Si lidhet nje martese ?

 

Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.

Forma e lidhjes se martesës

Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar në vende te caktuara nga bashkia ose komuna fletën e shpalljes, ku tregohen përbërës të gjendjes civile të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendin ku do të lidhet martesa.


Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokure të posaçme. Shpallja bëhet ne bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Nëse nuk kanë jetuar  6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ose komunën ku bashkëshorti ka   jetuar më parë.

Dokumentacioni i nevojshëm për shpallje martese

Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile certifikatën e lindjes, të lëshuar për shpallje martese, si dhe fotokopjen letërnjoftimit. Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes. Në qoftë se shpallja ndërpritet përpara mbarimit të këtij afati, ky fakt duhet të përmendet në shpalljen e re.

Dokumentacioni për lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë

Personi që kërkon të lidhë martesën duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile:Çertifikatën e lindjes të lëshuar për efekt lidhje martese. Kjo çertifikatë merret vetëm pasi të jetë plotësuar afati i shpalljes së martesës;

Dokumentacioni për lidhjen e martesës kur njeri nga shtetasit është i huaj

Për shtetasin e huaj, në rastin e lidhjes së martesës, kur njëri nga shtetasit është i huaj, duhen paraqitur:

  1. Çertifikatë lindje në modelin ndërkombëtar (me emrat e prindërve)
  2. Çertifikatë që nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese)
  3. Çertifikatë për vendbanimin
  4. Pasaportë

Këto dokumenta duhet të jenë me vulën apostille, ndërsa për shtetet e poshtëshënuara të vulosura në ambasadë/konsullatë: Gjermani, Greqi, Itali, Belgjikë, Spanjë.
Afati i përdorimit të këtyre dokumentave për lidhje martese është tre muaj me përjashtim të vendeve që kanë marrëveshje të veçantë, si dhe kur mënyra dhe një afat tjetër të përcaktuar në marrëveshje dy-palëshe ose shumëpalëshe.

 

Martesa e shtetasit shqiptar jashtë vendit

Në qofte së shtetasi shqiptar lidh martesë jashtë vendit duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Çertifikatë ndërkombëtare lindje në gjashtë gjuhë;
  • Leje për lidhje martese në gjashtë gjuhë;

 

Shënim:
Shërbimi i gjendjes civile lëshon këto dokumenta vetëm pasi shtetasi shqiptar ka bere publikimin e shpalljes se martesës. Çertifikatat ndërkombëtare në gjashtë gjuhë dhe leja për lidhje martese  nuk është e nevojshme të përkthehen dhe të noterizohen. Këto dokumenta duhet të vulosen vetëm ne prefekturë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Martesa në Shqipëri e shtetasve të huaj

Për të huajt, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë ose janë refugjatë, akti i martesës bazohet në dokumentet personale, të vërtetuara brenda 15 ditëve nga organi përkatës shqiptar ose drejtpërdrejt nga të dhënat e këtij organi.

Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim te përkohshëm  në Republikën e Shqipërisë, mund të lidhin martesë ndërmjet tyre në një zyrë të gjendjes civile, me dëshirën e vet. Gjithashtu, martesa mund të lidhet kur njëri ose të dy janë të burgosur në Republikën e Shqipërisë, kur në vendin e tyre nuk mund të lidhin martesë ose nuk mund të shkohet për shkaqe objektive.

 

 

3 Responses to Si lidhet nje martese ?

  1. Goni says:

    pershendetje! un jetoj ne itali, edhe jetoj me nje hungareze perj kohesh, edhe dua te bej lidhje martesore me hungarezen.. c’far dekomentash me duhen ne shqiperi, edhe c’far dekomentash me duhen per hungarine, si per mua, edhe per hungarezen qe un dua te martohem me te… mundet te me informoni! Faleminderit!

    • Admin says:

      Pershendetje !
      Përpara lidhjes së martesës, ju duhet te bëni kërkesën për shpallje martese . Nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar në vende te caktuara nga bashkia ose komuna fletën e shpalljes, ku tregohen përbërës të gjendjes civile të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendin ku do të lidhet martesa. Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokure të posaçme. Shpallja bëhet ne bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin. Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ose komunën ku bashkëshorti ka jetuar më parë.Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile certifikatën e lindjes, të lëshuar për shpallje martese, si dhe fotokopjen letërnjoftimit. Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes.
      Ty te duhen këto dokumenta :

      1. Çertifikatën e lindjes të lëshuar për efekt lidhje martese. Kjo çertifikatë merret vetëm pasi të jetë plotësuar afati i shpalljes së martesës;
      2. Letërnjoftimin.

      Ndërsa Hungarezja qe doni te lidhni martese duhet te paraqesë këto dokumente: :

      1. Çertifikatë lindje në modelin ndërkombëtar (me emrat e prindërve)
      2. Çertifikatë që nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese)
      3. Çertifikatë për vendbanimin
      4. Pasaportë
      Këto dokumenta duhet të jenë me vulën apostille, ndërsa për shtetet e poshtëshënuara të vulosura në ambasadë/konsullatë: Gjermani, Greqi, Itali, Belgjikë, Spanjë.
      Afati i përdorimit të këtyre dokumentave për lidhje martese është tre muaj me përjashtim të vendeve që kanë marrëveshje të veçantë, si dhe kur mënyra dhe një afat tjetër të përcaktuar në marrëveshje dy-palëshe ose shumëpalëshe.

  2. Eagle says:

    Pershendetje !

    Mbasi kam bere martesen ne Greqi, sa kohe afat kam per ta regjistruar ne Shqiperi ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

five × one =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles