Mbrojtja E Të Drejtës Për Të Jetuar – Si E Drejta Më Themelore E Njeriut-Prof. Dr. Ismet Elezi

Problemi i mbrojtjes së jetës së njeriut nga vrasjet, në përgjithësi, dhe ato për hakmarrje e për gjakmarrje, në veçanti, paraqet rëndësi të madhe historike, politike-shoqërore, juridike e praktike.Vrasjet janë krime të rënda që prekin të drejtën për të jetuar, si e drejta  më  themelore  e  njeriut,  e  mbrojtur  në  Deklaratën  Universale  të Asamblesë  së  Përgjithshme  të  OKB  (1948),  me  Konventën  Europiane (1950) dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 21).Pikërisht se vrasjet janë plagë e rëndë shoqërore, që nga lashtësia kanë  tërhequr  vëmendjen  e filozofëve,  të shkrimtarëve, të sociologëve, juristëve e të mendimtarëve të tjerë.Për gjakmarrjen në Shqipëri, e cila në të kaluarën ka shuar familje të tëra, kanë shkruar  shumë autorë të huaj, e sidomos albanologët e njohur J.G.Hahnn-i, F.B. Nopça, E. Durhani, S. Villari, G. Kasteletti, si dhe disa autorë të tjerë të kohës sonë.Me këtë problem të rëndësishëm janë marrë edhe rilindësit tanë të mëdhenj, si: S.Frashëri, P.Vasa, Z. Jubani, J.Vreto, A.Drenova, At Gjergj Fishta e deri në ditët tona shkrimtari i shquar I.Kadare dhe mjaft studjues të tjerë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë.  Trajtimi  i  çështjes  është  bërë  nga këndvështrime të ndryshme, sepse mbrojtja e jetës së njeriut nuk ka qenë e nuk është kudo e kurdoherë e njëllojtë.Studjuesit  shqiptarë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë  nisen  nga  teza themelore  se   vrasjet   për  gjakmarrja  janë  fenomen  historiko-shoqëror. Ligjësitë  e  përgjithshme  të  lindjes  dhe  të  evolucionit  të  tyre  janë  të përbashkëta,     pa      mohuar           veçoritë       vendore.      Në     kohët e lashta,     në formacionet  parashtetërore,   gjakmarrja  ishte  mjet  i  vetëmbrojtjes.  Në rendin patriakal fisnor mori përhapje të gjerë,  ndërsa  në Mesjetë filloi të kufizohej sipas parimit të talionit “sy për sy”, “dhëmb për dhëmb”.

Ky proces vazhdoi në shekujt e mëvonshëm deri në zhdukjen e plotë të saj. Vrasjet për  gjakmarrje nuk kanë qenë vetëm fenomen shqiptar, por kanë pasur karakter ndërkombëtar. Ato kanë ekzistuar, në kohë të ndryshme në vende të tjera të botës, si: në Azi, në Arabi, te hebrejtë, në Greqinë e vjetër, në Romën e vjetër, te gjermanët, te sllavët, në Kaukaz, në Korsikë e gjetkë. Diku ato janë zhdukur më herët e diku më vonë.Veçoria e Shqipërisë qëndron në faktin se vrasjet për gjakmarrje vazhduan në disa  zona më gjatë, për shkaqe të brendshme e të jashtme, objektive e subjektive.Ndër  këto,  më  kryesoret  janë:  Ekzistenca  për  shumë  shekuj  e marrëdhënieve  patriakale-fisnore,  organizimi  vetëqeverisës,  krijimi  me shumë vonesë i shtetit të pavarur shqiptar (28 nëntor 1912) dhe i së drejtës pozitive;          prapambetja e      përgjithshme        social-ekonomike, arsimore     e kulturore, forca e madhe e mentaliteteve të së kaluarës, si dhe pushtimet e gjata të huaja.Shkenca shqiptare, mbështetur me përvojën shekullore të popullit shqiptar, kundërshton si të pabazuar pikëpamjen e atyre autorëve të huaj, tëcilët  shprehen  se  gjakmarrja,  gjoja,  është  veçori  biologjike,  racore  e shqiptarëve.Gjakmarrja është dukuri sociale që ka një fillim e mbarim dhe nuk është  fatalisht  e  pashmangshme.  Evolucioni  i  kufizimit  të  gjakmarrjes shihet  qartë  në  të  drejtën  zakonore  penale  të  shqiptarëve,  në  kanunet mesjetare. Kështu psh, në Kanunin e Lekë Dukagjinit parashikohet rregulli se vetëm dorasi binte në gjak, (paragrafi 898) “gjak për gjak”, “gjaku shkon për gisht”. Ky rregull është shprehur edhe në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin  e  Labërisë   dhe  në  kanunet  vendore.  Gjithashtu,  në  kanune parashikohej  në  vend  të  vrasjes  për   gjakmarrje,  shpërblimi  i  gjakut (compositio). Në kundërshtim me realitetin objektiv, autorë të ndryshëm të huaj, kundërshtarë të kombit shqiptar, janë shprehur se, gjoja, gjakmarrja buron nga psiqika e shqiptarit, se shqiptarët janë komb barbar, etj.Në  parathënien  e  Kanunit  të  Lekë  Dukagjinit,  At  Gjergj  Fishta thoshte se: “Vrasja,  sipas Kanunit, dënohej, por, duke mos pasur shtet e gjyqe,  i  lihej  shteg  vetëgjyqësisë,   gjakmarrjes  individuale,  si  mjet  i vetëmbrojtjes”.  Që  këtej,  Fishta  nxjerr  konkluzionin  se  “asht  gabim të thuhet që të marrunit e gjakut shënon barbarinë e kombit shqiptar”, por buron  nga do mdorje që nuk varen prej shpirtit të këtij kombi, por prej organizimit shoqëror të tij. Rol të madh në mbrojtjen e jetës së njeriut dhe kufizimin e gjakmarrjes në të kaluarën ka  luajtur  instituti i besës dhe i ndorjes,  si  bazë  e  ndërmjetësimit  të  pajtimit,  besëlidhjes  kolektive  në kuvendet tradicionale nga Jugu në Veri e deri në Kosovë e në Mal të Zi.Faktet historike tregojnë se gjakmarrja në Shqipëri,  në kushtet e ekzistencës së  shtetit  të së drejtës pozitive, ka shkuar vazhdimisht drejt kufizimit  dhe  zhdukjes  në  pjesën  më  të  madhe  të  vendit.  Proçesin  e zhdukjes e provoi realiteti shqiptar nga vitet ’60-’90 –të, si dhe përvoja e shqiptarëve të Kosovës e në Mal të Zi. Për këtë dëshmojnë edhe të dhënat statistikore:Në  vitet  1930-1938  nga  1948  vrasje  të  gjykuara  –  42  %  ishin  për hakmarrje e për gjakmarrje.

1939 – 1944 nga 764 vrasje të gjykuara, 37 % ishin për këto motive.

1945-1955 –         153 vrasje ose      – 13 %

1956-1960 –         1.11 % për hakmarrje e gjakmarrje

1960-1990 u zhdukën krejtësisht

Me kalimin nga shteti totalitar në demokracinë pluraliste, në vitet’90-të u rishfaqën vrasjet për gjakmarrje në disa zona të Shqipërisë Veriore e Verilindore.Në vitet 1991-1995, sipas të dhënave në Kuvendin e Republikës sëShqipërisë (mars 1996) ishin kryer gjithësej 953 vrasje. Nga këto 91 ose 9.5  %  ishin  për motive gjakmarrjeje.  Sipas  mendimit  tonë, këto shifra duhen marrë me rezervë, sepse në praktikën gjyqësore e sidomos në shtyp nuk bëhet dhe tani dallimi midis  vrasjes për gjakmarrje, që kryhet për të marrë gjakun për vrasjen e mëparshme të babait, të  djalit, të vëllait, të xhaxhait, nga vrasja për hakmarrje, në kuptimin e gjerë të fjalës, si shpagim për  dhunën e përdorur më parë (rrahjen), për fyerjen, për shpifjen midis pjesëmarrësve  të  bandave  të  armatosura  për  larje  hesapesh.  Nga  një anketim i bërë nga Fondacioni për Zgjidhjen e  Konflikteve në Veri të Shqipërisë në shkurt-qershor 2001, 65 % e të anketuarve u shprehën se nuk ka ose ka pak dallime midis këtyre vrasjeve.Duke  mos  bërë  dallim  shpeshherë  raportohen  shifra  të  larta  të vrasjeve për  gjakmarrje, duke përfshirë ato për motive pasurore ose për larje hesapesh midis bandave etj., që nuk i përgjigjen realitetit dhe prishin imazhin e demokracisë e atë kombëtar.Rishfaqja e vrasjeve për gjakmarrje në dhjetëvjeçarin e fundit kërkon një analizë të thellë  të shkaqeve e të kushteve favorizuese, objektive e subjektive, për të organizuar një sistem  masash parandaluese dhe luftën kundër tyre.Kalimi  i  Shqipërisë  në  pluralizëm  u  shoqërua  me  shndërrime politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, juridike e psikologjike, që sollën pasoja edhe në mbrojtjen e jetës së  njeriut. U krijua një vakum i autoritetit të shtetit e të ligjit, duke u shtuar këtyre varfërinë dhe konfliktet pronësore nga ndarja jo e studjuar e tokës, si dhe konfliktet familjare, që shpunë në ringjalljen e mendësive e të praktikave kanunore të së kaluarës për sigurinë e jetës së njeriut.Në  Shqipëri  ndodhi  ashtu,  siç  ka  thënë  kriminologu  i  njohur amerikan     Edvin Sutherland,që “ç’organizimi    shoqëror”           shpuri         në “ç’organizimin individual”, sepse demokracia u keqkuptua si anarki, si vetëgjyqësi dhe u tronditën vlerat pozitive të popullit shqiptar.Dinamika e vrasjeve, në përgjithësi, dhe për motive hakmarrjeje e gjakmarrjeje, në veçanti, shënoi rritje, veçanërisht në vitin 1997 për shkaqet që dihen.Në  këtë  vit  u  shfaq  një  dukuri  e  re  sociale,  sepse  vrasje  për gjakmarrje u kryen jo vetëm në Shqipërinë Veriore e Verilindore, por edhe në Fier, Berat e në Vlorë, etj., ku ato  ishin zhdukur para disa dekadash. Ngjarjet e vitit 1997 i thelluan më tej shkaqet e vrasjeve për gjakmarrje, si rrjedhojë e mosfunksionimit të aparatit shtetëror (të policisë, të prokurorisë, të gjykatave e të ushtrisë), të përhapjes së anarkisë dhe të kaosit, të largimit nga  burgjet  të  shumë   kriminelëve  që  vazhduan  vrasjet  në  bandat  e armatosura, të armatimit në masë të popullsisë, që shkaktoi pasoja tragjike, shtimin e vrasjeve, përfshirë ato për gjakmarrje.Kusht tjetër favorizues ishte moszbulimi dhe moskapja në kohë e të gjithë fajtorëve nga policia, hetimi i mangët dhe jo objektiv i çështjeve nga prokuroria, dhënia e dënimeve të buta ose e pafajësive, si dhe lirimi para kohe,  me  kusht,  jashtë  kritereve  ligjore  nga  gjykata.   Aty,  ku  nuk funksionon  shteti  e  ligji,  vepron  vetëgjyqësia  e  kanuni.  Natyrisht,  nuk mund  të  mos  përmenden  edhe  faktorët  psikologjikë  si  temperamenti, karakteri, emocionet, mendësia e së kaluarës etj.Pavarësisht nga pasojat e vitit 1997, me masat për forcimin e rendit e të sigurisë publike vërehet prirja e përgjithshme e uljes së vrasjeve.Në vitin 1998 u kryen 573 vrasje, prej të cilave 13 % për hakmarrje,19 % për gjakmarrje.Në vitin 1999 u kryen 496 vrasje, prej të cilave 13 % për hakmarrje e 18 % për gjakmarrje. Në vitin 2000 u kryen 275 vrasje ose 200 më pak se në vitin 1999.Rreth 19 % ishin për hakmarrje dhe rreth 7 % për gjakmarrje. Në janar – shtator 2001 u kryen 164 vrasje, nga të cilat 10 % për hakmarrje,19% për gjakmarrje. Edhe përqindjet e sipërme duhen marrë me shumë rezervë, sepse ndryshon cilësimi juridik i vuajtjeve nga policia në prokurori e në gjykatë.Në uljen e numrit të vrasjeve kanë ndikuar një varg faktorësh. Ndër ta, krahas masave parandaluese të policisë, të prokurorisë e të organeve të tjera shtetërore, ka qenë edhe veprimtaria gjashtëvjeçare e Fondacionit për Zgjidhjen  e  Konflikteve,  i  cili  ka  dhënë   ndihmesë  të  çmuar,  duke ndërmjetësuar  për  t’u  zgjidhur  nga  viti  1998  -   gusht  2001  mbi  2851 konflikte familjare, pronësie e 594 penale, që mund të shpinin në vrasje, si dhe pajtimin e       46      gjaqeve,       veç     atyre,          që      ka           realizuar     Komitet Mbarëkombëtar i Pajtimit dhe Misionarët e Pajtimit. Nga anketimi i bërë në shkurt – qershor 2001,  në Veri 68 % u përgjigjën  se  gjakmarrja  është  dukuri  e  rrallë.  Megjithatë,  vrasjet  për gjakmarrje, sidomos në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Kurbin,  Mirditë,  Pukë  etj.,  mbeten  problem  shqetësues,  ndërsa  ato  për hakmarrje në rrethet Tiranë, Berat, Fier, Vlorë etj.Sipas  grupmoshave,  rezulton  se  mosha  mesatare  e  autorëve  të vrasjeve për gjakmarrje është 26-40 vjeç, pa përjashtuar ndonjë rast si ai i minorenes 13-vjeçare nga Laçi, që vrau gjaksin e babës. Edhe viktimat janë të moshave të reja.Pikërisht, se shumica e madhe e autorëve të vrasjeve janë të moshave të reja, nuk i njohin dhe nuk i kryejnë vrasjet nën ndikimin e kanunit, por nxiten nga të tjerët, ndonëse opinioni i referohet atij kanuni. Në praktikë vërehen shmangie të mëdha nga kanuni, sepse vriten të mitur, siç ndodhi në Barbullush në Shkodër, ku u vra për gjakmarrje një djalë 11-vjeçar, vriten pleq ose  krejt familja, duke përdorur bomba, tritol, etj, ose digjet trupi i viktimës,  siç  ndodhi  në  Berat,  kryhen  vrasje  në  fshehtësi  e  në  befasi. Shmangie të mëdha të kanunit ka sidomos në ngujimin, deri të fëmijëve që detyrohen të braktisin shkollën.Pasojë  tjetër  e  gjakmarrjes  është  migrimi,  brenda  vendit  ose emigracioni jashtë shtetit i shumë familjeve të vrasësve të këtyre. Pasojat e këtyre  vrasjeve  janë  tepër  të  rënda   për   viktimat  e  për  familjet  dhe shqetësuese për shoqërinë.Përballë gjendjes ekzistuese, veç luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, që ka dalë në plan të parë, meriton vëmendje të veçantë edhe mbrojtja e jetës së njeriut nga vrasjet për motive gjakmarrjeje,  pavarësisht  se  këto  janë  dukuri  kalimtare  e  nuk  kanë  të ardhme.Në  Shqipëri  ndodhin  ndryshime  të  mëdha  ekonomiko-shoqërore, arsimore e kulturore  dhe psikologjike, lëvizje të mëdha demografike dhe emigracioni jashtë shtetit, përpjekjet e  shtetit për forcimin e rendit e të sigurisë për shtetasit, për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, si dhe faktorë të tjerë, që ndikojnë pozitivisht për zhdukjen e këtyre lloj vrasjeve, ndërsa vrasjet për hakmarrje, në kuptimin e gjerë të fjalës, janë më të qëndrueshme.  Megjithatë, ato nuk zhduken vetvetiu, pa marrjen e masave të shumanshme për parandalimin dhe për luftën kundër kësaj relike të historisë.Në kuadër të mbrojtjes së jetës nga vrasjet për gjakmarrje, mendojmë se lind nevoja për hartimin e një programi strategjik me afat të shkurtër (1- vjeçar) dhe me afat të gjatë (2-5 vjeçar)  për parandalimin e vrasjeve për gjakmarrje në radhë të parë nga policia, prokuroria, gjykata, si  dhe nga organet e tjera shtetërore qëndrore e vendore.Nga pikëpamja ligjore, Kodi Penal është i plotë, sepse parashikon shprehimisht vrasjen për hakmarrje e për gjakmarrje, si vrasje në rrethana të cilësuara, si dhe kanosjen për hakmarrje  e gjakmarrje për t’u nguluar. Por me rëndësi të veçantë është angazhimi i organizatave joqeveritare për parandalimin  e  përgjithshëm  social  të  gjakmarrjes,  duke  filluar  me edukimin e fëmijëve në familje, në shkollë e në mjedisin shoqëror e të komunitetit  me  ndjenjat  e  solidaritetit,  të  mirëkuptimit  e  tolerancës,  të respektimit të ligjeve e të institucioneve shtetërore, kundër vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes, për forcimin e  stabilitetit politik, për reformat ekonomike, shoqërore, për çarmatimin e përgjithshëm të  popullsisë, për forcimin e shtetit të së drejtës, për zbatimin e rregullt të Kodit Penal në vend të kanunit etj.Kuptohet, se realizimi i programit strategjik afatshkurtër e afatgjatë kushtëzohet  nga  bashkëveprimi  në  një  front  të  përbashkët  të  organeve shtetërore me organizatat joqeveritare, që nga Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve e deri tek kleri i besimeve fetare, Qendra e të  Drejtave të Njeriut e, posaçërisht, masmedia, radioja, televizioni, shtypi, etj., zbatimi i traditës shekullore të kuvendeve, si ai i Pukës (2001) etj.Me rëndësi është sqarimi i opinionit publik se dënimi me vdekje nuk ka  qenë  mjeti  kryesor  kundër  vrasjeve  për  gjakmarrje,  nuk  duhet  të dobësohet lufta për mbrojtjen e jetës së njeriut nga vrasjet për gjakmarrje, pas heqjes së tij, mbasi dënimi penal, në përgjithësi dhe ai me vdekje, në veçanti, luan rol ndihmës dytësor e veç asaj, Kodi Penal parashikon për vrasjen për hakmarrje e gjakmarrje dënim deri në burgim të përjetshëm dhe për kanosjen për hakmarrje e  për gjakmarrje për t’u ngujuar deri tre vjet burgim.Kryesorja është rritja e besimit ndaj autoritetit të shtetit dhe të ligjit në vend të Kanunit  kundër gjakmarrjes, e cila është e papajtueshme me parimet e shtetit të së drejtës, me tërë zhvillimin ekonomiko-shoqëror që bazohet  në  ekonominë  e  tregut  të  lirë,  është  ndjenjë  anticivilizuese  e antinjerëzore.Integrimi i popullit shqiptar me popujt e tjerë të qytetëruar, mbrojtja e të drejtave dhe i lirive të njeriut dhe, veçanërisht, e së drejtës për të jetuar, emancipimi i shoqërisë nga mendësitë e së kaluarës, kërkojnë parandalimin dhe luftën për zhdukjen e plotë të vrasjeve për gjakmarrje.

Marre nga   faqja : avokatiipopullit.com

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

fourteen − five =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles