Regjistrimi i kandidateve si Asistent Avokat(kriteret,procedura,dokumentet qe duhen)

1181229_1avocats

Regjistrimi i kandidateve per avokat per kryerjen e stazhit te detyruar 1 vjeçar si asistent avokat, prane nje avokati apo zyre avokatie, eshte hapi i pare i rendesishem per plotesimin e proçedurave ligjore per fitimin e titullit te avokatit.

 Regjistrimi i kandidateve si asistent mund te behet vetem pasi kandidati te kete siguruar diplomen e juristit Master Shkencor ose Master Profesional nga fakulteti drejtesise i universiteteve publike dhe jo publike brenda territorit te Republikes se Shqiperise,te akredituara nga Keshilli Kombetar i Akreditimit prane MASH; si dhe diploma ekuivalente sa me siper, te leshuara nga universitetet jashte Shqiperise, te shoqeruara me Deshmi Per Njohje Diplomimi nga Drejtoria e Arsimit Te Larte Dhe Kerkimit Shkencor prane MASH.

Regjistrimi behet prane Dhomes Kombetare te Avokatise te Shqiperise.

Te drejten e ushtrimit te Profesionit te avokatit ne Republikën e Shqipërisë mund ta fitoje çdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) te këtë kryer arsimin e larte juridik brenda vendit ose jashtë vendit, por te njësuar me te;
b) te jete regjistruar ne një dhome avokatie dhe ne Ministrinë e Drejtësisë si asistent pranë një avokati, te këtë përfunduar periudhën njëvjeçare te stazhit dhe te këtë marre mendimin pozitiv te avokatit;
c) te këtë marre me shume se 50 për qind te pikëve ne provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatisë;
ç te gëzojë integritet moral dhe qytetar, për te mbrojtur te drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe te plotësojë kërkesat e etikes për ushtrimin e profesionit te avokatit;
d) te mos jete dënuar për vepra penale te kryera me dashje, sipas parashikimeve te “Kodit te etikes se avokatit”:
dh) te mos jete pjesëmarrës ne marrëdhënie apo veprimtari publike ose private, te cilat, sipas ligjit, Statutit te Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe “Kodit te etikes se avokatit”, janë te papajtueshme ose te papërshtatshme me figurën dhe ushtrimin e profesionit te avokatit;
e) te jete anëtar i dhomës se avokatisë ne juridiksionin e se cilës ndodhet zyra e tij e punës.

Ne perputhje me kriteret e mesiperme ligjore,prane Dh.K.A., aplikantet duhet te paraqesin Dokumentat si me poshte:

  • Kerkesa me shkrim per regjistrim
  • Vertetimin e avokatit apo zyres avokatise,ku pranohet qe aplikanti te kryeje periudhen 1 vjecare te stazhit.Ky vertetim detyrimisht duhet te leshohet nga avokat ose zyre avokatie,anetare e dhomes avokatise, ku aplikanti ka vendbanimin e tij. Ne dosjen e aplikantit detyrimisht duhet te jete dhe mendimi pozitiv i kryesise se dhomes avokatise per kryerjen e stazhit.
  • Fokopje e noterizuar e diplomes te fakultetit juridik te universitetit perkates.
  • Fotokopje e noterizuar e listes notave te leshuara nga universiteti perkates.
  • Karta e identitetit (ne mungese certifikate personale) e aplikantit.
  • Vertetim nga njesia administrative ku ka vendbanimin aplikanti ,se eshte banor i kesaj njesie.
  • Deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesise, te aplikantit ,per te vertetuar se nuk ka precedente penale.Deshmia e penalitetit nuk mund te jete leshuar nga organi competent me teper se 3 muaj nga data e aplikimit.
  • Njehsimin e diplomes se huaj ,ose vertetimin nga MASH se ka kryer aplikimin per konvalidimin e saj (Per aplikantet e diplomuar jashte vendit)
  • Fotografi me permasa 4 x 4 ,cope 2
  • Tarifa e regjistrimit si asistent ,prej 1.000 (njemije) leke .

Per shtetasit e huaj qe deshirojne te aplikojne per tu regjistruar si asistent prane nje avokati apo zyre avokatie,vec sa me siper duhet te paraqesin dhe nje dokument zyrtar,te leshuar nga nje institucion publik ne Republiken e Shqiperise ku te vertetohet se kandidati per asistent zoteron gjuhen shqipe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

twenty − one =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles