Sistemi i Drejtësisë për të Mitur në Shqipëri, në Kosovë dhe Standartet Ndërkombëtare-Xhensila ADRI

Romanca-din-SUA-condamnata-la-inchisoare-pentru-frauda-privind-azilul-politic

Qëllimi që kam zgjedhur këtë temë është sepse keto janë rregullime ligjore me një rëndësi të veçantë, pasi prekin drejtpërdrejt një kategori të vecantë subjekti,i mituri si autor dhe viktimë e një vepre penale. Legjislacioni ynë ka parashikuar një sërë dispozitash për të miturin, por në praktike hasen probleme në interpretimin dhe zbatimin e tyre, pasi kjo kategori subjekti ka nevojë për një trjatim të vecantë nga një ligj i vecantë ose në pamundësi të këtij ligji,krijimi i një kapitulli të vecantë në Kodin e Procedurës Penale,vetëm për të miturit. Do të bëjmë një analizë të këtyre dispozitave për të parë se cilat janë çështjet më problematike që hasen në praktikë.

HYRJA

Mënyra me të cilën fëmijët, të cilët janë viktima të kushteve në të cilat ata jetojnë dhe fëmijët të cilët kanë shkelur ligjin trajtohen, ndëshkohen dhe rehabilitohen, është në thelb një reflektim i kulturës së shoqërisë dhe sistemit të saj të vlerave.Të miturit zënë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë në botë dhe ndërkohë ballafaqohen me ndikimin e pasojat e zhvillimeve politike,ekonomike,sociale,të globalizimit,efektet e krizave ekonomike dhe financiare.Mirëqenia e fëmijëve cenohet nga varfëria,sëmundjet,neglizhenva dhe format e rënda të kriminalitetit.Sot vihet re një rritje e të miturve të përfshirë në krim dhe nga kjo lind nevoja e ndërtimit të një sistemi drejtësie penale për të mitur,I udhëhëqur nga “interesi më I lartë I fëmijës”,por gjithashtu rëndësi ka edhe hartimi,zbatimi I një strategjie për parandalimin e kriminalitetit të të miturve/ndaj të miturve. Aktualisht, prirja kryesore e drejtësisë për të miturit në shumë prej vendeve evropiane është duke tentuar drejt një sistemi më shtrëngues, por jo domosdoshmërisht më efektiv. Në thelb është pikërisht ky aspekt që shqetëson shumicën e atyre që janë duke punuar në këtë fushë.Por cili është përkufizimi që mund ti japim kësaj kategori të miturish delikuentë,në konflikt me ligjin?dhe pikërisht,të miturit delikuentë të cilët janë në konflikt me ligjin e përdorim këtë për t’iu referuar fëmijëve që dyshohen ose akuzohen zyrtarisht për përfshirje në aktivitete ilegale (kriminale) dhe ata që janë gjetur zyrtarisht përgjegjës për pjesëmarrje në veprimtari të paligjshme kriminale, qoftë nga një gjykatë apo autoritet administrativ, pavarësisht nëse ata janë në moshën e duhur për t’u ndjekur penalisht.Ky term i referohet personave nën moshën 18 vjeç të cilët kanë marrë pjesë në veprimtari të përcaktuara si penale sipas ligjit të aplikueshëm, dhe të cilët kanë arritur moshën që të ndiqen penalisht si të mitur, dmth që janë mbi moshën “minimale për përgjegjësi penale”. Nuk ka rëndësi nëse krimi ose vepra penale është serioze apo jo.Por , gjithashtu I referohet edhe fëmijëve që marrin pjesë në veprimtari që janë të natyrës penale, por që janë shumë të rinj për t’u proceduar penalisht (dmth. Të cilët janë nën moshën minimale të përgjegjësisë penale), Në fushën e trajtimit të shkelësave të mitur një vëmendje të vecantë duhet ti kushtohet parimit të rëndesishëm I cili u përmënd edhe më lart dhe vecanëritsht në rastet e kufizimit apo të heqjes së lirisë,aplikimit të sanksioneve penale të cilat duhet të tentojnë drejt masave alternative ndaj dënimit me burgim.Por në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë ka një zbrazëtinë drejtim të garantimit të këtij parimi,në mënyrë të shprehur pasi sin ë Kodin Penal ashtu edhe në Kodin e Procedurës Penale nuk gjendet asnjë dispozitë ku parimi I interest më të lartë të të miturit të jetë shprehur në mënyrë declarative.

Standartet dhe konteksti ndërkombëtar

Përsa I përket kësaj cështje mund të përmendim një seri aktesh ndërkombëtare të rëndësishme , si:

-Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Fëmijës” është një instrument që rregullon drejtësinë penale dhe që është e detyrueshme për shtetet të cilat e ratifikojnë. Parimet Themelore të OKB-së mbi përdorimin e programeve të drejtësisë restauruese në çështjet penale e përcaktojnë atë si një qasje në të cilën viktima dhe autori i veprës penale, dhe në disa raste personat e tjerë të prekur nga një krim, “marrin pjesë së bashku në mënyrë active në zgjidhjen e çështjeve që dalin nga krimi, në përgjithësi me ndihmën e një lehtësuesi.” Ndërmjetësimi viktimë-autor i veprës penale si dhe konferenca e familjes janë forma të zakonshme të drejtësisë restauruese, dhe keqardhja, dëmshpërblimi, kompensimi dhe shërbimi në komunitet janë rezultate të përbashkëta. Drejtësia restauruese mund të përdoret si një alternativë ndaj procedimit penal, apo mund të jepet si pjesë e dënimit për një vepër penale

-Me rëndësi janë I ashtuquajturi legjislacion I butë , mes të cilave, Rregullat Minimum të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit), Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturit të Dënuar me Heqje Lirie dhe Direktivat e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Kriminalitetit të të miturve (Direktivat e Riadhit), si dhe Rregullat e Havanës.

Këto rregulla mund të konsiderohen si udhërëfyes për një proces të rëndësishëm të ndarë në 3 faza:

- Së pari, politika sociale për të parandaluar dhe mbrojtur të rinjtë nga përfshirja e tyre në krim (Rregullat e Riadit);

- Së dyti, ngritja e një sistemi drejtësie për të miturit që vijnë në konflikt me ligjin, sistem i cili duhet të zhvillohet në mënyrë progresive (Rregullat e Pekinit );

- Së treti, mbrojtja dhe garantimi i të drejtave themelore si dhe marrja e masave për riintegrimin social të të rinjve, dikur të privuar nga liria (Rregullat e OKB për Mbrojtjen e të Miturve të privuar nga liria).

Në nivel europian,Këshilli I Europës ka adaptuar një sërë rekomandimesh në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe duhet theksuar që ky legjislacion është I detyrueshëm dhe/ose rekomandues pasi adreson problemet e parandalimit të kriminalitetit të të miturve,të reagimit ndaj kriminalitetit të të miturve dhe trajtimit të tyre në procesin penal. P.sh disa rekomandime jane: -Rekomandimi nr.(87) 20 “Për reagimin social ndaj kriminalitetit të miturve”; -Rekomandimi nr. 88 (6) “Për reagimin social ndaj kriminalitetit të të miturve që vijnë nga familjet e emigrantëve”;-Rekomandimi “Për ndërhyrjen e hershme psikosociale për parandalimin e krimit”

Në shumicën e vendeve europiane, objektivat kryesore të sistemit të drejtësisë për të miturit janë të shprehura në këtë mënyrë:

-T’i bëjë të miturit të përgjegjshëm për veprimet e tyre;

-Të prezantojë parandalimin efektiv;

-Të mbrojë publikun nga sjelljet kriminale;

-Të ekuilibrojë vëmendjen që i duhet kushtuar autorit të veprës penale, viktimës dhe komunitetit;

-Të vendosë dënime që janë në proporcion me seriozitetin e veprës penale.

Krahas këtyre akteve specifike në mbrojtjen të fëmijëve,rëndësi ka Konventa Europiane për të Drejtat e Njëriut (KEDNJ) ,Rregullat Europiane të burgjeve për të mitur,rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për zbatimin e dënimeve dhe masave penale.Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore kryesisht garanton të drejtat civile dhe politike. Edhe pse ajo bën disa referenca të drejtpërdrejta tek fëmijët, disa nga nenet e saj janë përdorur në mënyrë efektive nga Gjykata për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijës në Evropë. Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e vë theksin si në kërkesën për të mbrojtur interesat e fëmijës ashtu dhe në rolin e familjeve për kujdesin e fëmijëve. Gjykata gjithashtu vlerëson se burgimi i të miturve “në kushtet e izolimit virtual dhe pa ndihmën e personelit me trajnim arsimor” nuk mund të konsiderohet si mbështetje e ndonjë qëllim edukativ. Duhen bërë përpjekje për të vendosur në çdo juridiksion kombëtar, një sërë ligjesh, rregullash dhe dispozitash për të dënuarit e mitur, si dhe për të krijuar institucione dhe organizma për administrimin e drejtësisë për të miturit. Këto rregulla duhen zbatuar plotësisht dhe me drejtësi. Këto perspektiva thelbësore të gjera i referohen politikave sociale në tërësi dhe synojnë të nxisin mirëqenien e të miturve që, si rrjedhojë, do të minimizojë nevojën për ndërhyrjen e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe do të zvogëlojë dëmin që mund të shkaktojë kjo ndërhyrje.Çdo sistem drejtësie për të mitur duhet të ndjekë një metodë multi-disiplinare dhe multi-institucionale, si dhe të integrohet në shumë iniciativa të gjera sociale për të miturit, në mënyrë që të sigurojë një përqasje holistike dhe vazhdimësi të kujdesit për këta të mitur.

Rast Praktike nga GjEDNJ:

Në të paktën tre vendime lidhur me Turqinë, Gjykata ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me praktikën e mbajtjes së fëmijëve në paraburgim dhe gjeti shkelje të neneve 5 § 3 të Konventës për periudha të konsiderueshme kohe më të shkurtra sesa ajo e kaluar nga kandidati në rastin në fjalë. Për shembull, në çështjen Selçuk vs Turqisë (2006) aplikanti kishte kaluar rreth katër muaj në paraburgim kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe në çështjen Nart vs Turqisë aplikanti kishte kaluar dyzet e tetë ditë në paraburgim, kur ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Në rast në fjalë, aplikanti u arrestua që kur ishte 15 vjeç dhe ishte mbajtur në paraburgim për një periudhë më tepër se katër vjet e gjysmë. Në dritën e sa parashtruar më sipër, Gjykata konsideroi se kohëzgjatja e paraburgimit të aplikantit ishte e tepërt dhe në shkelje të neneve 5 § 3, 4 të Konventës. Gjithashtu, Gjykata ka pasur parasysh tërësinë e procedimit penal kundër aplikantit dhe ajo konsideron se de facto mungesa e ndihmës juridike për pjesën më të madhe të procedimit, ka përkeqësuar pasojat e paaftësisë së aplikantit për të marrë pjesë në mënyrë efektive në gjykimin e tij dhe cënonte të drejtën e tij për një proces të rregullt. Pra, ka pasur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, në lidhje me nenin 6 § 3 (c).Sipas nenit 6 § 1 të Konventës, Gjykata i gjeti të pranueshme pretendimet e aplikantit se:

• atij i kishte qenë mohuar e drejta për një proces të rregullt nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme dhe ishte gjykuar e dënuar nga Gjykata Shtetërore e Sigurisë e Stambollit (gjykata), në përbërje të së cilës ishte edhe një gjyqtar ushtarak; • procedimi penal kundër tij nuk është mbyllur brenda një afati të arsyeshëm; • parimi i barazisë së armëve ishte shkelur për shkak të paaftësisë së tij për t’iu përgjigjur parashtrimeve të prokurorit publik pasi ai kishte qenë një i mitur, që vuante nga probleme psikologjike;

• vërejtjet me shkrim të prokurorit kryesor publik në Gjykatën e Kasacionit nuk i ishin bërë me dije;

• vendimi i Gjykatës Shtetërore të Sigurisë së Stambollit kishte qenë arbitrar dhe i mungonte arsyetimi.

Aplikanti u ankua në bazë të nenit 6 § 3 të Konventës se ai nuk kishte qenë i informuar për akuzat kundër tij dhe se ai kishte qenë i privuar nga e drejta e tij për të pasur kohë të mjaftueshme dhe lehtësira për përgatitjen e mbrojtjes së tij. Edhe pse ai nuk kishte qenë në gjendje të mbrohej vetë, atij nuk i ishte caktuar një avokat.

Pjesa më e madhe e praktikës gjyqësore e zhvilluar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në lidhje me dhunën ndaj fëmijëve është përqëndruar në çështjen e ndëshkimit trupor, por ka rëndësi të drejtpërdrejtë për të gjithë situatat e dhunës ndaj fëmijëve. Një seri vendimesh të Gjykatës, që datojnë që prej vitit 1978, kanë sfiduar ndëshkimet trupore të fëmijëve në paraburgime.

Prandaj Konventa I detyron shtetet anëtare që të sigurojnë mbojtjen e cdo personi kundër dhunës dhe torturës,nëpërmjet masave legjislative,administrative dhe gjyqësore.Duke iu referuar sistemit juridik shqiptar,si baza ligjore,ashtu edhe struktura institucionale janë të pamjaftueshme dhe larg standarteve të kërkuara për të garantuar një trajtim në përputhje me kërkesat të legjislacionit ndërkombëtar,prandaj nevojitet një rishikim i sistemit ligjor për të sjellë një përmirësim si te sanksioneve,kompetencave të organeve po ashtu edhe të procedurave.

Legjislaconi penal për të miturit e Republikës të Kosovës dhe Republikës të Shipërisë – Problematikat që hasen në praktikë.

Qellimi I këtij krahasimi qëndron pikërisht në fakti se cfarë progresi ka bërë legjislacioni penal I Republikës së Kosovës në krahasim me atë shqiptar edhe pse shteti I Kosovës është një shtet I ri që ka fitur pavarësinë në vitin 2007.Gjithashtu, për arsye të këtij studimi në vija të përgjithshme mendojmë se pjesa më e rënësishme për tu studiuar dhe krahasuar,duke e parë në këndvështrimin praktik është sistemi i dënimeve.Vlen për tu theksuar që në fillim të kësaj cështje se në legjislacionin e Republikës së Kosovës gjendet një ligj i vecantë penal për të miturit,gjë e cila nuk gjendet në sistemin tonë të drejtësisë përvec disa dispozitave të Kodit Penal,të cilat parashikojnë një trajtim të vecantë.Përpara se të kalojmë në analizë të neneve të të dy legjislacioneve,duhet të ndalemi te qëllimi i dënimit të të miturit, ku duhet të kemi parasysh rehabilitimin,edukimin dhe trajtimin.Sa zbatohet në praktikën?

Dënimi me burgim

Nëse I referohemi Ligjit për ekzekutimin e dënimeve penale të Kosovës,në institucionet korrektuese për të mitur mund të qëndrojnë të mitur,si dhe personat që nuk kanë mbushur moshën 23 vjec.Përjashtimisht, mund të lejohet qëndrimi në këto institucione edhe për personat që nuk kanë mbushur moshën 27 vjec,kur kjo është e nevojshme për aftësimin professional,ose kur ka mbetur më pak se 6 muaj nga pjesa e dënimit.Duke e krahasuar me legjislacionin tonë penal do veme re se pavarësisht ndryshimeve të bëra,rregullat e sanksionuara janë të pamjaftueshme për të siguruar standartin e aplikimit të dënimit me burgim si një masë përjashtimore dhe vetëm në raste të rënda.Gjithashtu në Kodin tonë Penal nuk janë sanksionuar rregulla që përjashtojnë zbatimin e dënimit me burgim për të miturit për vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Vendet e rajonit dënimin me burgim e shikojnë si rast përjashtimor dhe jo si rast të përgjithshëm si legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë.

Duke iu referuar ligjit penal për të miturit të Kosovës,burgimi për të mitur mund të bëhet vëtëm në këto raste :

-të miturit rritur,që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë mbushur moshën 16 vjec;

-në rastet e kryerjes së një vepre penale,për të cilën është parashikuar dënimi me burgim mbi 5 vjet ;(cka automatikisht përjashton dënimin e të miturit për kundravajtje)

–në rastet kur,për shkak të peshës së veprës penale ,pasojave të saj dhe nivelit të përgjegjësisë,caktimi i masës edukative nuk do ishte e përshtatshme;

Në legjislacioni tonë penal nuk është sanksionur kategorizimi I grupmoshave të të miturve për efekt të zbatimit të dënimeve ndaj shihet e nevojshme rritja e moshës për të aplikuar dënimin me burgim,pasi në praktikën shqiptare ndodh që një i mitur t’i jepet dënimi me burgim edhe për kundavajtjet sepse kanë një sanksion nga 5 ditë- 2 vjet.

Dënimi me gjobë

Në Kodin Penal të Shqipërisë parashkruhet shprehimisht se në rastet kur është vendosur dënimi me gjobë dhe I mituri nuk e paguan,atëherë në këto raste bëhet konvertimi I dënimit me gjobë me burgim.Ndryshe parashikohet në ligjin penal të Kosovës I cili ka rregulla specifike në lidhje me caktimin dhe ekzekutimin e dënimit me gjobë për të mitur dhe përkatësisht gjykata cakton dënimin me gjobë ,nëse I mituri ka mjete për ta paguar gjobën,duke marrë parasysh në konsideratë gjëndjen financiare të të miturit, pra si kusht kemi dënimin pasuror dhe me karakter individual.

Problematika që haste në praktikën tonë është se nuk kemi një rregullim të vecantë për të miturin në lidhje me dënimin me gjobe, përvec rasteve kur në praktikë ndodh që të zbatohet dispozita ligjore për 1\2 e dënimit,kemi zbatim dhe 1\2 e masës së gjobës,pqo pavarësisht kësaj ekziston nevoja e parashikimit të masës së diferencuar të gjobës.Një aspekt tjetër pozitiv i ligjit penal të Kosovës është dhe parashikimi I një numri të madh masash që mund të aplikohen ndaj të miturit duke patur parasysh interesin më të lartë të të miturit, të cilat bëjnë të mundur rehabilitimin ,edukimin e të miturit dhe shmangien e procedimit penal si dhe aplikimet e sanksioneve penale.

Ndërsa në legjislacionin tonë penal gjendet një problematikë e madhe në lidhje me masat që duhet të zbatohen për të miturin,dhe përkatësisht legjislacioni jonë penal parashikon vetën një dispozitë të përbashkët që përfshin si masat mjekësore ashtu edhe ato edukuese.Gjithashtu duhet theksuar se parashikohet vetën një masë edukuese,cka për sistemin tonë të drejtësisë shënon një regres ndaj mund të themi se cfarë ndryshimi ka një masë edukuese nga një sanksion penal,kur kanë të bëjnë me institucione penale? Në lidhje me këtë cështje shumë të rëndësishme donim të ndaleshim në një rast praktike në gjykatën e faktine cila në vendimin e saj në lidhje me (nenin 46-të të Kodit Penal) dënimin e një të mituri ka vendosur në bazë të ligjit që ky të cohej në institucion riedukuim ,por pasi kaloi 1 vit nga shpallja e vendimit dhe masa e edukimit nuk ishte ekzekutuar asnjëherë,në mungesë të institucioneve të specifikuara në vëndimin e gjykatës ,prandaj prokurori I bëri kërkese gjykatës që të shprehej me vendim se cilat jamë këto institucione riedukimi?.Gjykata e pranoi kërkesën dhe për të bërë një verifikim të rrethanave në të cilat është caktuar kjo masë edukuese kërkoi të konfirmohet fillimisht nga Ministria e Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,dhe më tej nga Ministria e Drejtësisë,fakti nëse janë krijuar dhe funsiononinnë RSH qëndra apo indtitucione edukimi ku të vendosen të miturit si një kategori e vecantë.Keto dy ministri I këthyen përgjigje gjykatës duke u shprehur se deri tani nuk janë krijuar ende institucione përgjegjese për ekzekutimin e masave edukuese ndaj të miturve.

Ndaj nisur nga ky rast mund të themi se për mendimin tonë është një problem shume i madh për sistemin tonë të drejtësisë,për më tepër gjykatës nuk i jepet një rregullim i saktë ligjor nga legjislacioni, e cila sjell një shpenzim pabaza kostoje dhe kohe, dhe pikërisht për këtë rast pavarësisht faktit se i mituri nuk është vendosur në një institucion edukimi për shkak të mosfunksionimit të këtyre institucioneve,I mituri ka vazhduar procesin e tij mësimor dhe edukativ,duke përfunduar arsimimin e detyrueshëm 9-vjecar,dhe ka treguar një sjellje dhe qëndrim të mirë në shoqëri.Në ndryshim nga legjislacioni jonë në shumë vënde të tjera të cilat parashikojnë “qortimin gjyqësor”,ku nqs i mituri konsumon një kundravajtje për herë të parë,atëherë gjykata e paralajmëron për mospërsëritjen e veprës penale dhe nuk fillon procedimin penal, gjë e cila mungon në ligjin tonë nga dhe ka patur shumë raste kur procedimi penal ndaj të miturit ka filluar për një kundravajtje,vepër penal me vlera shumë të vogla.Duke u mbështetur në analizën dhe krahasimin që u bë më lart për të dy legjislacionet mund të themi se legjislacioni penal I Kosovës ka progress,ka ndryshuar disa hërë në mënyrë që të këtë një përafrim parimet dhe rregullimet që gjenden në standartet ndërkombëtrae të drejtësisë,ndërsa legjislacioni jonë penal ka disa mangësi të cilat nuk përputhen me këto standarte,dhe pikërisht: -Mungesa e sanksinimit të interest më të lartë të të miturit; -Miratimi I një ligji të vecantë për të miturit dhe në pamundësi të këtij miratimi ekzistenca e një kapitulli të vecantë në Kodin e Procedurës Penale; -Koncepti I qëllimit të dënimit për të mitur dhe zbatimi I tij në praktikë.

GJENDJA E DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI

Marrëdhënia midis moshës dhe krimit ka qenë subjekt i shumë analizave dhe studimeve kriminologjike. Në përgjithësi, mosha kulminante për të kryer vepra penale është më e lartë për meshkujt sesa për femrat. Pas viteve ’90, numri i veprave penale të kryera nga të miturit në Shqipëri është rritur. Kështu që, është e rëndësishme të njihen të gjitha shkaqet dhe nevojat për të ndërhyrë që në fazat e para për t’i parandaluar ata, si dhe për të shmangur recidivizmin. Tendenca e të miturve për t’u përfshirë në aktivitete kriminale, është një tregues i problemeve sociale. Kështu, varfëria, mungesa e mjeteve të jetesës në familje, braktisja e shkollës, problemet familjare, divorci, emigracioni, përdorimi i drogës, etj, janë disa nga problemet që kanë çuar në rritjen e shkallës së kriminalitetit të të miturve.Përvec të metave të legjislacionit tonë penal duhet të theksojmë gjithashtu progresin e rëndësishëm që është bërë në sjelljen e legjislacionit shqiptar dhe praktikave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Ky është një proces dinamik, i cili po vazhdon. Mbetet ende shumë për të bërë. Zhvillimet pozitive përfshijnë: -krijimin e seksioneve të specializuara pranë gjykatave të rretheve gjyqësore; -prokurorëve të specializuar dhe një njësie të specializuar të policies; -rinovimi dhe eliminimi i mbipopullimit në disa institucione të burgimit; -akses më të madh të të burgosurve të mitur për arsimim, punonjës socialë, psikologë dhe këshilltarë fetarë;

-qëndrimet pozitive të personelit drejtues të institucioneve penale lidhur me të drejtat e fëmijëve;

-projektet pilot për ndihmë ligjore dhe psiko-sociale, të dënimeve alternative dhe të ndërmjetësimit.

Për të parë zhvillimin pozitiv të krijimit të seksionit të vecantë për të mitur pranë gjykatave është bërë një studim i kryer pak para krijimit të seksione të veçanta në disa gjykata tregoi se, edhe pse më shumë se dy të tretat e të dënuarve të mitur janë dënuar për vepra penale kundër pasurisë dhe vetëm 12 % ishin përsëritës; dënime me burg janë kërkuar në 64 % të rasteve në të cilat është dhënë një dënim. Dhe, në pothuajse të gjitha rastet, 157 nga 159, ishte miratuar kërkesa e prokurorit për dënim me burgim. Gjoba është dhënë në 14 % të rasteve, dhe për një të tretën e tyre është dhënë dënim me pezullim të ekzekutimit të dënimit me burgim. (vënia në provë).Këto zhvillime kanë ardhur si rezultat i një masë të gjerë advokimi dhe trajnimi, mbështetur nga programet e organizatave ndërkombëtare, në interes të partnerëve qeveritarë si dhe për pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile.

Reforma ligjore–kuadri ligjor – (citim i përgjithshëm)

Pjesa më e madhe  e legjislacionit shqiptar është zëvendësuar që prej rënies së komunizmit në 1992. Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale u miratuan në 1995. Ligjet për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim, Mbi Ekzekutimin e Vendimeve Penale si dhe për Organizimin e Gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë u miratua në 1998, ashtu si dhe Kushtetuta e re.Këto ligje të reja si edhe një sërë ratifikimi konventash ndihmuan për të sjellë sistemin ligjor shqiptar në pajtim më të madh me standardet ndërkombëtare në lidhje me drejtësisnë për të miturit.Kur flasim për të miturit, është pa dyshim e rëndësishme të përmendim parandalimin e kriminalitetit. Disa sugjerime për masa parandaluese përfshijnë:

-një arsimim tërheqës/monitorim të pjesëmarrjes në shkollë;

-Integrimin ekonomik të të rinjve;

- skema për mbështetje familjare;

- mbështetjen e pjesëmarrjes së fëmijës në jetën sociale;

- programe mbështetëse për fëmijët e rrugës/punë në qoshet e rrugëve ;

- krijimi i mjediseve argëtuese për dhe me fëmijët;

- parandalimin e përdorimit/abuzimit me alkolin/drogën;

- krijimi i ambjenteve sportive si një mjet për integrimin social;

- krijimi i shërbimeve sociale duke përfshirë edhe mbështetjen familjare. Është e nevojshme zhvillimi i një politike penale bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, me kontributin e të gjithë aktorëve të interesuar brenda sistemit të drejtësisë për të miturit, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

Kod i Fëmijëve që do përmbajë një pjesë të drejtësisë për të miturit; • Duhet të krijohet një grup i përhershëm ndër-ministror, koordinues, ndërsektorial;

• Duhet të kuptohet dhe të zbatohet më mirë legjislacioni që lidhet me shërbimin e provës, si dhe duhet të adoptohen dhe implementohen qendrat e asistencës ligjore për fëmijët;

• Duhet të vlerësohet fizibiliteti i krijimit të gjykatave të specializuara për të miturit;

• Prioritet duhet t’i jepet për eliminimit të vonesave në hetimin dhe gjykimin e çështjeve me të miturit, reduktimit të përdorimit të paraburgimit dhe rritjen e përdorimit të alternativave;

• Rritja e ndërgjegjësimit e dhe përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës për viktimat e dhunës në familje dhe krimit;

• Rritja e kapaciteteve përmes trajnimit të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, punonjësve të policisë, stafit të institucioneve të privimit nga liria dhe të shërbimit të provës;

•Zbatimi i programeve të parandalimit dytësor dhe tretësor; •Forcimi i bashkëpunimit institucional;

• Studime/kërkime mbi përfshirjen në kriminalitet të fëmijëve që nuk kanë përgjegjësi penale (dhe ata nën 14 vjeç të cilët vijnë në konflikt me ligjin), duhet të ndërmerren në mënyrë që të identifikohen format më të përshtatshme të parandalimit dhe të ndihmës; • Krijimi i një mekanizmi që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat e agjencive të ndryshme të sistemit të drejtësisë për të mitur, në mënyrë që të monitorohet trendi i krimit dhe përmirësimi i politikëbërjes;

• Trajnimit të të gjithë personelit në kontakt me autorë të mitur duhet të jetë i institucionalizuar; gjithashtu duhet të krijohen dhe zbatohen kode të sjelljes profesionale si dhe të rritet kualifikimi i stafit që punon me të miturit.

Si përfundim, mund të përmendim se përmirësime të rëndësishme janë bërë në Shqipëri pas viteve ‘90. Megjithatë, mbeten ende sfida të rëndësishme në lidhje me drejtësinë për të miturit si dhe të politikave të hartuara në këtë drejtim. Sistemi i drejtësisë për të miturit në Shqipëri i është nënshtruar një procesi të vazhdueshëm reformimi. Ndryshimet kanë qenë veçanërisht të ndjeshme pas 2001.Ndryshimet përfshijnë masa ligjore, administrative, në infrastrukturë dhe burime njerëzore, udhëhequr nga mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës. Në përpurthje me angazhimet ndërkombëtare, vëmendje i është kushtuar zhvillimit dhe zbatimit të parimeve, standarteve dhe strategjive që adresojnë rolin dhe statusin e fëmijës brenda sistemit të drejtësisë (penale), parë kjo si në pozicionin e autorit të veprës penale, ashtu edhe të viktimës apo dëshmitarit. Edhe pse zbatimi i tij ka qenë i humanizuar, ligji mbetet në thelb ndëshkues. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të zvogëluar përdorimin e paraburgimit. Puna në reformën ligjore për të miturit ka vazhduar me ngadalë, dhe nuk ka asnjë plan të qartë dhe gjithëpërfshirës në lidhje me drejtësinë për të miturit. Hartimi dhe publikimi i të dhënave të drejtësisë për të miturit do të ndihmojë në mbështetjen e procesit të reformës dhe të monitorimit të rezultateve të reformave të ndërmarra.

LITERATURA

Prof.dr. Vasel Latifi,Prof.dr Ismet Elezi,Prof.as.dr Vasilika Hysi,libri Politika e Luftimit të Kriminalitetit, Prishtinë 2012

Reformat në Drejtësinë për të Miturit dhe Roli I Institucioneve Kushtetuese, Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës “Kont Urani” No.10, Tirana, klikuar në datë 12.11.2012

Dr.Jola Xhafo,Monografi,I Mituri dhe Procesi Penal,Botimet Geer,Tiranë 2012

Manuali i Punonjësit të Shërbimit të Proves”, enabled by OSCE Prezence in Albania, PEGI, Tiranë

Dekret nr 6218, datë 16.09.2009 “Për krijimin e seksioneve të vecanta për të mitur”

Vendimi nr 248, datë 24.02.2010

Vendimi nr 503 Akti,datë 03.11.2010

Ligji penal për të mitur në Republikën e Kosovës

Praktika Gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me të drejtat e fëmijës

Rasti Selçuk vs. Turqisë, (aplikimi nr. 21768/02, § 35, vendimi i dt.10/01/2006).

Rekomandime të miratuara nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës

Shënim i Stafit i DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i autorit të punimit . Opinionet e shprehura dhe studimet juridike e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese rreth së drejtës së autorit ne publikimet e ketij website, është I lutur te dërgoje një email tek kontakt@drejtesiashqiptare.com. Ne do ta shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni të drejtën e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

8 − seven =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles