Sistemi i ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës- Milot Krasniqi

untitled1

Ndihma juridike falas zë vend të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Këtë mekanizëm mund ta shfrytëzojnë qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të angazhojnë avokat për shkaqe të natyrës ekonomike. Për këtë institucion mungojnë studimet shkencore dhe qytetarët kanë pak njohuri për të. Është interes i drejtësisë dhe shoqërisë që të drejtat dhe interesat e qytetarëve të mbrohen dhe të përfaqësohen drejt në procedurën gjyqësore dhe të sigurohet qasje e barabartë për të gjithë në sistemin e drejtësisë.

Qëllimi i punimit është që të hulumtojë institucionin e ndihmës juridike falas dhe të elaborojmundësitë e shfrytëzimit të saj në praktikë. Punimi përshkohet me konstatime, analiza dhe rekomandime të pavarura shkencore për rëndësinë e këtij mekanizmi dhe mënyrën e shfrytëzimit të tij nga qytetarët. Për hulumtimin e temës së punimit kam përdorur metodën juridike, statistikore, krahasuese dhe të analizës.

Institucionet e reja janë vetëm një pjesë e reformimit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, nga viti 2013 është paraparë riorganizimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë dhe gradualisht synohet që të arrihet reformimi i plotë i tij.

 I.                   HYRJE

 1.      Nocioni i ndihmës juridike falas

Ndihma Juridike Falas është institucion relativisht i ri në teorinë dhe në praktikën juridike në Republikën e Kosovës.Te ne ky institucion është inauguruar në vitin 2006 dhe pikërisht vendi ynë pionier dhe promotor i këtij institucioni në Europën Juglindore. Ndihma juridike falas nënkupton të drejtën e kategorive të caktuara të qytetarëve për të përfituar shërbime profesionale juridike pa pagesë në pajtim me kriteret që i ka përcaktuar Ligji nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas. Rrjedhimisht, ndihma juridike falas është një shërbim juridik profesional i cili parimisht ju dedikohet kategorive më të ndjeshme të shoqërisë të cilat me mjetet e tyre nuk mund t`i mbulojnë shpenzimet që i bartë zhvillimi i procedurës gjyqësore.

2.      Qëllimi i ndihmës juridike falas

Qëllimi i institucionit të ndihmës juridike falas është që t`u ofrojë të gjithë qytetarëve qasje në drejtësi. Qasja e barabartë në drejtësi është standard i drejtësisë bashkëkohore e cila ju mundëson të gjithë qytetarëve mundësi të barabarta që t`i përfaqësojnë dhe t`i mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre në procedurë gjyqësore. Po ashtu, qasja në drejtësi është parim themelor i shtetit të së drejtës i cili synohet të arrihet nga të gjitha shoqëritë demokratike.Para së gjithash ndihma juridike falas ka për qëllim që të krijojë një sistem funksional të ofrimit të ndihmës juridike falas për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare që t`i përfaqësojnë dhe t`i mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre juridike në procedurën penale, civile, administrative dhe kundërvajtëse.[1]

 3.      Baza juridike e institucionit të ndihmës juridike falas

Marrëdhëniet e caktuara shoqërore për të fituar karakterin e institucionit juridik duhet që të normohen, përkatësisht të rregullohen me normë të caktuar juridike. Ndihma juridike falasndërtohet dhe funksionon mbi një bazë solide juridike e përbërë nga aktet në vijim:

  1. 1.      Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut;
  2. 2.      Kushtetuta e Republikës së Kosovës;
  3. 3.      Ligji nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas, (në tekstin e mëtejmë LNJF).
  4. 4.      Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale, (në tekstin e mëtejmë KPP);
  5. 5.      Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësisëpërtë Mitur, (në tekstin e mëtejmë KDM).[2]

Ndihmën juridike falas (pa pagesë) e njeh dhe e garanton Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut[3]në nenin 6 (paragrafi 3, nënparagrafi c) i cili përcakton se çdo person i akuzuar ka të drejtë të mbrohet vet ose nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij ose në mungesë të mjeteve për të shpërblyer mbrojtësin, t`i mundësohet ndihma juridike pa pagesë kur këtë e kërkon interesi i drejtësisë. Natyrisht, ndihma juridike falas është paraparë edhe në nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili përcakton se ndihma juridike falas do t`u mundësohet qytetarëve të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të paguar shpenzimet e procedurës gjyqësore, kur ndihma e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.[4] Kjo zgjidhje e dhënë në Kushtetutë e vë në pah rëndësinë e parimit të mbrojtjes në procedurë gjyqësore. Akt themelor në bazë të të cilit ofrohet ndihma juridike falas është Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas, kurse aktet tjera juridike kanë karakter udhëzues dhe plotësues.

  1. 4.      Parimet mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon ndihma juridike falas

Parimet janë rregulla themelore dhe udhërrëfyese në bazë tëtë cilave ndërtohet dhe funksionon një institucion. Në këtë frymë edhe ndihma juridike falas si institucion i ri i së drejtës përshkohet nga disa parime themelore të cilat do t`i elaborojmë në vijim të punimit.1.      Parimi i ligjshmërisë. Ligjshmëria është parim themelor dhe i patjetërsueshëm i drejtësisë nëpërgjithësi. Agjencia për Ndihmë Juridike Falas veprimtarinë e saj e ushtron në pajtim me Ligjin nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas, brenda kufijve të kompetencave që i janë besuar dhe për qëllimin për të cili është themeluar. Edhe institucioni i ndihmës juridike falas është i përshkuar nga fryma e parimit të ligjshmërisë sepse buron nga Kushtetuta, LNJF dhe legjislacioni në fuqi.[5]

 2.      Parimi i barazisë para ligjit dhe i mosdiskriminimit. Ligji nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas të gjithë qytetarët i trajton të barabartë, pa asnjë dallim. Tëgjithë qytetarëve do t`ju ofrohet ndihmë juridike falas nëse i përmbushin kriteret të cilat i parasheh ligji për këtë shërbim. Në këtë aspekt ndihma juridike falas ju ofrohet shtetasve të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të huaj nën kushte të reciprocitetit.Sipas frymës së Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas të gjithë qytetarët mund të jenë përfitues të ndihmës juridike falas të garantuar, me kusht që të kenë gjendje të dobët ekonomike dhe të kenë të pamundur t`i mbulojnë shpenzimet e procedurës gjyqësore me mjetet e tyre. Kërkuesi për t`u kualifikuar si përfitues i ndihmës juridike falas duhet që t`i plotësojë kushtet e parapara me LJNF. Sipas zgjidhjeve parimore të dhëna në ligj përfitues të ndihmës juridike falas mund të jenë qytetarët pa dallim të përkatësisë kombëtare, racore, gjinore, feje, përkatësie politike, identiteti gjinor ose orientimi seksual, gjendje shëndetësore, vendbanimi ose përkatësie tjetër.

 3.      Parimi i ndihmës palës së painformuar (e paditur) dhe personave me nevoja të veçanta.Në jetën shoqërore profesionet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet, andaj është edhe normale qëpërveç juristëve të cilët kanë njohuri për të drejtën, njerëzit e profesioneve tjera të jenë laikë nëaspektin juridik. Ky fakt nuk duhet të jetë pengesë që qytetarët të mos i realizojnë të drejtat e tyre vetëm se nuk kanë njohuri nga fusha juridike. Ofrimi i ndihmës juridike palës së painformuar është parim themelor i cili ka për qëllim sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët si një standard bashkëkohor i shtetit të së drejtës. Natyrisht, ky parim e avancon sistemin e drejtësisë dhe rendin juridik të vendit tonë.Në punën e saj Agjencia për Ndihmë Juridike Falas duhet t`ju kushtojë trajtim të veçantë kërkesave për shërbime të ndihmës juridike falas nga personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë nevoja të veçanta (invalidët, të verbrit, shurdhmemecët, të moshuarit) me qëllim që të sigurohet qasje e mirëfilltë e tyre në sistemin e drejtësisë

  1. 4.      Parimi konfidencialitetit. Edhe pse parimisht ofrimi i ndihmës juridike realizohet në një proces të drejtëdhe transparent, megjithatë përveç përfituesit të ndihmës juridike falas, palëve të treta me të drejtë mund t`u kufizohet qasja në rastin konkret. Edhe ofruesit e ndihmës juridike falas nuk i shprehin në opinion mendimet e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me rastin qëështë duke u trajtuar duke e respektuar etikën e punës dhe duke e ruajtur sekretin profesional.

 5.      Parimi i transparencës dhe i publicitetit. Ofrimi i ndihmës juridike falas realizohet në njëproces të drejtë dhe transparent. Pala e cila përfiton shërbime të ndihmës juridike falas ka të drejtë të informohet për tërë procedurën. ANJF me anë të paraqitjes së raporteve të saj periodike në Kuvendin e Kosovës bën publike aktivitetin e saj, duke përfshirë të arriturat, lëshimet si dhe objektivat të cilat synohen të arrihen në të ardhmen. Procedura e ofrimit të ndihmës juridike falas është publike dhe në të mund të kenë qasje subjektet e interesuara. Në këtë aspekt vlejnë parimet dhe rregullat të cilat i referohen marrëdhënies avokat-palë. Rrjedhimisht, publiku nuk duhet të vihet në dijeni për elementet të cilat i ndalon etika e punës së avokatit, ruajtja e konfidencialitetit mbi disa fakte lidhur me klientin të cilat ai i mëson në mirëbesim dhe të cilat kërkohet të mbesin si sekret profesional e tjera.

 6.      Parimi i përgjegjësisë. Sipas frymës së Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas zyrtarët që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falasnë kuadër të Agjencisëpër Ndihmë Juridike Falas, avokatët e angazhuar nga Oda e Avokatëve dhe zyrtarët nga organizatat partnere duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të përgatitur. Në fakt, personat të cilët ofrojnë ndihmë juridike falas duhet të jenë të kualifikuara,të përgjegjshëm dhe të shërbejnë me nder, me përkushtim, me profesionalizëm dhe në pajtim me rregullativën juridike në fuqi që e rregullon këtë institucion.

7.      Parimi i efikasitetit dhe i ekonomizimit.Procedura e ofrimit të ndihmës juridike falas duhet të jetë efikase dhe t`i përmbushë rezultatet e pritura. Rezultati më i mirë i këtij procesi është që palës t`i ofrohet ndihmë adekuate, që të drejtat dhe interesat e saj legjitime të mbrohen dhe përfaqësohen në mënyrë të denjë. Parimi i efikasitetit e vëtheksin në cilësinë e shërbimeve të ofruara të ndihmës juridike falas. Rrjedhimisht, parimi i ekonomizimit është udhërrëfyes për punën e shumë institucioneve. Ofrimi i ndihmës juridike falas kërkohet që të realizohet me më pak shpenzime dhe për kohë të arsyeshme. Parimi i ekonomizimit kërkon shpenzim të arsyeshëm të parasë dhe kohës, por ai nuk duhet ta cenojëefikasitetin e procedurës së dhënies së ndihmës juridike falas dhe cilësinë e shërbimit të ofruar palës përfituese.

 8.      Parimi i paanshmërisë (objektivitetit). Veprimi objektiv kërkon shqyrtim adekuat tëçështjes konkrete, pa anime, pa u ndikuar nga interesi, dobia materiale dhe çfarëdo interesi tjetër. Ky parim i obligonzyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas qëtë ofrojnë shërbim me mirëbesim, profesionalizëm dhe pa asnjë lloj animi.

9.      Parimi i shmangies së konfliktit të interesit në ofrimin e ndihmës juridike falas. Me qëllim të ofrimit efikas të shërbimeve të ndihmës juridike falas është enevojshme që në rastet e ekzistimit të konfliktit të interesit ndërmjet zyrtarëve të ofrimit të ndihmës juridike falas (qoftë ai zyrtar i Agjencisë, avokat ose zyrtar i Organizatës Joqeveritare) dhe palës përfituese, të shmanget. Zyrtari që ofron ndihmë juridike falas është i thirrur që t`i jep përparësi interesit publik dhe nëçdo rast të ekzistimit të konfliktit të interesit gjatë shërbimit të tij, ta shmangë atë.[6]

 5.      Llojet e shërbimeve tëndihmës juridike falas

Ofrimi i ndihmës juridike falas shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës sipas parimit tëveprimit territorial të ligjit. Sipas LNJF ofrimi i ndihmës juridike falas shtrihet në tërë territorin e Kosovës,nëpërmjet Byrove të Qarkut për Ndihmë Juridike në pesë regjionet kryesore, përkatësisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan si dhe pesë Zyrave për Ndihmë Juridike Falas nga Projekti “Qasja në Drejtësi” i mbështetur nga Programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përkatësisht në Ferizaj, Graçanicë, Dragash, Gjakovë dhe në Mitrovicë.Ndihma juridike falas konsiston në ofrimin e shërbimeve të veçanta juridike dhe këshilluese për qytetarët të cilët përfitojnë nga ky shërbim i rëndësishëm juridik dhe shoqëror në vendin tonë. Llojet e shërbimeve të cilat i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas janë të përcaktuara në nenin 5 të LNJF ku bëjnë pjesë:

1.      Informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat gjyqësore;

2.      Përpilimi i  shkresave juridike (parashtresave) dhe ndihma teknike për kompletimin e lëndës;

3.      Përfaqësimi në procedurën  civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse;

4.      Këshillimi dhe ndihma në procedurën e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit sipas legjislacionit në fuqi.

Në kuadër të shërbimit të parë qytetarët mund të përfitojnë informata të nevojshme për realizmin e të drejtave të tyre, si çështja e afateve brenda të cilëve mund të realizojnë ndonjë të drejtë, organit të cilit duhet adresuar parashtresa e të tjera.Po ashtu, në kuadër të këtij shërbimi bëjnëpjesë edhe këshillimet të cilat i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas për përfituesite këtij shërbimi. Këshillat janë kryesisht të natyrës juridike dhe profesionale lidhur me veprimet të cilat duhet ndjekur pala për t`i realizuar të drejtat e saj. Këshillat janë të rëndësishme për faktin se shumica e njerëzve janë laik në aspektin juridik, përkatësisht nuk posedojnë njohuri për të drejtën, por ata në asnjë rast nuk duhet të humbin një të drejtë nga shkaku se nuk janë juristë.Përpilimi i shkresaveështë pjesë e rëndësishme e asistencës që i ofrohet palës përfituese të ndihmës juridike falas ku bëjnë pjesë parashtresat e ndryshme juridike, varësisht nga natyra e rastit. Shkresa të tilla janë lutjet, kërkesat, kundërshtimet, ankesat, paditë e të tjera.Fusha e përfaqësimit në kuadër të shërbimeve tëndihmës juridike falas konsiston në ofrimin e ndihmës juridike palësdhe përfaqësimin e saj në procedurën gjyqësore, përkatësisht kryerja e veprimeve procedurale në emër dhe në llogari të palës, qoftë ajo e natyrës juridike penale, civile, administrative ose kundërvajtëse.

 6.      Kriteret për ofrimin e ndihmës juridike falas

Ndihma juridike falas ofrohet për kategoritë e veçanta të qytetarëve sipas kritereve (kushteve) tëpërcaktuara në nenin 6 të LNJF të ndërlidhura me:

  1. 1.      Kriterin kualifikues;
  2. 2.      Kriterin financiar;
  3. 3.      Kriterin juridik.

Në përfitimin e ndihmës juridike falas sipas kriterit kualifikues kanë të drejtë:

1.1.      Qytetarët që janë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2.      Personat me qëndrim tëpërkohshëm në Kosovë;

1.3.      Kategoritë e veçanta të njerëzve sipas Konventave Ndërkombëtare të cilat e obligojnë Kosovën;[7]

1.4.      Personat e huaj sipas parimit të reciprocitetit.[8]

Sipas kriterit financiar ndihma juridike falas përfshinë:

2.1.      Ndihmën primare (parësore);

2.2.      Ndihmën sekondare (dytësore).

Në kuadër të ndihmës primare sipas kriterit financiar, shërbime të ndihmës juridike falas mund të përfitojnë qytetarët që e gëzojnë asistencën sociale dhe qytetarët në kushte të ngjashme kurse ndihma juridike sekondare ju referohet të gjithë qytetarëve të cilët kanë të ardhura mesatare më të ulëta se familjet e rëndomta.Duke marrë parasysh nivelin e standardit të jetës në Kosovë, shumica e qytetarëve mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim.

Sipas kriterit juridik palës mund t`i ofrohet ndihmë juridike falas pasi të jetë bërë paraprakisht vlerësimi i bazës së rastit (lëndës) që konsiston në këto pika:

3.1.      Vlera reale e kërkesës;

3.2.      Fuqia argumentuese e provave të prezantuara nga kërkuesi;

3.3.      Mundësia e realizimit të kërkesës (probabiliteti).

Sipas këtij kriteri pala që aplikon për shërbime të ndihmës juridike falas kërkesën duhet ta ketë të themeltë, përkatësisht të bazuar në provat më të cilat i argumenton pretendimet e saj.

7.      Përfituesit e ndihmës juridike falas

Ndihma juridike falas është shërbim që ju referohet të gjithëqytetarëve të cilët nuk kanë mundësi që me mjetet e tyre t`i mbulojnë shpenzimet e procedurës për realizimin (njohjen) e të drejtave të tyre. Baza juridike e ndihmës juridike falas dhe kategorizimi i personave të cilët përfitojnë nga ky shërbim është paraparë në nenin 31 (paragrafi 6) të Kushtetutës së Kosovës i cili përcakton se ndihma juridike falas do t`u ofrohet tëgjithë qytetarëve të cilët nuk mund t`i mbulojnë me mjetet e tyre shpenzimet që i bartë procedura e realizimit tëtëdrejtave të tyre, nëse një ndihmë e tillëështë e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi. Me Rregulloren nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike Falas u themelua Komisioni për Ndihmë Juridike Falas në të cilin ishin paraparë edhe kategoritë e qytetarëve të cilët kanë të drejtë të përfitojnë shërbime të ndihmës juridike falas. Me Ligjin nr. 04./L-017 për Ndihmë Juridike Falas u themelua Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, i cili ka paraparë se përfitues të ndihmës juridike falas janë të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë ligj.

8.      Ndihma juridike falas nëlëmin penal

Sistemi i ndihmës juridike falas sipas zgjidhjeve ligjore ofrohet në shumë fusha juridike. Një rol i veçantë i kushtohet ndihmës juridike falas në aspektin penal, për shkak të ndjeshmërisë dhe seriozitetit që kanëçështjet penale.Ndihma juridike falas në lëmin penal ofrohet rëndom në rastet e mbrojtjes së detyruar (obligative), përkatësisht kur procedura penale nuk mund të zhvillohet pa mbrojtës.[9]Sipas zgjidhjeve ligjore në këto raste mund të angazhohet vetëm avokati i licencuar nga Oda e Avokatëve.[10]Rrjedhimisht, ndihma juridike falas në lëmin penal ofrohet në pajtim me dispozitat e nenit 57dhe 58 të Kodit nr.04/L-123 të Procedurës Penale dhe nenin 43 të Kodit nr. 03/L-193 të Drejtësisë për të Mitur në rastet e procedurës penale ndaj të miturve. Në rastet e mbrojtjes së obligueshme i pandehuri duhet të ketë mbrojtës:

1. Nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh, ose ka çrregullime apo paaftësi mendore dhe që i pamundëson që të mbrohet vet me sukses

2.  Gjatëseancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa gjendet në paraburgim

3.  Nga ngritja e aktakuzës për vepër penale për të cilën mund tëcaktohet dënimi me të paktën 10 vjet burgim dh

4.  Në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimeve, ta paaftësisë mendore ose është caktuar dënimi me burgim afatgjatë.[11]

Nëqoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës e angazhimin nuk e bën askush sipas nenit 53 (paragrafi 8) tëKPP, kryetari i gjykatës ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake e cakton mbrojtësin sipas detyrës zyrtare. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.

Kur i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, kryetari i trupit gjykues ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake sipas detyrës zyrtare cakton mbrojtës të ri me shpenzime publike.[12] Në praktikë mund të ndodhë që gjatë zhvillimit të procedurës penale i pandehuri të mbetet pa mbrojtës, një gjë e tillë mund të ndodhë për shumë arsye por kryesisht ato lidhen  me vet të pandehurin në rastet kur ai kundërshton caktimin e mbrojtësit nga gjykata dhe mund të kalojë kohë e gjatë pa mbrojtës. Në këto raste kur kemi të bëjmë me mbrojtjetë detyruar dhe i pandehurinuk ka caktuar mbrojtës e as të afërmit e tij, është në autoritetin e kryetarit te gjykatës ose eprorit të organit i cili e zbaton procedurën penale që të caktojë mbrojtës të ri, shpenzimet e të cilit mbulohen nga buxheti i shtetit.[13]Sipas kësaj dispozite ligjore kryetari i trupit gjykues ose organi tjetër i cili e zbatonprocedurën penale është i obliguar që t’i caktojë të pandehurit mbrojtës në rastet kur mbrojtja është e detyruar nëçdo rast kur mbrojtjen nuk e angazhon vet i pandehuri ose personat e afërm të tij. Këto janë rastet e angazhimit të mbrojtësit sipas parimit zyrtar(exoffitio) shpenzimet e të cilit mbulohen nga buxheti i shtetit. I pandehuri duhet të njoftohet për angazhimin e mbrojtësit sipas detyrës zyrtarepër faktin se ai ka të drejtë që të kundërshtojë caktimin e tij qoftë sipas bazës që e parasheh KPP qoftë kur dyshon në mbrojtjen e tij. Sipas rregullit i pandehuri njoftohet për caktimin e mbrojtësit me rastin e dorëzimit të aktakuzës.[14

Natyrisht, angazhimi i mbrojtësit bëhet me qëllim që të mbrohet interesi i të pandehurit dhe të sigurohet mbrojtje adekuate juridike. Po ashtu sipas zgjidhjeve ligjore në fuqi mbrojtja është e detyruar edhe në procedurën penale për të mitur, në procedurën e posaçme për caktimin e masës së mjekimit të detyrueshëm psikiatrik që nga koha kur prokurori paraqet propozimin për caktimin e kësaj mase si dhe në rastet kur duhet t’i dorëzohet aktgjykimi të akuzuarit që nuk ka mbrojtës me të cilin i është caktuar dënimi me burgim efektiv, kurse dorëzimi nuk mund të bëhet në adresën e mëparshme të tij.[15]Kur ekzistojnëkushtet për mbrojtjen e detyruar, të pandehurit i caktohet mbrojtës me shpenzime publike me kërkesën e tij ose personave të afërm, por jo kundër vullnetit të tij kur:

  1. 1.            Procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me të paktën 8 vjet burgim ose
  2. 2.            Kur i pandehuri nuk mund tëpaguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe nëse gjykata apo organi kompetent që zbaton procedurën në fazën paraprake vlerëson se caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike është në interes të drejtësisë.[16]

Kjodispozitë ligjore e njeh mbrojtjen juridike falas për tëvarfrit në procedurën penale nëse plotësohen tri kushte themelore. Kushti i parë ka të bëj me peshën e veprës penale. Rrjedhimisht, kjo formë e mbrojtjes do të caktohet në rastet kur ndaj të pandehurit zhvillohet procedurë penale për vepër penale për të cilën ështëparaparë dënimi me të paktën tetë vjet burgim. Kushti i dytë ka të bëj me gjendjen ekonomike tëtë pandehurit. Që të caktohet kjo mbrojtje duhet të konstatohet gjendja e dobët ekonomike e të pandehurit. Kjo gjendje ekonomike ekziston në rastet kur pagimi i shpenzimeve të procedurës penale nuk mund të bëhet me mjetet e të pandehurit ose kur pagesa e tillë do të rrezikohet ekzistencën e tij dhe personave që ai i mbanë. Kushti i tretë ka të bëj me vlerësimin e organit që e zbaton procedurën penale se caktimi i mbrojtësit do t’i shërbente arritjes së drejtësisë në çështjen penale konkrete. Për t’u caktuar mbrojtja për të varfër kërkohet plotësimi në mënyrëkumulative i këtyre kushteve.[17]

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore i pandehuri i cili vlerësohet se i përmbushë kriteret për caktimin e mbrojtjes për të varfër duhet të njoftohet me kohë për mundësisë e shfrytëzimit të kësaj të drejte. I pandehuri duhet të njoftohet për mundësinë e angazhimit të mbrojtjespër të varfër para marrjes nëpyetje për herë të parë nëmënyrë që ai nëmundësinë e parë të paraqes kërkesë për caktimin e mbrojtësit për të varfër.[18] Kërkesa për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike mund të bëhet gjatëtërë rrjedhës së procedurës penale. Kryetari i gjykatës ose titullari i organit kompetenti cili e zbaton procedurën në fazën paraprake vendosë për kërkesën dhe cakton mbrojtës. Në qoftë se policia ose prokurori i shtetit refuzon kërkesën e të pandehurit për t’i caktuar mbrojtës me shpenzime publike, ai mund tëparashtrojë ankesëtegjyqtari i procedurës paraprake.[19]

Organi që e zbaton procedurën penale mund të caktojë mbrojtës me shpenzime publike(mbrojtje për të varfër) gjatë tërërrjedhës sëprocedurës penale. Kërkesa i paraqitet dhe për të vendosë kryetari i trupit gjykues ose eprori i organit që e zbaton procedurën penale në fazën paraprake. Në rastet kur procedurën e zbaton policia ose prokurori publik dhe kur është refuzuar kërkesa për caktimin e mbrojtësit për të varfër, i pandehuri mund tëparashtrojë ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, vendimi i të cilit është definitiv.[20] I pandehuri në këtë rast duhet tëvërtetojë pretendimet e tij të paraqitura në ankesë dhe gjendjen e tij të rëndë ekonomike me dokumentacion përkatës. Kjo zgjidhje praktike është paraparë me qëllim që të parandalohen rastet eventuale të keqpërdorimit të këtij shërbimi nga njerëz të papërgjegjshëm. Rrjedhimisht, vlerësohet se ndihma juridike falas si institut i rëndësishëm i të drejtës bashkëkohore i cili është paraparë me qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e barabartë e të gjithë qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ndihma juridike falas në lëmin penale vlerësohet e një rëndësie të veçantë për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë që kanë çështjet penale. Ky institucion shoqëror dhe juridik vetëm sa e avancon dhe reformon sistemin e drejtësisë në Kosovë.

8.1.     Ndihma juridike falas në procedurën penale për të mitur

Ndihma juridike falas aplikohet edhe në procedurën penale për të mitur në pajtim medispozitat e KDM.[21] Sipas zgjidhjes ligjore të dhënë në nenin 43 (paragrafi 1) të KDM i mituri duhet të ketë mbrojtës që nga fillimi e deri në fund të procedurës penale. Kjo dispozitë e bën të qartë faktin se procedura penale për të mitur nuk mund të zhvillohet pa mbrojtës. Rrjedhimisht, mbrojtësi duhet të jetë prezent gjatë tërë zhvillimit të procedurës pavarësisht peshës së veprës penale të kryer nga i mituri.[22]Sipas nenit 43 (paragrafi 2) të KDM, nëse i mituri, përfaqësuesi ligjor ose anëtari i familjes së tij nuk angazhon mbrojtës, gjyqtari për të mitur ose organi kompetent që e zbaton procedurën e cakton një mbrojtës exoffitio me shpenzime publike. Në praktikë ndodhë që i mituri, përfaqësuesi i tij ligjor (prindi, prindi adoptues, kujdestari) ose anëtari tjetër i familjes nuk angazhojnë mbrojtës andaj gjyqtari për të mitur ose personi i autorizuar i organit kompetent që e zbaton procedurën penale për të mitur cakton mbrojtës exoffitio, shpenzimet e të cilit mbulohen nga buxheti i shtetit.[23]Sipas nenit 43 (paragrafi 3) të KDM nëse i mituri mbetet pa mbrojtës gjatë rrjedhës së procedurës dhe ai nuk mund të sigurojë tjetër mbrojtës, gjyqtari për të mitur ose organi kompetent që e zbaton procedurën cakton mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. Me këtë paragraf është rregulluar çështja e caktimit të mbrojtësit në rastet kur i mituri mbetet pa mbrojtës gjatë rrjedhës së procedurës penale për shkaqe të ndryshme si vdekja e mbrojtësit, dorëheqja e tjera. Gjyqtari për të mitur ose i organi që e zbaton procedurën ndaj të miturit ka obligim që të caktojëmbrojtës me shpenzime publike. Si rregull nuk mund të ndërmerret asnjë veprim procedural ndaj të miturit pa u siguruar mbrojtësi.Sipas nenit 43 (paragrafi 4) të KDM me kërkesën e të miturit, përfaqësuesit të tij ligjor ose anëtarit të familjes caktohet mbrojtës me shpenzime publike nëse ai nuk mund t`i paguajë shpenzimete mbrojtjes, por jo kundër dëshirës së tij. Me këtë paragraf është rregulluarçështja e angazhimit të mbrojtësit për të varfër në procedurën penale për të mitur nëse plotësohen tri kushte. E para se i mituri, përfaqësuesi i tij ligjor ose anëtari i familjes duhet të parashtrojë kërkesë në prokurori ose në gjykatën e çështjes për caktimin e mbrojtësit. E dyta se i mituri duhet të dëshmojë faktin se nuk mund t`i mbulojë shpenzimet për shkak të gjendjes së dobët ekonomike. E treta sei mituri duhet të pajtohet për caktimin e mbrojtësit.

Sipas nenit 43 (paragrafi 5) të KDM i mituri udhëzohetpër të drejtën në mbrojtës me shpenzime publike sipas nenit 43 (paragrafi 4) të KDM, para marrjes në pyetje për herë të parë. Gjyqtari për të mitur ose autoriteti që e zbaton procedurën penale ndaj të miturit duhet ta udhëzojëatë për të drejtën në mbrojtës me shpenzime publike kur vlerëson se i mituri nuk ka mundësi t`i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes kurse mbrojtja me mbrojtës vlerësohet të jetë shprehje e mbrojtjes më të mirë të interesave të tij.[24]Sipas nenit 43 (paragrafi 6) të KDM të miturin mund ta përfaqësojë vetëm mbrojtësi i regjistruar në Odën e Avokatëve.

Pra, mbrojtësi i angazhuar në përfaqësimin e të miturit duhet të jetë anëtar i Odës së Avokatëve përkatësisht avokat ilicencuar. Te kryerësit e mitur të veprave penale nuk vlejnë rregullat që mund të zbatohen në procedurën penale ndaj madhorëve kur në raste specifike ata mund t`i mbrojë avokati praktikant. I mituri mund të angazhojë deri në tre mbrojtës, në këto raste për arsye praktike dhe pragmatike ata duhet të koordinojnë mbrojtjen duke i ndarë aspektet e saj.[25]E drejta embrojtjes përmbushet me angazhimin e të paktën një mbrojtësi.

  1. II. INSTITUCIONI  I  AUTORIZUAR  PËR  OFRIMIN  E  NDIHMËS  JURIDIKE  FALAS  DHE  INSTITUCIONET  PARTNERE

1.      Roli i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në ofrimin e ndihmës juridike falas

Agjencia është institucion i pavarur i themeluar me Ligjin nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas, përgjegjëse për ofrimin e ndihmës juridike falas qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me këtë ligj. Agjencia është organ kolegjial i cili përbehet nga këto organe:

  1. 1.      Këshilli;
  2. 2.      Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë;
  3. 3.      Zyrat Rajonale për Ndihmë Juridike Falas.[26]

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas e ushtron veprimtarinë e saj si organ i pavarur, përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas në lëmin penal, civil dhe administrativ për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilëve ju mohohet qasja në drejtësi për shkak të mungesës së mjeteve materiale dhe të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me LNJF. Sistemi i ndihmës juridike falas është inauguruar me Rregulloren nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike me të cilën u formua Komisioni për Ndihmë Juridike. Me Ligjin nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas është themeluar Agjencia për Ndihmë Juridike Falas si institucion  përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike falas.

 2.      Roli i Odës së Avokatëve të Kosovës në ofrimin e ndihmës juridike falas

Oda e Avokatëve e Kosovës (në tekstin e mëtejmë OAK) është institucion i pavarur i cili menaxhon punën e ofrimit të ndihmës juridike profesionale në Republikën e Kosovës. OAK është institucion i cili ofron ndihmë juridike profesionale nëpërmjet avokatëve si juristë të kualifikuar. Avokatët janë të regjistruar në Regjistrin e Avokatëve të cilin e mbanë OAK. Anëtarësimi në OAK është kusht procedural për t`u pajisur me licencë të punës.OAK udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë, profesionalizmit, kompetencës, besimit dhe etikës kurse misioni i saj është në funksion të avancimit të profesionit ligjor dhe drejtësisë publike.

OAKështë organizatë e pavarur e avokatëve me autorizime publike e cila e rregullon avokatinë si shërbim i pavarur publik.[27] Rrjedhimisht, si juristë të kualifikuar dhe të licencuar avokatët ofrojnë shërbime juridike profesionale me pagesë në pajtim me Ligjin nr. 03/L-117 për Avokatinë dhe Statutin e OAK.Nga ky rregull ka përjashtim sepse avokatët ofrojnë edhe ndihmë juridike falas në rastet e parapara me nenin 29 të LNJF sipas të cilit OAK dhe Organizatat Jo Qeveritare janë institucione partnere në sistemin e ofrimit të ndihmës juridike falas. Rrjedhimisht, avokatët mund të ofrojnë ndihmë juridike primare dhe sekondare falas. OAK përpilon listën me emrat e avokatëve të cilët shprehin gatishmërinë që të ofrojnë ndihmë juridike falas. Më pas Agjencia për Ndihmë Juridike Falas lidhë kontratë me avokatin i cili ofron ndihmë në rastin konkret. Avokatët nuk paguhen nga palët që ata u ofrojnë ndihmë por për punën e tyre ata kompensohen sipas tarifës që e përcakton ANJF me akt nënligjor.[28]

 3.      Roli i Organizatave Jo Qeveritare në ofrimin e ndihmës juridike falas

Ofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas është kompetencë ekskluzive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Megjithatë, në nenin 30 të LNJF është paraparë zgjidhja që edhe OAK si dhe Organizatat Jo Qeveritare mund të ofrojnë shërbime të tilla.Kjo zgjidhje është paraparë me qëllim që të decentralizohet ky shërbim dhe të sigurohet qasje e gjerë e akterëve në ndihmën juridike falas. ANJF ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ofrimit të ndihmës juridike falas me Organizatat Jo Qeveritare “Norma” dhe Shoqatën e Gruas nga Gjakova. Sipas nenit 30 të LNJF këto organizata partnere mund të ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas në bazë të kritereve të përcaktuara nga Agjencia. Në këtë aspekt veçohet roli i Organizatave Jo Qeveritare të cilat promovojnë dhe mbrojnë dinjitetin e gruas në familje dhe në shoqëri. Këto organizata partnere luajnë rol të rëndësishëm në dhënien e shërbimeve juridike dhe sociale. Ato përgatisin Strategji për Mbrojtjen e Gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe realizojnë projekte të ndryshme në vendet rurale dhe urbane duke i njoftuar gratë se ku të drejtohen për ndihmë në rastet e shkeljes së të drejtave të tyre.[29]

4.      Procedura e ofrimit të ndihmës juridike falas

Inicimi i ndihmës juridike falas bëhet me paraqitjen e kërkesës së palës së interesuar në ndonjërën nga zyrat më të afërta për ndihmë juridike falas. Pra, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron ndihmë juridike falas sipas kërkesës së palës dhe jo sipas parimit exoffitio.[30]Sipas kësaj zgjidhje procedura për inicimin e ndihmës juridike falas është e thjeshtë, mjafton parashtrimi dhe dërgimi i kërkesës nga pala e interesuar në zyrën më të afërt tëANJF. Kërkesa me të cilën pala kërkon tëpërfitojë shërbime të ndihmës juridike falas duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën dhe informatat për kontaktin me palën, emrat me të dhënat gjenerale të anëtarëve të familjes me të cilët jeton, deklaratën nëse kërkuesi (aplikanti) është banor i përhershëm ose i përkohshëm në Kosovë, të dhënat për të ardhurat mujore si dhe përshkrimin faktik dhe juridik tëçështjes për të cilën kërkon ndihmë juridike falas.[31]Pala e cila pretendon të përfitoj ndihmë juridike falas duhet që kërkesës t`ia bashkëngjis dokumentet e nevojshme[32] si prova me të cilat dëshmon faktin se i plotëson kushtet ligjore për ndihmë. Pala duhet të ofrojë dokumentacionin i cili vërteton gjendjen e dobët financiare për t`u kualifikuar pozitivisht për përfitimin e ndihmës juridike falas. Kjo zgjidhje është paraparë për të evituar keqpërdorimet eventuale që mund t`i bëjnë personat e caktuar të cilët mund të përfitojnë këtë ndihmë pa bazë.

Në këtë rrjedhë, pas vërtetimit të gjendjes financiare të palës dhe vlerësimit të kritereve të parapara në LNJF,zyra në të cilën ka aplikuar pala për ndihmë juridike falas nxjerr vendim me të cilin asaj i njeh ose i refuzon ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas. Vendimi merret brenda pesë ditësh nga dita kur pala ka paraqitur kërkesën.Rrjedhimisht, vendimi mund të jetë pozitiv nëse pala i plotëson kushtet për përfitimin e ndihmës juridike falas ose negativ në rastet kur pala nuk i plotëson këto kushte. Vendimi në lidhje me çështjen ndër të tjera duhet të përfshijë edhe përshkrimin e llojeve të shërbimeve juridike falas që i ofrohen palës.

Nëse ndihma juridike falas përfshinë përfaqësimin dhe mbrojtjen në procedurë gjyqësore duhet të angazhohet avokati nga radha e avokatëve të propozuar nga OAK. Në rastet kur palës i është refuzuar kërkesa për ofrimin e ndihmës juridike falas, ajo mund të përdorë mjetet juridike dhe tëatakojë vendimin. Ankesa me shkrim i paraqitet Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesa në kuadër të Agjencisë në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit të vendimit me të cilin i është refuzuar ndihma.Nëse gjatë kohës kur pala realizon ndihmë juridike falas ndryshojnë rrethanat ekonomike dhe të ardhurat, ajo duhet tënjoftojë zyrën në të cilën ka aplikuar për ndihmë juridike falas. Nëse vërtetohet fakti se pala ka përfituar ndihmë juridike falas në mënyrëtëkundërligjshme asaj me vendim i ndërpritet ndihma dhe obligohet që tëkompensojë shpenzimet për shërbimet e përfituara nga ndihma e tillë. Këto mjetet barten në buxhetin e shtetit.[33]Rrjedhimisht, gjatë gjashtë viteve që nga themelimi, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka trajtuar mijëra lëndë dhe ka shërbyer shumë qytetarë, kryesisht nga lëmi juridik civil (çështjetkontestimore, familjare, trashëgimore, pasurore), administrative dhe më pak në lëmin penal për shkak se nevojitet harmonizimi i LNJF me KPP nëçështjet që kanë të bëjnë me ofrimin e ndihmës juridike falas

5.      Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në ofrimin e ndihmës juridike falas

Në nëntor të vitit 2012 nëPrishtinë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për Ndihmë Juridike Falas e organizuar nga Agjencia për Ndihmë juridike Falase Republikës së Kosovës në të cilën morën pjesë përfaqësues të shteteve të Rajonit të Ballkanit, si nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina të cilët i paraqitën përvojat e vendeve të tyre në ndërtimin dhe funksionimin e sistemit të ofrimit të ndihmës juridike falas. Rrjedhimisht, shtrohet si kërkesë e nevojshme që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me këto shtete dhe më shtetet tjera dhe në bazë të parimit të reciprocitetit tëofrojë shërbime të ndihmës juridike falas edhe për qytetarët e këtyre shteteve. Më 2012 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror për Ndihmë Juridike të Republikës së Shqipërisë. Fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e ndihmës juridike falas është i një rëndësie tëveçantë për të ardhmen e këtij shërbimi tejet me interes për shoqërinë. Nën kushtet e aplikimit të parimit të reciprocitetit ndihma juridike falas do të mund të zbatohej edhe për qytetarët e shtetit kontraktues.Kjo do të mundësonte që qytetarët e vendeve të ndryshme të përfitonin nga shërbimet që i ofron ndihma juridike falas, eliminimi i pagesave të dyfishta, qasja në drejtësi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Në rrafshin e brendshëm Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Odën e Avokatëve, Ministrinë e Drejtësisë, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Shoqatën e Juristëve Amerikan (ABA CEEL), Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Fshatin e Fëmijëve (SOS Kinderdorf).[34] Pritet që në të ardhmen ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me partnerë të tjerë.

III.            PËRFUNDIME  DHE  REKOMANDIME

Pas hulumtimit të institucionit të ndihmës juridike falas mund të arrihet në këto përfundime kryesore:

  • Ndihma juridike falas ështëinstitucion i ri nësistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës që ka për qëllim që të gjithë qytetarëve t`u ofrojë qasje të mirëfilltë në drejtësi. Ky shërbim juridik mundëson ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas qytetarëve që nuk mund t`i mbulojnë me mjetet e tyre shpenzimet e mbrojtjes dhe përfaqësimit në procedurën gjyqësore për realizimin e të drejtave të tyre.
  • Sistemi i ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës është inauguruar në vitin 2006 me Rregulloren nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike dhe me krijimin e Komisionit për Ndihmë Juridike Falas i cili ka qenë institucion përgjegjës dhe kompetent që të zbatojë këtë Rregullore dhe tëofrojë shërbime të ndihmës juridike falas në pajtim me kriteret e vendosura nëtë.
  • Përkundër faktit se institucioni i ndihmës juridike falas në vendin tonëështë inauguruar më 2006 dhe që nga ajo kohë kanë kaluar plot gjashtë vjet, ndihet nevoja që qytetarët të informohen për faktin se ekziston ku mekanizëm i cili mund të ju shërbej atyre. Këtë e them për faktin se shumë qytetarë nuk kanënjohuri për ekzistimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe për shënimet që i ofron ajo. Ky informim duhet tëbëhet në mënyrën më të qartë dhe të thjeshtuar, pa formalizëm në mënyrë që qëllimin e saj ta kuptojë lehtëçdo qytetar. Për këtë qëllim do të shërbenin hartimi dhe shpërndarja e broshurave me udhëzime për shfrytëzimin e këtij mekanizmi.
  • Me qëllim të avancimit të këtij shërbimi i rekomandohet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas që tëbashkëpunojë ngushtë me të gjithëakterët (palët e interesit) të cilat merren me ofrimin e ndihmës juridike falas në mënyrë që të rritet efektiviteti i këtij shërbimi në Republikën e Kosovës.
  • Pasi që në Kosovë shërbime juridike si rregull ofrojnë avokatët e licencuar të cilët veprojnë në kuadër të Odës së Avokatëve nevojitet që të qartësohen dhe precizohen kompetencat e Odës së Avokatëve dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Kjo do t`i shërbente frymës së bashkëpunimit dhe shmangies së konfliktit të mundshëm të kompetencave.
  • Institucionin e ndihmës juridike falas e njohin dhe e zbatojnë edhe rendet juridike të vendeve të Rajonit të Ballkanit dhe më gjerë si Republika e Shqipërisë, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Në këtë aspekt është i mirëseardhur krijimi i raporteve të bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella në fushën e ofrimit të ndihmës juridike falas.
  • Është e nevojshme ndarje më e madhe e buxhetit për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me qëllim që t`i përmbushë nevojat dhe detyrat e besuara dhe t`u ofrojë në mënyrë të kënaqshme shërbime të ndihmës juridike falas të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kriteret sipas LNJF. Natyrisht, si kërkesë e domosdoshme shtrohet edhe nevoja e profesionalizimit të stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mënyrë që t`ju shërbejnë qytetarëve me profesionalizëm dhe përkushtim. Agjencia për Ndihmë Juridike Falas inkurajohet t`i ngritë dhe konsolidojë kapacitetet e saj profesionale dhe humane në mënyrë që t`i trajtojë me sukses lëndët që i adresohen.

LITERATURA

Tekste universitare:

HAJDARI, Azem.        E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2010.

PINATEL, Jean.           La Criminologie, Paris, 1979.

SAHITI, Ejup.              E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2005.

Libra:

BENIGNO, Thomas.    The goodlawyer, NewYork, 2012.

HAJDARI, Azem.        Procedura penale-Komenar, Prishtinë, 2010.

                                    Sistemi i drejtësisë për të mitur-Komentar, 2010.

LESKO, Mathew,         Free legal help,Bronx, 2005.

Studime dhe artikuj shkencorë:

HAJDARI, Albulena. dhe KRASNIQI, Milot. Ndërmjetësimi si qasje e re alternative e zgjidhjes sëçështjeve penale, Avokatura, nr. 13, Prishtinë, 2012.

KRASNIQI, Milot. Marrëveshja për pranimine fajësisë sipas legjislacionit penal të Republikës së Kosovës, Revista “Drejtësia Shqiptare” Tiranë, 2012.

SELMANI, Arta. Ndihma juridike pa pagesë në procedurën e shkurorëzimit, Revista Shqiptare për Studime Ligjore, nr. 2, Tiranë, 2009.

Akte normative:

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, (10.12.1948), Prishtinë, 2012.

Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, (04.11.1950), Prishtinë, 2005.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008.

Kodi nr.04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës, Gazeta Zyrtare nr. 19, datë 13.07.2012.

Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale,Gazeta Zyrtare nr. 37, datë 28.12.2012.

Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur, Gazeta Zyrtare nr. 78, datë 20.08.2010.

Ligji nr. 03/L-117 për Avokatinë, Gazeta Zyrtare nr. 49, datë 25.03.2009.

Ligji nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, Gazeta Zyrtare nr. 3, datë 22.02.2012.

Ligji nr. 10 039 për Ndihmën Juridike i Republikës së Shqipërisë, datë 22.12.2008.

Rregullore nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike Falas, Gazeta Zyrtare e UNMIK-ut, datë 07.06.2006.

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës, Prishtinë, datë, 29.10.2011.

Burime tjera:

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas,Raportet Vjetore të Punës, 2008-2012.

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Shkencave dhe i Letërsisë, Fjalor i gjuhës së sotme, Tiranë, 2002.

Komisionin Shtetëror për Ndihmë Juridike, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Përmbledhje legjislacioni për ndihmë juridike, Tiranë, 2011.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Raport mbi ofrimin e ndihmës juridike falas në Shqipëri, Tiranë, 2011.

Qendra Juridike e Kosovës, Buletini i Praktikës Gjyqësore i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prishtinë, 2005.



[1] Shih dhe krahaso nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas. Ligji ka shfuqizuar Rregulloren nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike Falas, (në punim do të përdoret si pikë referimi për aspekte krahasimi).

[2] Për më tepër rreth legjislacionit të Republikës së Kosovës, veçmas atij penal, vizito Gazetën Zyrtare në adresën http://www.gazetazyrtare.rks-gov.net.

[3] Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut është miratuar më04.11.1950.

[4] Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

[5] Shih dhe krahaso:Hajdari A. dhe Krasniqi M. Ndërmjetësimi si qasje e re alternative e zgjidhjes së çështjeve penale, Avokatura, nr. 13, Prishtinë, 2012, faqe 132.

[6] Parimi i shmangies së konfliktit të interesit është paraparë në nenin 2 të Ligjit nr. 10 039 për Ndihmë Juridike i Republikës së Shqipërisë.

[7] Rreth akteve ndërkombëtare të cilat e obligojnë Kosovën, shih: nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Republikës së Kosovës.

[8] Neni 7 i LNJF.

[9]Krahaso: Hajdari A. Procedura penale-Komentar, Prishtinë, 2010, faqe 170.

[10]Neni 54 (paragrafi 1 i KPP) dhe neni 15 i Rregullores nr. 2006/36 për Ndihmë Juridike Falas.

[11]Neni 57 (paragrafi 1) i Kodit të Procedurës Penale.

[12] Neni 57 (paragrafi 3) i KPP

[13]Hajdari A. Procedura penale-Komentar, faqe 172.

[14] Po aty, faqe 171.

[15]Hajdari A. Procedura penale-Komentar, faqe 171.

[16]Neni 58 (paragrafi 1) i KPP.

[17]Hajdari A. Procedura penale-Komentar, faqe 173.

[18] Po aty, faqe 173.

[19] Neni 58 (paragrafi 3) i KPP

[20]Hajdari A. Procedura penale-Komentar, faqe 173.

[21] Çështja e mbrojtjes në procedurën penale për të mitur është e rregulluar me nenin 43 të KDM.

[22]Hajdari A. Sistemi i drejtësisë për të mitur-Komentar, Prishtinë, 2010, faqe 106.

[23] Po aty, faqe 106-107.

[24] Krahaso: Hajdari A. Sistemi i drejtësisë për të mitur-Komentar, faqe 108.

[25] Po aty, faqe 108.

[26]Rreth organizimit të ANJF shih nenet 11-22 të LNJF.

[27] Shih nenin 2 dhe 3 të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

[28] Angazhimi i avokatëve në ofrimin e ndihmës juridike falas realizohet në pajtim me nenin 29 të LNJF.

[29]Selmani A. Ndihma juridike pa pagesë në procedurën e shkurorëzimit, Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Tiranë, 2009, faqe 10.

[30] Shihe nenin 31 (paragrafi 1) të LNJF.

[31] Krahaso nenin 13 (paragrafi 2) të Rregullores nr. 2006/36 për Ndihmën Juridike.

[32] Dokumentet të cilat duhet t`i paraqes pala me rastin e aplikimit për shërbimet e ndihmës juridike falas, gjenden në materialin e publikuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas“Rruga për realizmin e të drejtës sime”, Prishtinë, 2012

[33] Krahaso nenin 31 (paragrafi 7 dhe 8) të Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmën Juridike Falas të Republikës së Kosovës dhe nenin 14 (paragrafi 2 dhe 3) të Ligjit nr. 10 039 për Ndihmën Juridike të Republikës së Shqipërisë.

[34] Agjencia për Ndihmë Juridike falas, Informatori, Prishtinë, 2012, faqe 12-14.

3 Responses to Sistemi i ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës- Milot Krasniqi

  1. Name F.B.D. says:

    I nderuar z. autor i ketij shkrimi

    Kjo teme eshte teje mase e qelluar, nje teme e cila ne thelp gjate leximit e verejta qe e ke trajtuar me nje profesionalizem dhe perkushtim profesional, gje e cila ndihma juridike falas perpos qe eshte e domosdoshme ti ofrohet pales brenda shtetit ne te cilin jeton, me beri pershtypja, ideja juaj profesionale per reciprocitet midis sheteve te ballkanit,te cilen e keni ngritur si qeshtje dhe trajtuar edhe mundesin se si te krijohet mundesia e ofrimit te ndihmes juridike falas midis shteteve te Ballkanit kjo ide e juaja eshte nje iniciative qe qytearet e vendit dhe vendeve per rreth kan nevoj per ndihma te tilla falas, andaj nje teme e tille e shkruar nga ana juaj krijon hapesiren per tju falenderuar per shkrime te tilla te natyres profeionale.

    Pune te mbare ne jeten tuaj profesionale.

  2. Zejd Gashi says:

    Te nderuar Avokat,Juriste! Halli me ka shty me kerku nji ndihme juridike .sepse konsideroj se mu ka ba nji e padrejte, damtim material,kame punu ne nji ndermarjr ne Kosove. kjo ndermarje eshte privatizu mjetet jane shpernda, por une skam qene as i informum nga askush nga ish koleget e mi ne te cilet kam pase nji konsiderate.Pasi qe une jame duke jetu ne Holande e me kushte hiq te mira skame mundesi me ardhe ne Kosove kure kam nevoje apo bashe per qefe.Prandaj po iu drejtohem juve per nji keshille apo ndihme se ku duhet me u anku apo drejtu.ne kete ndermarje kame punu plote 14vjete dhe i pari nga te gjithe puntoret shqiptare jame suspendu nga puna dhe kure nuk kame ba ankese,kjo ndermarje ka qene me emrin KOSOVOSIROVINA Mitrovice,ne vitin 1992kame emigru ne Holande,ku sme ka pri fati si shume e shume mergimtare neper bote; arsyja pse po e shkruje ket leter eshte:se dyshoje qe dikushe prej pergjegjesve qe e ka ba listen se kujt qka i takon ,ka ba manipulime ose i ka mare edhe sumen qe me kishte taku mu ,ne kete ndermarje kane punu shume shkije, pore listen e kane ba shqiptaret e ndermarjes,se shkijet jane bajte ku e di ku edhe se besoj qe ata kane lidhje per neve apo interesim
    me na shpernda mjetet e privatizimit
    nese me kerkon dikushe ndonji dokumente une smuj me siguru kurgjo per shkake se shtepija e babes ku kame jetu eshte kalle ne kohe lufte dihet nga kushe , keshtu qe skame as ma te voglen sen bile kujtim nga prindet qe segzistojne kogja moti; e jo mo letra a dokumente po as foto familjare sme ka mbete si te shume e shuke shqiptare.po shpresoje qe jame paraqite ne adrese te duhur ,e nji dite do me dergoni ndonji informate se si me vepru ma tutje. ju kerkoje ndjese per gabimet e mundeshme se ka 20 e kusur vite qe skame shkru shqipe naj leter apo diqka te ngjajshem. pershendetjenga holanda

    • JuristiRealM says:

      I nderuari Zejdi,

      Me mbarimin e luftes ne Kosove me 1999 eshte vendosur administrata e perkohshme nderkombetare [UNMIK]. Ne kete kohe eshte themeluar Agjencia e Mirebesimit [AKM] kurse pas shpalljes se pavaresise me 2008 eshte shnderruar ne Agjenci te Privatizimit [AKP]. Kjo Agjenci ka pasur dhe ka mandat ligjor per administrimin e pasurive shoqerore te Kosoves perfshire ndermarrjet, token bujqesore, lokalet e tjera.

      Me rregullativen aktuale ne fuqi te Agjencise se Privatizimit, punetoreve te ndermrrjes se privatizuar, perkatesisht te shitur ose te likuiduar, ju takon kapitali prej 20 %. Cfare duhet te beni ju eshte te ktheheni ne Kosove, te paraqiteni ne ndermarrjen qe keni punuar dhe ne Agjencine e Privatizimit dhe te kerkoni te drejten tuaj ligjore.

      Nese nuk mund te vini duhet te angazhoni nje jurist te kualifikuar dhe ta autorizoni qe te ju perfaqesoj ne kete ceshtje juridike.

      Suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

13 − 9 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles