Lirite dhe te drejtat e njeriut.

Kufizimet e tyre ne Kushtetute Lirite dhe te drejtat e njeriut parashikohen ne Pjesen e dyte te Kushtetutes dhe jane te ndara ne tre grupe :

Lirite dhe te drejtat vetiake (ku garantohen e drejta e jetes, liria e shprehjes, e shtypit, e drejta e informimit, liria e ndergjegjes dhe e fese, te drejtat ne procesin penal, liria dhe fshehtesia e correspondences, paprekshmeria e baneses, liria e vendbanimit, e drejta e prones private etj)

Lirite dhe te drejtat politike (ku garantohen e drejta e votes, e organizimit kolektiv, liria e tubimeve paqesore etj)

Lirite dhe te drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ku garantohen e drejta per pune, per greve, per sigurime shoqerore, e drejta per martese dhe familje,  per kujdes shendetesor, per arsim etj)

Lirite qe permendem me lart mund te klasifikohen ne :

1. Liri negative

2. Liri positive

Negative jane ato liri qe njihen dhe garantohen nga kushtetuta sit e padhunueshme, qe kane si kerkese te brendshme nje sjellje mosnderhyrese nga ana e shtetit. Subjekti pasiv I raportit qe krijojne keto te drejta eshte shteti (liria e baneses, fshehtesia e correspondences,liria e qerkullimit etj).

Positive jane ato liri qe mund te behen efektive vetem me nderhyrjen e shtetit. Ne kete rast shteti eshte subject aktiv, ai duhet t’I krijoje kushtet per ushtruar te drejtat e tij. Lirite dhe te drejtat e lartpermendura jane shprehje e shtetit te se drejtes. Por kjo njohje juridike e te drejtave nuk do te ishte e mjaftueshme pa u shoqeruar me garancite e nevojshme qe vendosin kufijte e vullnetit shteteror. Nje garanci e tille quhet “reserve ligjore” dhe siguron individin nga veprimet arbitrare, sidomos nga ana e pushtetit ekzekutiv. Kjo “reserve ligjore” konsiston ne dy aspekte kryesore :

? Vete dispozitat e Kushtetutes jane nje garanci per te drejtat dhe lirite e njeriut. Parlamenti nuk mund te nxjerre ligje qe bien ne kundershtim me te drejtat kushtetuese.

? Kufij mbi keto te drejta kushtetuese mund te vendosen, por jo ne menyre arbitrare. Kufijte mund te vendosen vetem nepermjet ligjeve te miratuara nga Parlamenti.

 

Rezerva ligjore paraqitet ne disa tipe :

? Rezerva absolute e ligjit presupozon qe disiplina t’I referohet ligjeve te parlamentit. (e drejta penale, te drejtat e njeriut)

? Rezerva relative e ligjit ndodh kur fusha disiplinohet, rregullohet jo vetem nga ligjet ne kuptimin formal te fjales por edhe nga burime te tjera te se drejtes, me kusht qe rregullat me themelore te disiplines perkatese te jene vendosur me ligj.

? Rezerva ligjore kushtetuese presupozon qe ne disiplina te caktuara, te rendesishme, vete kushtetuta mund te vendose qe rregullimet te tyre te behen vetem me ligj kushtetues.

? Rezerva e juridiksionit, eshte nje tip I vecante I rezerves ligjore. Ajo do te thote qe masat qe merren duke kufizuar te drejtat dhe lirite duhet te kene autoresine e gjykatave dhe gjyqtareve.

 

Kufizimi I te drejtave dhe lirive ne Kushtetute

Kushtetuta shqiptare sanksionon se te drejtat dhe lirire themelore jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme (neni 15/1). Megjithate neni 17 parashikon se mund te kete edhe kufizime te ketyre te drejtave dhe kjo mund te behet vetem me ligj.

Por ne radhe te pare kufizimet burojne nga vete kushtetuta. Ne disa nene te saj kufizimet jepen shprehimisht dhe ne disa te tjera jane te pashprehura drejtperdrejt.  Si te tilla konsiderohen kufizimet qe burojne nga respektimi I parimeve themelore kushtetuese. Pra ushtrimi I te drejtave dhe lirive themelore nuk mund te shtrihen derisa

te cenojne parime te tilla si shteti I se drejtes, sovraniteti I popullit etj. Keto perbejne edhe kufizimet e rangut te pare ose kufizimet absolute. Neni 17 parashikon se kufizimet mund te vendosen ne rastet kur eshte fjala per te mbrojtur nje interes public mbrojtjen e interesave te te tjereve. Akoma me tej ne nenin 17 jepen edhe

kushtet ne lidhje me kufizimin e te drejtave :

? Kufizimet e te drejtave duhet te jene ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate

? Kufizimet nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave

? Kufizimet e vendosura me ligj nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.

Jane keto tre kushte qe shteti yne duhet te mbaje parasysh kur nxjerr ligje qe kufizojne te drejtat e njeriut. Nga analiza e nenit 17 lind edhe pyetja : cfare do te konsiderohet nje interes public kaq I rendesishem saqe te kufizohen vete te drejtat e njeriut ? Ka nje pergjigje te tille : sa me e rendesishme te jete e drejta individuale, aq me I rendesishem duhet te jete interesi public per hir te te cilit ajo duhet te kufizohet. Qe te jete me te

vertete kushtetues kufizimi duhet te kaloje disa prova :

? Prova e pare eshte ajo e interesit detyrues. Ne kete rast kufizimi I te drejtave te njeriut duhet te jete ne ate mase, sa te permbushe interesat publike dhe qeveritare. Kjo prove perdoret per te drejtat me te rendesishme si liria e fjales, shtypit, besimit fetar, liria personale etj

? Prova e arsyeshmerise. Cdo legjislator duhet te mbaje parasysh se ai nuk mund te nxjerre ligje qe kufizojne te drejtat duke cenuar thelbin e tyre. Disa kufizime nuk mund te vendosen asnjehere sepse do te cenonin thelbin e vete lirive. Psh parlamenti I Shqiperise nuk mund te nxjerre nje ligj qe te detyroje shqiptaret te besojne vetem fene katolike sepse keshtu cenohet liria e besimit ne thelbin e saj. Me nje rast te tille eshte perballur Gjykata Kushtetuese ne ceshtjen e papajtueshmerise se dispozitave te Kodit Penal qe parashikojne denimin me

vdekje. Ne vendimin e saj kjo gjykate ka perdorur proven e interesit detyrues kur arsyeton se ne raste perjashtimore legjitimohet heqja e jetes se njeriut, psh ne rastin e mbrojtjes se nevojshme. Ne raste te tjera denimi me vdekje nuk lejohet sepse ai eshte I papajtueshem me thelbin e te drejtes per jeten. Persa I perket

Konventes Europiane te te drejtave te njeriut themi se ajo ka fituar nje vlere juridike te barabarte me Kushtetuten, duke u bere e zbatueshme drejtperdrejt ne te drejten e brendshme shqiptare. Ajo perben maksimumin e kufizimeve te te drejtave te njeriut por edhe minimumin e mbrojtjes kufizime ndaj lirive dhe te drejtave te njeriut.

 

Marre nga faqja: http://sites.google.com/site/juridikal/leksione

 

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I upload ato.Ne nuk pranojme asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonje ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

4 × five =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles