Sistemi maxhoritar dhe sistemi proporcional-Erald Shushari

sistemi_zgjedhor_nuk_duhet_te_

Në historinë e parlamentarizmit, ekzistojnë dy sisteme kryesore: sistemi maxhoritar dhe sistemi proporcional. Sitemet proporcional rajonal, proporcional i personalizuar, maxhoritar i korrektuar, etj., janë vetëm versione të dy sistemeve kryesore, maxhoritar dhe proporcional. Për këtë arsye, do të doja të analizoja vetëm këto dy sisteme kryesore.Krijimi i partive moderne, me një organizëm të fortë, me një shtrirje të gjerë në qytete dhe në fshat, ndikoi shumë në përbërjen e parlamenteve. Shtrirja e së drejtës së votës, që u bë kudo e përgjithshme, rritje, si rrjedhojë e numrit të zgjedhësve dhe dëshira e tyre për të ushtruar një ndikim më të drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit, bënë që të rishikohej e mënyrës së përfaqësimit në organin legjislativ. Kur u vendos e drejta e përgjithshme e votës, çështja ndryshoi.U pa qartë sikurse është shprehur politologu italiane Xhovani Sartori, se sistemi elektoral është “instrumenti me specifik manipulues i politikes” Deri atëherë çështja e sistemit nuk kishte shume rëndësi përderisa sistemi i censeve, që kufizonte shumë numrin e zgjedhësve nuk lejonte kurrsesi që parlamenti të kishte nje pasqyre reale e opinionit te popullit. Po ku konsiston sistemi maxhoritar dhe po ai proporcional? Cilët janë avantazhet dhe disavantazhet e tyre?

Do te doja te filloja me sistemin maxhoritar. Sistemi maxhoritar, qe përdorej kudo ne shekullin e XIX parashikon qe ne ç’do zone te zgjidhet ai kandidat qe ka fituar shumicën absolute te votimeve, 50 për qind +1 ose me shumice relative, pra fiton kandidati me më shume vota se kandidatet e tjerë, por pa siguruar detyrimisht 50 për qind +1 te votave. Sistemi maxhoritar është një emëror, pra ç’do parti paraqet një kandidate për ç’do zone elektorale. Votimi mund te jete me një raund ose me dy raunde. Sistemi mazhoritar me një raund zgjidhet kandidati që i cili, në një raundi i vetëm ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë, pavarësisht nga përqindja. Në sistemin me dy raunde, kandidati fitues duhet të marrë shumicën absolute të votimeve. Në rast se ky rezultat nuk arrihet ne raundin e pare, do te ketë një raund te dyte balotazhi, në të cilën fiton kandidati qe del i pari, pavarësisht nga numri i votave. Avantazhi i këtij sistemi, është se u lejon zgjedhëseve që të shprehen me një preferencë në raundin e parë, pa u merakosur që vota e tyre do të jetë e “dobishme” dhe mund te ndodhte qe zgjedhësi , pasi kandidati i tij është tërhequr, te votoje për një njeri për te cilin mund të mos ketë shumë simpati, por i duket më i mirë se sa të tjerët që kanë mbetur në garë. Avantazhet e sistemit maxhoritar janë:

1. Siguron një shumicë qeveritare më të qëndrueshme
Sistemi maxhoritar siguron një shumicë qeveritare më të qëndrueshme, të fortë dhe ky sistem, rekomandohet në vende në trazicion, si vendi jonë.
2. Instalon një lidhje të fortë elektorat-deputet
Fakti që deputeti zgjidhet nga komuniteti i një zone të caktuar, e lidh deputetin shumë me zonën ku është zgjedhur.

3.Jep mundësinë që elektorati ta njohë mirë përfaqësuesin e tij në parlament

4. Është një sistem i thjeshtë.
Sistemi mazhoritar është një sistem shumë i thjeshtë për t’u kuptuar, sidomos ai me një raund.

Pasi rendita avantazhet e sistemit maxhoritar, tani do të rendisja disavatazhet e tij:

1.Sistemi mazhoritar a është një sistem i padrejtë.
Ai siguron një përfaqësim më të madh i partisë që ka dalë e parë në shkallë kombëtare. Keshtu, ky system i le shteg shumë padrejtësive. Shumica, qofte edhe për një votë, është gjithçka. Pakica qofte edhe për një votë, s’është asgje.P.sh Vendi jone tani është ndare ne 100 zona elektorale. Kemi dy parti X dhe Y. Partia X fiton 52 për qind te votave në të gjitha zonat, kurse partia Y merre 48 për qind ne te gjitha zonat dhe partia Y nuk përfaqësohet fare në parlament, pavarësisht se ajo ka pothuajse gjysmën e elektoratit zgjedhor.

2.Ky sistem cenon barazinë e votës.
Ky sistem cenon barazinë e votës sepse zakonisht ndodhe që pakica në parlament të ketë shumë më pak vende, nga ç’i takojnë në bazë të votave të fituara, në gjithë vendin.

3.Siguron shpesh maxhoranca shumë të qëndrueshme dhe të forta
Sigurimi i maxhorancave shumë të forta në i përmendim tek avantazhet, por mund te jete edhe disavantazh kur ato kthehen ne maxhoranca absolute dhe shpesh arbitrare. Duke marrë më shumë kompetenca, se çfarë i takojnë dhe duke cenuar pavarësinë e institucioneve të pavarura.

4.Rrite brutalitetin dhe agresivitetin në bazë
Sistemi maxhoritar rrit brutalitetin dhe agresivitetin në bazë, midis kandidatëve me njërin-tjetrin dhe midis simpatizantëve midis tyre që të paktën në vendin tonë degjenerojnë edhe në konflikte të forta fizike.

Pasi analizuam avatazhet dhe disavantazhet e sistemit mazhoritar, do të doja të analizonim ato të sistemit proporcional. Përfaqësimi proporcional, nënkupton votimin për partinë politike, pra votuesi, voton për siglën në bazë të një listë kandidatësh të propozuar nga partia. Vendosja e sistemit proporcional, ka pasur dy pasoja në jetën politike:

a)Ky sistem forcoi shumë rolin dhe influencën e partive në drejtimin e vendit

b)Shtimin e partive politike, përderisa ky sistem i jep ç’do partie një mundësi më të madhe për tu përfaqësuar.

Avantazhet e këtij sistemi janë:

1. Është një sistem i drejtë
Sistemi proporcional është një sistem i drejtë, sepse partitë përfaqësohen në parlament në bazë të votave që kanë marrë .
2.Pakson brutalitetin dhe agresivitetin duke e kaluar atë, nga baza në Qendër.
3.Jep mundësi më të madhe, që grupe të caktuara shoqërore, pavarësisht nga madhësia e tyre të përfaqësohen në Parlament. 2.I jep një mundësi të madhe Kryetarit të Partisë, të rregullojë bilancet përfaqësuese, gjinore, shtresa shoqërore, të grupe moshave etj.
4. Rrit vëmendjen për programet e partive.
Rritja e vëmendjes për programet e partive, do të ndajë përfundimisht partitë e djathta nga ato e majta dhe duke nxjerr qartë, se ç’farë interesash përfaqësojnë. Rritja e vëmendjes për programet politike vjen sepse zgjedhësi voton jo aq shume për një person, se sa për programin e partisë.

Disavantazhet e sistemit proporcional janë:

1.Fragmenton përfaqësinë parlamentare duke prodhuar kështu, qeveri të paqëndrueshme.
2.Rritet shumë pushtetin e kryetarit të partisë.
Rrtite shume pushtetin e kryetarit të partisë, sepse është ai që rendit emrat e kandidateve në listën zgjedhore.
3.I jep fund përfundimisht “iniciativës popullore” për të propozuar kandidatë që në jetën e përditshme njihen me emrin; “kandidatë të pavarur”
4.Ul nivelin e njohjes të elektoratit me përfaqësuesit e tyre në Parlament.
5.Zhduk lidhjen deputet -elektorat. Shpresojnë se, me këtë analizë mbi të dy sistemet kryesore, të kemi zhdukur disa re në kokën tuaj, mbi sistemin zgjedhor dhe karakteristikat e tyre.

Marre nga Gazeta Ndryshe.Erald Shushari

Literatura e perdorur:

Luan Omari-Shteti I se drejtes

Aurela Anastasi-E drejta  kushtetuese.

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I upload ato.Ne nuk pranojme asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonje ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

ten + 12 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles