Mbrojtja E Integritetit Te Deshmitareve Dhe Bashkepunetoreve Te Drejtesise-Nga :Mevlut Derti

Shqipëria është një vend në tranzicion dhe qysh nga rënia e diktaturës në vitin 1991, sistemi gjyqësor në këtë vend ka pësuar ndryshime rrënjësore për ta përafruar atë me standardet evropiane. Megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, këto ndryshime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt. Një shoqëri në tranzicion është një shoqëri shumë delikate dhe vendet në tranzicion, sidomos ato në Ballkan, janë goditur nga krimi i organizuar me të gjitha format e tij. Në Shqipëri, trafikimi i njerëzve, lëndëve narkotike, automjeteve, cigareve dhe mallrave të tjerë nga grupe apo struktura kriminale jo shumë të organizuara janë bërë tepër të shpeshta ndërkohë që këto mallra blihen dhe shfrytëzohen në tregun e madh e fitimprurës të Bashkimit Evropian. Kohët e fundit në Shqipëri i është kushtuar shumë vëmendje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithsesi, për të ndërtuar një shoqëri bazuar në shtetin e së drejtës dhe të të drejtave të njeriut nuk është e mjaftueshme vetëm lufta kundër kriminalitetit të nivelit të lartë. Ndërkohë që krimi i organizuar sjell kosto të mëdha shoqërore, ai nuk ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të cilët preken më tepër nga konflikte pronësie dhe konflikte kontraktuale si dhe nga kriminaliteti ordiner siç janë krimet e dhunshme dhe shkeljet e pronës së tyre.

Paralelisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është thelbësor që të ndërtohet një sistemi i fortë gjyqësor me një nivel të lartë integriteti, ku palët të kenë besim se konfliktet e tyre civile dhe penale do të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe transparente bazuar në fakte dhe prova të besueshme, dhe sidomos në dëshmitë e dëshmitarëve.   Dëshmitarët  janë një element i rëndësishëm në pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore dhe për pasojë, edhe për funksionimin e çdo sistemi gjyqësor. Për këtë arsye është e nevojshme të sigurohet sa më shumë të jetë e mundur që dëshmitarët të paraqiten në gjykim dhe të japin dëshmi të sakta dhe të vërteta, kjo do të thotë që të ketë masa për parandalimin e dëmtimit, frikësimit, kanosjes apo ndikimit në forma të tjera të dëshmitarëve. Ndërkohë që interesat që diskutohen në çështjet civile mund të rezultojnë në përpjekje për të influencuar dëshmitarët që të dëshmojnë në favor të një pale, në çështjet penale mund të jenë përfshirë persona të cilët nuk hezitojnë që vetë ose duke kontraktuar persona të tjerë të kryejnë krime të dhunshme për të ndaluar apo për të influencuar dëshmitarët. Në Shqipëri ashtu si edhe në shumë vende të tjera, dalja si dëshmitar është detyrim ligjor.493 Sidoqoftë nuk është e arsyeshme që dikush të detyrohet të paraqitet si dëshmitar, nëse kjo gjë do të rrezikonte jetën dhe sigurinë e tij. Prandaj detyrimi për t’u paraqitur si dëshmitar duhet të balancohet nga ana tjetër me të drejtën e jetës të dëshmitarit dhe të familjes siç shprehet në nenet 2 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me të drejtën e përgjithshme për sigurinë e personit dhe të pronës. Lidhur me çështjen “Doorson”, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh.

“Është e vërtetë që neni 6 nuk kërkon shprehimisht që të merren parasysh interest e dëshmitarëve në përgjithësi dhe në veçanti interesat e viktimave që thirren për të dëshmuar. Gjithsesi, mund të vihet në rrezik jeta, liria apo siguria e personit si dhe interesat që rrjedhin përgjithësisht nga neni 8 i Konventës. Të tilla interesa të dëshmitarëve dhe viktimave në parim mbrohen nga dispozita të tjera të shkruara të Konventës, të cilat nënkuptojnë që Shtetet Kontraktuese duhet t’i organizojnë procedimet e tyre penale në mënyrë të tillë që këto interesa të mos vihen në rrezik pa arsye të justifikueshme. Në këtë kontekst, parimet e procesit të rregullt gjyqësor kërkojnë që aty ku është e përshtatshme, interesat e mbrojtjes të balancohen me ato të dëshmitarëve apo viktimave të thirrura për të dëshmuar.”

Për të inkurajuar dhënien e informacionit nga ana e dëshmitarëve, duhen marrë masa gjithashtu që paraqitja e tyre në procesin gjyqësor të jetë sa më e qetë dhe e sigurtë dhe të mos ndërhyjë në jetën normale të dëshmitarit më shumë se sa është e nevojshme.

Nga ana tjetër, çfarëdolloj mase e marrë për sigurinë e dëshmitarëve duhet balancuar me të drejtat e palës mbrojtëse dhe detyrimin për të respektuar parimet e një procesi të rregullt sipas Nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtat e Njeriut. Dëshmitarët ndahen, jo me shumë rigorozitet, në tri kategori: dëshmitarë të mbrojtur, dëshmitarë të përfshirë në çështje të Gjykatës për Krime të Rënda dhe dëshmitarë të tjerë. Qëllimi është që të paraqitet situata e të gjithë dëshmitarëve të cilët dëshmojnë përpara gjykatave në Shqipëri dhe të japë sugjerime për ato sfera ku nevojitet analizim dhe përmirësim i mëtejshëm, në mënyrë që të pakësohet rreziku i manipulimeve dhe të përmirësohet cilësia e dëshmive të dëshmitarëve.Një nga shkaqet më të shpeshta për vonesën e proceseve gjyqësore në Shqipëri është mosparaqitja e dëshmitarëve. Kjo mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme, që nga paaftësia për të lokalizuar dhe njoftuar dëshmitarët deri tek refuzimi nga ana e dëshmitarëve për t’u paraqitur nga frika për ndëshkim. Dëshmitarët mund të vriten me qëllim që të mos dëshmojnë, gjithashtu mbi ta mund të ushtrohet presion me anë të dhunës apo kërcënimeve ose ata edhe mund të “blihen”. Kur dëshmitarët paraqiten në gjyq, në përgjithësi nuk ekziston një ambient i mbrojtur495 për ta, gjë që në shumë raste lejon që ata të konfrontohen me palët ose me persona që kanë lidhje me palët.

Kjo gjë bën që dëshmitarët të jenë pre e kërcënimit dhe dhunës. Ka gjithashtu edhe dëshmitarë të cilët mund të mos frikësohen nga presionet, por që dëshmia e tyre mund të ndikohet negativisht nga prania e të pandehurit apo personave të tjerë. Ky është  një shqetësim veçanërisht në rastet ku përfshihen viktima të mitur si dhe ato raste të të gjithave formave të dhunës në familje dhe të dhunës seksuale. Një faktor tjetër që mund të ndikojë negativisht, si në gatishmërinë e dëshmitarit për të dëshmuar, ashtu edhe në cilësinë e dëshmisë, është mungesa e informimit të publikut të gjerë për rolin dhe qëllimin e dëshmisë së dëshmitarëve.

Në Shqipëri janë marrë disa masa për të rritur sigurinë e dëshmitarëve sidomos në kontekstin e luftës kundër krimit të organizuar, me miratimin e ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë” (Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve) dhe aktet nënligjore të tij. Qëllimi i ligjit është të sigurojë një mbrojtje efektive për dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë të përfshirë në raste krimesh te rënda. Përkufizimi i “krimit të rëndë” në zbatim të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ka një fushë veprimi të ndryshme nga juridiksioni i Gjykatave për Krime të Rënda. Kjo do të thotë që raste që përfshijnë persona nën mbrojtje mund të gjykohen nga gjykata të ndryshme rrethesh, por do të thotë gjithashtu që masat për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk janë të zbatueshme për të gjithë personat e përfshirë në proceset gjyqësore të Gjykatave për Krime të Rënda. Megjithatë, në shumicën e rasteve, personat që janë subjekt i mbrojtjes sipas ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, d.m.th., dëshmitarë të mbrojtur dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, janë të përfshirë në çështje që gjykohen nga Gjykatat e Krimeve të Rënda (GjKR). Shih tabelën e mëposhtme.

Dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë - Për t’u cilësuar si të tillë, dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët duhet të jenë të përfshirë në një çështje “krimi të rëndë” siç përcaktohet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Dëshmia e personit duhet të jetë e një rëndësie themelore për çështjen ose duhet të shërbejë për të parandaluar krime të tjera të rënda dhe personi duhet të jetë “në gjendje rreziku aktual, konkret dhe serioz” dhe të jetë i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht.500 Masat e posaçme të mbrojtjes janë.  “Ndryshimi i identiteti, ndryshimi i vendbanimit, mbrojtja e përkohshme e identitetit, e të dhënave dhe dokumenteve, masa të veçanta mbrojtëse, fizike dhe teknike, rehabilitimi social, ruajtja, ndryshimi dhe sigurimi i përkohshëm i vendit të punës, dhënia e ndihmës financiare, rikualifikimi profesional, dhënia e këshillave dhe e ndihmës së specializuar ligjore ose mënyra të tjera të caktuara sipas ligjit. Edhe personat e afërm ose të lidhur me një dëshmitar të mbrojtur apo bashkëpunëtor të drejtësisë mund të përfitojnë masat e posaçme të mbrojtjes. Ligji i përkufizon “personat e afërm” si personat që ndodhen në gjendje rreziku aktual, konkret dhe serioz për shkak të lidhjeve familjare, të gjinisë a krushqisë me dëshmitarin ose bashkëpunëtorin e drejtësisë, ndërsa “personat e lidhur” përcaktohen si personat që, për shkak të natyrës së marrëdhënieve konkrete që kanë me dëshmitarin ose bashkëpunëtorin e drejtësisë, ndodhen në gjendje rreziku aktual, konkret dhe serioz. Në seancat gjyqësore, dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë mund të dëgjohen nën një identitet tjetër/të rremë me anë të metodave të posaçme për deformimin e zërit ose me anë të lidhjes audiovizive.      Dëshmitarët në GjKR (gjykaten e krimeve te renda ) - Përveç masave të rezervuara për dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë, GjKR mund të lejojnë që përpara tyre të pyetet çfarëdolloj dëshmitari në prani të të pandehurit dhe avokatit mbrojtës, por pa qenë në kontakt visual me ta. GjKR-së i lejohet më tepër se gjykatave të tjera për të mbajtur seanca me dyer të mbyllura, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e ndonjë pjesëmarrësi.505 Sidoqoftë, përdorimi i dëshmitarëve anonimë duhet të jetë i kufizuar, pasi kjo gjë e mbart në vetvete rrezikun që i pandehuri të mos ketë mundësinë t’i kundërshtoj efektivisht deklaratat e një dëshmitari. Gjykata Evropiane ka gjykuar se dëshmitarët anonim nuk janë provë e  mjaftueshme për të bazuar dënimin dhe që kur përdoren dëshmitarë anonim, problemi që kjo gjë i shkakton mbrojtjes duhet kompensuar me anë të procedurave që ndiqen nga autoritetet gjyqësore.  Fakti që një dëshmitar nuk i përmbush kriteret për të qenë i mbrojtur sipas ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, apo nuk pyetet në GjKR, nuk do të thotë që nuk ekziston kërcënimi, madje i fortë, ndaj një dëshmitari të tillë. Për më tepër, siç u theksua edhe më sipër, në rastet që kanë të bëjnë sidomos me dhunën në familje apo dhunën seksuale, mund të jetë shumë e vështirë për dëshmitarët të flasin lirshëm nëprani të të pandehurit dhe/apo të personave të tjerë. Prandaj, është e nevojshme të shihet në tërësi se çfarë masash mund të merren në raste të ndryshme dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën pa kompromentuar të drejtat e mbrojtjes. Për ata dëshmitarëtë cilët nuk janë as dëshmitarë të mbrojtur as të thirrur në GjKR, zbatohen rregullat e zakonshëm për dëgjimin e dëshmitarëve. Në këto kushte, si rregull i përgjithshëm dëshmitari paraqitet në një seancë publike ku identiteti dhe adresa e të cilit bëhen tëditura dhe ku ai përballet me të pandehurin dhe avokatin mbrojtës.Në Kodin e Procedurës Penale, ka një dispozitë mjaft të paqartë, neni 361 pika 7, e cila parashikon që: “Dëshmitari mund të pyetet në distancë, brenda ose jashtë vendit, me anë të lidhjes audiovizive, duke respektuar rregullat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitat e këtij Kodi. Personi i autorizuar nga gjykata qëndron në vendin ku ndodhet dëshmitari dhe bën vërtetimin e identitetit të tij, si dhe kujdeset për zhvillimin e rregullt të marrjes në pyetje e për zbatimin e masave të mbrojtjes. Këto veprime ai i pasqyron në procesverbal.”Referimi ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitave [të tjera] të Kodit mund të jetë një tregues që përcakton se kjo dispozitë është e zbatueshme vetëm për disa kategori dëshmitarësh. Kështu për shembull, Konventa e Palermos,516 ku Shqipëria është palë, e cila është e zbatueshme për krimin ndërkombëtar e të organizuar, u kërkon shteteve anëtare të përcaktojnë rregulla të qarta për të lejuar që dëshmitë e dëshmitarëve të jepen në mënyrë të tillë që të mbrojnë sigurinë e dëshmitarit/viktimës, siç janë lejimi i dhënies së dëshmisë nëpërmjet lidhjes audiovizive apo mjeteve të tjera të përshtatshme.517 Për më tepër neni 361/a, i cili u miratua me të njëjtin ligj, si dhe pika 7 e nenit 361,518 parashikon që “Kur disponon mjete teknike, gjykata mund të vendosë që marrja në pyetje e tyre të zhvillohet në distancë me anë të lidhjes audiovizive, sipas rregullave të parashikuara në pikën 7 të nenit 361″. Kjo dispozitë në veçanti dhe referimi ndaj pikës 7 të nenit 361, është një tregues mjaft i qartë që masat e përcaktuara në pikën 7 të nenit 361, janë të zbatueshme vetëm për dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Në anën tjetër, duke pasur parasysh se pika 7 e nenit 361 nuk përmban kufizime apo kushte për zbatimin e saj, duhet arsyetuar se kjo dispozitë është e zbatueshme për të gjithë dëshmitarët kur ekzistojnë probleme sigurie.Në legjislacionin shqiptar nuk ka kufizime për sa i përket thirrjes së dëshmitarëve të mitur, por dëshmitarët nën 14 vjeç nuk mund të bëjnë betimin e dëshmitarit. Pyetja e të miturve mund të bëhet nga kryetari i seancës, i cili mund edhe të ndihmohet nga një familjar i të miturit ose nga një specialist i fushës së edukimit të fëmijëve. Përveç kësaj, nuk ekzistojnë rregulla të tjerë të veçantë.

Marre nga faqja : http://juridiksi.e-monsite.com

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I upload ato.Ne nuk pranojme asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonje ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

9 − eight =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles