrame ka dhene nje kontribut te madhe ne pasurimin e literatures ne fushen e drejtedise. Botimi i ketij Komentari eshte mirepritur edhe ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

19 − 12 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles