Nocioni dhe elementet e veprës penale sipas të drejtës penale të Republikës së Kosovës – Dardan Qela

white-collar-crime-1

Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale,në teorinë e së drejtës penale janë shfaqur mendime të ndryshme.Keto mendime dallojnë varësisht prej këndvështrimit të veprës penale.para së gjithash,vepra penale trajtohet si fenomen juridik.Krahas këtij mendimi,vepra penale me të drejtë konsiderohet edhe si fenomen social dhe si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar me të cilin dëmtohen apo rrezikohen vlerat e caktuara të shoqërisë apo te individit.Mirëpo,duhet theksuar se vetëm qasja nga të gjitha këto tri aspekte mund të na ofrojë kuptimin e plotë të veprës penale.vështruar kështu në mënyrë komplekse mund të kuptohet si duhet kuptimi juridik i veprës penale,i cili është manifestim i realitetit social dhe veprimit të njeriut.

Në aspektin social,vepra penale është sjellje e njeriut e cila mund të jetë me veprim ose mosveprim,e cila është në kundërshtim me interesat e shoqërisë.rrjedhimisht me vepër penale sulmohen vlerat të cilat kanë rëndësi të posaçme,dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe me legjislacionin penal.Kështu,në rastet kur dikush cenon apo dëmton këto të mira  i shqiptohen sanksionet penale.

Gjithashtu vepër penale është edhe veprimi i njeriut të caktuar që midis të tjerash,është manifestim edhe i personalitetit të tij.Ajo është shprehje e vetive dhe koncepcioneve të individit,si dhe gjendjes psikike të tij në momentin kritik.Mirëpo në fakt,vepra penale është manifestim i mospajtimit të personit të caktuar me normat që gjenden në fuqi.Ky është një lloj çrregullimi i raportit në relacionin e individit ndaj shoqërisë.Me fjalë të tjera,këtu shprehet konflikti midis sistemit të vlerave të shoqërisë dhe të individit.

- Nocioni formalo-material i veprës penale –

Nocioni Formal i veprës penale paraqitet që mesin e shekullit XIX dhe kryesisht e njeh shkolla klasike.sipas këtij nocioni,vepra penale konsiderohet si fenomen juridik apo fakt juridik,e cila shkakton pasoja juridike në botën e jashtme.Në kuptimin formal,vepra penale konsiderohet vetëm si vepër ,e cila në legjislacionin penal është e përcaktuar si e tillë.Së këndejme,sipas këtij përkufizimi,nuk shihet se vepra penale është vepër kundër moralit dhe shoqërisë,por vetëm vepër e cila është e kundërligjshme.Me fjalë të tjera,sipas nocionit formal, vepra penale përcaktohet vetëm duke i pasur parasysh elementet e saj formale apo juridike.

Nocioni i këtillë formal i veprës penale është kritikuar nga një numër i madh i shkencëtarëve ngase ligjëdhnësit dhe praktikës gjyqësore nuk i ofronte kritere të vlerave përmbajtësore në bazë të të cilave do të përcaktohej kjo  vepër si vepër penale dhe të ndëshkohej kryesi i saj.Nga përkufizimi i këtillë nuk shihet se për çfarë shkaqesh një vepër  e njeriut duhet të konsiderohet vepër penale.Gjithashtu,kocepcioni i këtillë formal i veprës penale u kritikua ngase ligjdhënësit dhe praktikës gjyqësore u mundësonte subjektivizëm dhe arbitrarizëm.Kundërshtarët e këtij nocioni të veprës penale u angazhuan që nocionit të kundërligjshmërisë(që është vetëm nocion formal)t’i shtohen aso elemente përmbajtësore të vlerave sociale dhe morale të cilat do ta obligonin ligjëdhnësin dhe Gjyqësinë që t’i kenë parasysh me rastin e përcaktimit se cilat vepra do të konsiderohen si vepra penale.

Sipas nocionit material,vepra penale është vepër apo sjellje e njeriut e cila dëmton apo rrezikon vlerat elementare të njeriut,të shoqërisë dhe sistemit juridik.Këtu është fjala për vlerat vitale nga të cilat varet ekzistenca e individit,e kombit dhe e shoqërisë.së këndejme,për t’u konsideruar një vepër penale si vepër penale,ajo patjetër duhet të arrijë një kuatum të dëmit apo të rrezikut për njeriun,kombin apo shoqërinë.Në të kundërtën,nëse shkala e dëmit apo rrezikut nuk e arrinë kuantumin e caktuar,atëherë mund të bëhet fjal për kundërvajtje.Pra jo çdo lloj dëmtimi apo rrezikimi i vlerave shqoërore dhe të individëve,nuk mund të konsiderohet vepër penale.

Nga këto nocione të veprës penale shohim se nocioni formal,veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik(formal),kurse nocioni material  jep përgjigjje në atë se për çfarë shkaqesh një vepër penale konsiderohet vepër penale.Marrë ndaras,këto dy teori janë të njëanshme dhe nuk përcaktojnë në mënyrë adekuate dhe në tërsi institucionin e veprës penale.Së këndejmi,vepra penale mund të përkufizohet në mënyrë adekuate vetëm nëse merren parasysh elementet formale dhe materiale të saj,ose ,më fjalë tjera,nëse vepra penale përkufizohets sipas nocionit material-formal.

Përkatësisht,sipas nocionit materialo-formal vepra penale është vepër e njeriut e cila është e kundërligjshme,e kryer me faj dhe e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale,por e cila njëherit është edhe vepër e rrezikshme.

Nga kjo që thamë del se edhe përkundër të metave të nocionit formal të veprës penale,elementet formale apo juridike patjetër duhet të shprehen,krahas pasojës së dëmshme apo rrezikshmërisë,për të mundur një vepër penale të konsiderohet si vepër penale.përkatësisht,duhet që përveq se vepra të jetë e dëmshme apo e rrezikshme për individin apo shoqërinë,ajo duhet që dhe me ligj të jetë e përcaktuar me ligj si vepër penale.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përvetëson nocionin formalo-material të veprës penale.Ky nocion është përcaktuar në nenin 6,në të cilin është paraparë më sa vijon:”Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale,tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit te detyrueshëm.

Dispozita e nenit 6 të kodit penal,në të cilën është përcaktuar nocioni i vperës penale,përmban (4) kushte themelore të cilat duhet të përmbushën në mënyrë kumulative nga ligjdhënësi si dhe të konstatohen nga të gjitha organet e gjyqësisë penale.

1.  Kushti i parë i cili duhet të plotësohet për t’u konsideruar një vepër penale si vepër penale,është që vepra të jetë e kundërligjshme.lidhur me këtë ,nocioni i kundërligjshmëris duhet kuptuar si kundërligjshmëri formale dhe materiale.Ligjdhënësi mund t’i përcaktojë si vepra penale vetëm ato vepra,te cilat sipas Kushtetutës,Konventave ndërkombëtare dhe sistemit juridik të vendit i dëmtojnë apo i rrezikojnë të mirat juridike të njeriut dhe shoqërisë.Ky kusht i përkufizimit ligjor të veprës penale është mekanizëm i theksuar i parimit të ligjshmërisë,ngase është digë që ligjdhënësi,sipas vlerësimit të tij subjektiv,në mënyrë arbitrare të mos i parashohë si vepra penale çfarëdo vepre.

2. Kushti i dytë i nocionit të veprës penale,të paraparë në nenin 6 të kodit penal,është pasoja e dëmshme apo rrezikshmëria.Ky kusht është i natyrës materiale i nocionit të veprës penale ngase bën të mundshme që të zgjidhet dilema,nëse është fjala për vepër penale apo kundërvajtje apo vepër e rëndësisë së vogël.

3. Kushti i tretë, i cili duhet të përmbushet sipas këtij neni,konsiston në postulatin që vepra jo vetëm të përcaktohet me ligj si vepër penale,por njëherit duhet të përcaktohen me ligj edhe tiparet apo elementet konstituive të veprës penale konkrete,kjo wshtw paraparw edhe nw kodin e ri penale nw nenin 2, ku thuhet shprehmisht “se Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj” .

 Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një

vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është

paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.

 Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të  saktë dhe nuk lejohet

interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në

favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.

Ky kusht i detyron Gjykatat dhe organet tjera shtetërore që ta respektojnë parimin e Legalitetit në fushën e së drejtës penale.Gjithashtu ky kusht e obligon ligjdhënësin që me rastin e formulimit të veprave penale që në masën sa më të madhe që është e mundur t’i përcaktojë saktësisht,në mënyrë sa më të qartë dhe precize,figurat e veprave penale.

4. Kushti i katërt, i cili duhet të shprehet në kuadër të nocionit të veprës penale,konsiston në faktin se ligjdhënësi duhet për çdo lloj të veprës penale të parashohë llojin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm i cili mund të shqiptohet. Ky kusht është i domosdoshëm ngase parimi i legalitetit kërkon që ligji nuk  duhet t’i përcaktojë vetëm veprat penale dhe tiparet e tyre,por dhe llojin dhe masën e sanksionit penal që mund të shqiptohet.Pra qëllimi i këtij kushti është që të paranadalohet arbitrariteti i Gjykatave me rastin e zgjedhjes dhe matjes së dënimit.

II. ELEMENTET THEMELORE TE VEPRES PENALE

 

Nga përkufizimi i veprës penale ,që e cekëm më parë,del se vepra penale përbehet prej katër elementeve themelore apo të përgjithshme e këto janë:

1. Veprimi i njeriut,

2.Kundërligjshmëria,

3.Përcaktueshmëria e veprës penale me ligj dhe

4.Përgjegjësia penale e kryesit (Fajësia).

Çdo vepër penale për t’u konsideruar vepër penale duhet të posedojë në mënyrë kumulative të gjitha këto katër elemente që i përmendëm më parë.Të gjitha këto elemente së bashku përbëjnë anatominë e veprës penale dhe çdonjëri prej tyre është pjesë e strukturës së veprës penale.Njëherit këto elemente përcaktojnë të ashtuquajturën figurë të përgjithshme të veprës penale.

Edhe përkundër faktit se vepra penale përbëhet prej këtyre katër elementeve themelore,vepra penale është unike,një tërësi,ngase vetëm tërësia e tyre formon kuptimin e plotë social dhe juridik.Për nga rëndësia e tyre shoqërore dhe juridike,të gjitha këto elemente janë të njëjta.së këndejmi,nëse mungon njëri prej këtyre elementeve,vepra penale nuk mund të ekzistojë.

Varësisht se prej çfarë këndi vështrohen,elementet themelore të veprës penale mund të ndahen në elemente objektive dhe subjektive.

Në  grupin e elementeve objektive bëjnë pjësë: Veprimi i njeriut(veprimi me pasojën e shkaktuar),Kundërligjshmëria dhe përcaktueshmëria e veprës penale me ligj.Kurse ne grupin e elementeve subjektive bën pjesë vetëm përgjegjësia penale e kryesit(Fajësia).

Siq shihet nga elementet themelore të veprës penale,legjislacioni i jonë penal dhe praktika gjyqësore e përvetson nocionin objektivo-subjektiv të veprës penale,kjo ndarje thjesht bëhet për të treguar rëndësinë e tyre veç e veç.përndryshe të gjitha këto elemente janë pjesë konstitutive te çdo vepre penale.

Megjithëse legjislacioni ynë penal,siç pamë,e përvetëson nocionin objektivo-subjektiv të veprës penale,ai në disa raste lejon mundësinë e ekzistimit të veprës penale në kuptimin penalo-juridik edhe nëse janë përmbushur vetëm elementet e natyrës objektive.Ky është një lloj përjashtimi nga parimi i përgjegjësisë subjektive në të drejtën tonë penale.

Përjashtim ky që njihet edhe në të drejtat penale të shteteve të tjera dhe është i kushtëzuar nga nevojat e praktikës,kështu që është në funkaion të mbrojtjes penalo-juridike të vlerave shoqërore dhe të individëve.Kështu fjala vjen,do të konsiderohet se ekziston vepra penale edhe në rastet kur vepra është kryer nga personi i papërgjegjshëm i cili,për shkak të sëmundjes psikike nga e cila ka lënguar,nuk ka qenë në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprës penale dhe që t’i kontrollojë sjelljet e tij.Në këto raste personi është penalisht i papërgjegjshëm,mirëpo përkundër kësaj,në të drejtën penale konsiderohet se vepra penale ekziston,dhe në bazë të kësaj me dispozita  penalo-juridike parashihet intervenimi me masa jopenale përkatësisht me shqiptimin e masave te trajtimit te detyrushëm psikiatrik të cilat parashihen me ligj te veqantë.

_____________________________________________________________________________

Literatura e shfrytezuar:

 

1. Salihu Ismet “ E drejta penale”(Pjesa e përgjithshme) Prishtinë,2008

 

2.Kodi penal i Republikës së Kosovës

 

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

18 − 11 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles