I jam nenshtruar provimit te detyrueshem per fitimin e titullit avokat dhe me vendim te komisionit te provimit te ngritur per kete qellim e kam fituar kete titull qysh prej vitit 2005. Per disa arsye te mia nuk jam paraqitur prane Dh.K.A. per te kryer veprimet e metejshme ligjore te paisjes dhe ushtrimi te profesionit. Si duhet te veproj?

Per te vazhduar procedurat e metejshme ligjore duhet te ndiqni hapat e mëposhtme:

  • Ne menyre te menjehershme duhet te kontaktoni me departamentin e menaxhimit prane Dh.K.Avokatise, ku duhet te paraqisni arsyet per te cilat nuk jeni paisur me Çertifikaten e Avokatit, si dokumenti themeltar i te drejtes se ushtrimit te profesionit. Me kete rast ju bejme te ditur se terheqja e certifikates brenda afateve eshte nje detyrim ligjor.
  • Nëse arsyet qe ju do te paraqesni kane karakter ligjor dhe moral do te mund te ushtroni te drejten e paisjes se menjehershme tuaj me çertifikaten perkatese. Ne rast te kundert do te jeni te detyruar ti nenshtroheni edhe nje here detyrimit te dhenies se provimit te avokatise. Kjo e fundit I referohet nenit 20, pika 3, germa dh, te ligjit nr 9109 date 17/07/2003, i ndryshuar.
  • Ne rast te riaktivizimit te se drejtes se ushtrimit te profesionit, nga ana juaj do te paguhen te gjitha detyrimet ligjore qe lidhen me pagesen e tarifes se pervitshme te avokatit, njelloj sikur te ishit paisur me çertifikaten ne momentin qe u ka lindur kjo e drejte. Perjashtim nga ky paragraf bejne vetem ata persona te cilet nuk mund te ushtronin kete profesion per shkak te papajtueshmerise qe percakton ligji apo per shkaqe te tjera te justifikueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?