Vështrim I Shkurtër Historik I Drejtësisë Penale Në Shqipëri Dhe Sfidat Para Saj-Prof. Dr. Ismet Elezi

Tema  për  drejtësinë  penale  paraqet  rëndësi  historike  dhe  teoriko  – juridike e  praktike. Sistemi juridik në tërësi dhe i drejtësisë penale në veçanti përbëjnë shtyllën kryesore të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.Që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar (28 Nëntor 1912) e deri në ditët e sotme, drejtësia penale ka luajtur dhe luan rol kryesor në mbrojtjen e shoqërisë, të të  drejtave e lirive të njeriut nga kriminaliteti. Tema ka interes të përgjithshëm dhe përbën objekt të vazhdueshëm të vëmendjes e të diskutimeve jo vetëm ndërmjet juristëve, por edhe klasës politike e krejt opinionit publik, që kërkon qetësi e siguri.Ajo paraqet edhe rëndësi aktuale, sepse lidhet drejtpërdrejt me realizimin e reformës në drejtësi, si një ndër përparësitë kryesore të politikës shtetërore.Ky punim synon në njohjen, kuptimin dhe rolin e së drejtës penale, si degë tradicionale e së drejtës publike, në vështrim të dyanshëm: të legjislacionit penal dhe të doktrinës të së drejtës penale (bashkë me procedurën penale); të kriminologjisë, e cila funksionon si shkencë e veçantë dhe të politikës kriminale, si shkencë krejt e re për vendin tonë. Të tria këto funksionojnë së bashku me sistemin e institucioneve të drejtësisë penale (pushtetin gjyqësor, prokurorinë, policinë dhe institucionet e vuajtjes së dënimit). Nëpërmjet paraqitjes së këtyre elementeve përbërëse të drejtësisë penale të marra në unitet, do të mund të sqarohen lidhjet e tyre të ndërsjella, diversiteti i funksioneve në mbrojtje të vlerave të rëndësishme shoqërore dhe roli i tyre në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit. Njëkohësisht, nga njohuritë e mësipërme do të evidentohen sfidat para drejtësisë penale dhe propozimet për mënyrat e mjetet për kapërcimin e tyre. Me këtë shkrim nuk pretendohet të shterohen të gjitha problemet, por shpresohet të nxiten diskutime e debate në literaturën tonë juridike.

 

I. Zhvillimi historik i drejtësisë penale në Shqipëri

Kanë kaluar 97 vjet që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar. Gjatë kësaj kohe kanë  ndodhur zhvillime të shumta politike, shoqërore, ekonomike, ngjarje të mëdha të brendshme e të jashtme dhe sistemi i drejtësisë penale ka pësuar ndryshime të thella.Për të lehtësuar kuptimin e zhvillimit të drejtësisë penale është menduar që ajo të  ndahet në tri periudha kryesore, sepse secila ka veçoritë dhe karakteristikat e saj kryesore:

1912 – 1939 – 1944,

1945 – 1990,

1991 – 2009.

 

 

1.1. Drejtësia penale në vitet 1912 – 1939 – 44

Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, para Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të  Ismail Qemalit, veç të tjerash, paraqiteshin sfida të mëdha për organizimin e sistemit të ri juridik në tërësi dhe të drejtësisë penale në veçanti.

Për këto arsye kërkohej të përcaktohej qartë dhe në baza të qëndrueshme politika e shtetit të ri, për të luftuar kriminalitetin në një situatë ku sundonte anarkia, kaosi, pasiguria dhe krimi. Në zbatim të kësaj politike Kuvendi i Vlorës u detyrua që në fushën penale të linte në fuqi Kodin penal osman (atë të vitit 1858) me shtesat e ndryshimet e 27  majit të vitit 1909 dhe Kodin e procedurës penale (1879), derisa të përgatiteshin ligjet e reja të shtetit shqiptar. Meritë e madhe e Qeverisë së Vlorës dhe e Kuvendit ishte se në një kohë të shkurtër filluan të krijojnë e të zhvillojnë sistemin e ri të drejtësisë penale, me miratimin e Kanunit të Zhurisë (jurisë), më 10 maj 1913. Kjo datë është shpallur dhe festohet edhe sot si Dita e Drejtësisë në Shqipëri. Me këtë akt përcaktohej nocioni i fajit (lexo i veprës penale– shënimi im), organizimi dhe kompetencat e sistemit të gjykatave për gjykimin  e  çështjeve  penale  e  civile,  hiqeshin  kadilerët,  parashikohej procedura e gjykimit me juri për krimet e rënda, që u zbatua vetëm një herë në gjykatën e Elbasanit.Kanuni i Zhurisë shënoi fillimet e zbatimit të politikës për krijimin e elementeve të së drejtës penale e të procedurës penale si dhe të organizimit gjyqësor me orientim perëndimor. Njëkohësisht u krijua Komiteti i Ligjeve me juristë të asaj kohe. Mirëpo kjo  veprimtari ligjbërëse u ndërpre dhe kanunet nuk u zbatuan për arsye se Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen në janar të 1914-s. Megjithatë, Kodi penal dhe Kodi i procedurës penale vazhduan të mbeten në fuqi.Më 4 qershor 1914, në qeverisjen e Princ Vidit doli dekreti i ri për organizimin gjyqësor. Sipas tij u krijuan: këshilli i pleqve, gjyqi i paqit, gjykata e shkallës së parë, gjyqi i apelit dhe Gjykata e Diktimit. Por edhe ky ligj, si të parët, mbeti i pazbatuar për shkak të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria u bë shesh luftërash e pushtimesh të huaja.Në këto kushte ishte e natyrshme që në sistemin e drejtësisë penale vepronte edhe e drejta zakonore penale, e trashëguar nga e kaluara në zonat malore, si dhe ligjet penale ushtarake të luftës së pushtuesve të huaj. Gjendja e kriminalitetit nuk dihet, pasi mungojnë të dhënat statistikore. Si rrjedhojë edhe efektiviteti i sistemit të drejtësisë penale ishte i papërcaktuar. Gjatë kësaj periudhe (1912-1920) mendimi juridik ishte tepër i kufizuar për shkak të rrethanave politike që po kalonte Shqipëria. Vetëm pak artikuj kushtuar drejtësisë u botuan në gazetat e Vlorës: Politika, Përlindja e Shqipnies, nga av.Abdyl Kuçi e av.Agjah Libohova, por edhe ata nuk patën rezultate për shkak të gjendjes politike të krijuar në vitet 1914-1920.

1.2. Drejtësia penale pas viteve ‘20-‘39

Për sistem të drejtësisë penale në Shqipëri, në kuptimin e plotë të fjalës, mund të flitet vetëm pas miratimit të Statutit të Lushnjës (1920) dhe Statutit të zgjeruar të Lushnjës (1922) e në vazhdim deri në vitin 1939.

Këshilli i Lartë i shtetit dhe regjenca që u zgjodh nga Kongresi i Lushnjës, me dekretin e 11 janarit 1921, krijoi sistemin gjyqësor shqiptar: 18 gjykata të pajtimit, 7 gjykata të shkallës së parë nëpër prefektura dhe një gjykatë të lartë (Diktimin) me qendër në Shkodër. Një vit më vonë, më 1922-në, Diktimi u vendos në Tiranë.Politika kriminale e shtetit  shqiptar gjeti  pasqyrim në programin e Qeverisë demokratike të Fan S. Nolit (1924) për reformën ligjore. Merita të veçanta i përkasin  ish-ministrit të Drejtësisë, av. Stavri Vinjaut, i cili në veprën e tij “E drejta  konstitucionale”2    dhe sidomos në fjalimet në Parlament paraqiti programin e tij të  qartë për të realizuar reformat në drejtësi e veçanërisht në ligjet për drejtësinë penale, për të anuluar ligjet penale të së kaluarës dhe për t’i zëvendësuar ato me ligje të reja.Në mbështetje të reformës ligjore në drejtësinë penale rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe artikujt e posaçëm të av. Agjah Libohovës “Për reformën ligjore”3  dhe “Për reformën në gjyqe”4.Në këta artikuj Libohova theksonte se ligjet në fuqi ishin të vjetruara dhe nuk u  përshtateshin kushteve të reja sipas ligjeve perëndimore dhe kërkonte veçanërisht hartimin e Kodit penal shqiptar5.Pas rrëzimit të Qeverisë së Fan S. Nolit, me ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut, u  miratua “Statuti themeltar i Republikës së Shqipnies” (1925) dhe, pas tre vjetësh, “Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnies” (1928). Këto statute hodhën bazat juridike për reformën në drejtësi e veçanërisht në drejtësinë penale, që u shoqërua me sfida të reja për përgatitjen e Kodit penal të shtetit shqiptar.Gjatë viteve 1920 – 1928 dolën ligje penale të posaçme. Njëkohësishtvepronte e drejta zakonore penale (kanunet) sidomos në zonat malore të vendit në Veri e në Jug të Shqipërisë6.Juristë të kualifikuar me kulturë juridike perëndimore përgatitën Kodinpenal shqiptar, i cili hyri në fuqi, më 1.06.19287.Kodi penal u ndërtua sipas modelit të Kodit penal të Italisë (1889), i cili në atë kohë konsiderohej nga më të mirët e kodeve penale evropiane. Av. Agjah Libohova është konsideruar si “babai” i Kodit penal shqiptar. Kodi penal i shtetit shqiptar përmbante  parime dhe institute demokratike, si: parimin e ligjshmërisë: “Nullum crimen, nulla poena sine lege”, parimin e fajësisë, të përgjegjësisë personale, të individualizimit të dënimit, sanksionet penale të tjera, ndarjen e veprave penale në delikte dhe kontravencione etj.Hyrja në fuqi e Kodit penal të shtetit shqiptar kishte rëndësi të madhe jo vetëm si armë kundër kriminalitetit, por edhe sepse shënonte ndarjen përfundimtare të drejtësisë penale nga ligji penal osman, që kishte vepruar deri në atë kohë dhe orientohej nga  ligji  penal evropian. Njëkohësisht, Kodi penal shqiptar kishte rëndësi të madhe edhe për faktin se vepronte për zbutjen e ndikimeve të fuqishme të normave të kanuneve, që ende vepronin në zonat malore të Shqipërisë së Veriut, sidomos për vrasjet për gjakmarrje dhe  konflikte të tjera penale. Duke vepruar Kodi penal, do të ushtronte ndikim në mendësinë e së kaluarës, do të forconte autoritetin e shtetit e të ligjit dhe do të kufizonte vetëgjyqësinë.

1.3. Politika shtetërore orientoi edhe reformën gjyqësore kryesisht për drejtësinë penale sipas modelit perëndimor.Më 12 dhjetor 1927, hyri në fuqi ligji i ri për organizimin e sistemit të një drejtësie penale funksionale. Ky sistem përbëhej nga: gjykata e shkallës së parë (fillimit), gjykata e apelit dhe Gjykata e Diktimit, me kompetenca procedurale të caktuara me ligj. Më 7  shkurt 1929 u shtuan anëtarët e Gjykatës së Lartë në degën penale me juristë të shquar si Agjah Libohova e Neki Delvina. Ajo kishte funksion kryesor rigjykimin e  vendimeve  të gjykatës së apelit kur kundërshtoheshin nga palët e interesuara.

1.4. Bashkë me reformat ligjore e gjyqësore, në sistemin e drejtësisë penale filloi të shfaqet edhe mendimi teoriko – juridik në fushën e teorisë të së drejtës penale dhe elemente të kriminologjisë.Teoria e së drejtës penale shprehej në ciklin e leksioneve fillimisht të Abedin Xhikut dhe pas tij të Agjah Libohovës, që i mbante në Shkollën e Drejtësisë Shqiptare, të krijuar me ligj, më 2 dhjetor 1927, por që nuk vazhdoi veçse një vit  për  mungesë të regjistrimeve të reja. Sigurisht, vendin kryesor në fushën penale e  zinte libri i Terenc Toçit, “E drejta ndëshkimore (pjesa e përgjithshme)” (1926)8. Libri  mbështetej kryesisht në doktrinën e shkollës pozitiviste italiane të Enriko Ferrit. Kjo vërtetohet nga letrat e Enriko Ferrit dhe të Euxhenio Florianit, botuar në hyrje të librit ku lavdërohej për përhapjen e ideve të asaj shkolle në Shqipëri. Botimi i këtij libri në gjuhën shqipe ishte një arritje pozitive në fushën e së drejtës penale, sepse bëheshin të njohura teoritë perëndimore të së drejtës penale. Por, meqenëse libri nuk mbështetej në jurisprudencën shqiptare dhe Kodi penal shqiptar nuk kishte dalë ende, ai u bë objekt kritikash. Kështu, av. Muzafer Pipa shkruante: “Vepra e komentueme, nuk asht veçse një sintezë e leksioneve të huaja”9.

1.5. Mendimi teoriko-juridik gjatë viteve 1920 – 1939, nën ndikimin e  shkencës  perëndimore  i  ka  kushtuar  vëmendje  edhe  kriminologjisë, veçanërisht për problemin e vrasjeve e të gjakmarrjes. Për këtë temë janë botuar disa artikuj në mjaft gazeta: “Drita”, “Demokracia”, “Besa”, “Koha”, “Përlindja  kombëtare”,  “Arbëria”,  si  dhe  në   revistën  “Jurisprudenca shqiptare”.Në këta artikuj trajtohej analiza kriminologjike e vrasjeve. Një autor anonim, në shpjegimin e vrasjeve për gjakmarrje në Shqipëri, shprehej në mbështetje të pikëpamjeve të Çezare Lombrozos duke pranuar tezën e tij se “ishte veçori biologjike, racore e shqiptarëve”.

Këto pikëpamje u kritikuan me forcë nga dr. Kristo Floqi, i cili shkruante: “Kjo  theori  (ka parasysh  teorinë  e  Lombrozos  –  shënimi  im),  shumë zhurmuese nuk pati jetë të gjatë, sepse u zhduk shpejt prej antropologëve, fiziologëve dhe penologëve në zë të Europës”10.Gjithsesi, vlen të vihet në dukje se botimet e këtyre viteve në fushën e së drejtës penale e të kriminologjisë kanë qenë të kufizuara, por përsëri kanë vlerat e tyre historike e teorike për sistemin e drejtësisë penale në ShqipëriDuke bërë një vlerësim të përgjithshëm, mund të thuhet se në vitet ’20-‘39, drejtësia penale, me elementet përbërëse të saj, ka funksionuar dhe është zhvilluar. Megjithatë, kriminaliteti, sidomos vrasjet e vjedhjet, ishte problem. Sipas të  dhënave të nxjerra nga vendimet e Diktimit, në vitet1930-‘38 ishin gjykuar: 770 vrasje me paramendim, 1048 vrasje të tjera, 8467 plagosje, 4575 vjedhje, 269 grabitje dhe 2222 të tjera.Për sa  i  përket  mendimit  teoriko  –  juridiko  penal  e  kriminologjik shqiptar në vitet 1939 – 1944 nuk ka pasur zhvillime. Vetëm autorët italianë Anselmo Crisafulli, e  Benignio di Tulio, bazuar në teorinë lombroziane lidhur me vrasjet për gjakmarrjen, u  shprehën se gjakmarrja “është një fenomen specifik biologjik i shqiptarëve”11.Këto pikëpamje janë sa antishkencore, aq edhe antishqiptare. Faktet historike vërtetojnë se gjakmarrja ka qenë dukuri ndërkombëtare dhe në vende të ndryshme është zhdukur në kohë të ndryshme.Gjatë viteve 1939-’44, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga të huajt, drejtësia  penale ishte në funksion të pushtuesve të huaj për të goditur pjesëtarët e lëvizjes  nacionalçlirimtare, pa përjashtuar edhe luftimin e krimeve të tjera, që ishin të përhapura shumë.

II. Sistemi i drejtësisë penale në vitet 1945 – 1990

2.1. Gjatë periudhës 1945 – 1990, në regjimin totalitar, e drejta penale pozitive (legjislacioni), doktrina e së drejtës penale, kriminologjia si dhe i tërë sistemi i drejtësisë penale ishin në shërbim të politikës së partisë – shtet.

Me miratimin e Kushtetutës së vitit 194612 u ndeshën sfida të mëdha dhe u shtrua detyra e shkatërrimit të krejt sistemit të mëparshëm të drejtësisë penale dhe e krijimit të një sistemi të ri të drejtësisë penale. Mbështetur në parimet e saj u miratua Kodi penal i vitit 195213, i cili, ndërkohë, ruante disa norma që sanksiononin parime të shkollës klasike: “Nullum crimen nulla poena sine lege”, parimin e fajësisë, përgjegjësinë penale personale etj. Ky Kod veproi për 25 vjet me disa shtesa e ndryshime në vitin 1958.Pas daljes së Kushtetutës së vitit 197614 drejtësia penale mori një drejtim të ashpër. U thellua karakteri klasor i shtetit të diktaturës së proletariatit dhe në bazë të kësaj politike u ndërtua Kodi penal i vitit 197715, në plan të parë të të cilit ishin krimet politike dhe ashpërsimi i sanksioneve penale, përfshirë 33 dënime me vdekje.

Njëkohësisht u miratua Kodi i procedurës penale (1977)16. Në bazë të  Kushtetutës u bë organizimi i sistemit gjyqësor si dhe i prokurorisë, veprimtaria e të cilave rregullohej me ligje të posaçme.

Kodet dhe ligjet e veçanta në vendin kryesor parashikonin luftën e klasave, pra bëhej jo vetëm goditja e kriminalitetit, por edhe e kundërshtarëve politikë. Proceset penale gjyqësore gjatë viteve në vazhdim ishin dëshmia më e madhe e ashpërsimit të politikës ndëshkimore, si shprehje e politikës kriminale të shtetit totalitar.Sipas të dhënave të ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, botuar ditët e fundit17, në vitet 1952 – 1977 ishin dhënë këto dënime me vdekje:

 

Dënuar       Falur jeta    Ekzekutuar

Për vrasje    1424  120    200

Pë r  k r i m e  k u n d ë r s h t e t i t

3367  69      214

 

2.2. Shkencat e së drejtës penale dhe procedurës penale gjatë regjimit totalitar  ndesheshin me sfida të mëdha, pengesa e kufizime të shumta politike, ideologjike e dogmatike. Ato mbështeteshin në politikën e partisë

– shtet, në ideologjinë marksiste – leniniste dhe në teorinë sovjetike të së drejtës penale e të procedurës penale.Pavarësisht  nga   këto   korniza   të   fuqishme   politike,   ideologjike, dogmatike e burokratike, u arritën disa rezultate pozitive nëpërmjet botimit të teksteve universitare  të së drejtës penale (pjesa e përgjithshme) dhe (pjesa e posaçme), të procedurës penale dhe kriminalistikës.Me rëndësi të veçantë ishte krijimi për herë të parë në Shqipëri, në vitet’80, i kursit të kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë duke kapërcyer pengesa serioze. Leksionet e zhvilluara në kurs, që fillimisht u botuan nga një kolektiv autorësh dhe më pas u ripunuan nga unë, si pedagog i lëndës në shkallë më të gjerë, ishin me vlera shkencore e praktike për studimin e kriminalitetit si fenomen shoqëror. Edhe Gjykata e Lartë botoi disa referate për shkaqet e kriminalitetit, por, gjithsesi, këto ishin fillimet e shkencës së kriminologjisë në vendin tonë, që morën zhvillim pas viteve ‘90 nga prof. Vasilika Hysi.Në zhvillimin e mendimit teoriko – juridik kanë dhënë kontributin e tyre botimi i  monografive, disertacioneve, referateve e kumtesave shkencore dhe i artikujve të  shumtë shkencorë. Rol veçanërisht të rëndësishëm ka luajtur dhe revista “Drejtësia  popullore” (1948 – 1999), ku janë botuar mjaft artikuj me vlera shkencore për sistemin e drejtësisë penale.Sigurisht, në rast se nuk do të ndodhte vetizolimi politik i Shqipërisë, kufizimi në minimum i kontakteve me shkencëtarët perëndimorë, moslejimi i literaturës perëndimore dhe i faktorëve të tjerë frenues e regresivë për shkencën, arritjet në drejtësinë penale do të kishin qenë shumë më të mëdha.

III. Drejtësia penale në periudhën e pluralizmit politik, 1991 – 2009

 

 

3.1. Pas përmbysjes së shtetit totalitar dhe kalimit të Shqipërisë në pluralizmin politik, shteti shqiptar u përballua me sfida të reja në fushën e drejtësisë penale. Orientimi i ri i politikës ishte për shkatërrimin e sistemit të mëparshëm të drejtësisë penale dhe krijimin e drejtësisë penale mbi baza demokratike me orientim perëndimor. Mbi këtë bazë politika shtetërore u konkretizua me miratimin e ‘Dispozitave kryesore kushtetuese’18   (1991), të cilat shfuqizuan Kushtetutën e vitit 1976 dhe hodhën bazat juridike për legjislacionin e ri penal e procedural penal dhe tërë sistemin e drejtësisë penale.Mbështetur në ‘Dispozitat kryesore kushtetuese’ u përgatit dhe u miratua Kodi penal i ri, bazuar në parime demokratike, sipas modeleve të kodeve penale të shteteve demokratike perëndimore, i cili hyri në fuqi më 1 qershor

18.  Dispozitat kryesore kushtetuese, shpallur me ligjin nr.29, janar 1991.

dhe Kodi i procedurës penale (1995).Baza juridike e drejtësisë penale në kohën e sotme përbëhet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998)20, Kodi penal (1995), Kodi i procedurës penale (1995), ligjet e posaçme për sistemin gjyqësor, prokurorinë, policinë dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore (burgjet). Miratimi i Kushtetutës dhe  përafrimi  i  Kodit  penal  me  legjislacionin  e  Bashkimit  Evropian përcaktuan reformat ligjore në Kodin penal, në  vitet 2001 – 2003, 2004,2007 e 200821. Në të vërtetë këto reforma erdhën si rezultat edhe i ratifikimit nga shteti shqiptar i mjaft akteve juridike ndërkombëtare. Pikërisht kështu shpjegohet tendenca e  inkriminimit të veprave të reja penale, si ato për krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, korrupsionin, terrorizmin e deri te veprat penale kompjuterike. Vetëm me reformën e fundit, me ligjin nr.9859, datë 21.01.2008 dhe nr. 10023, datë 27.11.2008, u shtuan 22 nene për vepra penale të reja, kurse nga Gjykata Kushtetuese u shfuqizua vetëm një nen që parashikonte dhënien e një vendimi të padrejtë (nr. 315). Këto çështje trajtohen posaçërisht në Komentarin e shtesave dhe ndryshimeve në Kodin penal. Me shtesat e ndryshimet e bëra, Kodi penal ka luajtur rol kryesor në forcimin e luftës kundër kriminalitetit, sidomos kundër krimit të organizuar. Sigurisht,  problemi  i  dekriminalizimit  dhe  depenalizimit  (i  sanksioneve penale të rënda) mbetet si një ndër problemet kryesore për t’u diskutuar e për t’u trajtuar gjerësisht nga doktrina e së drejtës penale, mbështetur mbi analizat e studimet kriminologjike që janë të domosdoshme për t’u bërë.3.2. Reforma ligjore në fushën penale është shtrirë edhe në sistemin gjyqësor, duke pasur si pikë themelore orientuese parimin kushtetues dhe rekomandimet e Këshillit të Europës për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, luftimin e korrupsionit dhe përsosjen e organizimit të prokurorisë e të policisë gjyqësore. Këto  ligje  u janë nënshtruar reformave në vitet pasardhëse, deri në vitin 2008, dhe janë në proces të reformës. Aktualisht, në disa drejtime reforma ka filluar të realizohet, por vazhdimi i saj përbën detyrë kryesore dhe kërkesë themelore për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, reforma gjyqësore dhe ajo e prokurorisë (2008) kanë ngjallur debate e kundërshti për shkak të disa formulimeve që nuk harmonizohen me parimet kushtetuese për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe funksionimin normal të prokurorisë, sipas parimit të balancimit të pushteteve, por vërehen prirje për ndërhyrje të ekzekutivit në këto organe.Reforma në drejtësi, posaçërisht në drejtësinë penale, ku përfshihet prokuroria e policia gjyqësore, për të parandaluar e për të përballuar luftimin e kriminalitetit, sidomos atij të organizuar, nuk mund të konceptohet thjesht shkurtim gjykatash ose transferim  gjyqtarësh e prokurorësh, por është shumë me komplekse. Opinionet e shprehura në shtyp janë një bazë e mirë për diskutime e konsultime, me pjesëmarrjen aktive të aktorëve kryesorë– gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve e juristëve të tjerë. Sigurisht, në këtë reformë vend kryesor meriton të zërë problemi i përgatitjes dhe i kualifikimit profesional të këtyre kuadrove për të kapërcyer sfidat që qëndrojnë para tyre.Këto sfida kanë të bëjnë me zbulimin dhe kapjen me kohë të kriminelëve, me hetimin objektiv e të plotë të çështjeve nga prokuroria, me gjykimin e drejtë e të bazuar në  ligj  të fajtorëve. Sfidë jo e vogël është luftimi i korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë penale, kapërcimi i zvarritjeve të hetimeve të gjykimeve, mosfillimet, pezullimet e pushimet e çështjeve pa u shkuar deri në fund etj. Të gjitha këto kërkojnë profesionalizëm të lartë.Mbrojtja me masa efikase e gjyqtarëve e prokurorëve nga ndërhyrjet e politikës, nga korrupsioni dhe ngritja profesionale e tyre janë me rëndësi të veçantë në reformën  në drejtësinë penale dhe për të fituar besimin e popullit ndaj institucioneve të drejtësisë penale22.3.3. Reformat ligjore e gjyqësore në fushën penale kanë mundësuar zhvillimin e mendimit teoriko – juridik në fushën penale e të procedurës penale.  Faktori  përcaktues  i  këtij  zhvillimi  ka  qenë  fitorja e  lirisë  së fjalës e të mendimit, thyerja e zinxhirëve të politizimit, ideologjizimit e dogmatizimit në shkencën e së drejtës penale të së kaluarës. Doktrina e së drejtës penale gjatë pluralizmit politik u orientua drejt asaj të shteteve demokratike perëndimore bashkëkohore, mbi bazën e Kodit penal në fuqi dhe shtesave e ndryshimeve, të bëra sipas rekomandimeve të Këshillit

22. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë status të veçantë të rregulluar me ligje të posaçme.

Evropian e të organizmave të tjerë ndërkombëtarë.Faktor tjetër  me  rëndësi  i  zhvillimit  të  mendimit  teoriko  –  juridik penal ishte forcimi i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe krijimi vitet e fundit i fakulteteve juridike private ku kanë dhënë e japin mësim mjaft kuadro të kualifikuar. Rritja e numrit të juristëve me grada e tituj shkencorë solli si rezultat botimin e komentarëve, të teksteve të reja universitare, si: ‘E drejta penale (pjesa e përgjithshme)’23, ‘E drejta penale (pjesa e posaçme)’24, ‘Kriminologjia’25, ‘Politika  kriminale’, komentarë, monografi nga Luan Gjonçaj, Besnik Muça, Ardit Mustafaj etj., disertacione, mikroteza të masterit, doktoratura nga Altin Shegani dhe mjaft referate, kumtesa e artikuj shkencorë. Rol veçanërisht të madh kanë luajtur revistat e shumta juridike, si: ‘Studime juridike’, ‘Jeta juridike’, ‘Tribuna juridike’,‘Justicia’ etj., ku janë botuar artikuj me vlerë teorike e praktike.Në fushën e procedurës penale është botuar “Procedura penale” nga grup autorësh26, studime, doktorata nga Adnor Shameti dhe artikuj shkencorë. Megjithatë praktika ka  vërtetuar se është e nevojshme të bëhet reforma ligjore edhe në Kodin e procedurës penale. Siç shihet, doktrina penale e procedurale penale kanë bërë hapa përpara për  interpretimin doktrinar të  ligjeve  penale  e  procedurale  penale.  Doktrina  e  së  drejtës  penale, pavarësisht nga arritjet pozitive, ende nuk është shkëputur nga disa skema të së kaluarës dhe nuk ka arritur ende t’i paraprijë me rekomandimet e saj përmirësimit të ligjit penal, por kufizohet me interpretimin doktrinar pas miratimit të tij. Ky është një ndër shkaqet kryesore se përse në Kodin tonë penal, që nga viti 1995 e deri në dhjetor 2008, janë bërë shtesa e ndryshime të shumta, në rreth 200 nene. Disa prej këtyre kanë qenë të pastudiuara e të shpejtuara, aq sa tani shtrohet për diskutim nevoja për përgatitjen e Kodit penal të ri.Vërejtje    e        propozime   për    pjesën përgjithshme (strukturën, papërgjegjshmërinë, sanksionet, konfiskimin) dhe për pjesën e posaçme (për  veprat penale politike, veprat penale ekonomike) janë bërë edhe ngadisa profesorë italianë në hyrjen e përkthimit në gjuhën italiane të Kodit penal shqiptar (2008). Këto kritika e propozime meritojnë të studiohen e të diskutohen, me qëllim që ato që do të pranohen, të shërbejnë për teorinë e së drejtës penale dhe për përmirësimin e Kodit penal27.Me të drejtë kriminologu gjerman dhe autori i politikës kriminale, Heinz Zipf, thotë se: “Fusha e së drejtës penale nuk toleron ndërhyrje të shpejtuara, të pakonsultuara e të vlefshme vetëm për një kohë të shkurtër. Politika kriminale kërkon perspektiva afatmesme e afatgjata”28.Element përbërës shumë i rëndësishëm i drejtësisë penale është edhe politika kriminale. Kjo shkencë ka marrë zhvillim në shtetet perëndimore nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, si p.sh., në Gjermani nga vitet  ‘70 e deri në ditët tona.Sipas studiuesit gjerman Heinz Ziph, për politikën kriminale ka shumë përkufizime, por ai vetë jep këtë përkufizim: “Politika kriminale – produkt dhe realizim i parimeve të  rregullimit në fushën e drejtësisë penale”29. Sigurisht, rëndësi të dorës së parë nuk ka se cili përkufizim pranohet, por kuptimi, parimet, përmbajtja, roli dhe realizimi i saj në praktikë. Orientimet kryesore për politikën kriminale përmbahen në rekomandimin nr.  96/8 “Për  politikën kriminale në një Europë në transformim” të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.Në këto rekomandime thuhet se: “Politika kriminale duhet të udhëhiqet nga parimet themelore të shteteve demokratike”.

1. Mbrojtja e interesit të viktimës duhet të jetë një ndër funksionet themelore të drejtësisë penale.

2. Çdo shtet anëtar duhet të adaptojë një politikë kriminale koherente dhe racionale, të mbështetur në parandalimin e kriminalitetit, individualizimin e sjelljes kriminale, promovimin e alternativave të dënimeve me burgim, rikuperimin social të të dënuarve dhe ndihmën e viktimave30.

3. Publiku  duhet  të  informohet  për  probleme  të  kriminalitetit.  NëShqipëri kjo shkencë ka filluar të njihet tani vonë. Në vitet ‘90 u zhvilluan për herë të parë leksionet në kursin e Fakultetit të Drejtësisë dhe u botua libri i parë (2006). Lënda e politikës kriminale po plotësohet e azhurnohet vazhdimisht me të rejat e shkencës bashkëkohore nga prof. Vasilika Hysi, së cilës i takon merita e zhvillimit të kësaj dege të re të shkencës31.Humanizmi i së drejtës penale shprehet me qartësinë më të madhe në sistemin e sanksioneve penale. E vërteta është se në këtë drejtim politika kriminale ka ushtruar ndikim të fuqishëm në dy drejtime kryesore: a. në heqjen e dënimit me vdekje dhe b. në zbutjen e sanksioneve penale për të miturit dhe kohët e fundit në dënimet alternative të dënimit me burgim, duke siguruar mekanizmin ligjor për kontrollin e zbatimit të tyre (shërbimi i provës) etj.Ndërkohë, ana negative e kësaj politike shprehet në numrin e madh të dënimeve  me burgim të përjetshëm (21), të dënimeve me burgim, të diferencimeve në këto dënime për vepra penale në ngjashme e të përafërta nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore, raporti i dënimeve me burgim me ato me gjobë.Në Kodin penal parashikohen 330 dënime me burgim dhe 263 me gjobë. Zbatimi në praktikë vërteton se mbizotëron dënimi me burgim.Në vitin 2007 janë dhënë 1841 dënime me gjobë dhe 3861 me burgim, kurse në vitin 2008 janë dënuar 2897 persona me gjobë, ndërsa 4703 me burgim32.Në çdo rast ka rëndësi parimore që caktimi i dënimit nga gjykata të bëhet në raport me parimin e mbrojtjes së ligjshmërisë dhe në raport me politikën sociale në  tërësi. Por, reforma ligjore në fushën e procedurës penale është më prapa, ndonëse praktika dikton ndryshime e përmirësime. Edhe kriminologjia është ende në stadin të  një shkence empirike, sesa analitike, sepse jepen të dhëna për kriminalitetin (edhe ato  nuk dihet sa të sakta janë në statistikat zyrtare), por mungojnë studimet e thelluara për shkaqet, faktorët endogjenë dhe ekzogjenë, për personalitetin si dhe për masat parandaluese të kriminalitetit. Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit 2009 kanë ndodhur 13100 vepra penale, janë goditur 142 grupe kriminale nga të cilat 64 për krime të rënda, 31 kundër narkotikëve, 23 për trafiqe të paligjshme, 24 për vepra penale në fushën ekonomike.Këto të dhëna tregojnë sa i domosdoshëm bëhet studimi kriminologjik me metodat bashkëkohore. Sipas mendimit tonë, gjendja e kriminalitetit dikton nevojën e krijimit të një instituti kriminologjik. Të gjithë këta faktorë, të marrë së bashku, tregojnë sa shumë mbetet për të bërë në drejtësinë penale që ajo të jetë sa më efektive në luftimin kundër  kriminalitetit. Duke u njohur në formë të përmbledhur me zhvillimin historik të drejtësisë penale në Shqipëri nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar e deri në ditët e sotme, mund të nxirren disa përfundime kryesore.

 

Disa përfundime kryesore:

1. Njohja e vlerave dhe e mangësive të drejtësisë penale në Shqipëri gjatë këtyre 97 vjetëve, nga krijimi i shtetit të pavarur e deri tani, ka jo vetëm rëndësi historike, por shërben edhe për kuptimin e drejtë të rolit të së drejtës penale e të kriminologjisë e politikës kriminale, si shtylla kryesore të drejtësisë penale për të sotmen e të ardhmen.

2. Para së drejtës sonë penale në ditët e sotme qëndron sfida e madhe në dy drejtime: a. në fushën e legjislacionit penal dhe 2. para doktrinës të së drejtës penale.

a. Kodi penal, nga viti 1995 kur hyri në fuqi e deri në fund të vitit 2008, ka pësuar kaq shumë shtesa e ndryshime, saqë shtrohet problemi për hartimin e një kodi penal të ri. Për të përgatitur Kodin penal të ri, kusht i parë është të mbahen parasysh parimet kushtetuese, e drejta penale ndërkombëtare, aktet juridike ndërkombëtare, vërejtjet e propozimet e botuara në shtypin e vendit dhe të huaj si dhe jurisprudenca shqiptare e deritanishme.

b. Doktrina e së drejtës penale ka nevojë të azhurnohet me teoritë bashkëkohore dhe të shkëputet përfundimisht nga disa dogma të së kaluarës. c. Në unitet me të drejtën penale është edhe procedura penale, e cila kërkon përmirësime të reja të Kodit të  procedurës penale me reformën

ligjore.

Me reforma në të drejtën penale e procedurale penale do të arrihet që ato të bëhen armë më efektive në duart e prokurorisë e të gjykatës kundër kriminalitetit.

3. Sfidë tjetër e madhe që duhet kapërcyer është reformimi rrënjësor i

kriminologjisë, e cila të merret me studime më të thelluara të kriminalitetit,d.m.th. të hyjë në analizat e veprave penale dhe të ushqejë të drejtën penale e politikën kriminale me rekomandime konkrete të argumentuara.Kjo detyrë mund të realizohet me krijimin e një instituti kriminologjik i cili të bëjë studime të kriminalitetit, që të shërbejnë si bazë për ndërtimin e strategjisë afatgjatë të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit si dhe për përmirësime në legjislacionin penal.

5. Politika kriminale, si shkencë krejt e re, ndodhet në stadin fillestar. Kërkesa e parë emergjente është që ajo të orientohet nga politika kriminale evropiane, posaçërisht e Gjermanisë. Kërkesë tjetër është që kjo lëndë të zhvillohet në të gjitha universitetet juridike publike e private.Njëkohësisht, në plan të parë del përgatitja e një teksti orientues për politikën kriminale si dhe përgatitja, trajtimi e kualifikimi i stafit pedagogjik të lëndës.

6. Institucionet që bëjnë pjesë në sistemin e drejtësisë penale (pushteti gjyqësor, prokuroria, policia gjyqësore, sistemi i burgjeve) kanë sfidat e tyre të mëdha, të cilat mund të kapërcehen me realizimin e plotë të reformës në drejtësi që ndodhet në proces. Në themel të reformës – pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe e krejt këtyre institucioneve nga ndërhyrja e politikës, lufta kundër korrupsionit dhe binomi ndershmëri – ngritje e nivelit profesional të personave që angazhohen në këto institucione.Vetëm me një sistem të drejtësisë penale të shëndoshë moralisht e me kulturë juridike mund të funksionojë shteti i së drejtës, të sigurohen liritë e të drejtat e njeriut, rendi e qetësia, të parandalohet e të luftohet kriminaliteti dhe mund të integrohemi në  Bashkimin Evropian. Këto sfida të mëdha mund të kapërcehen dhe populli të fitojë besimin te drejtësia.

 

 

Marre nga Revista shkecore “Justiani I Pare”

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

11 − six =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles