Nëpunësi civil, statusi i tij sipas legjislacionit shqiptar-Jona Hada

global1

Marrëdhëniet juridike të punës në bazë të asaj që unë kam mundur të lexoj dhe mbi informimin e përgjithshëm që kam mbi këtë pikë, deri më sot janë trajtuar nga një këndvështrim pak a shumë përgjithësues, kjo duke ju referuar Të drejtës së punës ose Kodit të Punës  dhe neneve të tij. Situata aktuale na prezanton me një tjetër  realitet , në të cilin realisht sot punëmarrësit ( përveç disa kategorive që mundohen të rregullojnë marrëdhëniet e tyre të punës në bazë të ndonjë ligji specifik) nuk gëzojnë asnjë lloj statusi, i cili do ti garantonte ata nga të gjitha veprimet abuzive të punëdhënësit.

Nisur nga sa më sipër mu duk me interes të trajtoja këtë temë eseje e cila ishte ngushtësisht e lidhur me nëpunësin civil dhe statusin e tij në Republikën e Shqipërisë. Në kuptimin juridik liria e punës dhe e drejta për punë janë përkatësisht liria dhe e drejta për të punuar ose për të mos punuar. Për të parandaluar shpërdorimet e punëdhënësit në dëm të punëmarrësit, legjislacioni ka vendosur disa klauzola, disa rregulla të veçanta për mbrojtjen e punëmarrësit.

Punëmarrësit në përgjithësi janë të ekspozuar përballë padrejtësive të ndryshme të ndodhura në vendin ku ata punojnë ose të ardhura nga punëdhënësit e tyre. Në një shtet të së drejtës gjithmonë ekziston tendenca e balancimit të pushteteve dhe e ndjenjës së drejtësisë e cila duhet të mbuloj të gjithë spektrin e marrëdhënieve sociale. Është kjo arsyeja që tendencës së punëdhënësit për abuzimet me të drejtat e tij i janë vënë disa kufij procedurale dhe garantues për punëmarrësin 1 . Atëherë lind pyetja ç’është nëpunësi civil? Nëpunës civil sipas ligjit nr. 8549 datë 11/11/1999 janë ata nëpunës të institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët ushtrojnë publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese. Fusha e rregullimit  të këtij ligji “ Për Statusin e Nëpunësit Civil”  është ajo e marrëdhënies së punës në administratën publike. Për çështje që nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj zbatohet Kodi i Punës dhe legjislacioni përkatës 2 .Nëpunësi civil ndahet në 4 klasa:si më poshtë vijon:

  1. Nëpunës civil të nivelit të lartë drejtues;a)Sekretar i Përgjithshëm.; b) Drejtor departamenti; c)Drejtor drejtorie të përgjithshme: d) Pozicionet e barazvlefshme me tre të parat në institucionet e administratës publike qendrore a vendore.
  2. Nëpunës civil të nivelit të mesëm drejtues; a) drejtor drejtorie.; b) Pozicionet e barazvlefshme me to.
  3. Nëpunës civil të nivelit të ulët drejtues; a) Shef sektori ; b) Shef zyre.; c) pozicionet e barazvlefshme me to.
  4. Nëpunës civil të nivelit ekzekutues. Specialistët.3  

Ashtu siç legjislacioni mbulon një  fushë të gjerë veprimi ai nuk mund të linte jashtë nëpunësin civil. Në këto kushte ligji “ Për statusin e nëpunësit civil” në dukje paraqitet shume optimist kjo për faktin se nëpunësi civil tashmë nuk mund ti drejtohet vetëm Kodit të Punës për zgjidhje të problemeve, apo për të drejtat / detyrimet e tij por dhe këtij ligji. Ky ligj ka një fushë veprimi tri dimensionale ose e thënë ndryshe të ndarë në tri drejtime: Drejtimi vertikal, tek I cili duhej të hiqej vija ndarëse mes nivelit politik dhe atij civil, po ashtu dhe si duhej të bëhej ndarja mes nëpunësit civil dhe punonjësve të tjerë publik. Drejtimi horizontal, në të cilin përcaktohet se cilat institucione do të përfshiheshin në fushën e veprimit të këtij ligji. Drejtimi material, cilat çështje do të preknin shërbimin civil 4. Pra me kujdesin e treguar për zbatimin e ligjit qoftë me anë të mbikëqyrjeve të ushtruar në fushën e menaxhimit të shërbimit civil, qoftë me anën e shqyrtimit të ankesave të nëpunësve të paraqitur në Komisionin e Shërbimit Civil, ka ndikuar ndjeshëm në  rritjen e nivelit të garancisë në punë të nëpunësve civilë 5.

Mirëpo nga Komisioni i Shërbimit Civil është vërejtur se akoma ka raste, të shkeljes së nenit 13 të Ligjit Nr. 8549, dt 11.11. 1999 “ Statuse i Nëpunësit Civil” në të cilin është përcaktuar se pranimi në shërbimin civil kryet nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur, bazuar në meritë 6 .Gjithashtu janë konstatuar emërtime pa konkurs të nëpunësve civil, në shumë pozicione e klasa të shërbimit civil, duke filluar që nga pozicioni i Sekretarit të përgjithshëm e deri tek pozicioni i specialistit të thjeshtë. Pranimi në shërbimin civil me kontratë vjen në kundërshtim me ligjin dhe cenon parimet e barazisë dhe transparencës mbi bazën e të cilit është ndërtuar dhe funksionon shërbimi civil 7

Në përfundim të kësaj eseje do të doja të theksoja faktin se ligji “ Për Statusin e Nëpunësit Civil” ka sjell një sur ndryshimesh në marrëdhëniet e punës. Ai jo vetëm u ka ardhur në ndihmë punëmarrësve, por edhe ka rregulluar marrëdhëniet mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Pa harruar të përmendet fakti se tani marrja në punë është më transparente dhe bëhet në bazën e meritës, dhe mundësisht duke u shmangur në maksimum konflikti i interesit. Sigurisht ka dhe raste si ai i përmendur për sa më sipër që ligji mund të shkelet por kjo le të shpresojmë që të evitohen me kohën.

————————–

1 Marrëdhëniet juridike të punës për nëpunësin civil- Juelda Gërxhi. Shblu. Tiranë, 2009. faqe 7.

2 E Drejta Administrative 1.- Ermir Dobjani. Botim i ripunuar. Tiranë, 2007. faqe 284.

3 Leksionet e lendes “E Drejta Administrative”. Leksioni i nëpunësit civil.

4 Marrëdhëniet juridike të punës për nëpunësin civil- Juelda Gërxhi. Shblu. Tiranë, 2009. faqe 20.

5 Të Drejtat e Punonjësve- Konferenca Kombëtare 2004. faqe 95-96.

6 Neni 13.Pranimi. 1. Pranimi ne sherbimin civil kryhet nepermjet konkurimit te hapur, bazuar ne meritat.
7 Të Drejtat e Punonjësve- Konferenca Kombëtare 2004. Fjalimi i Genc Tafajit – Sekretar i     Përgjithshëm i Komisionit të Shërbimit Civil. faqe 97.

Shënim i Stafit i DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

6 − two =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles