Pavlefshmëria E Themelimit Të Shoqërisë -Nga Av. Artan HAJDARI

1. Tiparet dhe natyra juridike e kontratës së themelimit të shoqërisë.

Aktet e themelimit të shoqërisë, kontrata e themelimit apo akti i themelimit (në rastin e një ortaku apo një aksioneri të vetëm), jane akte juridike të cilat shprehin vullnetin e palës apo palëve pjesëmarrëse në të, në momentin e themelimit të shoqërisë. Si të tilla, ato janë veprime juridike, që synojnë krijimin, ndyshim apo shuarjen e të drejtave ose detyrime civile. Në rastin e kontratës së themelimit të Shoqërisë kemi të bëjmë me veprime juridike të dyanshme, ndërsa në rastin e aktit të themelimit, kemi të bëjmë me veprime juridike të njëanshme. Si të tilla, ato do t’i nënshtrohen, në mungesë të rregullave të posaçme që prashikohen nga ligji nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, përcaktimeve të përgjithshme që rregullojnë kontratat si kategori e veprimeve juridike.1

Neni 1 i ligjit 7632, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtare”, jep përkufizimin e shoqërisë tregtare, duke e përcaktuar atë në këtë mënyrë: a) si një akt i vullntetit të dy apo më shumë personave, vullnet i cili materializohet në një kontratë; b) palët pjesëmarrëse në kontratë japin kontributin e tyre në të mira materiale (kontribut në natyrë apo në të holla) ose shërbime për ushtrimin së bashku të një veprimtarie ekonomike; c) qëllimi i palëve në kontratë është ndarja e fitimit.

Shoqëria mund të themelohet edhe nga një person i vetëm (akt vullneti unilateral), kjo në raste të parashikuara në ligj. Nenin 1, parag. 3 parashikon mundësinë e personit fizik apo juridik që të themelojnë një shoqëri tregtare edhe në mënyrë të vetme, pra pa qenë nevoja e të tjerëve. Interpretimi i këtij rregulli, ka shkuar në favor të sipërmarrjes së lirë, duke mos kufizuar themelimin e shoqërive nëpërmjet shprehjes së vullnetit në mënyrë të njëanshme. Praktika tregtare në këtë drejtim ka qenë e ndryshme, për shkak të mungesës së një ligji të posaçëm, ashtu si e parashikon neni 1 parag.3, por me krijimin e një regjistri tregtar të vetëm pranë Gjykatës së Tiranës, mund të themi se kemi një forcim të saj, që shkon në favor të krijimit të shoqërive tregtare edhe nga njëperson i vetëm. Është e rëndësishme që të theksohet se edhe projekt-ligji i ri “Për

1 Shih nenin 231 të ligjit 7632, datë 19. 11. 1992. Dispozita në fjalë përcakton se, për rastin e pavlefshmërisë së një shoqërie ose një akti që ndryshon statutin, ajo (pavlefshmëria) mund të rezultojë nga parashikimet e dispozitave të këtij ligji ose të atyre që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave”.

tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, e ka fiksuar në nenin 3 të tij këtë rezultat të praktikës tregtare dhe mund të themi se kjo është një zhvillim shumë pozitiv në të drejtën tregtare.

Legjislacione të tjera tregtare të sistemit kontinental (civil law), e kanë trajtuar problemin e themelimit të shoqërisë në mënyra të ndryshme. Kështu, sipas Kodit Civil italian, shoqëria mund të krijohet nëpërmjet një kontrate nga dy ose më shumë persona.2 Ky qëndrim është mbajtur deri në vitin 1993, kur u realizua reforma e parë në këtë drejtim dhe u parashikua që shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të krijohet edhe nga një ortak i vetëm. Reforma e dytë në të drejtën tregtare italiane, u bë në vitin 2003, ku u prashikua mundësia e krijimit të shoqërisë aksionere nëpërmjet një akti të njëanshëm, pra, nga një ortak i vetëm.3

Sipas të drejtës tregtare gjermane, një shoqëri tregtare (qoftë e formës me përgjegjësi të kufizuar, GmbH, qoftë e formës anonime, AG), mund të formohet nga një ose më shumë persona, duke mbajtur parsyash parimet e përgjithshme për krijimin e personave juridikë parashikuar nga Kodi Civil dhe kriteret e posaçme që parashikohen nga ligji tregtar.4

Në të drejtën tregtare anglo-saksone (cammon law), nuk vëmë re ndonjë kufizim, përsa i përket krijimit të shoqërisë nga një apo më shumë aksionerë. Kjo pengesë nuk ekziston për asnjë nga format e shoqërive si ato me përgjegjësi të kufizuar (publike apo private) ashtu edhe ato të formës me përgjegjësi të pakufizuar.5

Kontrata e themelimit të shoqërisë edhe pse mund të jetë e krijuar nga dy apo më shumë persona (fizik apo juridik), për vetë natyrën juridike që paraqet, është në përgjithësi një kontratë shumëpalëshe. Kontratat e themelimit të shoqërisë, paraqiten si detyrime kontraktore midis dy ose më shumë personave, të cilët ushtrojnë bashkërisht të njëjtën veprimtari ekonomike.

2 Shih nenin 2247 të Kodit Civil italian. Sipas kësaj dispozite me kontratën e shoqërisë dy ose më shumë persona, vendosin bashkarisht të mirat dhe shërbimet për ushtrimin e një aktiviteti ekonomik të përbashkët, me qëllim ndarjen e fitimeve midis tyre. 3 Reforma e parë në këtë drejtim u bë me dekret me ligjin nr. 88, datë 03.03. 1993, i cili parashikoi se krijimi i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar mund të bëhet edhe nga një person i vetëm. Ndërsa reforma e dytë u bë me dekret me ligjin nr. 6, datë 17. 01. 2003, i cili parashikoi krijimin e një shoqërie anonime ashtu si edhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar nga një person i vetëm. Mund të themi se kjo reformë dha konceptin e krijimit të një shoqërie, jo vetëm nëpërmjet një kontrate, por edhe nëpërmjet një akti të njëanshëm themelimi. Në legjislacionin tonë tregtar të dyja këto momente janë kaluar që me aprovimin e ligjit 7638, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtare” (neni 1 i ligjit), si dhe në bazë të praktikës tregtare të krijuar. 4 Corporate law in Germany, faqe 7 dhe faqe 68,  German law accessible, Gerhard Wirth, Michael Arnold, Mark Greene, Verlag C.H. Beck Munchen 2004, si dhe nenet 22 e 25 të Kodit Civil Gjerman. 5 Tolley’s Company Law,  Second Edition, Volume one, Stephen Barc LL.B Solicitor dhe Nicholas Bowen, Barrister, Tolley Publishing Company 1988, faqe 115.

Marrëdhëniet juridike midis shoqërisë dhe të tretëve, sjellin efekte juridike të caktuara të detyrimit midis tyre, ku shoqëria mund të jetë me cilësinë e debitorit apo me cilësinë kreditorit. Pasuria e shoqërisë mund të preket vetëm për të ekzekutuar detyrime kundrejt kreditorëve, ne rast se ajo nuk i përmbush ato nga të ardhurat që realizon nëpërmjet aktivitetit të saj. Në një shoqëri tregtare, të formës më përgjegjësi të kufizuar, apo të formës anonime, detyrimet që ka shoqëria nuk shtrihen mbi pasuritë apo të drejtat individuale të ortakëve apo të aksionerevë të saj.6

Një moment tjetër i rëndësishëm që përcakton rëndësinë e akteve të themelimit të shoqërisë nga pikpamja e vlerës së tyre juridike, është edhe dallimi që ekziston midis aktit të themelimit (memorandum of association) të shoqërisë apo kontratës së themelimit dhe statutit të shoqërisë (articles of association). Në të drejtën tonë tregtare, por edhe në praktikë, shpesh herë, këto dy akte të shoqërisë përplasen me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë, zgjidhjet që ka dhënë gjykata nuk kanë qenë në përputhje me ligjin. Dallimi midis tyre është thelbësor dhe ai fokusohet si në dallime të karakterit formal ashtu dhe në ato të të përmbatjes. Ndërsa, nga pikpamja formale të dyja këto akte duken sikur janë të njëjta, pasi rrespektojnë kritere të përbashkëta në hartimin e tyre, p.sh., kanë formën noteriale, nga pikëpamje e përmbajtjes shprehin dallime thelbësore.  Statuti i një shoqërie tregtare, në përmbajtjen e tij shpreh anën e strukturës administrative dhe atë të organizimit të shoqërisë, ndërsa kontrata shpreh raportet e detyrimeve të ortakëve apo aksionereve ndaj njëri-tjetrit dhe vetë shoqërisë që ata krijojnë. Ajo (kontrata apo akti i themelimit) nuk është gjë tjetër, veçse pasqyrim i bazës së ekzistencës së shoqërisë në raport me ortakët apo aksioneret dhe vetë shoqërinë. Një tjetër dallim thelbësor është se statuti nuk mund të ndryshojë apo të tejkalojë ato rregulla që palët kanë rënë dakord në kontratën e themelimit të shoqërisë.7 Dallimi midis këtyre dy akteve, sidomos nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre, ka një rëndësi të madhe praktike, por edhe doktrinale.

6 Sipas nenit 13 të ligjit 7638, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtare” (neni 22 i projektëligjit të ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”), në një shoqëri kolektive (e quajtur ndryshe shoqëri personi) në dalllim nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëria anonime (të quajtur ndryshe shoqëri kapitali), të gjithë ortakët kanë cilësinë e tregtarit dhe përgjigjen pa kufizim për borxhet e shoqërisë dhe se kreditorët e saj mund të kërkojnë ndaj ortakëve të shoqërisë shlyerjen e detyrimeve që atyre iu ka shoqëria, kjo vetëm pasi të kenë dështuar përpjekjet për ta përmbushur detyrimin ndaj shoqërisë. Në llojet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe anonime, përgjegjësia e detyrimeve të shoqërisë ndaj kreditorëve të saj bie vetëm mbi pasurinë e shoqërisë dhe nuk shtrihet edhe ndaj pasurisë individuale të ortakëve. 7 Në vendimin nr. 487, datë 04. 03. 2003, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka arsyetuar se : “Gjykata e Apelit pa të drejtë kërkon që për ekzistencën e kësaj shoqërie tregtare (të llojit sh.p.k.) është e nevojshme ekzistenca e njëkohshme e dy akteve të veçanta të karakterit themelues, pra të statutit dhe të aktit të themelimit”. Sipas arsyetimit të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, në këtë vendim, të dyja këto akte afrohen dhe nuk është e nevojshme dallimi midis tyre, pasi kemi të bëjmë më të njëjtin akt themelimi, që është statuti. Ky konkluzion i gjykatës është i gabuar, pasi kur flasim për akte themelimi të shoqërisë flasim për dy akte të ndryshme si në formë ashtu edhe në përmbajtje dhe konkretisht, për kontratën e themelimit ose aktin e themelimit, si dhe për statutin. E para, siç thamë më sipër nga pikëpamja e

Duke mbyllur këto konsiderata të përgjithshme për tiparet dhe natyrën juridike të kontratës së themelimit të shoqërisë, vlen të theksohet se disiplina që do të zbatohet në përcaktimin e kritereve të vlefshmërisë apo pavlefshmërisë së këtyre akteve është ajo që rregullohet nga dy ligje: a) ligji mr. 7632, datë 04. 11. 1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të kodit tregtar” dhe b) ligji nr. 7638, datë 19. 11. 1992 “Për shoqëritë tregtarë”. Gjithashtu, duhen mbajtur parasysh, për aq sa mund të zbatohen në këtë rast edhe rregullat që përcaktohen në ligjin nr. 9723, datë 03. 05. 2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

 

 

Pavlefshmëria e aktit të themelimit para se shoqëria të regjistrohet në regjistrin tregtar

Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë duhet të kemi parasysh, rregullat që përcaktojnë shkaqet e pavlefshmërisë absolute të akteve të themelimit të saj dhe jo ato rregulla që përcaktojnë rastet e pavlefshmërisë relative të këtyre akteve.

Pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, mund të shfaqet në dy forma :

a) Në kohën kur vullneti i palëve (ortakëve apo aksionerëve) themelues është

shprehur, pra është firmosur kontrata e themelimit dhe shoqëria ende nuk është

regjistruar në regjistrin tregtar. Situata para themelimit të shoqërisë. b) Në momentin kur ky akt, jo vetëm që është firmosur, por edhe është regjistruar

së bashku me aktet e tjera në regjistër (këtu kemi parasysh përveç kontratës së

themelimit edhe statutin). Situata pas themelimit të shoqërisë.

Në rastin e parë, kur shoqëria nuk është regjistruar, pra ajo akoma nuk ka fituar personalitet juridik, kemi të bëjmë me një kontratë, që prodhon efekte për palët pjesëmarëse në të. Për një kontratë të tillë, ashtu si edhe për çdo veprim tjetër juridik të dyanshëm, mund të kërkohet pavlefshmëria e saj, jo vetëm për shkaqe të pavlefshmërisë absolute, por edhe për ato relative, duke u zbatur rregullat që rregullojnë veprimin juridik në përgjithësi dhe ato që rregullojnë kontratat në veçanti. Pra, në një rast të tillë do t’i referohemi përcaktimeve mbi pavlefshmërinë e kontratave dhe veprimeve juridike.

Tiparet që dallojnë situatën e pavlefshmërinë së kontratës së themelimit të shoqërisë, para regjistrimit të saj, me situatën e pavlefshmërisë pas regjistrimit të saj janë : a) Në rastin para regjistrimit të shoqërisë, qoftë edhe nga pikpamja formale, nuk flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërise, por vetëm për pavlefshmëri

përmbajtjes shpreh raportet e vendosura ndërmjet ortakëve apo aksionerëve të ardhshëm të shoqërisë, pra të drejtat dhe detyrimet që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj shoqërisë, ndërsa statuti shpreh anën administrative dhe strukturore të funksionimit të shoqërisë. Ligji 7638, datë 19.11.1992,  i shpreh qartë këto koncepte për të gjitha llojet e shoqërisë.

të akteve, që çojnë në themelimin e saj (pavlefshmëri e aktit të themelimit apo kontratës së themelimit sipas rastit).

b) Shkaqet e pavlefshmërisë në rastin kur shoqëria nuk është regjistruar, do t’i kërkojmë vetëm bazuar në dispozitat që rregullojnë pavlefshmërine e kontratave si veprime juridike.

c) Në rastin, kur shoqëria është regjistruar, shkaqet e pavlefshmërisë do t’i gjejmë si rregull në ligjin e posaçëm (legjislacioni material tregtar) dhe si përjashtim do të referohemi në dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave si veprime juridike.

d) Në rastin kur shoqëria nuk është regjistruar, shkaqet e pavlefshmërisë mund të jenë ato, që çojnë në pavlefshmërinë absolute të kontratës së themelimit (apo sipas rastit aktit të themelimit), ashtu edhe ato shkaqe që çojnë në pavlefshmërinë relative të saj. Në të kundërt, kur shoqëria ka fituar personalitet juridik, flasim vetëm për shkaqe të pavlefshmërisë absolute të themelimit të saj dhe rregullat që përcaktojnë pavlefshmërinë relative nuk zbatohen. Kjo, ashtu siç do ta shohim edhe më poshtë, për vetë specifikën që kanë marrdhëniet tregtare që realizon shoqëria me palët e treta gjatë aktivitetit të saj.

e) Afatet e parashkrimit, që zbatohen në të dyja rastet janë të ndryshme. Situata para regjistrimit të shoqërisë kërkon që të zbatohen rregullat e Kodit Civil, që përcaktojnë afatet e parashkrimit për të dyja llojet e pavlefshmërisë. Përkundrazi, në situatën pas regjistrimit të shoqërisë afati i parashkrimit përcaktohet sipas rregullave të përcaktura nga ligji i posaçëm (neni 238 i ligjit 7638, datë 19. 11. 1996).

Pavlefshmëria e aktit të themelimit pas regjistrimit të shoqërisë.
S
i rregull, pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, rregullohet nga legjislacioni tregtar,dhe si përjashtim, kjo pavlefshmëri, mund të vërtetohet nga dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave. Ky përcaktim i rëndësishëm del nga përmbajtja e nenit231 të ligjit 7638, datë 19. 11. 1992 “Për Shoqëritë Tregtare”. Ky rregull zbatohet,vetëm pasi shoqëria të jetë rregjistruar në regjistrin tregtar, pra të ketë fituar personalitet juridik.Pasi shoqëria është themeluar dhe regjistruar në regjistrin e shoqërive (momenti i fitimit të personalitetit juridik), situata juridike paraqitet krejtësisht e ndryshme. Kjo, pasi shoqëria në këtë fazë ka filluar të kryeje aktivitet dhe ka hyrë në marrdhënie juridike ose ka lidhur kontrata, me persona të tretë, duke përfituar të drejtat dhe marë përsipër detyrime. Konstatimi i pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, nuk paragjykon pasojat juridike që kanë ardhur pas regjistrimit të shoqërisë dhe për me tepër, nuk prek veprimet juridike të kryera, apo aktet e nxjera, nga organet e shoqërisë, pas këtij regjistrimi.

Këtu do të shtroheshin disa probleme që duhen marrë në konsideratë, në rastin kur konstatohen shkaqet e pavlefshmërisë të themelimit të shoqërisë: a) nga njëra anë duhet marë parasysh mbrojtja e interesave të të tretëve, që siç thamë më sipër kanë krijuar marrdhënie juridike detyrimi me shoqërinë; b) nga ana tjetër duhen marrë parasysh interesat e vetë shoqërisë (ortakëve apo aksionerëve të saj); si dhe c) interesi i mbrojtjes së vetë rendit juridik.

Nga rregulli i përcaktuar në nenin 231 të ligjit 7632, datë 19. 11. 1992 “Për Shoqëritë tregtare” mund të nxjerrim këto konkluzione: a) Pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, mund të konstatohet vetëm pasi ajo të jetë regjistruar në regjistrin tregtar; b) Kjo pavlefshmëri mund të konstatohet vetëm për raste taksative të parashikura nga ligjislacioni tregtar. c) Në disa raste shkaqet e pavlefshmërisë mund t’i referohen rregullave që përcaktohen në Kodin Civil për veprimet juridike në përgjithësi dhe kontratat në veçanti. d) Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, kemi parsysh vetëm, vërtetimin e shkaqeve të pavlefshmërisë absolute dhe jo të atyre relative, kjo për vetë natyrën e marrëdhënieve juridike që krijohen me themelimin e shoqërisë.

 

 

Shkaqet e pavlefshmërisë të themelimit të shoqërisë.

Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, duhet të kemi parasysh raste të veseve të vullnetit të palëve që marrin pjesë në realizmin e akteve të themelimit ose raste që shkaktohen si pasojë e mosrrespektimit të dispozitave urdhëruese të ligjit, (kundërligjshmëria e themelimit të shoqërisë). Konstatimi i pavlefshmërisë në rastin e shoqërive, vepron vetëm si një shkak i shpërndarjes së shoqërisë dhe jo i nxjerrjes së të të gjitha veprimve të kryera nga shoqëria pas momentit të regjistrimit të pavlefshme. Kjo pasi, shoqëria ka kryer një aktivitet të caktuar, ka përmbushur ose jo detyrimet ndaj të tretëve dhe ka arritur një rezultat ekonomik, të cilat në konceptin e një aktiviteti tregtar, nuk duhet të preken edhe pas këtij konstatimi.

Vërtetimi i pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, çon në shpërndarjen e saj dhe e fut shoqërinë në rrugën e likujdimit. Kjo e fundit (likujdimi) është pasoja e pavlefshmërisë. Vendimi i gjykatës që konstaton këtë pavlefshmëri, përcakton edhe likujdatorin, që do të marrë administrimin e shoqërisë me qëllim shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve, ndarjen e asaj pasurie që ngelet midis ortakëve apo aksionerëve të shoqërisë dhe realizmin e gjithë procedurave gjyqësore që çojnë në fshirjen e shoqërisë nga regjistri tregtar.8 Në këtë rast duhet të zbatohen rregullat mbi likujdimin, parashikuar nga seksioni V, i ligjit 7638, datë 19. 11. 1992, nenet 264 e vijues (pjesa VI, titulli I, i projekt ligjit të ri). Në praktikë ndodh që kur është Si shkaqe tipike të kundërligjshmërisë së themelimit të shoqërisë, mund të përmendim:

a) nungesën e vërtetimit noterial në firmat e akteve të themelimit (noterizimi);
b) paligjshmërinë ose kundërligjshmërinë e objektit të veprimtarisë;
c) mungesa në aktin e themelimit të emrit të shoqërisë,
d) mungesa e kontributeve apo shumave, që duhen derdhur në kapitalin e shoqërisë,
për plotësimin e vlerës së kapitalit të nënshkruar;
e) mungesa e objektit të veprimtarisë;
f) mosrrespektimi i formaliteteve per regjistrimin e shoqërisë;
g) pazotësia për të vepruar e ortakëve apo aksionerëve themelues.

Tipari dallues i legjislacionit tonë tregtar është ai, që nuk i parashikon këto si raste të
listuara dhe të parashikura në një normë të vetme, ashtu siç përcaktohet në legjislacione
të tjera (p.sh., legjislacioni italian). Ndodhur përballë një analize të tillë arrijmë në këto konkluzione të rëndësishme : Së pari: Kur flasim për pavlefshmëri të themelimit të shoqërisë, kemi të bëjmë më shkaqe që burojnë nga ligji i posaçëm (ligji 7638, datë 19.11. 1992) dhe Së dyti: Referimi te dispozitat që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratave zbatohet vetëm atëherë kur nuk merr dot zgjidhje problemi i parë. Zbatimi i rregullit të dytë, ashtu siç do ta shohim më poshtë është shumë i kufizuar.

Duke ju referuar rasteve të pavlefshmërive të përmendura më sipër, mund të themi se ato zgjidhin konfliktin që lind në rastin e pavlefshmërisë absolute të themelimit të shoqërisë, vetëm pas regjistrimit në regjistrin tregtar. Konflikti në këtë rast si rregull, krijohet midis shoqërisë, kundër të cilës është ngritur një kërkim për shkak të pavlefshmërisë absolute dhe kreditorëve të saj, të cilët synojnë që të realizojnë kreditë e tyre kundrejt shoqërisë dhe mund të rrezikojnë këtë marrëdhënie të krijuar nga ekzistenca e gjendjes së pavlefshmërisë.

 

 

Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë.

Problemi i legjitimitetit në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, është një nga problemet më të rëndësishme me karakter praktik, që krijohet në rastin e një konflikti tregtar, të një natyre që shkaktohet nga vërtetimi i kësaj pavlefshmërie.

konstatuar pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, gjykatat janë mjaftuar vetëm më këtë urdhërim në dispozitivin e vendimit, pa urdhëruar kalimin e saj në likujdim, dhe pa caktuar likujdatorin, duke e detyruar palën që ka kërkuar pavlefshmërinë të ndërmarrë procedura të tjera shtesë, pasi vendimi i pavlefshmërisë të këtë marrë formë të prerë. Likujdimi është pasoja e pavlefshmërisë, prandaj nuk do të ishte e nevojshme shprehja në dispozitivin e vendimit të konstatimit të pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, por drejtpërdrejt urdhërimi i kalimit të saj në likujdim dhe caktimi i njëkohëshëm i likujdatorit. Nje praktikë të tillë të gabuar e kemi ndeshur në vendimin nr. 358, datë 29. 03. 2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Të njëjtin qëndrim mban edhe projektligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, neni 192 i projektit.

Zgjidhja e këtij problemi duhet të kërkohet së pari në legjislacionin e posaçëm (ligji për shoqëritë tregtare), e parë ngushtë me dispozitat e ligjit procedurial civil si dhe praktikën gjyqësore të krijuar në këtë drejtim. Në nenin 7 të ligjit nr. 7638, datë 19. 11. 1992, përcaktohen rregullat që duhen zbatuar për ngritjen e padisë për rregullimin e të metave që vërehen në aktet e themelimit të shoqërisë apo ndryshimeve në statutit. Ndërsa, neni 8 i po këtij ligji, përcakton se cilët janë personat përgjegjës për themelimin e parregullt të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe të korrigjimit të kësaj situate.

Nisur nga përcaktimi i dispozitës së mësipërme dhe nga përmbajtja e marrëdhënieve tregtare që krijon shoqëria gjatë aktivitetit të saj, mendojmë se rrethi i personave që mund të legjitimohen në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, nuk duhet intepretuar në mënyrë të gjerë, pra duke i dhënë mundësi çdo subjekti (person fizik apo juridik) që mendon se ka çfarëdolloj interesi të lidhur me ato të shoqërisë.

Në përcaktimin e këtij rrethi personash të interesuar, duhet të nisemi gjithnjë nga fakti i mos krijimit të një mosqëndrueshmërie në qarkullimin juridik civil, që do të shkaktohej nga shpërndarja e shoqërisë. Në rast se kushdo do të kërkonte pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë dhe si rrjedhojë kalimin e saj në likujdim, atëherë kjo gjë do të përbënte shkak për një mosqë­ndrueshmëri të qarkullimit juridik-civil dhe mund ta fuste ekonominë në një gjendje negative.

Duke ju referuar një rasti të praktikës gjyqësore9, vërejmë se gjykata ka gabuar në trajtimin e problemit të legjitimitet të personit që ka ngritur padinë për kërkimin e pavlefshmërisë së shoqërisë. Ajo ka legjitimuar një person, i cili është  jashtë rrethit të personave të interesuar të përcaktuar si më sipër. Paditësi në rastin në fjalë, nuk mund ta ngrinte një padi të tillë, pasi nuk është pjesë e shoqërisë (ortak apo i zgjedhur në organet drejtuese të saj) dhe për më tepër nuk është kreditor i shoqërisë dhe si i tillë nuk mund të shfrytëzojë shkaqet e pavlefshmërisë së shoqërisë ashtu si edhe këta të fundit (kreditorët) Në këto kushte gjykata ka gabuar kur e ka pranuar padinë dhe ka urdhëruar shpërndarjen e shoqërisë duke e kaluar atë në likujdim. Si konkluzion mund të themi se legjitimimi në padinë e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, i takon vetëm një rrethi të ngushtë personash (fizik apo juridik), të cilët janë lidhur ngushtë me interesat organizativo – drejtuese të shoqërisë si dhe me aktivitetin e saj tregtar (rasti i kreditorëve të shoqërisë).

 

 

Ndreqia e gabimeve në aktet e themelimit ose ndryshimet në statut. Dallimi me pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë.

Neni 7 i ligjit 7638, datë 19. 11. 1992, përcakton rregullat që duhen zbatuar për ngritjen e padisë për rregullimin e gabimeve në aktet e themelimit të shoqërisë osë të ndryshimeve

9 Shih vendimin nr. 1411, datë 26. 06. 2006 të Gykatës së Rrethit Korçë.

të statutit. Sipas këtij rregulli, një padi të tillë, mund ta ngrejë çdo person i interesuar. Afati i kërkimit në këtë rast është 3 vjet, duke filluar nga data e regjistrimit të shoqërisë apo e ndonjë ndryshimi në regjistër. Në një rast të tillë, gjykata do të vendosë sipas kërkimit të ngritur nga subjekti i interesuar, rregullimin ligjor të kërkesave për themelimin e shoqërisë, si dhe për rreguellshmërinë e ndryshimeve në statut. Mendojmë se për ngritjen e një padie të tillë nuk mund të kemi subjekte të tjera të interesuara, jashtë atyre të përmendura në nenin 8 të ligjit, pasi në rast se ky kërkim do t’i përkiste edhe kreditorëve të shoqërisë, nuk do të kishte kuptim, pasi këta të fundit mund të ngrejnë drejtpërdrejt padinë e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë sipas kritereve të përcaktura në nenin 238 të ligjit.

Të përbashkat midis dy padive :

a)  Të dyja paditë mund të ngrihen nga persona të interesuar, të cilët janë të parashikuar në nenin 8 të ligjit, ndërsa kreditorët e shoqërisë mund të ngrenë vetëm padinë për pavlefshmërinë e shoqërisë.

b)  Si padia për parregullshmërinë e themelimit të shoqërisë ose të ndryshimeve të statutit, ashtu edhe padia për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, mund të ngrihen për një shkak të përbashkët atë të “mosrrespektimit të urdhërimeve të ligjit”.

c)  Mosrrespektimi i ligjit në të dyja rastet mund të rrjedhë si nga dispozitat e ligjit të posaçëm (ligji 7632, datë 19. 11. 1992), ashtu edhe nga dispozitat që rregulllojnë pavlefshmërinë e kontratave.

d)  Të dyja paditë i nënshtrohen afatit tre vjeçar të parashkrimit. Afati i parshkrimit fillon të ecë nga momenti kur shoqëria vihet përballë aktit që shkakton pavlefshmërinë apo parregullshmërinë e themelimit (momenti i regjistrimit të shoqërisë në regjistër apo të pasqyrimit të ndryshimeve përkatëse).

Dallimet midis dy padive :

a)  Padia për parregullshmërinë e themelimit të shoqërisë, mund të rrjedhë jo vetëm nga shkaqe të pavlefshmërisë absolute, por edhe nga shkaqe të pavlefshmërive relative.

b)  Padia për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, mund të ngrihet vetëm kur konstatohen shkaqe të pavlefshmërisë absolute.

c)  Padia për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, përveç subjekteve që parashikohen në nenin 8 të ligjit, mund të ngrihet edhe nga kreditorët e shoqërisë, ndërsa padia për parregullshmërinë e themelimit të shoqërisë apo të ndryshimeve që rrjedhin nga statuti, nuk mund të ngrihet nga kreditorët e shoqërisë.

d)  Pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë nuk mund të deklarohet në rast se gjatë procedurave të shqyrtimit të saj shkaku i pavlefshmërisë është eleminuar, padia për rregullshmërinë e akteve të themelimit të shoqërisë dhe ndryshimeve në statut, duhet të shqyrtohet detyrimisht brenda afatit të parashkrimit.

Në përcaktimet e bëra më sipër, në të dyja llojet e padive, duhet marë në konsideratë edhe fakti se, interesi i shoqërisë, i cili mbrohet nga norma juridike e posaçme, të cilat në thelb shkatohen vetëm si shkak i ekzistencës së veseve veçanërisht të rënda, të cilat nuk do të “bashkëjetonin” aspak me vazhdimin e aktivitetit të shoqërisë, tashmë të regjistruar në regjistrin tregtar. Në këtë kontekst dhe duke marrë në konsideratë interesin e qëndrueshmërisë ekonomike të aktivitetit të shoqërisë, ligji ynë i ka dhënë mundësinë subjekteve të interesuara, që mund të shmangin këto shkaqe të pavlefshmërisë të themelimit të shoqërisë, brenda një afati të caktuar (neni 7 i ligjit 7638, datë 19. 11. 1992), në dallim nga doktrina e veprimit juridik në të drejtën civile, ku nuk mund të ndodhë kurrsesi një situatë e tillë.

 

 

Pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë dhe pavlefshmëria e veprimit juridik.

Në dallim nga legjislacioni civil, ligji për shoqëritë tregtare, vendos mjaft rregulla të veçanta të cilat shmangen nga parimet e përgjithëshme të pavlefshmërisë së kontratave si veprime juridike të dyanshme, kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të pavlefshmërisë së themelimit të një shoqërie (neni 238 i ligjit 7638, datë 19. 11. 1992). Kjo shmangie ka të bëjë me raste të pavlefshmërisë absolute të aktit të krijimit të shoqërisë (kontratës së themelimit), shkaqe që konstatohen pas regjistrimit të shoqërisë në regjistrin tregtar, në dallim nga rastet e pavlefshmërisë së veprimit juridik apo të kontratave si veprimeve juridike, ku bëhet fjalë sipas rastit, si për ekzistencën e shkaqeve të pavlefshmërisë absolute ashtu edhe ato relative.

Kemi mendimin se, pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, mund të shkaktohet vetëm në raste veçanërisht të rënda, të cilat duhet të fokusohen në kuadër të mosrrespektimit të rregullave bazë të themelimit të shoqërisë. Pra, pavlefshmëria e shoqërisë mund të kërkohet vetëm në raste ngushtësisht të përcaktuara, dhe që kanë të bëjnë në thelb me mosrrespektimin ose jo të rregullave bazë të themelimit të shoqërisë, dhe për pasojë moskorrigjimi i të cilave, sjell ndërprerjen e aktivitetit të shoqërisë. Shkaqe të rënda të mosrrespektimit të kërkesave bazë të themelimit të shoqërisë do të konsideroheshin, përcaktimi i një objekti të kundraligjshëm, mosderdhja e kapitalit të shoqërisë, apo mungesa e formës së aktit të themelimit etj.

Ndërsa, me kryerjen e një veprimi juridik, shkaqet e pavlefshmërisë absolute mund të merren përgjithësisht në konsideratë, në pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë jo të gjitha shkaqet mund të merren parasysh, por vetëm ato që mund të kosiderohen të rënda. Kjo për faktin se, me fitimin e personalitetit juridik nga ana e shoqërisë, ajo priret që të krijojë një qëndrueshmëri juridiko-organizative, dhe shkaqe pavlefshmërie të çfarëdoshme mund të rregullohen brenda një afati të caktuar ose mund të konsiderohen si të pa qena.

Ligji ynë për shoqëritë tregtare, nuk i jep mundësi personit të interesuar, të ngrejë padinë për pavlefshmërinë e shoqërisë, që ta ushtrojë këtë të drejtë pa kufizim në kohë. Neni 238 përcakon së padia për pavlefshmëritë e shoqërisë ose të akteve dhe çështjeve të shqyrtura pas themelimit të shoqërisë, parashkruhet me kalimin e tre vjetëve, duke filluar ky afat nga dita kur shoqëria vihet përballë aktit të pavlefshmësirë. E rëndësishme është përcaktimi i afatit. Nga mënyra se si është formuluar dipsozita, ky moment zgjidhet rast pas rasti. Përjashtim bëhet në rast se, shkaku i pavlefshmërisë rrjedh nga një e metë e marrëveshjes ndërmjet ortakëve ose paaftësisë së tyre. Në këtë rast hyn në fuqi rregulli i përcaktuar nga neni 235 i ligjit, për rregullimin e situatës.

Një tjetër problem i rëndësishëm që ka vlerë praktike, për zgjidhjen e rasteve të pavlefshmërisë është ai, se ndaj cilit person duhet ngritur padia (legjtimimi pasiv). Ligji nuk bën fjalë për një gjë të tillë, por mendojmë së padia duhet ngritur ndaj shoqërisë, pasi ajo vihet në pozitat e mosekzistencës së saj.

Më sipër, përcaktuam se jo çdo person mund të kërkojë pavlefshmërinë e shoqërisë, por vetëm ata që janë të interesuar. Këta të fundit i përcaktuam në dy kategori : a) në kategorin e personave që kanë lidhje organike me shoqërinë (ortakët/aksionerët apo personat që bëjnë pjesë në organet drejtuese të shoqërisë dhe b) kreditorët e shoqërisë.

Duke vënë përballë konceptin e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë dhe atë të veprimit juridik, do të kishim këto të përbashkëta dhe dallime:

a) Si pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, ashtu edhe pavlefshmëria e veprimit juridik (kontratës), mund të rrjedhin nga shkaqe absolute të pavlefshmërisë.

b) Pavlefshmëria e veprimit juridik, qëndron edhe në shkaqe relative (veprimet juridike që shpallen të pavlefshme, neni 94 i Kodit Civil), ndërsa pavlefshmëria e themelimit të shoqërisë, qëndron vetëm në shkaqe absolute.

c) Afati i parashkrimit të padisë për pavlefshmërinë e shoqërisë është tre vjet (neni 238 i ligjit për shoqëritë tregtare), ndërsa si rregull padia për konstatimin e palvefshmërisë së veprimit juridik apo kontratës si veprim juridik nuk parashkruhet.10

d) Si padia për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, ashtu edhe ajo për konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik, duhet të synojnë zgjidhjen e pasojave të kësaj lloj pavlefshmërie. Konkretisht, e para synon likujdimin e shoqërisë, ndërsa e dyta synon zgjidhjen e pasojës konkrete të veprimit juridik.

e) Pasojat e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, fillojnë nga momenti, kur vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë, ndërsa pavlefshmëria e veprimit juridik i shtrin efektet që nga momenti kur është kryer veprimi juridik i pavlefshëm.

f) Të metat absolute të kontratës së themelimit të shoqërisë korrigjohen në rrugë gjyqësore, brenda afatit tre vjeçar të parashkrimit, ndërsa të metat absolute të veprimit juridik nuk mund të korrigjohen në rrugë gjyqësore.

g) Të metat absolute të kontratës së themelimit të shoqërisë, me kalimin e afatit të ngritjes së padisë (afati tre vjeçar), korrigjohen vetvetiu. Kjo situatë nuk mund të ndodhë me veprimin juridik plotësisht të pavlefshëm, pasi ai nuk mund të bëhet i vlefshëm as me kalimin e kohës dhe as me një veprim juridik të mëvonshëm.

 

 

Pasojat e pavlefshmërisë absolute të themelimit të shoqërisë.

Në kundërshtim me sa parashikohet për pasojat e pavlefshmërisë të veprimit juridik, pavlefshmëria absolute e shoqërisë, nuk ka fuqi prapavepruese dhe efektet e saj i prodhon duke u nisur nga momenti kur vendimi i gjykatës që ka vertetuar këtë pavlefshmëri ka marrë formë të prerë. Me konstatimin e pavlefshmërisë ngelen të vlefshme të gjitha aktet e kryera në emër të shoqërisë, pas regjistrimit të saj në regjistrin e shoqërive, si edhe ato para se vendimi i gjykatës që konstaton këtë pavlefshmëri të ketë marrë formë të prerë.

Pavlefshmëria e themelimit të një shoqërie, trajtohet si shkaku i shpërndarjen së saj dhe e çon atë në likujdim. Vendimi i gjykatës që konstaton këtë pavlefshmëri, urdhëronedhe kalimin e shoqërisë në likujdim dhe emëron likujdatorët. Është e rëndësishme të

1 Shih vendimin unifikues nr. 13, datë 09. 03. 2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

30

kuptohet se që padia në këtë rast, nuk do të jëtë një padi thjesht e ndërtuar me objektin, si konstatimi i pavlefshmërisë absolute të shoqërisë apo të akteve të themelimit të saj, por duhet kërkuar dhe synuar zgjidhja e pasojave të kësaj pavlefshmërie, që në rezultatin final do të jetë likujdimi i shoqërisë, pra, shpërndarja e saj. Këtu duhet të kemi parasysh që interpretimi i nenit 238 duhet të bëhet i lidhur ngushtë me nenin 239 të ligjit “Për shoqëritë Tregtare” si dhe me jurispudencën e krijuar në këtë drejtim.11

Pavlefshmëria, nuk mund të konstatohet nga gjykata, në rast se shkaku i saj është eleminuar dhe pas kësaj është bërë publikimi në regjistrin e shoqërive. Ligji 7638, në nenin 233 përcakton, rënien nga fuqia të padisë së pavlefshmërisë. Kjo, në rastet kur shkaku i pavlefshmërisë ka pushuar së ekzistuari ditën, kur gjykata e shkallës së parë ka marrë vendimin për korrigjimin e kësaj pavlefshmërie, sipas rregullave të përcaktura në nenin 7 të ligjit në fjalë. Ky rregull nuk zbatohet, në rast se pavlefshmëria bazohet mbi një shkelje absolutisht të rëndë dhe që lidhet më ligjshmërinë ose jo të objektit të veprimtarisë së shoqërisë. Kjo është e natyrshme pasi, dhe vetë brenda shkaqeve të pavlefshmërisë absolute të shoqërisë ekziston një ndarje, ku shkaqe tejet të rënda, siç është paligjshmëria e objektit të veprimtarisë së shoqërisë, nuk mund të korrigjohen brenda afateve të përcaktura nga ligji. Problemi do të paraqitej i vështirë për t’u intepretuar, në rast se të dyja afatet e ngritjes së padive si ajo e pavlefshmërisë së shoqërisë ashtu edhe ajo e korigjimit të të metave që vijnë nga themelimi i saj apo nga ndryshimet në statut, janë parashkruar. Mendojmë se pavarësisht rregullit të përcaktuar në nenin 233 të ligjit, në këtë rastë shkaku i pavlefshmërisë, sado i rëndë që të jetë, pushon së ekzistuari. Në këtë interpretim, argumenti është ai i mësipërm, që stabiliteti i veprimtarisë ekonomike të shoqërisë, me kalimin kohës së caktuar mer rëndësi parësore.

Në rast se gjykata që merr në shqyrtim padinë dhe konstaton një nga shkaqet absolute të pavlefshmërisë, ajo urdhëron kalimin e shoqërisë në likujdim, dhe në dispozitivin e vendimit ajo cakton edhe likujdatorin, i cili do të veprojë sipas dispozitave të statutit dhe atyre të përcaktuara në nenet 264 e vijues të ligjit “Për shoqëritë tregtare”. Gjithashtu, gjykata urdhëron zyrën e regjistrit tregtar që të bëjë shënimet përkatëse. Përcaktimi i likujdatorit është i rëndësishëm dhe gjykata duhet ta caktojë atë nga lista e ekspertëve që ka në dispozicion. Vendimi i gjykatës që nuk përcakton emrin e likujdatorit është i cënueshëm, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me një likujdim në rrugë gjyqësore dhe jo me vendim të asamblesë së ortakëve apo të aksionerëve (ky i fundit me shumicë të cilësuar (sipas përcaktimeve të satutit) ka arritur në rezultatin se shoqëria duhet të futet

11 Vendimi Unifikues nr. 13, datë 09. 03. 2006 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mendojmë se duhet të interpretohet në mënyrë të njëjtë si për veprimet juridike absolutisht të pavlefshme ashtu edhe për rastin e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë.

në rrugën e likujdimit.12 Pasoja e pavlefshmërisë, likujdimi i shoqërisë, do të hyjë në fuqi ditën që vendimi do të marrë formë të prerë. Kjo do të thotë që likujdatori do të marrë në dorë administrimin e shoqërisë, për efekt të likujdimit vetëm kur të jepet vendimi i gjykatës së apelit dhe në rast se nuk do të ketë vendim pezullimi, të dhënë sipas rregullave të përcaktura në K. Pr. Civile, nga vetë gjykata që ka dhënë vendimin (neni 469/2 i K. Pr. Civile) apo nga Gjykata e Lartë (neni 479 i K. Pr. Civile).

Këto do të ishin disa nga problemet që menduam të trajtojmë në këtë shkrim, për një temë kaq të rëndësishme dhe të debatueshme për praktikën gjyqësore. Jemi të mendimit se një vendim unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mund të jepte një interpretim më të saktë, me qëllim sheshimin e kontraditave që ekzistojnë në praktikë në gjykimin e këtyre çështjeve nga gjykatat.

Marre nga Revista Jeta Juridike 2007

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I upload ato.Ne nuk pranojme asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonje ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

twenty + 10 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles