Metodologjia E Punimit Të Aktgjykimeve (Aktvendimeve) Civile- Fikri Shishko

Gjykata  bjen        vendim  në  formë  të  aktgjykimit  ose  aktvendimit.  Me aktgjykim  në  mënyrë  meritore  vendoset  për  kërkesat  e palëve si  dhe   për  të kërkesat e dorës së dytë, përveç kërkesave për kompensimin e shpenzimeve të procedurës e cila konsiderohet aktvendim. Me rastin e paraqitjes së mjetit juridik kundër aktgjykimit vendoset me aktgjykim. Me rastin e paraqitjes së mjetit juridik kundër   aktgjykimit  vendoset  me  aktgjykim  nëse  aktgjykimi  i  kundërshtuar vërtetohet  ose ndryshohet e nëse ndryshohet vendoset me aktgjykim. Në rastet e mjeteve juridike në aktgjykimet  e kundërshtuara, gjithnjë, vendoset me aktgjykim, pa marr parasysh se aktgjykimi i kundërshtuar vërtetohet apo ndryshohet. Marrja dhe  shpallja   e   aktgjykimeve  janë  dy  veprime  të  veçanta.   Menjëherë  pas përfundimit të seancës kryesore  ndërmerret pleqërimi dhe votimi ku edhe  bihet aktgjykimi të cilin e shpall  gjyqtari sipas nen. 153-154   të LPC- së. Aktgjykimi patjetër duhet ta ka hyrjen,shqiptimin dhe arsyetimin, arsyetimi mund të  mungoi, nëse palët  kanë hequr  dorë  nga ajo  e drejtë,  nen 161 i LPC-së. Origjinalin  e aktgjykimit e nënshkruan kryetari i trupit, kurse, palëve i dorëzohet aktgjykimi i përshkruar dhe i vërtetuar me udhëzim për këshilla juridike.

Së pari  t’i  theksoi  se cilat  janë parimet  e  procedurës  civile.  (Shkurtimisht  të arsyetuara)

1. DISPOZITA

Njëra   prej  karakteristikave  të   raporteve   juridiko-civile   është   ajo  se   ato krijohen,ndryshojnë dhe shuken me vullnetin  e subjektit juridik. Në fakt, bartësi i drejtës subjektive mund ta kërkoj realizimin e të drejtës së vet, me vullnetin e tij mund ta le atë të drejtë të parashkruhet, të heq dorë nga ajo e drejtë e vet, ta tërheq kërkesën, ta ndryshoi kërkesën nen.3 i LPC-së. Ndërsa palët munden së bashku ta zgjidhin  kontestin  duke u  barazuar.  Në procedurën  ankimore pala  i përcakton kufijtë në të cilët gjykata e shkallës së dytë do ta shqyrtoi aktgjykimin e sulmuar, ose, mundet të heq dorë nga paraqitja e këshillës juridike,apo, ta tërheq ankesën veç të parashtruar. Pra ligji i ka lënë palës mundësi të mëdha që me vullnetin e tyre ta përfundojnë procedurën. I vetmi përjashtim  është te kontestet bashkëshortore, kur vendoset për   ruajtje,edukim dhe besimin e fëmiut , gjykata, rreth kësaj vendos pa marr parasysh a është parashtruar kërkesë apo jo. Kur ,pas seancës së zbatuar, kërkohet  tërheqja  e  padisë  ose  kur  palët  disponojnë  me  kërkesë  që  janë  në kundërshtim me rregullat e   detyrueshme , nen. 3-3(palët propozojnë që të bihet aktgjykim në bazë të të pranuarit, këtë vullnet  nuk do ta pranoi  gjykata nëse kërkesa është dirigjuar në deponimin e palëve të cilat janë në kundërshtim me rregullat detyruese).

2. QARRKULLIMI GJYQËSOR I KONTESTIT CIVIL

Gjykatës i përket iniciativa për zhvillimin e procedurës, caktimin e seancës përgatitore,mbajtjen e seancës, shtyrjen, caktimin e afateve të cilat nuk janë të parapara  me ligj “për dorëzimin e shkresave procesore , renditjen e nxjerrjes së provave etj. neni 12 i LPC-së.

3. PARIMET E SHQYRTIMIT

Obligim i gjykatës është që të zbardhet gjendja faktike të, ajo sillet në kufijtë e pretendimeve  palëve, mirëpo, gjykata ka legjitimitet aktiv për zbardhjen e të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me pretendimet e palëve duke u lejuar palëve ta plotësojnë  kërkesën  e  vet,  që  pala  tjetër  të  sqarohet  për  pretendimet  e  palës kundërshtare, ta  propozoi administrimin provave   e po ashtu me rolin aktiv të gjykatës të mbrohet pala që nuk din e cila nga mos dija nuk është në gjendje ta propozoi administrimin e provës gjegjëse ose ta paraqet   ndonjë fakt me rëndësi apo kur ka të bëhet për interesin shoqëror, gjykata, i vërteton edhe  faktet të cilat palët nuk i kanë paraqitur, nen. 7.1 (nëse palët shkojnë kah ajo që të disponojnë me kërkesa për të cilat nuk mund të disponojnë).

4. PANDËRMJETËSIM DHE NDËRMJETËSIMI

E dimë se procedura është e rregulluar sipas principit të pa ndërmjetësuesit

, gjyqtari ose trupi, para të cilit bëhet administrimi i provave dhe zhvillohet seanca edhe e bie aktgjykimin.Ndërmjetësim është kur një gjyqtar e mbledh  materien-provat e lëndës e gjyqtari tjetër e mban seancën dhe vendos.

5. MARRJA NË PYETJE E TË DYJA PALËVE

Ka parasysh barabarësinë e të dyja palëve me interesa të kundërta, është detyrë e gjykatës secilës palë të i jep mundësi që të deklarohen mbi kërkesat dhe pretendimet e palës së kundërt dhe ta paraqes qëndrimin e vet, nen. 5 ( të paditurit i mundësohet  që  me  parashtrimin  e  padisë  t’  jepet  mundësia  e  paraqitjes  së qëndrimit të vet në lidhje  me  kërkesë padinë- të përgjigjet në padi). Principi i marrjes në pyetje e të dy palëve  paraqet mbrojtjen e rregulluar juridike. Ky princip në vete përmban jo vetëm të drejtën e paditësit që me mjetet e veta  t’i përgjigjet mbrojtjes  së  paditurit,por,  ekziston  edhe  e   drejta  e  të  paditurit  që  ,kundër pretendimeve të paditësit, ta shpreh    mbrojtjen e vet të mëtejme. Në këtë mënyrë shprehet barazia e procesore   e palëve dhe paraqet bazë për gjykim objektiv, sepse, me këtë princip, përmes shqyrtimit kontradiktor gjykata vjen  gjerë te ndërtimi i lëndës – baza, nga e cili pas administrimit të provave do ta krijoj bazamentin për aktgjykimin,gjegjësisht, vendimin e vet. Ky parim pasqyrohet në atë se gjykata mjetin  juridik të një pale ia dërgon palës tjetër e cila mund të   jep përgjigje në lidhje  me   pretendimet  ankimore.(përjashtim  nga  ky  princip  është  dhënia  e urdhëresës për pagesë, kompensimi i shpenzimeve kontestuese dhe në rastet tjera nëse parashihet me ligj)

6. SHFRYTËZIMI I  NDËRGJEGJSHËM I RREGULLAVE PROQESORE

Secila palë ka të drejtë të ndërmerr veprime procesore për ta mbrojtur të drejtën  e vet, për të cilën konsideron se i është cenuar dhe të mbrohet nga një pretendim për të cilin konsideron se është i pa bazuar. Mirëpo, në ushtrimin e të drejtës subjektive,pala  duhet të jetë e vetëdijshme dhe e sinqertë, nen. 9, kjo e drejtë subjektive nuk guxon të  keqpërdoret. Në fakt gjykata reagon kur nga pala inicohet zhvillimi jo korrekt i  procedurës civile, stërzgjatja procedurës, për ta shtyer shqyrtimin me qëllim të nxjerrjes së provave edhe pse është e vetëdijshme se me propozimin e asaj  prove nuk do të kontribuohet në   ndarjen e drejtësisë, shmangja e paraqitjes së të  vërtetës e   veprime tjera jo korrekte që i kushtohen kontestit  të          pandërgjegjshëm  civil,  nen.  10.     (PADITË     NGA MENDJEMADHËSIA-  SHFRENIMI  ose   kontesti  civil  nga imagjinata ). Parashtrimi i pa bazuar i mjetit juridik  bëhet vetëm për ta zgjatur procedurën dhe përmbarimin e të njëjtës. Pala është e obliguar që ta flet të vërtetën, nen. 10, kjo pasqyrohet në atë që gjendjen faktike ta paraqes në tërësi dhe të  parashtroi e të deklarohet për të gjitha çështjet për cilat deklarohet pala e kundërt.

7- VEPRIMET GOJORE DHE ME SHKRIM

Seanca është e paraparë me shprehje gojore në mes të palëve dhe gjykatës, nen. 4. Veprimet e procedurës civile mund të zhvillohet edhe me shkrim. Veprime gojore janë ato veprime të cilat i ndërmerr pala në seancë për t’i shprehur  kërkesën dhe provat tjera gojore, përgjigjeve etj. Shprehja gojore e mundëson gjykatën që ta drejtoi   zhvillimin e procedurës  ashtu që me parashtrimin e pyetjeve palëve dhe dëshmitarëve e zbardh   gjendjen  faktike,  eliminohen paqartësitë. E veprimet me shkrim  janë ato të cilat  i ndërmerr pala me të parashtruarit e parashtresave, disa veprime për të cilat patjetër  është e paraparë  veprimi  me shkrim, p.sh. padia, përgjigja në padi,sigurimi i provave etj.

8.   SEANCA PUBLIKE

Seanca publike pasqyrohet në atë se në te mund të marrin pjesë të gjithë qytetarë  madhor  të  cilët  nuk  marrin  pjesë  në  asnjë  cilësi  .  Ky  princip  e mundëson gjykimin objektiv sepse prezent janë qytetarët   duke e   përcjellë seancën.   Publiku  mund  të  përjashtohet  kur  këtë  gjë  e  kërkon  ruajtja  e fshehtësisë së punës ose personale  dhe interesi i rendit publik. Sipas vet këtij

 ligji  publiku  përjashtohet  në  kontestet bashkëshortore.  Kur  përjashtohet pjesëmarrja  e  publikut  në  aktvendim  duhet  qëndroi  arsyetimi,gjegjësisht, shkaqet  për  këtë veprim.  Përjashtimi  i pabazuar i publikut paraqet  shkelje qenësore të procedurës.

9- VLERËSIMI I LIRË I PROVAVE

Në bazë të provave të administruara, vlerësimit të tyre, gjykata konkluzion rreth pyetjes së dëshmive të provuara. Gjerë te ky konkluzion arrin sipas bindes së vet, në bazë të vlerësimit me kujdes dhe tëndërgjegjshëm të secilës provë, veçmas, të të gjitha provave bashkërisht, nen.8 i LPC-së. Këtu pasqyrohet bindja e lirë e gjykatësit dhe vlerësimi i lirë i provave.( në tekstin e mëtejmë për provat  më gjerësisht do të bëhet fjalë në arsyetim).

10- KËSHILLIMI I PALËS PA NJOHURI

Kontestin civil mund ta zhvilloj pala e aftë për kontest civil, mirëpo, kur bëhet  fjalë për laikun, atëherë, nga mosnjohja e rregullave procesore, mund të pësoj  dëm,  në  këto raste,  gjykata,  nuk  mund të jetë pasive.  Gjykatësi  ka  për obligim që palës së  padijshme t’ia  tërheq  vërejtjen lidhur me këtë dhe cilat janë autorizimet  e  tija,  nen.   11,   sepse  kjo  nënkupton  karakterin humanitar  të procedurës.  E    edhe  obligim  i  gjykatës  është  vetëm          udhëzimi  në  të  drejtat procesore e jo edhe në aspektin e të drejtës materiale.. Ky udhëzim i kushtohet edhe përfaqësuesit ligjor ose të autorizuarit i cili nuk ka aftësi t’i mbroj interesat e palës.  Lëshimet e gjykatës në këtë drejtim paraqesin shkelje qenësore relative   e këtij  lëshimi,  gjykata  e lartë,  i kushton rëndësi  vetëm  e thekson pala  këtë në ankesë.

SHKRIMI I AKTGJYKIMIT

HYRJA

SHQIPTIMI (dispozitivi) ARSYETIM

KËSHILLA JURIDIKE

1.   PËRMBAJTJA E HYRJES

Hyrja është e rregulluar me dispozitën e nenin 160.2 të LPC-së

Titulli i Gjykatës, emri dhe mbiemri i kryetarit të kolegjit (anëtarëve të kolegjit), emri dhe mbiemri i palëve dhe adresat, vendbanimet, emri dhe mbiemri i përfaqësuesve të tyre ligjorë ose të autorizuarve, pastaj, shënimi i shkurt  i lëndës kontestuese, vlera e kontestit, pasta, data e përfundimit të shqyrtimit, (a ka qenë shqyrtimi publik apo jo) dhe kush ka marr pjesë në shqyrtim si dhe data kur është marrë Aktgjykimi (Aktvendimi).

Hyrja  në  Aktgjykim  ka  rëndësi  të  veçantë  për  ekzekutimin  e Aktgjykimit, sepse, në procedurën e ekzekutimit për gjykatën palët janë caktuar siç janë theksuar në hyrjen e vendimit gjyqësor.Nëse   në   hyrje   nuk   theksohen   vendbanimet        e   palëve,   të autorizuarve të tyre, nëse janë të përfaqësuara, prania e palëve, vlera e kontestit, pastaj data e përfundimit të shqyrtimit kryesor, kjo hyrje është e mangët, pastaj në procedurën e procedimit krijohen probleme.

2 –  PËRMBAJTJA  E  SHQIPTIMIT  është  e rregulluar  me nenin 160.3.

Shqiptimi i Aktgjykimit është pjesa kryesore e Aktgjykimit i cili, pas   plotfuqishmërisë  bëhet  titull  ekzekutiv  i  cili  i  obligon  palët  në procedurë.

Shqiptimi i Aktgjykimit patjetër duhet të jetë drejtë dhe kartë i formuluar, shqiptimi duhet të jetë i kartë në detaje i caktuar, prej nga do të shihej se cila e drejtë është shkelur dhe a i afrohet kësaj të drejte apo jo mbrojtja ligjore. Përmbajta e Aktgjykimit patjetër duhet të jetë e plotë prej nga do të konstatohet se për çka ka vendosur gjykata.

Shqiptimi   (diapozitivi)   i   aktgjykimit   si   pjesë   kryesore   dhe “imperative e vendimit, mbi të cilin është shprehur konstatimi i gjykatës në mënyrë të caktuar dhe obligative” parashihet me nenin 160.3 të LPC-së.

Pra shqiptimi i Aktgjykimit e përcakton vendimin e gjykatës, me të cilin aprovohet apo jo kërkesë padia mbi çështjen kryesore dhe kërkesat e dorës së dytë. Nëse ekziston kundër padia, të gjitha që vlejnë për padinë po ashtu vlejnë edhe për kundër padi.  Në përmbajtjen e Aktgjykimit hynë edhe vendimi mbi shpenzimet e procedurës.

Shqiptimi, varësisht për çfarë raporti juridik ka të bëhet, në fakt, përmbajtja e shqiptimit varet nga lloji i kontestit ndërmjet palëve, pra, e çfarë natyre është   shkelja e të drejtës subjektive, sepse nga shkelja e të drejtës subjektive varet se për çfarë padie ka të bëhet. Sipas përmbajtjes së mbrojtjes  e  cila  kërkohet  llojet  e  padive  janë  padi  për  gjykimin  e  të VEPRUARIT,         këto  lloje  të  padive  janë  ato  ku  kërkohet  mbrojtja  e natyrës paditëse – juridike (lloji i kësaj padie – kërkesa për të gjykuarit në pagesën e çmimit të blerjes,  kërkesës për porosinë e mallit, kërkesë për kompensimin e dëmit, dorëzimin e sendit paditësit, mbrojtja e kërkesës mundë  të  kërkohet   edhe  në     rastin  e  moskryerjes,  lëshimit  ose  të përmbajturit (TE PENGIMI I POSEDIMIT). Padia për VËRTETIM – me këtë  lloj  padie, paditësi kërkon vërtetimin e një relacioni juridik, do të thotë  kërkesa  kufizohet  në  deklarim  (lloji  i  kësaj  padie  –  padia  për vërtetimin e marrëdhënies së punës kontratës mbi shitblerje të drejtës në trashëgimi, në të drejtën në pronësi) etj. këto padi mund jenë pozitive dhe negative pozitive janë kur paditësi kërkon vërtetimin e një relacioni juridik e  negative janë kur me padi kërkohet vërtetimi i mosekzistimit të një të drejte  juridike. Padia INCIDENTALE          (prejudikuese),     është kur    në gjykatë parashtrohet  kërkesë për  vërtetimin e të ekzistuarit ku e drejta materiale dhe rregullat procesore juridike, kryesisht parashohin të drejtën relacionit kushtëzues , mundë të arrij ndryshim vetëm në aktgjykim nëse këtë mundësi e parasheh ligji, shembull –  kërkesa për ndërrimin e shumës për mbajtje të caktuar me aktgjykimin e plotfuqishëm, padi për anulimin e punës juridike, padi me të cilën ekzekutuesi e thekson kundërshtimin e vet, duke i propozuar  gjykatës  që të shpall  ekzekutimin         e pa  lejuar,  padi sekuestruese etj.

Gjykata po ashtu  shqyrton  mundësinë  e të ekzistuarit të drejtës së ndryshimit juridik, sepse bartësi  i një të drejte të caktuar ka të drejtë në ndryshimin  e  relacionit  juridik,  shembull-  të  drejtë  nga  tërheqja  e nënshkrimit  të  kontratës,  të  drejtë  në  prishje-revokim  të  kontratës,  të drejtën në kërkesë për kundërshtimin e kërkesës dhe të cilat  me dëshirë të deklarimit   të   njëanshëm   materiale-juridike,   mund   të   shkaktojnë ndryshime në relacionin juridik.

Shembuj:

Te pengimi  i  posedimit….patjetër  në shqiptim të theksohet  koha  kur është bërë pengimi i posedimit (është tejet me rëndësi duke qenë se neni

…..parasheh deri kur mund të kërkohet mbrojtja ligjore për të drejtën e shkelur te pengimi i posedimit), mënyra, në ç’mënyrë është bërë pengimi

/është me rëndësi sepse pengimi i posedimit mund të bëhet drejtpërsëdrejti

ose  në  mënyrë indirekte,  me  veprim aktiv  apo  gojor  /  ,  dhe vendi  – përshkrimi i saktë i vendit ku është bërë pengimi i posedimit si dhe kush e ka bërë aktin e pengimit të posedimit.

-te servituti….

-te marrëdhëniet obligative…..

Përshkrimi i kërkesë padisë, mënyra si është cenuar ndonjë e drejtë.

3.ARSYETIMI I AKTGJYKIMIT (renditja) neni 160.4

1.-Arsyetimi i aktgjykimit është pjesë e aktgjykimit, qëllimi i të cilit është të paraqet qartë, pa mëdyshje dhe bindshëm arsyen e aprovimit nga ana e gjykatës ose refuzimit të kërkesë padisë.Me dispozitën e nenit 160.4 të LPC-së janë dhënë elementet e përmbajtjes së arsyetimit të aktgjykimit si në aspektin e fakteve ashtu edhe në aspektin e të drejtës, me fjalët tjera ekzistojnë disa rregulla të caktuara ose më mirë të themi  një  renditje në rastin e punimit të arsyetimit, duke filluar me paraqitjen e kërkesë padisë, në cilin drejtim është ndryshuar ajo ashtu edhe plotësuar,  ndryshuar,  zgjëruar.  Me  arsyetim  të  aktgjykimit  Gjykata  e shprehë  përmbajtjen e ngushtë të kërkesë padisë dhe fakteve në të cilat është bazuar  ajo.  Pra te secili aktgjykim vërtetohet gjendja faktike aq sa nevojitet për vendosje sipas llojit të aktgjykimit. /a ësht aprovuar, refuzuar ose ndryshuar etj. kërkesë padia.

2.-Pastaj, shkaqet e shkurtëra me të cilat mbrohet i padituri (përgjigje në padi), a e konteston, pse, a e pranon kërkesë padinë në tërsi ose pjesërisht,/ nëse padia tërhiqet a pajtohet me tërheqjen e padisë/nëse është zgjëruar, a e pranon zgjërimin.

3.-Pastaj pretendimet të cilat janë faktet vendimtare, jo kontestuese në mes të palëve e të cilat janë fakte kontestuese.

4.-Pastaj, gjykata i thekson provat të cilat janë cekur e të cilat patjetër duhet të jenë të qarta, konkretisht të formuluara (deklaratat e dëshmitarëve, mendimin e ekspertit, përmbajtjen e provave me shkrim, dokumentacionin etj.)Pastaj gjykata e arsyeton   vlerësimin e provave të nxjerra dhe arsyet provuese, të cilat i ka aprovuar, në fakt të cilave prova u ka kushtuar besim dhe shkaqet  për  këtë  gjë,  pastaj  shpjegon  se  me  ato  prova  vërtetohet arsyeshmëria (ose paarsyeshmëria)  e kërkesë padisë, në fakt, vërtetohet gjendja faktike të cilën e ka marrur për  bazë gjykata për vendimin e vet (konkludimi i gjykatës, duke i theksuar rregullat të cilat i ka aplikuar në atë gjendje.

5.-Pastaj i thekson se cilat prova ka refuzuar të i nxjerrë si dhe shkaqet e refuzimit. Cila provave nuk i ka kushtuar besim, shkaqet për to dhe nëse ka pasur  propozim  të  palëve,  vendimin  mbi  propozimet  (lëshimet  më  të shpeshta  vërehen,  ashtu  që Gjykata  në mënyrë jo të drejtë e vlerëson nxjerrjen e provave ose mungon vlerësimi i tyre apo së fundi gjykata nuk e thekson  normën  e  të  drejtës  materiale  me të cilën  mbrohet  e drejta  e cenuar, ndryshe nuk thirret në normë konkrete.

6.-Pas kësaj gjykata i jepë shkaqet juridike të aprovimit /refuzimit / të kërkesë padisë. Provat:

Qëllimi i çdo procedure është që të vërtetohet apo jo arsyshmëria e kërkesë padisë.  Gjykata rreth këtyre pytjeve përgjigjet me aktgjykim/aktvendim. Aktgjykimi/aktvendimi/ me të cilën gjykata vendosë mbi kërkesë padinë, është rezultat i silogjizmit logjik në njerën anë normat ligjore dhe në anën tjetër  vërtetimi i  gjendjes  faktike. Me këto primesh, gjykata e ndërton konkludimin  e vet,  gjegjësisht,  aktgjykimin/aktvendimin/.Pra,  gjykata  e vërteton gjendjen faktike, pastaj, sipas gjendjes së tillë të vërtetuar faktike mund ta aplikoj rregullin e paraparë ligjor. E vërtetimi i gjendjes faktike bëhet përmes provave, në fakt përmes të të provuarit, do të thotë se prova dhe vlerësimi janë pyetjet kryesore.

PROVAT:

Se mjetet  ose personat  me ndihmën  e të cilëve gjykata nënkupton për faktet  kontestuese, quhen mjete provuese. Në shkencë dallohen, provat kryesore, kundër provat dhe prova mbi të kundërtën.

Prova  kryesore  rrjedhë  nga  pala  e  cila  e  bartë  barrën  e  të  provuarit, ndryshe, me provë kryesore gjykata bihet gjerë te bindja se pohimi është i vërtetë me të cilin është parashtruar fakti kontestues. Kundër prova nxirret sipas propozimit të palës kundërshtare e propozohet me qëllim që të bindet gjykata se gjendja e vërtetë është në kundërshtim me ate çka pohon pala mbi të cilën bie barra e të provuarit.

Prova mbi të kundërtën është provë e cila ka për qëllim të rrëzimit të paragjykimit ligjor. Lëndë e të provuarit është fakti për të cilin duhet të vërtetohet.

E dimë se provat si koncept ka shumë kuptime, së pari është tejet me rëndësi  se koncepti procesor  i provave si  dhe koncepti i provave si  e kategorisë logjike e të cilat prova vijnë gjerë në shprehje kur të i ndërhyet vlerësimit të provave. Në procedurë provat janë mjete për të kuptuarit e fakteve të rëndësishme për procedurë dhe vendosje. Pra përmes procedurës së të provuarit  kuptohet e vërteta dhe a ekziston ndonjë e drejtë apo jo, pastaj kush e ka cënuar të drejtën e dikujt dhe në çfarë mënyre është bërë cënimi i asaj të drejte, pra e drejta procesore, në fakt është e drejtuar kah ajo që si të vërtetohen drejtë  faktet,  si provohen faktet të cilat janë me rëndësi  për  vendosje.  Dihet  se  para  gjykatës,  paraqiten  dy  teza  mbi bazueshmërinë e kërkesë padisë dhe teza e pabazueshmërisë së tezës dhe e tërë procedura orientohet në drejtim të asaj që  të vërtetohet se a është kërkesa e bazuar apo jo. Palët, në fakt edhe paditësi ashtu edhe i padituri tentojnë që të provojnë se ata kanë të drejtë dhe tezat e tyre bazojnë në disa prova. Kjo do të thotë se si pala paditëse ashtu edhe pala e paditur tentojnë që pretendimet e veta ti provojnë si të vërteta dhe ate përmes disa provave. Mjetet provuese janë të shumta e shfrytëzohen edhe dëshmitarët kush, çka ka parë, çfarë dinë për situatën juridike, do të thotë dëshmia e dëshmitarit është si e dhënë për  gjykatën dhe ate, normal e dhënë e cila i intereson gjykatës,  mirëpo,  deklarata   patjetër  duhet  të  jetë  relevante,  pra,  që intereson gjykatës dhe e cila është  në  lidhje me situatën juridike. Do të thotë, provat janë të dhëna mbi faktet të cilat janë me rëndësi për vendosje, pra, ato janë të dhënat të cilat e arsyetojnë kërkesë padinë si të bazuar ose të pabazuar.Prova në teori dhe në praktike, konsiderohen nga dy aspekte, provat si mjet provues   dhe  si  bazë  provues.  Në  të  provuarit  si  provë  themelore nënkuptohet  përmbajtja  e  provës  së  nxjerrë  /dëshmia  e  dëshmitarit, ekspertit, shikimi etj. / e nga e cila gjykata konkludon mbi të ekzistuarit e fakteve të caktuara. Me provë si mjet provues, nënkuptohet burimi nga i cili fitohet të  nënkuptuarit mbi faktet e ato janë deklaratat konkrete të dëshmitarit, ekspertit, etj.Pra, është tejet me rëndësi, të vlerësuarit e provave – të fiksuarit e fakteve të cilat rrjedhin nga provat. Do të thotë vërtetimi i gjendjes faktike, pastaj, burimet e të nënkuptuarit e atyre fakteve, pastaj vlerësimi i konstatimit dhe mendimit  të  ekspertit  si dhe vlerësimet  e lira  të provave.  Pa  vlerësim konkret të provave  dhe arsyetim, për çka është marr një vendim i tillë, vetëm të konkluduarit te gjykata me vlerësimin e provave ka vendosur si në shqiptimin e aktgjykimit  është i gabuar dhe aktgjykimet e tilla janë aktgjykime pa arsyetim sepse  shqiptimi është vetëm substrat i gjendjes faktike e gjendja faktike është një tërësi e gjerë e diapazonit i cili duhet vërtetuar  pa  të  cilin  nuk  k  a  aktgjykim  të  drejtë  e  ligjor.  Pra,  nga aktgjykimi duhet të shihet qartë, cilat fakte, nga cilat prova dhe nga cilat shkaqe janë vërtetuar ose /nuk janë vërtetuar/ sepse detyrë e gjykatës është që secila provë të vlerësohet veç e veç, pastaj  secila  provë e veçantë të vlerësohet në gjirin e të gjitha provave të nxjerra,  pastaj të konkludoj, ta nxjerrë konkludimin mbi atë se a është provuar ndonjë apo jo ndonjë fakt, neni 8 LPC-së.Arsyetimi është tejet i rëndësishëm nga aspekti i vlerësimit të provave sipas bindjes së lirë të gjykatës, sepse, vërtetimi i të ekzistuarit apo jo të fakteve të rëndësishme për vendosje të drejtë, patjetër duhet të arsyetohet me shkaqet e të cilat shkaqe, gjykata i nxjerrë nga provat e administruara, në bazë të logjikës  dhe  të nënkuptuarit sepse pa dhënien e arsyetimit, vlerësimi i provave të nxjerrua është i mangët.

Mirëpo, vlerësimi i lirë i provave neni 8 të LPC-së si një prej parimeve të aprovuara, nuk lejon arbitrarizëm, konkludim të lirë, vlerësim të lirë të provave e supozon përmbajtjen esenciale të analizës së vlerësimit të secilës provë të nxjerrë vlerën e provave, lidhshmërinë e asaj prove me faktet reale,  me provat tjera të nxjerra, dmth. vlerësimi i lirë i provave patjetër duhet të gjejë mbështetje në vlerësimin real të secilës provë veç e veç dhe në bashkësi me  provat tjera të nxjerra. Vlerësimi i besueshëm i provave kundërthënëse  është  tejet  i  rëndësishëm  psh.  Në  shumicën  e  rasteve gjykata  thotë “kësaj  prove  ose  dëshmitarit,  gjykata  nuk  i  ka  kushtuar besim”, mirëpo, një gjë e tillë nuk mjafton, gjykata duhet të sqaroj pse nuk i ka kushtuar besim një prove të caktuar ose së paku gjykata  thotë se “nga deklarata e dëshmitarit ose ndonjë prove tjetër rrjedhë” mirëpo, një gjë e tillë nuk është e qartë sepse gjykata duhet ta vërtetojë pra, “rrjedhë” dhe “vërteton” janë dy përmbajtje krejt tjera, sepse nga një  provë  e caktuar mund të rrjedhin faktet e tjera, mirëpo, kjo nuk do të thotë se ato fakte edhe janë vërtetuar. Pra, arsyetimi nuk mund të jetë ritregim i  provave, vendimi duhet të jetë ashtu i konceptuar që nga ai të shihet qartë se cila gjendje faktike është vërtetuar. Në shkaqet e aktgjykimit, gjykata patjetër duhet,  në  mënyrë  të  përcaktuar,  ta  theksojë  shkakun  e  vërtetimit  të provave,   të   fakteve   të   caktuara   nga   të   cilat   varet   vendimi   mbi bazueshmërinë apo pabazueshmërinë e kërkesës dhe nga cilat shkaqe ka konkluduar  gjykata  që  ato  fakte  janë  të  provuara  .Pra,  arsyetimi  i aktgjykimit patjetër duhet të jetë i qartë, konkret në një mënyrë logjike me interpretim ti zbardhi – sqaroj faktet dhe të drejtat dhe të vërtetoj çka është e drejtë si përmbajtje e vendimit të tij.

4.UDHËZIMI MBI KËSHILLA JURIDIKE

Udhëzimi mbi këshillën juridike është i rregulluar me dispozitën e nenit —

–LPC-së. Nëse aktgjykimi shpallet, koha e shpalljes së aktgjykimit është me  rëndësi krahas disa të drejtave procesore dhe autorizimeve të palëve sepse prej momentit të shpalljes së aktgjykimit pala mund të heqë dorë nga ankesa menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit.

Aktgjykimi patjetër duhet të jetë i nënshkruar që është e rregulluar me nenin ….LPC, sepse me këtë vërtetohet autencititeti i tij.

Në fund të theksojmë se aktgjykimi / aktvendimi, teza e gjykatës  mbi bazueshmërinë apo pabazueshmërinë e kërkesës  në secilin rast konkret duhet të jetë ashtu i arsyetuar që me fuqinë e argumenteve të veta të i bindë palët mbi drejtësinë e vendimit, objektivitetin dhe lidhshmërinë e tij sepse vetëm vendimi i tillë i gjykatës mund të jetë akt procesor autoritativ.

LITERATURA:

Dr. Borivoje Pozliq – E drejta civile procesore

Hranisllav Karamarkoviq – Dragoljub Petroviq

Millka i Zhivota Jankoviq – Komenti i ligjit mbi procedurën civile

Ligji mbi procedurën civile i R. së Kosovës.

Marre nga   faqja : www.oak-ks.org

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

five × one =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles