Katastrofa pyjore ne Shqiperi.Lidhja e saj ne kontekstin penal.(Dorian Beqiri)

Shpesh degjojme per pyje te prera, djegie te siperfaqeve pyjore, shpyllezime masive, veprimtari ekonomike te paligjshme qe kane si baze prerjen e pyjeve.Gjithashtu, ndjejme efekte negative, evazon fiskal, probleme mjedisore dhe shendetesore qe vijne si pasoje e ketyre fenomeneve te siperpermendura. Keto perbejne probleme qe shqetesojne ne menyre te drejtperdrejte shtetin shqiptar, shtetasit, organizatat e ndryshme ne mbrojtje te mjedisit dhe ekosistemit, si dhe grupet e interesit.Duke e pare gjendjen aktuale, normalisht lindin disa pyetje te cilat shpesh gjejne pak pergjigje, per te mos thene qe mbeten pyetje retorike, pergjigjen e te ciles nuk do ta marresh kurre sic duhet, por gjithmone te deformuar sipas interesave te njeres apo tjetres pale qeverisese. Keto “pale qeverisese” gjate gjithe kohes publikojne raporte per mjedisin, gjendjen e tij, pyjet, te cilat sa po kalon koha aq me shume po i harrojme emrin, ngjyren dhe vendodhjen.I gjithe ky paragraf alegorik, sherben si nje paranteze e temes qe do trajtoj.

Rendesia e Pyjeve

1)        Pyjet mbrojne furnizimin e ujit,

2)         Frenojne permbytjet,

3)        Mbushin rrjedhat ujore nentokesore,

4)        Sigurojne ambjente çlodhese per njeriun dhe te rendesishme per kafshet e egra

5)        Sigurojne  nje numur te madh produktesh druri.

6)        Filtrojne ujin dhe ajrin nga ndotesit e ndryshem

7)        Ruajne ujin dhe perberesit ushqimore

8)        Mbrojne dherat, fushat lumore dhe perrenjte

9)        Sigurojne nevoja estetike dhe nevoja te tjera njerezore

10)    Sjellin perfitime te dukshme per ujerat, kullotat dhe komunitetet

11)    Jane nje nga perberesit me te rendesishem te sistemit ekologjik

12)     Jane faktore qe sherbejne per normalizimin dhe vazhdimesine e jetes ne toke.

13)     Pylli eshte rregullatori i pazevendesueshem i parametrave ekologjike te planetit

tone.

14)    Si nje ekosistem kompleks dhe veterregullues, ai eshte mbartesi me i sigurt i biodiversitetit, duke krijuar kushte e duke ruajtur ne gjirin e vet mijera gjallesa te te gjitha natyrave, te cilave ua ben te jetueshme te sotmen dhe te mundshme te ardhmen mbi kete planet.

15)    Pylli eshte prodhuesi i lendes se drurit per djegie dhe ndertim, e cila gjate shekujve te shkuar, ka qene faktor esencial i zhvillimit te te gjitha vendeve te botes, kurse nga shekulli i XX-t e ketej, e domosdoshme per mbijetesen e shoqerive te vendeve te pazhvilluara ose ne zhvillim.

16)     Ai eshte burimi kryesor ushqimor i blegtorise ekstensive te bazuar mbi te imtat, karakteristike aktuale e shoqerive rurale te pazhvilluara ose ne zhvillim, sic eshte vendi yne dhe shumica dermuese e vendeve të botes se trete.  Etj.

- Duke qene faktore me kaq peshe te madhe ne sistemin ekologjik, rrjedhimisht , cenimi dhe krijimi i problematikave ne kete faktor (pyjet), do te sillte nje problem per ekosistemin ne teresi, dhe ne kete menyre duke krijuar problematika qe marrin figuren e katastrofave.

Katastrofa pyjore ne Shqiperi

Shqiperia , si nje vend bregdetar dhe mesdhetar eshte shume e pasur me pasuri pyjore.Rreth 36 % e territorit te saj perbehet nga pyjet.Megjithate , askush nuk mund te na thote me saktesi se sa siperfaqe zene pyjet ne Shqiperi. Ne cdo raport qe publikohet mbizoteron fiktiviteti, fshehja e shifrave reale, dhe manipulimi i tyre. Ne kete menyre krijohet nje destabilitet dhe nje amulli, pasi masat dhe reformat qe duhet te ndermerren , do te karakterizohen nga mungesa e efiktivitetit dhe thellimi i gjendjes katastrofale qe po ndodh me pyjet shqiptare.Duke e trajtuar me konkretisht katastrofen qe po ndodh me pyjet ne Shqiperi, do pershkruaj disa zona ku “masakra pyjore” eshte ulur kembekryq, duke venitur keshtu bukurite natyrore qe natyres i jane dashur periudha te gjata per ti dhene formen ideale.

  • Paku Kombetar i Lures

Parku Kombetar i Lures ka nje siperfaqe prej 1.280 ha . Ai ndodhet ne pjesen lindore te masivit malor te “Kunores se Lures”Me liqenet e saj akullnajore, Lura ofronte dikur  nje ambjent piktoresk dhe terheqes madheshtor, ne nje lartesi 1.350-1.720m . Ne kohet e sotme kjo bukuri eshte zbehur.Sot iu ashtuquajturi “Parku Kombetar i Lures” eshte i rrenuar ne menyren me te mjere te mundshme. Ne vend te cicerimave te zogjve, degjon “muziken” e sopatave dhe motosharrave. Nje masaker, qe Lures i ka ndryshuar pamjen dhe identitetin .   Dikur ishin  liqenet unike, tani jane te mbuluara nga druret e kalbur, apo deget e pemeve disavjecare te prera pa kriter. Makina te ngarkuara me trupat e pemeve, krijojne cdo nate karvanin per ne Tirane e Durres, ku shiten kundrejt nje shume qesharake. Panorama qe  ofron tani vendi dikur piktoresk, nuk i perngjan aspak asaj çfare ishin  kohe me pare. Kudo trungje te prere. Vrapin e eres nuk ka asgje qe ta ndaloje. Pyjet e zones jane zhveshur nga manteli jeshil, nderkohe qe e prekshme eshte vetem lakuriqsia e tokes se shkrete.                                  KATASTROFE !

  • Golem, pylli pa pisha .

Gjate viteve te fundit, ne plazhin e Golemit, ne nje siperfaqe toke prej 6500m2, jane prere nje sasi prej 210 pishash. Ky fakt pervec se demtoi pamjen e mrekullueshme te masivit qe shkon deri tek Mali i Robit, ben qe kjo zone te zhvishet nga gjelberimi, duke larguar keshu edhe turistet qe vijne ne muajt e veres.  Tani nuk e ke me shansin qe te qendrosh ne hijen e pishave dhe te shijosh shushurimen dhe freskine e tyre. E vetmja gje qe mond te besh tani, eshte qe te rrish  i ulur ne trungjet e prera te pishave dhe te shikosh  superhotelet qe zevendesojne “ish-pishat”

KATASTROFE !

  • Pylli I Semanit

Pylli i Semanit i mbjelle ne vitet 50’ me pisha mesdhetare , ka si qellim mbrojtjen e deltes nga erozioni si dhe permiresimin e kushteve klimaterike te zones.Prerja e ketyre pyjeve e ka shkretuar kete zone, duke i dhene asaj pamjen e nje vendi te shkrete .                               KATASTROFE !

-Keto dukuri jane shfaqur gjithandej, kryesisht ne zonat afer qendrave te banuara.

Raste te tilla jane :

-Shpyllezimi i ish-pyllit te mrekullueshem te Postopojes ne Malesi te Madhe

-Ne kodrat e Pukes dhe te Fushe-Arrezit

-Ne kodrat e Bardhajve dhe Mneles ne Shkoder

-Ne Lezhe

-Ne Milot

-Ne Krasten e bukur te Krujes

-Ne zonen e Plepave, Durres

-Ne Elbasan, Librazhd, Berat, Fier, Vlore, Pogradec, Korce, e kudo ku per vite te tera, u krijuan kurorat e gjelbera te Shqiperise

Problematika pyjore

è Siperfaja me bimesi pyjore dhe kullotat mbulojne gati gjysmen e territorit te vendit  (36%   pyje). Perllogariten rreth 300.000 ha pyje te shkaterruar keto 50 vitet e fundit dhe rreth 90.000 ha pyje te djegur vetem gjate vitit 2007.

è  Prerjet e paligjshme ne pyje jane mjaft prezente (perllogariten te jene mbi 200 mije m3) dhe asnjehere nuk ka ka pasur vullnet per ta paraqitur realisht kete plage. Humbja e siperfaqes pyjore po shoqerohet me fenomene te tjera rrjedhes si:

-  ngritja e temperatures se ajrit,

-  erozioni dhe gerryerjet e tokes,

- humbja e habitateve per faunen e eger, etj.

è Menaxhimi institucional le për te deshiruar dhe vihen re abuzime te medha. Shpesh gjinden forma per te anashkaluar kuadrin ligjor per te vazhduar shfrytezimi barabar i pyjeve. Mungojne ne shfrytezimin e pyjeve politikat mbrojtese e te shfrytezimit te qendrueshem Institucionet shkencore nuk përfshihen në rritjen e kapaciteteve menaxhuese.

è  Per shkak te prerjeve masive eshte shfaqur fenomeni i permbytjeve dhe prurjeve te vrullshme te perrenjeve dhe lumenjeve, duke transportuar sasira te medha inertesh ne basenet e hidrocentraleve apo te ujit te pijshem sikurse eshte rasti i Bovilles. Kjo ndikon negativisht ne kapacitetet e tyre.

è  Institucionet shteterore qendrore si dhe ato lokale jane perfshire ne menyre te pamjaftueshme per parandalimin dhe kontrollin e zjarrit dhe kapacietet e tyre jane mjaft te dobta. Ende mungon nje skeme efiçente kombetare per te mbrojtur pyjet nga prerjet dhe zjarret pasi mungon mbeshtetja financiare perkatese.

 

 

 

 

Pikat kryesore qe perbejne problematiken kryesore jane:

 

  • Demtimi dhe degradimi masiv i pyjeve
  • Shfrytezim i paqendrueshem i pyjeve
  • Pakesimi i biodiversitetit
  • Mungesë e inventarit të plotë mbi fondin pyjor
  • Mbledhja e gjobave inefektive
  • Organizimi institucional aktual bart konflikt interesash
  • Ritme të ngadalta në krijimin e pyjeve komunale dhe private
  • Ndergjegjesim i ulet per mbrojtjen e pyjeve
  • Personeli vendor nuk ka kualifikimin e nevojshem
  • Mungesa ne logjistiken e Policise Pyjore dhe ne strukturat per mbrojtjen nga zjarri

 

 

 

 

 

 

 

-Le ti trajtojme me gjeresisht keto ceshtje:

 

 

  • Numri i zjarreve dhe siperfaqeve të djegura ne pyjet shqiptare gjate ketij viti ka qene dhjete here me i madh ne krahasim me dy vjet me pare. Bilanci negativ eshte pohuar nga perfaqesuesit e Ministrise se Mjedisit, te cilet tashme po bejnë perllogaritjet perfundimtare te demeve qe shkaktoi katastrofa e zjarreve e kesaj vere. Nese në vitin 2005 numri i zjarreve te rena ne pyje mesatarisht arrinte shifren 174 dhe siperfaqja e pyjeve të djegura 1040 ha, dy vjet me pas keto shifra jane dhjetefishuar: numri i zjarreve te rena ne pyje kap shifren 1036, ndersa siperfaqja pyjore e djegur eshte 13200 ha. Bilancet tregojne se te gjitha rrethet e territorit te vendit kane pesuar zjarre dhe demtime te siperfaqeve pyjore qe ndodhen ne to.

Shkaqet

Tre jane shkaqet kryesore te renieve te zjarreve ne siperfaqet pyjore.

-          Se pari shkaqet e qellimshme. Keto jane shkaktuar si rezultat i konflikteve te pronesisë,  trajtimit tradicional te sipërfaqeve bujqesore e kullotave me ane te djegieve, si rezultat i reagimeve ndaj vendimeve qe merr Policia Pyjore ne mbrojtje te pasurise pyjore dhe ne zbatim te legjislacionit perkates.

-                      Shkaku i dyte eshte i lidhur me neglizhencen, ku zjarret jane shkaktuar nga pakujdesia e barinjve apo udhetarëve, te cilet kane hedhur bishta cigaresh apo kane harruar te shuajnë zjarret e vogla qe kane ndezur gjate qendrimit ne pyll.

-                       Ndersa kategoria e trete e ketyre shkaqeve eshte e lidhur me shkaqet aksidentale.

 

 

  • Situata aktuale e pyjeve ne Shqiperi eshte rrjedhoje e mbishfrytezimit sistematik te pyjeve gjate 60 vjeteve dhe ne veçanti gjate 10 vjeteve te fundit qe arriti kulmin ne vitin 1997, kur brenda nje viti u prene ilegalisht me se 550 mije m3 drure.
  • Dobesi ne aspektin institucional dhe ligjor. Organizimi aktual i administrimit te  pyjeve ka ne vetvete konflikt interesash, mbasi mbrojtja dhe prodhimi i perkasin te njejtit institucion. Edhe ne drejtim te kapaciteteve ndihet nevoja per trajnimin e stafeve qe veprojne ne terren. Ndonese legjislacioni per pyjet ka pesuar permiresime te dukshme, nuk ka ndodhur e njejta me zbatimin e tij. Praktikisht institucioni i mbledhjes se gjobes eshte pothuaj inekzistent.
  • Situata lidhur me pyjet ne vend nxjerr ne pah nevojen imediate te hartimit dhe te zbatimit te planeve per riperteritjen e pyjeve te demtuar nga prerjet e pakontrolluara.

Mungesa e investimeve si dhe e masave organizative per kryerjen e punimeve , per pyllezime te reja ose ripyllezimeve, per luftimin e demtuesve, per mirembajtjen e rrugeve pyjore, per mbrojtjen nga zjarri etj., ka ndikuar ne humbjen dhe degradimin e habitateve per shume lloje bimore e shtazore te lidhura me pyllin.

  • Raportimet lidhur me prerjet ne pyje nuk jane te sakta. Eshte e nevojshme qe te behet inventari i sakte mbi vellimin e pergjithshem te lendes drusore ne kembe.
  • Prerjet dhe demtimet ne shkurret dhe pyjet bregdetar kane sjelle shqetesime sidomos per shpendet folezues qe i perdorin keto habitate per folezim; nje pjese e ketyre shpendeve paraqesin interes nderkombetar.

“Pasojat katastrofale” qe vijne nga katastrofa pyjore

Per specialistët e pyjeve, qe kuptojne drejt se çfare po ndodh me pyjet, pasojat qe vijne nga shkaterrimi, prerja, dhe djegia nuk jane te paparashikuara.Keqmenaxhimi i Sektorit Pyjor, abuzivizmi dhe korrupsioni galopant jane shkaqet kryesore qe keto burime te rendesishme natyrore, pjese te ekosistemit natyror  nga burime te mirash materiale dhe mjedisore shnderrohen ne burime fatkeqesish qe po godasin çdo dite banoret e zonave ne afersi.Shpesh, kur shohim dhe degjojme se si reagon natyra ndaj abuzimeve qe i behen asaj, pyesim per te gjetur shkakun pse eshte egersuar ajo me njerezit, qe po i denon me shembjen e shtepive apo qindra banore po i perze nga vendbanimet e tyre.

Nje fjale e urte thote: “ E njohim natyren nepermjet kundershtimit te saj, kur veprojme ne kundershtim me ligjet e natyres”.

 

Mjafton te kujtojme  pamjet e fiksuara nga media te rreshqitjes se 500 varreve ne qytetin e Pogradecit, ku shume shpejt, pas ngjarjes u identifikua qe shkaku i rreshqitjes ishte prerja e drureve ne zonen mbi varreza.

Me pas, rreshqitje dherash masive ne rruget automobilistike, ne afersi te zonave Librazhd, Kukes, Puke, etj., qe me pare kane qene njohur per masive pyjesh dhe jo rreshqitje masive dherash.Jo pak i dhimbshem ishte rasti i shembjes se pallatit ne Gjirokaster, i cili mori jete njerezish dhe shkaktoi deme te medha ne familjet qe banonin aty. Edhe ketu nuk u vonua te identifikohej nga banoret shkaku i prerjes se drureve (ullishteve) ne zonen mbi pallat dhe qe mjaftoi nje tronditje nga nje gabim i dyte fatal per te shkaktuar shembjen e tij.Erozioni i shkaktuar nga shkretezimi i tokave per shkak te shpyllezimeve dhe abuzimeve me bimesine eshte shkaku kryesor i fatkeqesive natyrore ne Synej te Kavajes, Spille dhe Greth, i rreshqitjeve te tokes ne Komunen Trebinje dhe Gramsh, i rezervuarit te Qafdushkut ne Komunen Kryevidh.Do te doja te theksoja qe veç demeve ne ekuilibrat ekologjike, demet ne vlera monetare jane shume me te medha se sa te ardhurat nga prerja e drureve.Gjithashtu, shpenzimet per rehabilitimin e ketyre demeve jane shume me te medha se shpenzimet e nevojshme per pyllezime dhe masa te tjera mbrojtese te nevojshme ne zonat e rrezikuara nga erozioni.Eshte e pamundur qe keto toka te kene qene te shkretezuara, siç i shohim sot.Shkretezimi eshte shkaku i erozionit dhe erozioni behet shkak i rreshqitjes çdo dite te objekteve qe toka nuk i mban dot ne shkembim te asaj qe i ka dhene natyra, druret, pyjet dhe bimesine barishtore.Mungesa e  pyjeve  eshte si semundja e koleres per trupin e njeriut !

“Shkaktaret” e katastrofes pyjore dhe E Drejta Penale

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, ne morine e veprave penale te ndryshme, parashikon edhe veprat penale ne fushen e pyjeve.Neni 205 i KP trajton prerjen e paligjshme te pyjeve qe kryhen ne kohe e ne vende te ndaluara. Me konkretisht :

Neni 205

Prerja e paligjshme e pyjeve

Prerja apo demtimi i pyjeve pa leje apo ne kohe dhe vende te ndaluara, kur vepra nuk perben kundervajtje administrative, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.

-Duke analizuar permbajtjen e kesaj dispozite, nxjerrim se prerja e pyjeve te cilesohet si e paligjshme,duhet qe :

# Prerja apo demtimi i pyjeve, te jete bere pa leje (pra pa lejen e organit perkates)

#   “         “               “           “   te jete bere ne kohe te ndaluar ( pra te mos behet ne kohe

te papershtatshme, kur demtohet zhvillimi normal dhe

i plote  i  ekosistemit ) te jete bere ne vende te ndaluara (vende te ndaluara konsiderohen Parqet Kombetare ose zonat e mbrojtura)

Gjithashtu, qe te konsiderohet si veper penale, ajo detyrimisht duhet qe te mos perbeje kundravajtje administrative. Kundravajtje administrative  cilesohen shkeljet si:

# prerja pa leje e pyjeve, e pyjeve te reja, e filizerise dhe e fidanishteve, si dhe demtimi i tyre dhe i tokes pyjore, kur pasojat jane te lehta;

# perdorimi i paligjshem i fondit pyjor dhe i tokes pyjore;

# ndertimi i furrave te gelqereve dhe i kaminave te qymyrit te drurit ne fondin pyjor, pa miratimin e organeve te sherbimit pyjor;

# tregetimi ose tjetersimi i materialeve drusore dhe i prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore,

pa lejen e organeve te sherbimit pyjor ;

# tregetimi i materialit drusor dhe i prodhimeve te tjera te pyllit, te infektuara nga semundjet,

barerat e keqija e parazitare ose te prekura nga insektet;

# transporti me kamione i materialit drusor nga pylli dhe prej shesheve te depozitimt per ne

qendrat e perpunimit te shitjes , i pashoqeruar me lejen tip te transportit   ETJ.

- Neni 206 trajton prerjen e drureve dekorative e frutore, duke parashikuar per kete veper, denimin me gjobe dhe deri ne 3 muaj burg.

Neni 206

Prerja e drureve dekorative dhe frutore

Prerja e drureve dekorative dhe demtimi i lulishteve dhe parqeve neper qytete perbejne kundervajtje penale dhe denohen me gjobe.Prerja e drureve ne pemetore, ullishta e vreshta, pasi eshte refuzuar me pare leja e prerjes nga organet kompetente, perben kundervajtje penale e denohet me burgim gjer ne tre muaj.

-          Sic duket, legjislacioni shqiptar eshte shume indiferent ndaj veprimeve shkaterruese dhe makabre nga individe te ndryshem. Vetem dy nene te ketij kodi, jane “zgjidhje” per veprat penale ne fushen e pyjeve.Katastrofa pyjore qe po ndodh ne Shqiperi , po cenon rende dhe drejtperdrejte ekosistemin duke e crregulluar ate. Crregullimi i ekosistemit, konsiston ne krijimin e problemeve shendetesore tek njerezit dhe degradimin e mjedisit perreth tyre.Pra, duke bere nje implikim llogjik shkaktimi i katastrofave pyjore, do te thote demtim i shendetit te njeriut.Duke qene se legjislacioni penal vihet ne mbrojtje te posacme te jetes dhe shendetit , te subjekteve te  tij, nga veprimet dhe mosveprimet e paligjshme, atehere ai gjithashtu duhet te mbroje pyjet nga veprimtaria e paligjshme, duke i dhene atyre nje rendesi akoma me te madhe, pasi ato ndikojne drejtperdrejt ne jeten dhe shendetin e njeriut.Pra ne kontekstin penal pyjet  duhet te kene nje perkushtim me te madh ndaj mbrojtjes se tyre dhe nje sanksioni me te ashper ndaj demtuesve te tyre.Ne Shqiperi sot ekzistojne grupe qe merren me prerjen dhe demtimin e paligjshem te pyjeve. Ato po mireorganizohen dita dites duke marre karakterin dhe emrin “mafia e pyjeve”.Cdo dite degjohet ne lajme per prerje pyjesh, cenim te parqeve kombetare, demtime masive te siperfaqeve pyjore. Por ajo qe nuk marrim vesh kurre eshte autoresia dhe pergjegjesia e ketyre katastrofave natyrore.

Ne kete pike i lind si detyre organeve te drejtesise te hetojne dhe te zbuoljne te gjitha veprimet kriminale qe behen duke demtuar pyjet, shkaktuar katastrofa pyjore, ekologjike, e si perfundim, katastrofa shendetesore.

Te gjithe subjektet kriminale ne kete fushe , te identifikohen dhe te procedohen penalisht duke pasur parasysh se ato kane kryer veprime kriminale ndaj pyjeve , ndaj shendetit dhe ndaj jetes se njeriut.

Permiresime dhe Rekomandime.

è Ne kushtet aktuale ku gjenden pyjet shqiptare i duhet dhene fund shfytezimit te tyre ne menyre te paligjshme dhe duke mos respektuar kriteret ligjore. duhet te krijohen instana te vecanata te cilat duhet te merren me planifikimindhe menyren e shfrytezimit te tyre me kriter, duke mos krijuar rreziqe per katastrofa pyjore  dhe degradim te ekosistemit.è Te behet inventarizimi i plote i pyjeve te Shqiperise , per te pere gjendjen aktuale te sistemit pyjor dhe ne kete menyre veprimet qe do te ndermerren, do te jene me eficente.Te mblidhen gjobat qe jane dhene si sanksion per kundravajtjet administrative. Fondi qe do te krijohet nga keto te ardhura, te investohet ne mbjelljen e siperfaqeve te reja me pyjedhe te rehabilitohen parqet kombetare me pyje.

è Te krijohet nje organizim institucional i cili te merret drejtperdejt me problemet e pyjeve.

è Te specializohet dhe te mireorganizohet struktura e policies pyjore. Te jene eficente ne hetimin, zbulimin, e veprimeve te paligjshme ndaj pyjeve, dhe ti mbroje ato nga veprimet e padrejta .

è Te krijohet nje logjistike efikase per Policine Pyjore dhe per strukturat kunder zjarrit.

è Te behet ndergjegjesim ne mjetet e komunikimit  masiv per mbrojtjen e pyjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

two × 5 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles