Si Bëhet Ndryshimi i Përbërësve të Gjendjes Civile ?

Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në ligj.
Emri e mbiemri i personit madhor mund te ndryshojnë me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj mund të kërkojnë ndryshimin për rastet e pavlefshmërisë. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave, që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përcakton emrat e papërshtatshëm, në kuptim të këtij ligji, duke marrë mendim paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm, në kuptim të këtij ligji, duke marrë mendim paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen, drejtpërdrejt në një përmbledhëse, që i vihet në dispozicion çdo zyrë të gjendjes civile.
Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit të prindit pasqyrohet të fëmija i mitur. Te fëmija në moshën madhore, ndryshimi mund të bëhet  me pëlqimin e tij, përvec rasteve të papërshtatshmërisë.

Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit pasqyrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pas miratimit të kërkesës së shtetasit, nga përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile. Në procesverbalin, që mbahet në këtë rast pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të shtetasit, shkaku i ndryshimit, si dhe emri e mbiemri i ndryshuar. Procesverbali nënshkruhet nga kërkuesi, nga të gjithë pjesëtaret madhore të familjes, të cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin, kur e pranojnë ndryshimin, nga nëpunësi i gjendjes civile dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile. Emri e mbiemri i ndryshuar, si dhe numri e data e procesverbalit pasqyrohen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Në bazë të procesverbalit ose të vendimit gjyqësor bëhen korrigjimet për personat, që kanë nënshkruar dhe për të miturit, ndërsa për pjesëtaret e tjera madhore, korrigjimet bëhen vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nënshkruar, të procesverbalit, përveç rasteve të vendosura nga gjykata.

Personat që kanë përbërës emrin ose mbiemrin, por që janë familje më vete, bëjnë ndryshimin me kërkesën e tyre, me procesverbal të vecantë, ndërsa në rastet e papërshtatshmërisë, janë të detyrar të pasqyrojnë ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
Përveç ndryshimeve të mësipërme, emrit e mbiemrit mund t’i bëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësime të shkronjave të vecanta. Këto ndryshime bëhen në bazë të kërkesës së personit të interesuar, sipas rregullave të percaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme  e Gjendjes Civile.

Kombësia

Ndryshimi i kombësisë bëhet në rastet e përcaktuara në këtë ligj vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur, në çdo rast, si palë në proces shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë gabim material.
Ndryshimi i kombësisë shqiptare të shtetasve shqiptare nga organe të huaja është absolutisht i pavlefshëm.

 

2 Responses to Si Bëhet Ndryshimi i Përbërësve të Gjendjes Civile ?

  1. nevila says:

    Pershendetje !kam nevoje per nje qartesim nga ana juaj , jam ndare nga ish burri prej 4 vitesh e ne vendimin e ndarjes nuk eshte specifikuar se cilin mbiemer duhet te mbaja . Kerkesa ime ishte te mbaja mbiemrin e ish burrit (per efekt dokumentacioni jashtetit ) mirepo ne vendim kjo gje nuk eshte percaktuar .Pas nje viti prezantohem ne gjendje civile te marr karten e identitetit ku rezultoj ende me mbiemrin e ish burrit . Problemet paraqiten me pas kur une vendos te bej pashaporten e re biometrike e me thone ne ambasade qe rezultoj me mbiemrin e vajzerise . Kerkoj shpjegime por me thone te ndreq kete parregullsi me kerkese avokati . Kontaktoj menjehere nje avokat te besueshem i cili me thote qe rregullohet me kerkese ne bashki e me pas me nderron version duke me rekomanduar kerkese kundrejt pergjegjeses se zyres se gjendjes civile por akoma s’me ka perfunduar gje . I drejtohem nje avokati tjeter i cili me thote se rregullohet me gjyq per ndreqje gabimi e si pagese me kerkon 1000 euro per gjithe proceduren . Nuk dij me si te veproj, ju lutem me ndihmoni me nje orientim sepse u be nje kohe e gjate qe une kerkoj zgjidhje per faj te gabimit te tyre . Faleminderit

    • Koordinatori says:

      Pershendetje Nevila. E lexova me vëmendje ceshtjen tuaj .Problemi qe ju ngrni eshte rregulluar nga neni 146 i Kodit te Familjes .Sipas këtij neni ,bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës.Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.
      Ju me sa kuptova keni bere kërkese ne gjykate për te mbajtur mbiemrin qe keni marrë me lidhjen e martesës,por gjykata nuk është shprehur fare ne dizpozitivin e saj ne lidhje me kërkesën tuaj. Normalisht gjykata duhej te shprehej ne lidhje me kërkesën tuaj .Gjykata duhet ti japi përgjigje te gjitha kërkesave qe bëjnë palët.
      Problemi juaj zgjidhjet me një kërkese për ndreqje gabimi ne gjykate.Por shuma e kërkuar nga avokati juaj me duket e tepruar. Kërkoni ndonjë avokat tjetër me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

19 + 18 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles