Dënimi me vdekje nëpër botë

Dënimi me vdekje praktikohet ende në 47 vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International vetëm gjatë vitit 2003 janë ekzekutuar të paktën 1146 të http://drejtesiashqiptare.com/wp-admin/post.php?post=430&action=editburgosur nëpër botë. Kjo organizatë dyshon që ky numër të jetë ende më i madh kur dihet se nuk njoftohet për të gjitha ekzekutimet.

87 vende e kanë dënimin me vdekje ende si të drejtë të sanksionuar me kushtetutë. Më së shpeshti ai aplikohet në Kinë, Iran, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argumenti më i fuqishëm i dënimit me vdekje është shlyerja e fajit. Nëse dënimi me vdekje shqiptohet për dikend që ka shuajtur një jetë atëherë për disa kjo është hakmarrja e vetme e drejtë. Poashtu përkrahësit e dënimit me vdekje mendojnë se këto dënime mund të kenë edhe efekt frikësimi i cili do të pengonte keqëbërsit potencial nga veprat e rënda penale.

Në vitin 2001 Valter Shvimer, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës proklamonte se praktika e ekzekutimeve është e pamoralshme dhe e dënueshme dhe nuk kontribuon në luftimin e kriminalitetit. Vdekja nuk mund të jetë kurrë drejtësi.

Edhe pse Bashkimi Evropian jo gjithnjë flet me të njëjtën gjuhë sa u përket të drejtave të njeriut, prapëseprapë pjesës tjetër të botës mund t`i dëshmojë një bilanc impresionues. Në Evropë ekziston një konsensus i gjerë për refuzimin e dënimit me vdekje. Evropianët janë krenarë që jetojnë në një kontinent ku nuk aplikohet kjo metodë. Edhe pse disa vende, në mesin e tyre Turqia dhe Rusia nuk kanë ratifikuar ende protokollin shtesë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut ka vite që në kontinetin evropian nuk është çuar deri në fund asnjë shqiptim i dënimit me vdekje.

Pas Kinës dhe Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vend të tretë me 65 ekzekutime në vitin 2003, njofton Amnesty International. Amnesty International aktualisht ka të regjistruara 3500 dënime me vdekje të cilat presin zbatimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë lëvizjes mbarëbotërore kundër dënimit me vdekje po shtohet gjithnjë e më shumë numri i vendeve që po heqin atë apo nuk po konkretizojnë dënimet aktuale. Deri tani janë më tepër se gjysma e vendeve të botës. Ndërsa në SHBA ka një rënie të ekzekutime të dënimeve me vdekje si dhe ka rënë dukshëm edhe numri i përsonave të dënuar me vdekje. Gjykata e lartë amerikane ka arritur në përfundimin se është jokushtetuese të ekzekutohen kriminelët që janë ose kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer krime. Vende të tjera kanë marrë masa për t’i dhënë fund kësaj praktike, përfshirë Iranin, Pakistanin, Kinën dhe Arabinë Saudite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?