Ekzekutimi i dënimeve penale Aspekte historike, në përqasje me probleme aktuale-Nga Femi Sufaj

Mënyrat e vuajtjes së dënimit, qëllimet e tij, kushtet në të cilat duhet të mbahen të dënuarit., kanë qenë prej kohësh objekt i studimeve të penalogëve dhe sociologëve. Filozofi i lashtë grek Platoni, e përcaktonte në këtë mënyrë qëllimin e burgimit: “Kush ndëshkohet në mënyrë të drejtë duhet të bëhet më i mirë dhe të përfitojë nga dënimi” 1 . Përveç idesë së përmirësimit dhe të riintegrimit, Platoni jep edhe idenë e dekurajimit të kriminalietit nëpërmjet burgimit. Juristi i famshëm romak që jetoi në fillim të shekullit të tretë pas Krishtit la një frazë që rrezatoi në shekuj doktrinën e burgimit “Burgu në të vërtetë duhet të shërbejë për izolimin e njerëzve dhe jo për ndëshkimin e tyre”2 Po kështu sociologë të periudhave të mëvonshme kanë mbrojtur idenë e rehabilitimit të të burgosurve dhe riintegrimit të tyre në shoqëri si qytetarë normal. Burgu nuk është një zgjidhje që iu imponua shoqërisë nga ndonjë sundimtar barbar apo i pashpirt, por një nga institucionet më të rëndësishme për të mbajtur rregullin dhe rendin midis njerëzve. Veprimi në bazë të ligjeve dhe rregullave e bën shoqërinë njerëzore unikale.

Oratori shquar Demosteni thoshte se nuk ka gjë më të bukur për njerëzimin se sa rregulli, ndërsa poeti Hesiodi duke e paraqitur këtë ide në mënyrë poetike shprehet:

“Ja ligji që Zeusi themeloi për qeniet njerëzore,

ndërsa peshqit, kafshët e egra dhe zogjët që fluturojnë,

hanë njëri tjetrin, përderisa nuk ka ndonjë ide

të drejtësisë midis tyre,

njerëzve ju dha drejtësinë, dhe ajo në fund

u provua si gjëja më e mirë që ata kanë” 3

Para shekullit të XX në vendin tonë ashtu sikurse edhe në vendet e tjera dënimi me burg ka qenë një nga format e ndëshkimit dhe mund të themi jo kryesorja. E drejta penale zyrtare ilire, romake, bizantine dhe shqiptare ka bashkëjetuar me të drejtën zakonore ilire dhe shqiptare e cila nuk e parashikonte dënimin me burgim. Për krimet e kryera e drejta penale ilire parashikonte dënime me burg, dëbim, gjymtim trupor, gjoba etj. Dënimi me burg kryhej në vende të posaçme zakonisht në bodrumet e kalave. Objektet e shumta arkeologjike, kalatë, kështjellat, pranga, zinxhir etj., që i përkasin periudhës antike, si dhe shkrime të autorëve antik tregojnë për sistemin e ndëshkimeve në shtetet e Ilirisë. Studiues të problemeve penale japin të dhëna për forma të ndryshme të ndëshkimeve gjatë periudhës së mesjetës, ku midis të tjerave përmendet edhe burgimi. Në perandorinë Osmane, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare zbatohej e drejta e sheriatit që bazohej në librin e shenjtë të Kuranit. “Sipas sheriatit dënimet kryesore ishin, dënimi me vdekje, konfiskimi i pasurisë, dënimet trupore, rrahja, gjoba etj”.4

Në kodin penal otoman, i cili vepronte njëkohësisht ishte parashikuar dënimi me vdekje, prangosja, burgim i përjetshëm ose i përkohshëm, mbyllje në kështjellë, humbje e titullit të nëpunësisë, humbje e të drejtave politike etj. në zonat malore të vendit, të cilat nuk u futën nën sundimin Osman është zbatuar e drejta zakonore. Format kryesore të ndëshkimeve që parashikonte e drejta zakonore ishin dënimi me vdekje, nxjerrja nga bajraku (krahina), djegia e shtëpisë, lënia e tokës djerrë, prerja e pemëve, gjoba në para, ose në blegtori etj. E drejta zakonore shqiptare ka qenë prezent edhe pas formimit të shtetit të pavarur deri në vitet 20, kur konsolidohen institucionet e shtetit.

Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, ngritja e institucioneve shtetërore u konsiderua si detyrë kryesore e politikanëve dhe intelektualëve. Procesi shtet formues u fut në rrugë të mbarë pas viteve 20 dhe veçanërisht gjate periudhës së sundimit të Mbretit Zog. Gjatë kësaj periudhe u krijua kuadri i plotë i ligjeve penale, duke u mbështetur në eksperiencën e vendeve europiane. u ndërtuan institucione të posaçme të vuajtjes së dënimit duke mbajtur parasysh parametrat e sigurisë, krijimin e kushteve higjenosanitare dhe trajtimin e personave të dënuar. Në krijimin e legjislacionit penal një rol të madh kanë luajtur juristët dhe intelektualët shqiptar të cilët kishin studiuar në universitetet perëndimore dhe ishin të formuar me një kulturë të mirë juridike.

Në trajtimin e kësaj teme, janë mbajtur parasysh kriteret kronologjike të ngjarjeve, por specifika e temës që po shqyrtojmë kërkon t’i drejtohemi disa metodave ndërdisiplinore. Duke e parë në këndvështrimin historik, jemi përpjekur të evidentojmë praktikat e dënimeve, kategoritë e institucioneve ndëshkimore, të dhëna mbi të dënuarit, kushtet e kryerjes së dënimit, kujdesi shëndetësor, aktet ligjore, disiplina dhe mënyrat e rregullimit të saj, zhvillimet gjatë Luftë së Dytë Botërore etj. Burimet kryesore ku jemi mbështetur, janë dokumentet arkivore. Në to përfshihen raporte të ndryshme, akte ligjore, si kode, ligje penale, rregullore etj., pra dokumente zyrtare. Një pjesë kanë qenë dokumente private si ankesa të ish të dënuarve, kërkesa të ndryshme etj. Janë shfrytëzuar ditarë të kohës nga ish të dënuar. Burim tjetër kanë qenë botime të historiografisë shqiptare dhe të huaj. Dokumentacioni kryesor për sistemin e burgjeve është gjetur në fondet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Oborrit Mbretëror. Gjithashtu, një dokumentacion i pasur ndodhet edhe në fondet e prefekturave, bashkive, prokurorive dhe gjykatave të vendit. Shpërndarja e dokumentacionit në shumë fonde, lidhet me mënyrën e organizimit të burgjeve për periudhën që do të flasim.

 

 

1. ZHVILLIME TË LEGJISLACIONIT MBI EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE PENALE NË VITET 1912-1944

Periudha nga viti 1912 deri më 1944 është një segment i shkurtër i historisë mijëravjeçare të popullit tonë, por për nga dinamika e zhvillimit dhe ngjarjet që ajo përfshin, përbën një nga periudhat më të rëndësishme të saj. Ngjarje të tilla si: shpallja e pavarësisë, Lufta e parë dhe e dytë botërore, përpjekjet për demokratizimin e vendit dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit, vendosja e regjimit zogist, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë ndikim në drejtimet dhe zhvillimet aktuale të vendit. Prandaj studimi i kësaj periudhe në të gjitha aspektet e saj, ka qenë dhe do të mbetet një drejtim i veçantë jo vetëm i studiuesve shqiptar, por edhe të huajve që janë të interesuar për Shqipërinë.

Përpjekjet e Qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali, për organizimin e shtetit të ri shqiptar, ndeshën në dy pengesa serioze që në momentet e para të veprimtarisë së saj. Së pari, Shqipëria u ndodh përballë invazionit të ushtrive të shteteve shoviniste fqinje, që kërkonin të realizonin pretendimet e tyre territoriale në kurriz të vendit tonë. Së dyti krerët më me influencë si Esat Pashë Toptani nuk bashkëpunuan me qeverinë e Vlorës dhe penguan përhapjen e influencës së saj në Shqipërinë e mesme dhe të veriut.

Kryengritja fshatare në Shqipërinë e Mesme dhe fillimi i Luftës së parë Botërore ndërprenë sundimin e princ Vidit. Në vitin 1915 pothuajse në të gjithë territoret e vendit tonë ishin vendosur trupat pushtuese të shteteve fqinje. Me shkallëzimin e veprimeve luftarake midis vendeve ndërluftuese në territoret e vendit tonë u vendosën trupat austro-hungareze, franceze, italiane dhe bullgare, duke e kthyer tërë vendin në një zonë të pushtuar.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë si dhe tërheqjen e forcave serbe nga zonat veri lindore, forcat politike të kohës krahas luftës diplomatike për mbrojtjen e pavarësisë së vendit u përqendruan në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit. Këtë rol e luajti Kongresi i Lushnjës i mbledhur më 1920 në qytetin me të njëjtin emër. ai krijoi organet e larta të pushtetit legjislativ, Këshillin Kombëtar dhe organet e larta ekzekutive, Këshillin e Naltë dhe Qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina. Situata politike nuk u stabilizua edhe pas Kongresit të Lushnjës. Deri më 1925 u ndërruan 11 kabinete qeveritare. Në këto kushte ku sundoi anarkia, nuk pati terren të përshtatshëm për ngritjen e institucioneve dhe funksionimin normal të shtetit. Për ta kuptuar më mirë këtë situatë, po japim një përshkrim, të cilin një gazetar me pseudonimin “Shkodrani” ka bërë në gazetën “agimi” në vitin 1921, “Me idhnim të madh po dëgjojmë se gjithkund nëpër Shqipëri asht tu u ba një propogandë kundra mbarshtrimit civil, e sidomos kundra organizimit të drejtësisë, a thua se jemi një vend prej Afrike dhe jo në qendër të Europës e në të XX-shin qindvjetsh …” 5

Për funksionimin normal të drejtësisë Qeveria e Vlorës deri në krijimin e kodeve dhe ligjeve shqiptare, vendosi të zbatojë Kodin penal otoman

5 AQSH Fondi 152 Viti 1921. Dosja 928 (Artikulli mban titullin “Le mepris des lois et ses censequences sociales” në shqip “Përbuzja e ligjeve dhe rrjedhimet e saj shoqërore” i autorit Daniel Bellet. Ky artikull mbyllet me një koment të bërë nga një gazetar me pseudonim “Shkodrani” në gazetën “Agimi”.

të vitit 1878. Nga sundimi i gjatë Otoman, Shqipëria trashëgoi një sistem të ashpër burgjesh të cilët kishin shërbyer për izolimin jo vetëm të shkelësve të ligjit, por edhe të shumë patriotëve të cilët luftonin për pavarësi politike dhe për gjuhën e shkollën shqipe. Burgjet kryesore ishin ngritur në qytetet më të mëdha si në Janinë, Manastir, Prizren, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, etj.

Forcat austro-hungareze dhe franceze, që u vendosën në Shqipëri gjatë luftës së parë, kaluan nën varësinë e tyre administratën e vendit dhe filluan të adaptojnë kodet dhe ligjet e tyre edhe në administrimin e burgjeve. Kjo del qartë nga letërkëmbimi midis komandës austriake në Shkodër dhe kryetarit të gjyqit të shkallës parë të këtij qyteti. 6Përveç adaptimit dhe krijimit të dispozitave ligjore penale, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit gjatë periudhës që veproi në Shqipëri dhe më pas përfaqësues të shteteve pushtuese kanë ndjekur edhe problemin e trajtimit të të dënuarve, kujdesin për ta, strehimin e tyre etj.” Komisioni Ndërkombëtar, e ngarkoi bashkinë me pagu gjellën, bukën dhe qethjen e hapsorëve” (kupto të burgosurve).7 Nga shqyrtimi i dokumenteve arkivore të kësaj periudhe, konstatohen disa urdhëresa të komandës austriake, në të cilat përcaktohet dieta ditore për çdo të dënuar. Në këto akte ishte e parashikuar edhe e drejta e të dënuarve për të blerë me mjetet e tyre financiare. Krahas shfrytëzimit të burgjeve që dispononte Shqipëria në atë periudhë, mësojmë se një kontingjent të dënuarish forcat pushtuese i kishindërguar jashtë atdheut në ish kolonitë e tyre. 8 Për sigurimin dhe trajtimin e të dënuarve në bazë të dispozitave ligjore të njohura, një ndihmesë kanë dhënë juristët shqiptarë të kohës, të cilët kishin studiuar në universitete perëndimore dhe kishin krijuar koncepte të qarta për organizimin dhe funksionimin e shtetit. Juristi Sotir Babëni në një shkresë që i dërgon Këshillit qeveritar të Korçës më 18.10.1917 në lidhje me të burgosurit e këtij qyteti shtron disa probleme që janë themelore në trajtimin e të dënuarve. Së pari, nënvizohet qëllimi i burgimit për përmirësimin e karakterit të njeriut duke respektuar të drejtat e tij . “… një njeri burgoset që të mirësohet karakteri i tij dhe jo të lihet të vdesë nga uria e nga të tjera gjëra që prishin shëndetin e tij.” 9

Së dyti, theksohet domosdoshmëria e drejtimit të burgjeve nga nëpunës civilë dhe në bazë të akteve ligjore.”…në tërë botën e qytetëruar administracioni i burgjeve është rregulluar me nome dhe artiklla të veçantë duke marrë ndër sy nevojat e të burgosurit që i përkasin shëndetit, ushqimit dhe edukacionit të tyre “. 10 (kupto ligje dhe nene). Pikëpamje të tilla i gjejmë të shprehura edhe nga mjaft juristë të tjerë të asaj periudhe si N. Delvina, J. Panajoti etj., të cilët japin edhe idenë e trajtimit të veçantë të të paraburgosurve dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë për ta deri në shpalljen e vendimit gjyqësor. Këshilli i Naltë në mbledhjen e datës 23.05.1921 e ngarkon Qeverinë që të bëjë një projekt ligj për përmirësimin e jetës së të burgosurve . Për organizimin e administratës së shtetit mbi baza moderne, më 1923 qeveria hartoi projekt ligjin mbi “Organizatorët e huaj në Shqipëri”. Ky projekt ligj parashikonte vendosjen e specialistëve të huaj pranë Kryeministrisë, ministrive dhe xhandarmërisë. Ligji i ndalonte specialistët e huaj të merreshin me politikë dhe me partitë shqiptare. Pranë Ministrisë së Brendshme u vendos Kolonel W. F. Stirling, një oficer me shumë përvojë, i cili kishte qenë me shërbime në shumë vende të tjera. Pas inspektimit të gjithë burgjeve të vendit Koloneli përgatit një relacion për kryeministrinë, ku rekomandimet më kryesore të tij ishin:

-Klasifikimi i të dënuarve, duke i mbajtur të ndarë të arrestuarit nga të dënuarit, të rinjtë nga të moshuarit, të dënuarit për krime të rënda nga ata me vepra të tjera penale . -Ndërtimi i dy burgjeve qendrore një për veriun dhe një për jugun sipas projekteve që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të trajtimit të dënuarve. -Shpejtimi i procedurave ligjore për dënimin e personave në afate sa më të shkurtra, duke shtuar gjykatat.

-Kufizimi i pushtetit të këshillave, prefektëve, n/prefektëve për të dhënë dënime, përveçse për rastet pa rëndësi.

-Hartimi i ngutshëm i një ligji për mbrojtjen e të drejtave të nënshtetasve, ku arrestimi të mos ketë fuqi më shumë se 30 ditë afat, pas të cilit i pandehuri duhet të sillet para gjyqit.

-Ngritja e një komisioni prej tre anëtarësh me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, e Brendshme dhe Xhandarmëria, i cili të studiojë dhe t’i raportojë kryeministrisë mbi masat e ngutshme që duhen marrë për administrimin më të mirë të burgjeve dhe për ndarjen e të dënuarve nga të paraburgosurit. Për daljen nga situata dhe për përmirësimin e gjendjes në sistemin e ndëshkimeve, në baze të ligjeve të njohura në rekomandimet e tij nënvizohet: “…Nuk mund të shqyrtoj aq sa duhet gjithë sistemin e burgjeve, por për kredimin e mirë të Shqipërisë duhen reforma drastike” 11 Në kuadrin e organizimit dhe të përmirësimit të punës në sistemin e burgjeve, një vit më vonë Kol. Sterling propozoi, krijimin e një dege të policisë së burgjeve brenda forcave të xhandarmërisë, që do të mbulonte vetëm këtë shërbim. ai rekomandon për stërvitjen e kësaj trupe, kriteret specifike të xhandarëve që do të punojnë në këtë degë. Plotësimi i kuadrit ligjor për të dënuarit ka vijuar me ligjin e Këshillit të Naltë të datës 31.01.1923 “Për përdorimin e të burgosurve në punë”. aktivizimi i të burgosurve në punë shikohej si domosdoshmëri për ndërtimin e vendit që ishte pa rrugë, pa infrastrukturë thuajse i shkatërruar si rezultat i politikës skllavëruese të ndjekur nga pushtuesit.12

Pas shpalljes së Shqipërisë Republikë dhe më 1928 Monarki, kompletohet kuadri ligjor i institucioneve të shtetit shqiptar. Krahas Statutit themelor (Kushtetutës), më 3 qershor 1927 ishte miratuar Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, Kodi Civil, Kodi Penal ushtarak, u bë organizimi i drejtësisë, u përcaktuan kompetencat e Gjykatës Paqtuese, Fillore, të Diktimit dhe u bë organizimi i avokatisë. Me hyrjen në fuqi të Kodit penal shqiptar pushon së vepruari Kodi penal turk. Kodi penal shqiptar ishte mbështetur në kodin penal italian, në legjislacionin europian dhe në traditën shqiptare. Kodi ndahej në tre pjesë, në librin e parë që parashikonte veprat penale, në librin e dytë mbi krimet dhe në librin e tretë mbi kundravajtjet. Në këtë kod parashikohet parimi: “Askush nuk mund të dënohet për një vepër që ligji nuk e ka parashikuar si krim dhe as të dënohet me dënim që nuk janë caktuar me ligj”.

Në këtë kod si ndëshkime kundër lirisë personale ishin parashikuar burgimi i përjetshëm, burgimi i rëndë, burgimi, burgimi i lehtë dhe internimi. Burgimi i përjetshëm ekzekutohej në godina të posaçme me sistem qelie dhe punë të detyrueshme. Burgimi i rëndë duhej të vuhej në burgje të posaçme dhe me mbyllje në qeli për një kohë të caktuar. Burgimi dhe burgim i lehtë do të mbaheshin në kushte më të lehta dhe të dënuarit ishin të detyruar të punonin.

arkitektura dhe infrastruktura e burgjeve nuk i përgjigjej sistemit ligjor. Burgjet në pjesën më të madhe ishin në godina të vjetra dhe shtëpi private, gjë që e bënte të pamundur klasifikimin e të dënuarve sipas parashikimit ligjor. Prandaj ishte vendosur, që derisa të ndërtohen burgje të posaçme sipas parashikimit të kodit penal, burgu i rëndë të konsiderohej thjesht burgim me një shtesë të caktuar të kohës së burgimit, ndërsa burgu i lehtë të konsiderohej burgim me një zbritje prej 1/3 e kohës së dënimit. Zbatimi në praktikë i këtij ligji, të parashikuar në nenin 35 të ligjit për aplikimin e kodit penal, solli vështirësi. Në këto kushte, me një vendim të qeverisë dt 08.03.1937 u vendos që deri më 1946 burgimi i rëndë të konsiderohej thjesht burgim pa ndonjë shtesë dhe burgimi i lehtë të konsiderohej burgim me një zbritje prej 1/3 e dënimit të dhënë. Në kodin penal ishin parashikuar disa alternativa dënimi, si dhe lirimi me kusht. Personat e dënuar mund të përfitonin lirim me kusht, në qoftë se kishin shlyer një pjesë të dënimit, gjithnjë në varësi të masës së dënimit dhe të kategorisë së sigurisë që ishte dhënë nga gjykata, si dhe të sjelljes dhe përmbushjes së kërkesave të rregullores. Në nenin 70 të rregullores së burgjeve parashikohej, që në rast se i dënuari ishte dënuar për shkelje të rregullores një herë brenda vitit nuk kishte të drejtë të aplikonte për lirim

13 Kodi Penal i shtetit shqiptar i vitit 1928 Bot i Këshillit të shtetit, Tiranë, 1940, neni 1. me kusht dhe në qoftë se ishte ndëshkuar tre herë, e humbte të drejtën për t’u liruar me kusht gjatë gjithë dënimit. Ligji motivonte personat e dënuar për të përmirësuar personalitetin e tyre dhe për tu riintegruar. Për të kuptuar më mirë aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit, po japim vendimin e këshillit vrojtues të burgut të Shkodrës në fundshënimet. 14 Në Kodin penal ishte parashikuar edhe dënimi me heqje të lirisë për femrat. Në nenin 24 të këtij kodi thuhej: “Gratë, ndëshkimet me burgim të përjetshëm, me burgim të rëndë, me burgim dhe me burgim të lehtë i vuajnë në stabilimente (godina) të destinuara për to”. 15 Dispozitat ligjore, në fushën e ekzekutimit të dënimeve me heqje të lirisë ose me burgim, në vitin 1933 plotësohen me rregulloren e burgjeve, që përbën aktin më të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo rregullore ishte hartuar duke u mbështetur në eksperiencën e vendeve të tjera dhe me ndihmën e specialistëve të huaj. Ministria e Jashtme e Shqipërisë më 09.11.1931 i paraqet Ministrisë së Drejtësisë për studim dhe mendim tekstin “Përmbledhje e rregullave mbi trajtimin e të burgosurve” të dërguar nga Lidhja e Kombeve. Në tekst kërkohej të paraqitej një raport duke shfaqur mendimin nga pikëpamja e administratës korrektuese. Deri në këtë moment në burgje zbatohej një rregullore e vjetër që ka qenë aplikuar në kohën e sundimit turk. Kjo jo vetëm që kishte shumë të meta, por nuk gjendej në asnjë burg. Në këto kushte administrimi i burgjeve bëhej me urdhra të posaçme dhe programe të hartuar nga administrata penale sipas rasteve. Rregullorja e re e burgjeve e miratuar nga Këshilli i Ministrave hyn në fuqi më 18 gusht 1933. ajo përmbante 12 kapituj dhe 100 nene. Kapitulli i parë “Burgjet e prefekturave” përcakton ndarjen dhe kategorizimin e të dënuarve sipas krimeve, moshës, seksit, gjendjes shëndetësore. Kapitulli i dytë “Burgjet e Nënprefekturave” përcaktohet drejtimi i burgjeve kryesisht për të arrestuarit, për të dënuarit për borxhe dhe të dënuarit deri në një vit. Në kapitullin e tretë parashikohej trajtimi i personave të pandehur për të cilët ishte vendosur papërgjegjshmëria dhe të dënuarve të sëmurë. Kapitujt që vijojnë parashikojnë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me rregullimin e jetës në burg si transferimi i të burgosurve, personeli i shërbimit, higjiena, trajtimi ekonomik e shëndetësor, puna, arsimimi, detyrimet e këshillit vrojtues etj. 16 Rregullorja e burgjeve ishte firmosur nga Kryeministri dhe të gjithë ministrat, gjë që tregon detyrimet e të gjitha ministrive për zbatimin e saj. Në bazë të nenit 60 të Rregullores, burgu drejtohej nga një këshill vrojtues që përbëhej nga prefekti, prokurori, komandanti i xhandarmërisë dhe drejtori i burgut. Ky këshill kishte për detyrë, që në çdo 15 ditë të inspektonte burgun, punonjësit, ndërtesën, higjienën, ushqimin dhe të raportonte në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo formë drejtimi dhe kontrolli minimizonte abuzimin dhe shkeljet ligjore.

Në disa nene të veçanta të kësaj rregulloreje, ishin parashikuar veprimet për ekzekutimin e dënimeve me vdekje. Deri në daljen e rregullores së re, ekzekutimi i të dënuarve me vdekje, sipas urdhrit 285 datë 9 prill 1932 të Mbretit do të bëhej në oborrin e burgut me armë ose varje në litar, sipas vendimit të gjykatës. Më 08.02.1934 Mbreti Zog e anulon urdhrin e mësipërm dhe urdhërohet ekzekutimi i dënimeve me vdekje në vende të posaçme, jashtë qytetit. Dispozitat ligjore penale të krijuara në kohën e republikës dhe të Monarkisë shqiptare mbetën në fuqi edhe gjatë periudhës së pushtimit fashist, me disa ndryshime të vogla në përshtatje të kushteve të reja. Për drejtimin e sistemit të burgjeve më 17.12.1942 krijohet Drejtoria Qendrore Penitenciare. u krijua kartoteka ku do të mbaheshin të gjithë fashikujt e të dënuarve. Më 27.12.1942 doli dekreti i Mëkëmbësisë së Përgjithshme që bën një modifikim të rregullores së vitit

16 AQSH Fletore Zyrtare nr 57 datë 27 shtator 1933.

1933 për trajtimin e të dënuarve. Kompetencat e këshillit vrojtues do të pakësoheshin. Ruajtja e të dënuarve do të bëhej nga repartet e milicisë.

Në harkun kohor 1912-1944 janë bërë disa amnisti, të cilat lidhen me ngjarje të rëndësishme dhe ndryshime të situatës politike. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Naltë më 01.11.1921 aprovoi amnisti për të gjitha krimet e kryera gjatë pushtimit turk dhe grek. Kjo amnisti motivohej nga fakti, se ishte prishur dokumentacioni i procedimit penal gjatë luftës dhe drejtësia e kishte të vështirë të siguronte provat e nevojshme. amnistia e dytë e madhe u bë me rastin e shpalljes së Republikës shqiptare, e cila falte të gjitha krimet ordinere dhe krimet për çështje nderi që ishin kryer deri më 21.01.1925. Më 19.09.1928 u bë një amnisti tjetër e madhe me rastin e shpalljes së Monarkisë. Me vendosjen në vend të trupave të pushtimit më 1939 dhe në shtator 1943 përfituan lirinë një pjesë e të dënuarve ordinerë dhe politikë, në sajë të amnistive politike që u dhanë nga pushtuesit. Gjatë luftës çlirimtare antifashiste, krahas dispozitave ligjore penale të strukturave shtetërore dhe të pushtuesve kemi disa akte që janë nxjerrë nga strukturat e lëvizjes antifashiste. Rezoluta e Konferencës së Pezës në detyrat e këshillave çlirimtare përfshinte edhe luftën kundër kriminalitetit dhe mbajtjen e qetësisë në zonat e çliruara. Në Rregulloren e Këshillave Nacionalçlirimtare të vitit 1943, në vendime të ndryshme dhe urdhra të Shtabit të Përgjithshëm janë parashikuar dënime të ashpra për prishje të rendit dhe thyerje të rregullave të luftës.

 

2. REFORMIMI DHE RIORGANIZIMI I SISTEMIT TË BURGJEVE GJATË RREGJIMIT TË ZOGUT

Brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë nuk u trashëgua ndonjë burg tipik nga ana arkitekturale, me parametra të lartë sigurie me mure rrethuese, me tarraca betonarmeje me shumë qeli. Shqipëria u fut në shekullin e XX me një gjendje mjaft të rëndë ekonomike, ku mungonin rrugët, ndërtesat qendrat shëndetësore, po kështu edhe institucionet e vuajtjes së dënimit. Mundësitë financiare të shtetit për investime në këtë kohë ishin të pakta, prandaj të burgosurit në pjesën më të madhe janë mbajtur në shtëpi private pa kushte të përshtatshme.

Duke marrë parasysh gjendjen e vështirë të sistemit të burgjeve, Kolonel Stirling më 1924 propozon ngritjen e dy burgjeve të përgjithshme, ku të vendosen nga 450 të burgosur të dënimeve të gjata dhe një personel i mjaftueshëm për sigurimin dhe trajtimin e të dënuarve. Kavaja dhe fortesa e Gjirokastrës, mendoheshin si vendet më të përshtatshme duke pasur parasysh përhapjen gjeografike të kriminalitetit. Sipas këtij propozimi, projektet duhet të përmbanin ambiente për punë ku të dënuarit të mësojnë mjeshtëri të ndryshme, ambiente mësimi, dhe mjekimi.

Konstruksioni i burgjeve ka ndryshuar vazhdimisht në varësi të nivelit ekonomik e politik dhe të kushteve që duhet të përmbushin. Pavarësisht modeleve të ndryshme që paraqiten në këtë drejtim,tre janë kushtet kryesore që duhet të plotësojë konstruksioni i burgjeve: Sigurimin e të dënuarve, higjienën dhe rehabilitimin e tyre. Për ndërtimin e burgut të Kavajës ishte hartuar një projekt austriak në vitin 1924. Ndërtimi i këtij burgu nuk u realizua, ndoshta u pa më i favorshëm ndërtimi i burgut të Tiranës më 1930.

Në qytetin e Tiranës kanë funksionuar dy burgje, një për të dënuarit politik dhe tjetri për të dënuarit e zakonshëm. Si burg politik deri në vitin 1930 ka shërbyer një shtëpi private në pronat e Toptanësve dhe më vonë në lagjen “Sulejman Pasha”. Në dokumentet arkivore përmenden edhe banesa të tjera. Në një raport që Ministria e Drejtësisë i bën Ministrisë së Brendshme më 17.09.1921 mbi burgun e Tiranës midis të tjerave shkruhet: “… Në tri dhoma që ka burgu me shtrëngim të madh, ishin 67 vetë. 70 të burgosur flinin përjashta në oborr e disa nën strehë. Në këtë mënyrë rrojtje i duket njeriut si me qenë dënuar me vdekje me mundim. …Kjo është despotizëm, një sjellje kundër jetës njerëzore”. 17

Në vitin 1926 nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme llogariteshin rreth 500 persona të cilët kishin kryer vepra të rënda penale. Nga këta 128 ishin duke vuajtur dënimin në burgje dhe të tjerët ndodheshin në kërkim. Për mbajtjen e tyre Qeveria kishte planifikuar adaptimin e kalasë së Porto Palermos dhe të Gjirokastrës si më të sigurta për ruajtjen e të dënuarve. Rikonstruksioni dhe adaptimi i kalasë së Gjirokastrës u bë më 1928, ku u përfituan 50 dhoma të vogla në formë qelish që merrnin 3-4 veta secila, një sallë e madhe, një dhomë për spital, ambiente për drejtorinë, takimet me familjarët, gardianët etj. Burgu kishte disa qeli të sigurisë së lartë për elementë problematikë, siç emërtohen në projekt “dhomat për katilët”. Kapaciteti i burgut ishte deri në 330 vetë, ndërkohë ku nga informacioni

17 AQSH Fondi 152 Viti 1921 Dosja 371

i drejtorit të burgut të datës 29.02.1932 mësojmë se në këtë burg ishin 224 të dënuar. Kushtet e jetesës në këtë burg ishin shumë të vështira. Për ta kuptuar më mirë këtë ferr po japim në fundshënimet pjesë nga raporti i Kryeinspektorit të Oborrit Mbretëror të datës 07.03.1932 që inspektonte Burgun e Gjirokastrës. 18.

Në qytetin e Shkodrës ndodhej një nga burgjet më të mëdhenj, i cili kishte funksionuar edhe gjatë sundimit turk. Nga të dhënat e vitit 1929 mësojmë se Burgu i Shkodrës kishte 7 dhoma me 151 të dënuar meshkuj, një dhomë për të dënuara femra, një dhomë për punë, një për shkollë dhe një për spital. Nga një relacion i Prokurorisë së Shkodrës më 16.01.1935 bëhet e ditur se në këtë burg ndodheshin 338 të burgosur nga të cilët 146 të dënuar me vendim të formës së prerë, 182 të paraburgosur, 9 të burgosur për borxhe dhe një për politikë. Kapaciteti i burgut ishte për 270 të dënuar. Në çdo dhomë qëndronin 60-70 vetë. Në këtë gjendje ishte edhe burgu i Kukësit, në të cilin mbaheshin 77 të burgosur në 4 dhoma.

Në vitin 1930 u ndërtua Burgu i Tiranës, në rrugën e Shkodrës, sot rruga “Mine Peza”. Kapaciteti i tij ishte deri në 300 të dënuar, por kjo shifër duhet të konsiderohet relative, duke parë standardet e jetesës dhe kushtet higjeno-sanitare. Ish i burgosuri politik Haki Stërmilli i cili vuante dënimin në këtë burg e përshkruan në këtë mënyrë “…nuk është i përshtatshëm për burg pasi nuk është ndërtuar sipas dispozitave ligjore, këtu rrinë fajtorët politik bashkë me ata ordiner, vrasësi me hajdutin, debitori me falsifikatorin, plaku me të riun etj. Për këtë shkak, burgu është bërë si një farë shkolle ku mësohet kriminaliteti e jo një institucion ku shtypet e zhduket ky ves i ligë”. 19

Në vitin 1939 përfundon ndërtimi i Burgut të Burrelit, i cili kishte një kapacitet prej 150 të burgosur. Burgu ishte ndërtuar në periferi të qytetit dhe zinte një sipërfaqe prej 1.3 hektarë. Në konstruksion ishin parashikuar pak a shumë të gjithë kërkesat që duhet të përmbushen në lidhje me sigurinë dhe trajtimin e të dënuarve.

Për kurimin e të dënuarve të sëmurë u ngrit një spital në Tiranë, i cili do të shërbente edhe për observimin e të dënuarve që dërgoheshin nga gjykata.

18 AQSH Fondi 150 Viti 1932 Dosje 269 “ …Nga kontrolli që iu bë burgut të ri në Gjirokastër konstatuam se mënyra konstruktive e tij nuk pajtohet aspak me ekzistencën e njeriut. Qelitë e vogla dhe të errëta, konstruksioni i bërë prej çimentoje plot lagështirë e pa ajër ndër të gjitha lokalet, mungesa e dritës së diellit nga shkaku i mungesës së dritareve të pakta e të vogla, paraqesin këto një varrezë për së gjalli për ata që qëndrojnë brenda. …..” 19 STËRMILLI Haki, vep e cit fq 269

Në Voskopojë dhe në Porto Palermo ndodheshin dy qendra kurative për të dënuarit e sëmurë.

2.1 TRaJTIMI I TË DËNuaRVE

Rehabilitimi i personave të dënuar me heqje lirie është konsideruar si mision kryesor i burgimit nga penologjia moderne. Një nga avokatët më të mëdhenj të kësaj teorie psikologu amerikan dr. Karl a. Menninger pyetjes “A besoj unë se ka një trajtim efektiv për shkelësit e ligjit dhe a mund të ndryshohen ata? I përgjigjet : Më se i sigurt dhe përfundimisht unë besoj”20. Shkrimtari i madh francez Viktor Hygo duke e shprehur në mënyrë figurative këtë ide shkruan: “Koka e njeriut të thjeshtë është një tokë e bekuar, lërojeni, ujiteni, mbilleni, zgjojeni dhe pasi ta keni ndriçuar me dritën e dijes dhe të mirësisë, përdoreni për të mirën e shoqërisë, atëherë s’keni nevojë ta prisni”.

Në dispozitat ligjore për ekzekutimin e dënimeve të periudhës që po shqyrtojmë ishin parashikuar forma të punës riedukuese dhe riintegruese me të dënuarit.

Në të gjitha raportet dhe rekomandimet e specialistëve të huaj dhe shqiptarë në lidhje me sistemin e burgjeve gjatë kësaj periudhe ndeshet koncepti i rehabilitimit të të dënuarve nëpërmjet arsimimit, punësimit dhe trajtimit shëndetësor.

Zhvillimi i kurseve arsimore me të dënuarit

Përpjekjet për arsimimin e të dënuarve janë të dukshme kryesisht pas viteve ‘20, kur fillon ngritja e institucioneve të shtetit modern shqiptar. Nga të dhënat që disponojmë, shikojmë se format kryesore të edukimit ishin kurset kundër analfabetizmit dhe leksionet e bisedat oratorike mbi moralin dhe me karakter patriotik.

Më 14.12.1921, Prefektura e Korçës i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme me një raport ku midis të tjerash thuhet: “Kemi vendosë një mësues me paksue dëmet e burgjeve, që siç janë sot mund të quhen universitete krimi.” 21 Në raport jepen mendime që të burgosurit të punojnë sipas profesioneve të tyre dhe të mësojnë mjeshtëri të reja, duke u mbështetur në praktikën e vendeve të përparuara.

Në vitin 1927 Ministria e Brendshme nxjerr një qarkore ku u drejtohet

20 Karl Menninger The crime of Punishment (New York) The Viking Press , 1968, Fq 261 21 AQSH Fondi 152 Viti 1921 Dosja 379

të gjithë burgjeve për organizimin e mësimit të shkrimit, gjuhës dhe leximit nga tre deri në katër orë në ditë nga nëpunësit e burgut për “me i vu shteg disokupacionit të të burgosurve dhe që të përmirësohet disi morali dhe shpirti i egërsuar i tyre. …” 22

Për arsimimin e të dënuarve ishte angazhuar edhe Ministria e arsimit. Për të plotësuar këtë nevojë të tyre në dy qarkore të datës 29.07.1927, njoftohen të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat se Ministria në fjalë ka marrë vendim për t’u dhënë mësim të burgosurve dhe për këtë orienton që në çdo burg të caktohen një ose dy mësues. Këta, – thuhet në qarkoret e mësipërme, -jo vetëm që kanë për të luftuar analfabetizmin, por me konferencat dhe predikimet e tyre do të mundohen të fusin ndjenjat njerëzore dhe kombëtare në zemrat e tyre, në mënyrë që kur këta të lirohen, të bëhen elementë të vlefshëm të shoqërisë njerëzore e kombëtare.” 23. Të dhënat arkivore na bëjnë të ditur emrat e disa mësuesve të emëruar në burgun e Beratit, të Tiranës etj., të cilët u jepnin mësim të burgosurve.

arsimimi i të dënuarve ishte parashikuar edhe në rregulloren e burgjeve të vitit 1933. Në nenin 50 parashikohej që të gjithë të burgosurit deri në 40 vjeç detyrohen të marrin mësim sipas programit. Në nene të tjera të kësaj dispozite parashikohej mënyra e organizimit të mësimit, orari, detyrimet e drejtorit dhe nëpunësve të burgut, etj.

Rregullorja e mësipërme detyronte Ministrinë e arsimit për ndjekjen programimin dhe sigurimin e teksteve për kurset e të dënuarve.

Në kuadrin e punës për riedukimin e të dënuarve ishin parashikuar edhe veprimtaritë fetare. Sipas programimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit të aprovuar nga këshilli vrojtues organizoheshin lutje dhe falje me të dënuarit sipas besimeve. Liria e besimit ishte e parashikuar në Statutin themelor të shtetit si dhe në dispozita të tjera ligjore. Në nenin 80 të rregullores së burgjeve thuhej se të gjithë të burgosurit janë të lirë të kryejnë në burg detyrimet fetare të tyre.

Punësimi i të burgosurve

Në trajtimin që i kemi bërë deri tani temës që po shqyrtojmë, kemi folur edhe për dispozitat ligjore mbi punësimin e të dënuarve. Ligji për përdorimin e të burgosurve në punë i Këshillit të Naltë i aprovuar më 31.01.1923, është

22 AQSH Fondi 152 Viti 1927 Dosja 837 23 AQSH Fondi 152 Viti 1927 Dosja 838

ndër dispozitat e para ligjore të shtetit gjatë kësaj periudhe. Ky fakt tregon për rëndësinë dhe vlerësimin që i bënte shteti punësimit të dënuarve. Ky interesim lidhet me dy arsye: Së pari, vendi ishte pothuajse i shkatërruar dhe duhej ndërtuar, së dyti, puna është konsideruar si një mënyrë e rëndësishme për riformimin e personalitetit dhe të zhvillimit fizik.

Punët kryesore ku janë aktivizuar të dënuarit pas viteve 1920 kanë qenë në rregullimin e rrugëve të qyteteve, parqeve, lulishteve, ambienteve çlodhëse etj. Kjo evidentohet nga korrespondencat e prefekturave të vendit me organet qendrore të pushtetit. Në disa burgje të tjera si në Gjirokastër, Shkodër etj., të burgosurit punonin edhe në ambientet e burgut punë artizanati, prodhime të mjeteve prej kashte, mobilie druri, riparime këpucësh etj.. Në rregulloren e burgjeve parashikohej organizimi i punës me të dënuarit dhe mësimi i profesioneve nga të dënuar që i zotëronin ato ose specialistë të jashtëm.

Punësimi i të dënuarve nga shteti ishte realizuar pjesërisht, për mungesë fondesh, pajisjesh dhe specialistësh. Ministria e Brendshme, duke parë këtë situatë, më 1936 ju drejtohet të gjithë prefekturave dhe dhomave të tregtisë me një qarkore që nxiste pronarët të zgjeronin aktivitetin e tyre duke ngritur degë të aktivitetit të tyre në burg. Në qarkoren e mësipërme rekomandohej që të aftësoheshin të dënuarit në mjeshtëri të ndryshme nga specialistë dhe pastaj të shfrytëzohej puna e tyre. Qarkorja parashikon në detaje çdo aspekt të organizimit të punës në burg, marrëdhëniet me pronarin, detyrimet e palëve, pagesat ndaj të dënuarve etj. Nuk jemi në gjendje të flasim për shkallën e angazhimit të të dënuarve në punë për mungesë të dhënash. Por duke pasur parasysh edhe kuadrin historik në të cilin u zhvilluan ngjarjet më vonë, konkludojmë se punësimi i të dënuarve mbeti në nivele të ulëta.

Trajtimi shëndetësor

Kushtet e papërshtatshme të ambienteve ku mbaheshin të burgosurit gjatë kësaj periudhe, mungesa e medikamenteve, kushteve higjeno-sanitare dhe ushqimi i pamjaftueshëm, ishin shkak për vuajtje të tjera ndaj të burgosurve, përveç mungesës së lirisë. Një raport i mjekut të bashkisë i datës 8 mars 1922 e tregon konkretisht gjendjen shëndetësore dhe kushtet higjienike të të dënuarve. “Nga vizita e Burgut, -thuhet në raport,- u konstatua se burgu kishte 54 të burgosur në tre dhoma. Dhoma e parë ka 21 të dënuar dhe nuk e sheh dielli, dy të tjerat kanë 16 dhe 17 veta. …Nga

qëndrimi pa punë të dënuarit i ka kapur melankolia, mungojnë ushqimet dhe veshmbathja”.24 Mjeku rekomandon që të burgosurit të merren me punë, t’u jepet sapun, të bëhet dezinfektimi i ambienteve të banimit dhe të lahen njëherë në javë. Në këtë gjendje ishin kushtet në burgjet e tjera si Gjirokastër, ku të burgosurit ishin vendosur në ambientet e kalasë, në Shkodër, Durrës etj. Raporte dhe informacione të shumta të mjekëve e pasqyrojnë situatën shëndetësore.

Shumë të dënuar ishin prekur nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme për stadin e zhvillimit në të cilin ndodhej mjekësia në vend. Sëmundjet më të përhapura ishin ato tuberkulare. Për kurimin e të dënuarve me sëmundje të tilla me urdhër të Mbretit më 1936 krijohet një komision i drejtuar nga Kryeinspektori i Oborrit Mbretëror dhe me dy mjek patolog për të ekzaminuar të gjithë të burgosurit e sëmurë. Komisioni do të propozonte lëvizjen e menjëhershme të dënuarve të sëmurë në qendrat kurative si Voskopoja, ardenica apo Porto Palermo, të cilat ishin marrë për këtë qëllim. Nga një raport mbi gjendjen shëndetësore në disa burgje të Shqipërisë më 1937 rezultonte se: në Burgun e Tiranës ishin 17 të burgosur TBC, në Burgun e Shkodrës 9, në Durrës, 5, në Elbasan 19, në Berat 12, në Korçë 5, në Gjirokastër 6, në Peshkopi 2, në Kukës 2.

Për mjekime të thjeshta, pranë çdo burgu funksiononte një dhomë infermierie dhe vizitat bëheshin nga mjeku i qytetit i cili ishte i ngarkuar për të vizituar të burgosurit dhe kontrolluar higjienën dy herë në javë. Për sëmundje kronike dhe specifike funksiononte një spital vetëm për të dënuarit i ndërtuar pas vitit 1930. Siç njoftohemi nga mjeku i këtij spitali në viti 1935 janë kuruar dhe mjekuar 286 të burgosur, nga të cilët 18 për dizenteri, 10 për malarie, 3 sifilizi, 15 TBC, 240 të ndryshme. Gjatë këtij viti kanë vdekur 49 të burgosur TBC.

Kur gjendja e të sëmurëve nëpër burgje dukej e pakthyeshme, pas vërtetimit të gjendjes nga ekspertët, Mbreti dekretonte lirimin e të dënuarit. Në një qarkore të Ministrisë së Punëve të Brendshme datë 7 Shkurt 1936 njoftohen të gjithë prefekturat e vendit që nëse gjendja shëndetësore e të burgosurit është e rëndë, këshillat vrojtuese të kërkojnë menjëherë komisionin mjekësor për të parë gjendjen e të burgosurit, me qëllim që “asnjë i burgosur të mos vdesë në burg”. 25

24 AQSH Fondi 155, Viti 1922, Dosje 96. 25 AQSH Fondi 250 Viti 1936 Dosje 42

Të dhënat arkivore, na japin informacion për lirimin e shumë të dënuarve, me dekret mbretëror për arsye shëndetësore. Gjendja shëndetësore e të dënuarve u rëndua akoma më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të mbipopullimit të burgjeve . Raporti i Kolonelit Edmond Dr. Leppo më 30.11.1942 na jep një panoramë të plotë të situatës që ishte krijuar pas pushtimit. 26

ushqimi i të burgosurve në bazë të dispozitave ligjore të kohës, financohej nga shteti, nëse ishte provuar niveli ekonomik i vobekësisë për familjen e të burgosurit. Ndërsa të burgosurit që kishin një nivel ekonomik brenda standardeve të pranueshme të kohës, e financonin vetë ushqimin dhe shpenzime të tjera .

2.2 BuRGu SI INSTITuCION IZOLIMI

Mënyra e trajtimit të të dënuarve ka ndryshuar sipas shkallës së zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë njerëzore. Teorikisht është mbrojtur ideja e burgjeve si vend izolimi dhe jo ndëshkimi rreth 28 shekuj më parë, por në imagjinatën dhe kujtesën e njerëzve të thjeshtë, burgu është sinonim i dhunës dhe shtypjes. Ky përfytyrim nuk është vetëm rezultat i efekteve psikologjike që shkakton dhuna, por edhe i jehonës që kanë lënë masakrat, vrasjet dhe burgimet veçanërisht në shekullin e XX, i cilësuar si shekulli më i përgjakshëm në histori. Vendi ynë nuk ka ndonjë dallim nga vende e tjera, në periudhën midis dy luftërave për sa i përket shkallës së respektimit të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të trajtimit ligjor të personave të burgosur në veçanti. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të asaj periudhe, mund të përgjigjemi se a ka pasur torturë dhe dhunë në burgjet shqiptare në periudhën që po shqyrtojmë? Cili ishte qëndrimi zyrtar për këtë problem? Si zgjidheshin ankesat dhe kërkesat e të dënuarve? Megjithëse dokumentet e shqyrtuara në lidhje me çështjet e mësipërme, janë zyrtare, përveç disa letrave të të dënuarve të kohës, duhet pranuar se mund të ketë subjektivizëm në nxjerrjen e përfundimeve.

26 AQSH Fondi 155 Viti 1942 Dosja 1242 “Pjesa më e madhe e të burgosurve, – thuhet në raport, -janë ndry ndër dhoma të mëdhaja që përmbajnë 100 vetë çdo njëra. Nga ana inkonvenjente përzierja është e dëmshme si në pikëpamje shoqërore dhe higjienike. Penxheret janë të zvogëluara tepër tu ndalue kështu qarkullimin e ajrit, wc-të nuk funksionojnë mirë, uji shpesh mungon krejt. Mungojnë dyshekët, shtretër, ambulancat, çdo mjet medicinal. Ushqimi përbëhet vetëm prej një kg bukë në ditë”.

Shkeljet ligjore dhe abuzimet me pushtetin vërehen më tepër në fazën e arrestimeve dhe të ndalimeve të personave të dyshuar për vepra penale. Shkak për këtë ishin jo vetëm personat që merreshin me ekzekutimin e vendimeve, por edhe ligjet në vetvete kishin mjaft të meta dhe hapësira që të çonin në shkeljen e të drejtave të qytetarëve.

Me një urdhëresë të Ministrisë së Brendshme, më 1920, parashikohej që për krime që s’mund të provohen nga ana e drejtësisë, në bazë të një protokolli që do të paraqitet nga ana e këshillit administrativ, prefekti, nënprefekti, duke biseduar me prokurorinë, gjykatën dhe komandantin e xhandarmërisë së vendit, mund të bëhet internimi i personit të dyshimtë, por jo më shumë se gjashtë muaj.

Sipas ligjit në veprim burgosja e shtetasve mund të bëhej me një vendim gjyqi, ose me urdhër të titullarit të prefekturës për çështje administrative deri në 24 orë dhe për çështje politike deri në 15 ditë. Në shumë raste arrestimet kryheshin në kundërshtim me dispozitat e mësipërme nga autoritete të pa autorizuar. Në lidhje me këtë çështje Ministri i Punëve të Brendshme a. Zogu më 14.10.1922 me një qarkore tërheq vëmendjen që të bëhen kontrolle nëpër burgje dhe mos të lejohen arrestime të padrejta për asnjë rast.

“ Mbas ankimeve që janë duke na u bërë, marrim vesh se shumë njerëz po burgosen prej njërit e prej tjetrit, pa akte të rregullta e pa pasur dijeni prefektura e nënprefektura. Këto veprime mbasi janë të ndaluara rreptësisht nga ligji, jeni të lutur me bë shpesh kontrolle nëpër burgje dhe të mos u jepet shkak vuajtjeve të padrejta të askujt”.27 Probleme të tilla ishin ngritur edhe nga specialistët e huaj të cilët ndodheshin në Shqipëri për të dhënë asistencë në organizimin e institucioneve. Nga inspektimi i burgjeve në zonën e veriut, Major Richey i cili punonte për organizimin e xhandarmërisë në atë zonë kishte konstatuar të burgosur që mbaheshin në burg me urdhër të komandantit të xhandarmërisë së zonës, ndonëse organet e drejtësisë kishin vendosur lirimin e tyre. Konkretisht, përmendet një person që mbahej në burg për 11 javë pa vendim gjykate, por me urdhër arbitrar të komandantit të xhandarmërisë. Vërejtje të kësaj kategorie ishin bërë edhe nga specialistë të tjerë, si Kolonel Stirling, Major Loud etj.

27 AQSH Fondi 152 Viti 1922 Dosje 303

Ministri i Drejtësisë M. Tutulani me një qarkore të datës 9.10.1923 u tërheq vëmendjen të gjitha gjykatave të vendit dhe urdhëron të veprohet kurdoherë me drejtësi . 28

Gjatë vuajtjes së dënimit të burgosurit në shumë raste përballeshin me shkelje të të drejtave të tyre si mohim të korrespondencës, ndalim ajrimi, të takimit me të afërmit e tyre dhe përdorim dhune. Veprime të tilla kryheshin subjektivisht dhe të pa mbështetura në dispozitat ligjore. Në rastet kur evidentoheshin shkelje të tilla organet kompetente ndërhynin me masa ndaj shkelësve të ligjit. Në një shkresë të saj Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 1924 tërheq vëmendjen e Prefekturës së Durrësit për një të dënuar që ndodhej në burgun e Kavajës, mbi të cilin po ushtrohej torturë. “Pra mbasi këto gjëra janë të ndaluara me ligje, – thuhet në shkresë,

-të jepen urdhra të shpejtë për ndalimin e këtyre veprimeve që janë kundër ligjit e njerëzisë”. 29

Nga shfletimi i mjaft letrave të të burgosurve, që i janë dërguar oborrit Mbretëror dhe organeve të tjera të pushtetit qendror në vend, njihesh me shkelje dhe abuzime nga më të ndryshme të administratës së burgjeve dhe të institucioneve të tjera, në dëm të të burgosurve.

“Kërkojmë inspektim, Jemi m’zor shumë nga shpërdorimet e nëpunësve të

burgut. Prokurori ka mbi gjashtë muaj që nuk ka ardhë në këtë burg”.

“…këtu në burgun e Tiranës veprohet si në shekullin e XV-XVI. …çdo njeri që burgoset ose lirohet detyrohet të paguajë 020 qindarka taksë me pretekstin e pastrimit të burgut. …31

“Madhëri! Me respektin më të thellë marrim guxim me ju përshkruar Naltmadhnisë Suaj mjerimet tiranike që na bëhen neve të burgosurve të bindur në ligjin e Naltmadhënisë Suaj. …” 32 Citimet e mësipërme janë pjesë të shkëputura nga ankesat e të dënuarve në burgje të ndryshme për shkelje të të drejtave të tyre. ankesat e ngritura nga të dënuarit shqyrtoheshin dhe AQSH Fondi 152 Viti 1923 Dosje 923 “Disa herë ndodh që nëpunësit e adminis-tratës t’u veprue kundër ligjës, burgosin, rrahin qytetarë. Në të tilla raste menjëherë të merren masat e duhura për lirimin e tyre dhe të veprohet ligjërisht kundër vepruesve. …Lypset të dihet se mëshira në detyrë sjell dëme morale dhe materiale dhe shkreton degën e gjygjësorit, e cila ka rëndësinë më të madhe në shtet”.verifikoheshin nga autoritete të larta të pushtetit të autorizuar nga Mbreti. Mekanizmi i shqyrtimit të ankesë kërkesave ishte i shpejtë dhe i përpiktë, larg zvarritjeve burokratike që ndeshen zakonisht. 33Pra siç shikohet kishte një impenjim nga ana e autoriteteve shtetërore për një trajtim më njerëzor të të dënuarve dhe për frenimin e abuzimeve dhe të shkeljeve të të drejtave të tyre. Edhe vendet me demokraci më të zhvilluar s’mund të pretendojnë se kanë arritur majat në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore. Për stadin e zhvillimit dhe të emancipimit, si dhe për kushtet që ishin krijuar pas mbarimit të Luftës së parë botërore, mund të themi se në vendin tonë ishte krijuar një klimë pozitive dhe e pranueshme në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut..

Reformimi i Institucioneve të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale ka qenë dhe vazhdon të mbetet një aspekt mjaft i rëndësishëm i demokratizimit dhe civilizimit të shoqërisë shqiptare në periudhën post komuniste. Deri në fillimin e viteve ‘90 Shqipëria si dhe vendet e tjera të Europës Lindore kishin një sistem penitenciar tej të ideologjizuar dhe kushte trajtimi thuajse çnjerëzore, pamjaftueshmëri ushqimi, medikamentesh, punë e detyruar dhe ushtrim dhune.

Hapat e qeverise shqiptare për ndryshimin e kësaj gjendje kanë filluar që në vitin 1991 me mbylljen e kampeve famëkeqe të Spaçit, Qaf Barit, Tërnovës, Bulqizës, Burrelit etj. dhe me pjesëmarrjen e Shqipërisë në disa konferenca ndërkombëtare të asaj periudhe, ku boshtin e rekomandimeve e përbënte reformimi në tërësi i sistemit dhe kalimi i administrimit të burgjeve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo u realizua në vitin 1994, por do të thonim se ishte një punë gjysmake, sepse qendrat e paraburgimit, vazhduan të mbeten si dikur nën administrimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me një mungesë vëmendje, me kushte të rënda trajtimi

33 Ibid. Në këtë dosje jepet konkluzioni i inspektorit të oborrit Mbretëror,në të cilin thuhet: “Ndodhja e këtij drejtori si administrator i burgut dhe sjellja abuzuese dhe brutale e tij ka shkaktuar një anormalitet të madh ndër të gjithë të burgosurit. …Prandaj e shohim të arsyeshme largimin e tij nga detyra dhe zëvendësimin me një person të vlefshëm e kopetent. …Do të ishte nevoja të pastroheshin edhe gardianët brutalë tu i zëvendësuar me të tjerë që dinë me mbajt qetësinë e brendshme, të burgut, t’u mos i dëshpërue të burgosurit në atë mënyrë sa me tentue me bë kryengritje”.

e higjiene, me mungesa në personelin e specializuar, me mangësi në aktet ligjore e normative. Me VKM nr 327 datë 15.05.2003 në zbatim të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare u vendos kalimi i sistemit të paraburgimit në vartësi të M. Drejtësisë. Por ky vendim mbeti i pazbatueshëm, pasi në gjithë vendin u kalua vetëm paraburgimi Vlorë. Në vitin 2007 me urdhrin nr 5821/1 datë 24.01.2007 të Ministrisë së Punëve të brendshme dhe urdhrit nr 432 date 23.01.2007 të Ministrisë së Drejtësisë, ka filluar zbatimi i VKM për kalimin e paraburgimeve në vartësi të M. Drejtësisë si pjesë e sistemit të ekzekutimeve të dënimeve penale. aktualisht është bërë kalimi i të gjithë paraburgimeve, ku të arrestuarit janë sistemuar pranë burgjeve si Tepelenë, Peqin, Rrogozhinë dhe Lezhë. Në këto institucione të paraburgosurit trajtohen me të njëjtat standarde si të dënuarit dhe kanë të njëjtat të drejta. Kjo shënon një përmirësim në promovimin e të drejtave të personave të arrestuar, të cilët në raport me të dënuarit kanë pasur të drejta më të kufizuara (kujtojmë këtu të drejtën e informimit, të komunikimit dhe vizitave nga familjaret, të përfitimit nga shërbimet sociale dhe shëndetësore). Në këtë mënyrë është shkelur një e drejtë fondamentale, ajo e prezumimit të pafajësisë e parashikuar nga Ligji themeltar i shtetit, aktet ndërkombëtare dhe si parim bazë i të drejtës penale klasike. Problemet më të mëdha me të cilat u ndesh sistemi i ekzekutimeve të vendimeve penale në Shqipëri pas rënies së sistemit komunist ishin reforma ligjore, reforma administrative dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të të burgosurve.

Tradita e gjatë e sistemit komunist ishte një pengesë në ecjen e shpejtë përpara. Konkretisht, infrastruktura përbehej në pjesën më të madhe nga kampe pune ku nuk kishin asnjë kusht për destinacionin që kishin. Edhe burgjet që disponoheshin ishin të vjetra dhe teje të amortizuara. Mund të themi se ishte po ajo gjendje, mos më e keqe se periudha e para Luftës së Dytë botërore. Përveç mungesës së institucioneve, edhe politikat jo kurdoherë të drejta të organeve gjyqësore dhe prokurorisë kanë ndikuar në një mbipopullim. Mund tu referohemi të dhënave statistikore të gjykatave dhe shikojmë një tregues që gati 100% e kërkesave të prokurorisë për arrest në burg janë pranuar nga gjykatat. në vitin 2004 janë kërkuar nga prokuroria e Tiranes 713 masa arrest me burg, nga të cilat gjykata e faktit ka dhënë 704. Pra kjo masë sigurie ka qenë e preferuar ose organet e drejtësisë i kanë rënë shkurt, për të qenë brenda. Kjo mënyre të të gjykuari i mbyll rrugën aplikimit të dënimeve alternative të parashikuara nga K.Penal në dispozitat nr……. Po ti referohemi statistikave të vitit 2005 dhe 2006 në shkallë vendi, rezulton se gjykatat kanë aplikuar vetëm dy lloj dënimi, me gjobë dhe burgim për veprat penale krime. Mbi 50% të dënimeve përbëjnë dënimet deri në dy vjet. Mendoj se është mundësia për të dhënë dënime të tjera si punë në interes publik, apo dënim me kusht. Kjo do të ndikonte në shfryrjen e burgjeve të cilat aktualisht janë të mbipopulluara dhe për më tepër kushtet e trajtimit janë nën standardet e kërkuara.

Viti Me gjobë Deri në 2 vjet 2-5 vjet 5-10 vjet 10-25 vjet Burgim i përjetshëm Gjithsej
2005 1037 2548 498 335 302 13 4733
2006 1143 2805 526 247 213 17 4951

 

Firmosja e MSa dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NaTO, shtrojnë detyra të reja për përmirësimin e shërbimit në Institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale. Ndryshimet e bëra nga fillimi i proceseve demokratike janë të pakrahasueshme, po të mendojmë se kemi trashëguar nga sistemi komunist një regjim dënimesh të ashpra dhe pa institucione. Krijimi i kuadrit ligjor ka ecur më përpara në krahasim me aplikimin në praktik. Shumë dispozita që kanë të bëjnë me standardet e trajtimit, rehabilitimit social, punësimin nuk kanë gjetur zbatim për shkak të infrastrukturës që nuk i përgjigjet kërkesave të një institucioni penitenciar. Nuk zbatohen programe konkrete të rehabilitimit social, me gjithë zhurmën që bëhet në këtë drejtim. Në gjithë burgjet e vendit funksionon vetëm një shkollë e arsimit të detyrueshëm, e cila funksionon me ndërprerje, ka tre mësues dhe frekuentim qesharak që nuk shkon më tepër se 5 të dënuar, të cilët janë në nivel dhe moshë të ndryshme. Janë mundësitë që në IEDP Peqin, F. Krujë dhe institucione të tjera të kemi jo vetëm shkollë nëntë vjeçare, por edhe të mesme. Mund të parashikohen edhe benefice për të dënuarit që mbarojnë një cikël arsimi.

Problem tjetër shumë i rëndësishëm mbetet personeli, trajnimi dhe procedurat e emërimit. Me gjithë ndryshimet në këtë aspekt jemi prapa në krahasim me vendet e tjera të Europës. Punonjësit e IEDP, nuk janë

34 Vjetari Statistikor 2005- 2006, Bot i M. Drejtësisë.

me statusin e nëpunësit civil dhe kjo sjell si pasojë politika jo të mira në rekrutimin e tyre. Roli i IEDP është mjaft i rëndësishëm në zbatimin e politikës penale të një vendi, e cila synon parandalimin e kriminalitetit, ndëshkimin e tij dhe ekzekutimin e vendimeve penale. Drejtësia nuk fillon dhe mbaron në sallën e gjyqit. Prandaj kërkohet një vlerësim më serioz i të gjithë faktorëve jo vetëm pjesë të sistemit të drejtësisë penale por dhe shoqërisë civile.

Ndër rekomandimet kryesore që rrjedhin nga ky artikull me karakter historik:

.               •        Ngritja dhe rikonstruksioni i Institucioneve penitenciare të bëhet duke marrë parasysh kërkesat universale, që janë siguri maksimale, kushte higjeno-sanitare dhe trajtimi të njëjta me qytetarët e lirë dhe mundësi për rehabilitim social dhe zhvillimin e personalitetit të të dënuarve.

.               •        Shpërndarja e IEDP të bëhet duke marrë parasysh përhapjen e kriminalitetit dhe numrin e popullsisë. Konkretisht është e domosdoshme të ketë një burg në qytetin e Shkodrës, e cila për nga numri i të dënuarve zë vend të tretë deri të katërt (në vitin 2005 kishte 400 të dënuar e radhitur në vend të katërt pas Tiranës, Durrësit dhe Korçës)

.               •        Hartimin e një plani konkret në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe Shkencës për arsimimin e të dënuarve me cikle të plota të arsimit të detyruar dhe të mesëm. (Peqin, Lezhë, F. Krujë)

.               •        Hapja e kurseve profesionale si ndërtim, elektrik, kuzhinë, marangoz, hidraulik, shtypshkronjë, gjuhë të huaja e tjerë, për t’ju dhënë mundësi të dënuarve të fitojnë një profesion, që t’i përgjigjen më mirë tregut të punës

.               •        Të bëhen përpjekje për punësimin e të dënuarve duke u mbështetur tek operatorët ekonomik të cilët interesohen për zgjerimin e aktivitetit të tyre, si sera lulesh, rrobaqepësi, prodhim këpucësh, prodhim pllaka shtrimi, etj. Kjo do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të burgjeve të cilat janë 100% buxhetor edhe përse kanë forca të shumta pune të pashfrytëzuara.

.               •        Përmirësimi i praktikave të rekrutimit të personelit, përfshirja e tyre në statusin e nëpunësit civil, mbështetja më e mirë për ta duke marrë parasysh kushtet e vështira të punës dhe kategorinë e institucioneve (të hapura, të zakonshme, të sigurisë së lartë dhe paraburgime).

Marre nga Rrevista  JETA Juridike 2008

Marre nga revista Jeta Juridike 2007

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I upload ato.Ne nuk pranojme asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonje ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

2 + 10 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles