E Drejta E Informimit

E drejta e informimit eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut e shprehur dhe e garantuar ne  Kushtetute ,  ne akte te shumta nderkombetare te cilat pasqyrohen ne ligjet kombetare te vendeve ne forma te ndryshme dhe me modalitetet e pershtatshme ne rastet specifike. Tani  ne demokracitë përfaqësuese, është një aksiomë e njohur jo vetëm e drejta e publikut për të ditur çfarë janë duke bërë institucionet shtetërore, por edhe e drejta për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. Një sistem demokratik është më efikas kur publiku është I mirinformuar për çështjet me interes të përbashkët sepse informimi I publikut për punët e administratës konsiderohet si një nga premisat për suksesin në një qeverisje. E drejta për informim është shumë e rëndësishme për qeverisjen. Realizimi I saj lejon publikun të mbikëqyrë nëse institucionet shtetërore e respektojnë “kontratën sociale” të krijimit e të funksionimit të shtetit, të predikuar nga filozofi francez Zhan Zhak Ruso. E drejta për tu informuar në mënyrë të thjeshtësuar do të thotë se të gjithë qytetarët duhen të kenë ekses në burimet e të dhënave me interes të përgjithshëm të disponuar nga administrate. Publiku ndikon në realizimin e objektivave të administratës duke I pranuar ato dhe duke qenë pjesëmarrës aktiv në to. Realizimi I së drejtës së informimit në praktik, rrit besimin e qytetarëve në administratën, gjë që është një element esenciale për suksesin e politikave administrative. E drejta për informim ka tre dimensione: dimensioni kushtetues, dimensioni nderkombetar  dhe ai ligjor.

a) E drejta për informim sipas Kushtetutës.

 

E drejta për informim është konsideruar një nga të drejtat themelore të individit dhe një standard bazë i qeverisjeve demokratike. Kjo e drejtë është sanksionuar në nenin 23 të kushtetutës. Sipas kësaj dispozite kushtetuese parashikohet se:

1. E drejta për informim është e garantuar.

2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacione për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive .
Qëllimi i parashikimit të kësaj të drejte në Kushtetutë është, së pari, të garantojë respektimin e një të drejte që është konsideruar themelore për sistemin e organizimit politik e institucional të shtetit ligjor dhe, së dyti, ka për qëllim të formalizojë rëndësinë e së drejtës duke e ngritur atë në nivel kushtetues, që nënkupton një vlerë parësore kundrejt të drejtave të parashikuara në legjislacionin e zakonshëm. E thënë ndryshe, respektimi i kësaj të drejte është me përparësi kundrejt çdo rregulle ose të drejte tjetër të parashikuar me ligj dhe që bie ndesh me të. Ajo ka vlerë parimore dhe përbën një standardin cilit duhet t’i referohen urdhërimet e legjislacionit të zakonshëm. Përparësia e së drejtës për informim kundrejt të drejtave të tjera rrjedh prej faktit se Kushtetuta është burimi kryesor I së drejtës pozitive. Në sistemin legjislativ ajo zë vendin kryesor duke qenë niveli më i lartë i akteve me parashikime detyruese. Ajo qëndron në majë të hierarkisë piramidale të parashikuar në nenin 116 të Kushtetutës. Shqyrtimi me kujdes i përmbajtjes së dispozitës të çon në përfundimin e së drejta për informim nuk është rregulluar në mënyrë përfundimtare nga dispozita kushtetuese. Kjo është normale për parashikimet kushtetuese. Ato kanë gjithmonë karakter të përgjithshëm dhe parimor, dhe shërbejnë për tI orientuar e për të fokusuar zgjidhjen e çështjeve konkrete, përgjithësisht nuk janë vetë zgjidhja specifike. E drejta për informim duhet të respektohet, por “në përputhje me ligjin”. Nga shqyrtimi i dispozitës përkatëse kushtetuese, është e qartë se e drejta nuk është absolute, por është, gjithashtu është qartë se cili do të jetë kufiri i respektimit të saj.

së pari, kufizimi i së drejtës për informim mund të bëhet me ligj. Kjo nënkupton se asnjë organ tjetër, përveç, kuvendit, i cili është autoriteti i vetëm që nxjerr ligje, nuk ka të drejtë të nxjerrë rregulla që parashikojnë kufizime të kësaj të drejte. Gjithashtu, forma e aktit që do të parashikojë kufizimet të së drejtës në fjalë, duhet të jetë ligji. Së dyti, kufizimi i së drejtës për informim mund të bëhen për të mundësuar përmbushjen e kërkesave të interesi të publik ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Ky kusht nënkupton referimin tek interesi publik edhe për kufizimin e së drejtës, ashtu si për realizimin e tij. Nisur nga nocioni i interesit publikut, ligjvënësi duhet të vlerësojë e të gjejë ekuilibrin mes përfitimit dhe humbjes së mundshme që mund t’i shkaktohet interesit publik nga lejimi ose kufizimi i së drejtës se publikut për tu informuar. Kjo është një çështje komplekse, e cila vlerësohet rast pas rasti dhe në marrëdhënie edhe me kushtet e tjera që duhet të konsiderohen në procesin e vendimmarrjes. Ky ekuilibër është vlerësuar në rastin e legjislacionit për ruajtjen e informacioneve të klasifikuara të cilat lidhen me sigurinë kombëtare, me mbarëvajtjen e proceseve hetimore e gjyqësore e moralin publik.

c)E drejta per informim sipas akteve nderkombetare.

 

Ne nivel nderkombetar e drejta e informimit garanton,te drejten themelore per te ditur dhe per te marre informacion per cdo njeri, pa asnje lloj diskriminimi.Ne te gjitha dokumentat nderkombetare kjo e drejte shfaqet e patjetersueshme me kufizimet sa me te pakta qe eshte e mundur.Nga ana tjeter dokumentat nderkombetare vendosin standarte te tilla qe e bejne te detyrueshme qe ligjet per te drejten e informimit duhen hartuar ne ate menyre qe te ekzistoje nje ekuiliber midis te drejtes per informacion dhe te drejtes per te mbrojtur te dhenat personale ose informacion me rendesi madhore.Si cdo e drejte tjeter qe duhet garantuar ka dhe detyrimet ose kufizimet qe duhen pasur parasysh.Ne cdo rast eshte interesi me I larte publik qe duhet te kete perparesi ne zbatimin e kesaj te drejte si ne dhenien e informacionit ashtu dhe ne mosdhenien e tij.Ne kete aspekt ekzistojne nje sere dokumentash,konventash dhe marreveshjesh te cilat kane si objekt te tyre te drejten e informimit.Ne shume nga keto dokumenta nderkombetare shteti  Shqiptar eshte pale dhe per rrjedhoje duhet te marre masa qe te respektoje detyrimet e parashikuara ne kete konvente ose te pakten nje pjese te ketyre detyrimeve. Aktet me kryesore ne fushen
e te drejtes se informimit jane :

I .Deklarata universale e te drejtave te njeriut e firmosur ne asamblene e pergjithshme te OKB ne 1948 qe rendit te drejtat universale te njeriut nder te cilat dhe e drejta per informim,e shprehur ne nenin 19:(Cdo njeri gezon lirine e mendimit dhe te shprehjes;kjo e drejte perfshin lirine per te pasur mendime pa nderhyrje dhe per te kerkuar, marre dhe shperndare informacion dhe ide nepermjet cdo media dhe pa kufij)Ky nen garanton jo vetem lirine e mendimit dhe te shprehjes por edhe ate per te marre informacion dhe per ta shperndare ate ne cdo menyre.Gjithashtu fraza “pa kufij” e nenit I referohet detyrimit per te respektuar kete te drejte pa asnje lloj diskriminimi ne lidhje me origjinen kombetare apo etnike te individit.

II. Konventa Evropiane te te drejtave te njeriut te firmosur ne Rome ne 1950 dhe te amenduar disa here deri ne 1966 ne Strasburg.Paragrafi I pare I nenit 10 te kesaj konvente eshte nje perforcim I nenit 19 te formulimit te  meparshme te konventes. Megjithate paragrafi I dyte I po ketij neni shpreh per here te pare se kjo e drejte ka dhe kufizimet dhe pergjegjesite per ata qe e gezojne dhe e zbatojne ate.

E drejta e informimit kufizohet per arsyet e meposhtme:

-Siguria kombetare

-Siguria publike

-Parandalim krimi ose trazirash

-Mbrojtja e shendetit ose e moralit

-Mbrojtja e reputacionit

-Parandalimi I shperndarjes se informacionit te marre ne konfidence

-Ruajtja e autoritetit dhe paanesise se pushtetit gjyqesor.

III. Deklarata e KE mbi lirine e shprehjes dhe te informimit (1982) percakton parimet kryesore ne lidhje me te drejten e informimit dhe me rolin e saj ne shoqeri.Sipas kesaj deklarate liria e shprehjes dhe informimit eshte nje kusht I nevojshem per zhvillimin e shoqerise.Shtetet anetare kane detyrim te kundershtojne shkeljen e te drejtes se informimit,pra jo vetem te respektojne dhe te permbushin kete te drejte por te mbajne nje qendrim me te vendosur ne kete fushe.Ne kuadrin e parimeve te kesaj deklarate objektivat kryesore te shteteve anetare te KE jane:

-Mungesa e censures/kontrollit mbie pjesemarresit ne procesin e informacionit

-Ndjekja e nje politike te hapur ne sektorin publik,perfshire aksesin ne informacion

-Ekzistenca e nje shumellojshmerie mediash te pavarura dhe autonome

-Aksesi ne informacion dhe zbatimi I tij ne shkalle kombetare.

Per kete qellim shtetet anetare ne kete kuader duhet te intensifikojne bashkepunimin per ;

-Te mbrojtur te drejten e cilitdo per lirine e shprehjes dhe informimit

-Te nxitur nepermjet arsimit ushtrimin e kesaj te drejte

-Te nxitur rrjedhen e lire te informacionit

-Te siguruar qe teknologjia e re e informacionit te perdoret per te zgjeruar fushen e lirise   se shprehjes dhe informimit.

Nje document tjeter I KE qe perqendrohet tek e drejta e informimit eshte rekomandimi 2002(2) I KE per aksesin ne dokumentat zyrtare.Ky rekomandim e specifikon te drejten e informimit duke u perqendruar te e drejta e aksesit ne dokumentat zyrtare

 

c)E drejta për informim sipas ligjit.

 

Ky dimension i kushtetutës që folëm më sipër është materializuar me ligjin nr.8503. 30.6. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” Sipas këtij ligji, ç’do person ka drejtë të kërkojë informacione për dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore pa qenë të detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion lidhje me një dokument zyrtar, përveç rasteve kur me ligji parashikohet ndryshe. Ç’do informacion për një dokument zyrtar, që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon, me përjashtimin të rastit kur ky informacion përbën të dhëna vetjake të vetë personit, të cilit i është dhënë informacioni. Nëse informacioni i kërkuar për një dokument zyrtar kufizohet me ligj, autoriteti publik i lëshon kërkuesit një deklaratë me shkrim të cilën tregohen arsyet e mosdhënies së informacionit dhe rregullat në bazë të të cilave ai mund ta kërkojë atë. Nëse kufizimi është vënë vetëm për një pjesë të të dhënave të dokumentit zyrtar, pjesa tjetër nuk i refuzohet. Ç’do person ka të drejtë të informohet për të dhënat vetjake të personave që kryejnë funksione shtetërore ose shërbime publike, të mbajtur në një dokument zyrtar, për aq sa këto të dhëna lidhen me cilësi të kërkuara nga ligji ose nga një akt nënligjor për personat që i ushtrojnë këto detyra. Kërkuesit në ç’do rast i vihet në dispozicion një kopje e plotë e dokumentit zyrtarë, për të cilën kërkon të informohet. Autoriteti publik, me kërkesë të personit të interesuar ose duke sugjeruar vetë, mund t’i ofrojë kërkuesit forma të tjera të dhënies të informacionit, përfshirë formën verbale. Në ç’do rast të tillë, kërkuesi I jep pëlqimin me shkrim për formën e ofruar. Autoriteti publik vendos për mospranimin e plotë ose të pjesshëm të kërkesës brenda 15 ditëve nga depozitimi i saj. Në rastin e mospranimit të kërkesës, përgjigja negative, e plotë ose e pjesshme, jepet e arsyetuar, me shkrim nga autoriteti publik. Autoriteti publik plotëson kërkesën brenda 40 ditëve nga depozitimi i saj me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj parashikohet ndryshe . Në rast se autoriteti publik e ka të pamundur plotësimin e kërkesës brenda afatit të parashikuar, për shkak të veçantisë së kërkesës ose të nevojës për t’u këshilluar me një palë të tretë, atëherë ai njofton me shkrim palën e interesuar, jo më vonë se 7 ditë nga mbarimi i afatit të mëparshëm, për pamundësinë e realizimit të pjesshëm ose të plotë të kërkesës për informim, si dhe arsyet apo shkaqet që e kanë sjellë atë. Në këtë rast autoriteti publik i propozon palës së interesuar njërën nga zgjidhjet e mëposhtme:

a) Caktimin e një afati të ri, i cili fillon në mbarim të afatit të mëparshëm dhe që nuk mund të jetë me shumë se 10 ditë, pa të drejtë përsëritjeje.

b) Përshtatjen e kërkesës nga e personit, në mënyrë të tillë që të mund të respektohet nga ana e autoritetit publik afati i parashikuar në këtë ligj.

Personi i interesuar zgjedh njërin nga propozimet e mësipërme. Në rast se personi në fjalë nuk shpreh pëlqimin e vet para përfundimit të afatit të parë, autoriteti publik vendos shtyrjen e afatit.Kryerja e shërbimit të informimit për dokumentet zyrtare si rregull janë falas. Nëse kjo kërkon shpenzime autoriteti publik mund të vendosë tarifa, të cilat i përcakton paraprakisht. Tarifat për shërbimet standarde ose për ato të cilat është krijuar një përvojë bëhen publike. Tarifat për shërbimet e tjera përcaktohen rast pas rasti dhe i bëhen të njohura palës së interesuar në rastin e pranimit të kërkesës. Tarifat nuk mund të jenë më të larta se kostoja për realizimin e shërbimit. Kjo kosto përfshin vetëm shpenzimet materiale për realizimin e shërbimit.

Pasojat e zbatimit te se drejtes se informimit ne media

Media eshte nje nga nje nga sektoret me te prekur nga zbatimi I se drejtes se informimit,sidomos ne aspektet e gazetarise investigative,ku aksesi ne dokumenta zyrtare eshte shume I rendesishem per informimin e gazetareve dhe vertetesine e artikullit apo materialeve te tyre.Megjithate duke patur parasysh ligjin e tanishem te se drejtes se infromimit,ka disa aspekte qe nuk jane shume favorizuese per punen e gazetarit dhe per ceshtjet e qytetareve ne pergjithesi  kjo per dy arsye  kryesore:

-Periudha nga aplikimi per informacion deri ne marrjen e pergjigjes shkon deri ne 50 dite qe per gazetaret eshte teresisht e papranueshme.

-Insitucionet nuk kane zyra informacioni per dokumentat zyrtare ne kuptimin e ndihmes ndaj kerkuesit te informacionit ose keto zyra jane shume pak te perdorshme dhe efikase

 

Ne fund do te jepja disa rekomandime:

-Duhet te harmonizohet dhe zbatohet legjislacioni ne perputhje me konventat nderkombetare dhe standartet nderkombetare

-Duhet te fuqizohet avokati I popullit si mbikeqyres I zbatimit te se drejtes per informim

-Duhet te merret mendimi I shoqerise civile dhe organizatave te specializuara ne kete fushe per cdo ndryshim legjislativ

-Duhet et ndermerren fushata ndergjegjesimi per qytetaret ne lidhje me kete te drejte si dhe trajtime te administrates per zbatimin e kesaj te drejte kundrejt qytetareve.

 

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

twelve − 7 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles