E Drejte Romake: Posedimi

Posedimi eshte nje gjendje ose raport i njeriut me sendin , nje situate faktike . ai mund te perkufizohet si pushtet faktik mbi sendin qe shfaqet permes ushtrimit te se drejtes se pronesise ose te se drejtes reale .Posedimi haset tek pronari qe eshte dhe poseduesi i sendit por mundet qe pronesia te jete e ndare nga posedimi i sendit dmth. tjeter subjekt e ka pronesine dhe tjeter subjekt e ka posedimin.posedimi eshte perdorimi i nje sendi por jo vete sendi . e drejta civile perdorte termin usus  ne kuptimin e posedimit duke e plotesuar kete dhe me marrjen e frutave .posedimi ka lindur para pronesise dhe per me teper e ka krijuar ate.  ulpinianus nenvizonte se pronesia nuk ka fare te beje me posedimin . ne periudhen e fundit pronesia filloi te konsiderohej si e barabarte me posedimin .Pronar ishte vetem ai person qe vetem ne menyren e parashikuar juridike kishte vendosur pushtetin  juridik mbi nje send ndersa poseduesi ishte cdo person qe zoteronte sendin pa marre parasysh si e kish vendosur posedimin .karakteristika kryesore e posedimit ishte sundimi real mbi sendin . nuk ishte  e mundur qe sendi te posedohej njekohesisht nga dy ose me shume persona . nje person nuk mund te posedonte grumbuj sendesh te vecuara , posedimi realizohej kundrejt cdo objekti te vecante qe hynte ne kete grumbull.

elementet e posedimit jane :

A-   corpus , qe nenkupton elementin material ose objektiv qe konsistonte ne mbajtjen e sendit nga ana e subjektit posedues.

B-    animus , ose elementi subjektiv qe konsistonte ne qellimin ose vullentin e poseduesit per te ushtruar mbi sendin pushtetet e pronarit ose titullarit te te drejtave reale . ne kete rast subjekti ushtron pushtetin fizik , faktik mbi sendin , animo detinendi jo animo possidendi .
llojet e posedimit  jane :

a) posedimi natyror ,( possessio naturalis  ) qe nenkuptonte mbajtjen e thjeshte te sendit pa animus possidenti . ishte dicka me pak se posedimi , nje marredhenie fakti e pambrojtur nga ligji . ne kete rast poseduesi natyror e ushtronte pushtetin fizik ne emer te nje personi tjeter duke pranuar qe nuk eshte pronar i sendit .te tille ishin qirramarresit , depozitmarresit etj.
b) posedimi ose possessio ose ad interdicta  kur poseduesi me ndonje veper antiligjore kishte fituar pushtetin fizik mbi sendin dhe e ushtronte ate i bindur se objektin do ta mbronte vete . poseduesit qe i mbanin sendet ne emer te huaj nuk gezonin mbrojtje te vecante pervec mbrojtjes nga vete pronaret ndersa poseduesit qe i mbanin sendet ne emer te tyre nuk mund te kerkonin mbrojtje nga pronari i vertete prandaj perdornin mjete mbrojtese te vecanta qe quheshin interdicta te cilat mund ti perdornin dhe kunder pronarit te vertete .

c) possessio civilis  . posedimi i bazuar ne nje iusta causa , pra si rrjedhoje e nje marreveshje juridike qe konsiderohej e rregullt nga e drejta civile . posedimi civil eshte ai posedim qe prodhon efekte juridike civile qe e kthen poseduesin ne pronar per shkak te parashkrimit
sipas fakteve qe kishin paraprire vendosjen e posedimit ky ndahej ne :
a) possessio iusta ( i drejte ) kur poseduesi nuk e kish marre objektin ne menyre te gabuar , fshehtas , me force

b) possessio iniusta ( i padrejte )possessio iusta ndahej ne

1- posedim i ndergjegjshem ( possessio bona fide ) kur poseduesi nuk e dinte qe ne momentin e fitimit te pronesise sendi kishte te meta.
2- posedim i pandergjegjshem ( possessio mala fide) kur poseduesi e dinte qe nuk mund te behej posedues i sendit .

35- perkufizimi i interdicta , servitudi , parimet dhe rregullat
interdicta ishin mjete juridike te rendesishme qe mbronin te gjithe poseduesit interdictore dhe civileinterdictet ishin urdhra te shkurtra dhe te kushtezuara qe i jepnin magjistratet romake , me kerkesen e personave te interesuar dhe permbanin urdheresen drejtuar nje qytetari per te bere apo per te mos bere dicka.interdictet sherbenin :

A: per te mbajtur posedimin , per te ndaluar veprimet e atij qe demton ose shqeteson posedimin

B- per ti rikthyer posedimin personit qe eshte zhveshur nga kjo e drejte
C- per te fituar posedimin mbi nje send servitudi :juristet percaktonin si servitutet sherbimet e perhershme qe krijoheshin midis dy pasurive fqinje me vullnetin e pronareve te tyre . keto sherbime midis dy pasurive u quajten nga juristet  te drejta civile te pasurive .servituti vendoset per te renduar nje pasuri sherbyese me nje perdorim te kufizuar , ne favor te nje pasurie tjeter qe eshte ajo kryesore .pasuria e renduar nga servituti eshte fundus qui servit ndersa ajo jo e renduar eshte cilesuar si e lire .servitudi ka te bej me nje status te pasurive qe mund te krahasohet me ate te personave .servitudet jane detyrime te pavarura , te perhershme , te pakushtezuara , pasive te pronarit te objektit te servitudit , i cili ose nuk kishte autorizim qe titullarin e se  drejtes te servitudit ta pengonte ne shfrytezimin e caktuar te ndonjerit nga sendet e tij,ose ishte i detyruar qe pasurine e vet te mos e perdorte ne nje forme te caktuar .servitus eshte nje e drejte reale mbi sendet e huaja qe e lejonte titullarin e se drejtes se servitutit qe ne nje mase te caktuar te veproje perhere mbi sendin e caktuar ose prej titullarit te pasurise sherbyese te kerkonte qe ky i fundit sendin objekt servitudi te mos ta perdore ne nje drejtim te caktuar. servitudet jane krijuar me mancipio dhe in iure cessio .me mancipio krijoheshin servitudet fshatare , ndersa in iure cessio si ato fshataret dhe llojet e tjera . justiniani i klasifikoi servitudet ne servitude reale dhe personale ne te fundit ai perfshinte uzufruktin , perdorimin dhe te drejten e baneses.parimet dhe rregullat e servitudeve
1- servitudi nuk mund te konsistoje ne berjen e dickaje , dmth nuk eshte tamam servitut nese dikush ben dicka por qe dikush te toleroje ose mos te beje dicka

2- servitudi nuk mund te ushtrohet i ndare nga pasuria dhe mbi te nuk mund te krijohet nje e drejte perdorimi ( uzufrukti) dhe as te jepet me qira .
3- askush nuk mund te ndertoje nje servitud mbi nje send te vetin . per te pasur servitut duhet qe  pasuria kryesore dhe sherbyese tu perkasin pronareve te ndryshem.

4- servitudi eshte i pandashem , indivisibile , sikurse perdorimi mbi te , dmth . ndonese ndahen pasurite kryesore apo sherbyese servitudi vazhdon te egzistoje.

5- servitutet nuk krijohen as shuhen pjeserisht , nese pasuria kryesore dhe ajo sherbyese ndahen servituti i takon seciles pjese qe rezulton nga ndarja .ne rastin e nje bashkepronesie servitudi mbijeton dhe nuk ndahet
6- servitudi mbeshtetet ne perdorimin objektiv dhe te perhershem te nje pasurie fqinje .

pasurite duhet te jene fqinje qe te egzistoje servitudi. nderrimi i pronareve nuk ka te beje fare me perhershmerine e servitutit.

servitutet  tokesore  fshatare dhe qytetare  , cjane ?  llojet   , arsyet e pushimit  te servitutit servitutet tokesore  ndaheshin ne servitute tokesore fshatare dhe ne servitute tokesore qytetare servitutet fshatare jane te drejta reale mbi sendet e huaja te vendosura ne favor te zoteruesit te pasurise kryesore dhe ne dem te zoteruesit te pasurise sherbyese.
keto ndaheshin ne iter ; actus ; via dhe aquaeductus
iter :   e drejta e nje personi per te kaluar ne pronen e dikujt pa kafshe .
actus :     e drejta per te kaluar me kafshe dhe me vegla pune , ai qe kishte actus kish dhe iter pa kafshevia  :   perfshin te drejten per te kaluar ;  me apo pa kafshe ( iter dhe actus ),
aquaeductus : e drejta per te lejuar rrjedhjen e ujit permes tokes se huaj ; aquae haustus e drejta per te cuar kafshet
te shuajne etjen , e  drejta e kullotes etj.
pra servitudet tokesore fshatare mund te grupohen ne :
a) servitudet e kalimit  ku hynin te gjitha kufizimet e zoteruesit te pasurise sherbyese me qellim qe zoteruesit te pasurise sunduese ti sigurohej ardhja ne token e tij
b)  servitute uji ku hynin kyfizimet e zoteruesit te pasurise sherbyese qe zoteruesit te pasurise sunduese ti sigurohej furnizimi me uje
c) servitude bujqesore qe ishin te ndryshme , si e d rejta per te grumbulluar fryte bujqesore ne pasurine e huaj , nxjerrja e gureve , etj.
servitudet tokesore qytetare jane te  drejta reale mbi sendet e huaja qe  konsistojne ne favor te zoteruesit te pasurise sunduese ne dem te zoteruesit te pasurise sherbyese , ato ndahen ne 4 grupe:
a) servitutet per mbeshtetjen e trareve ne muret e  shtepise se fqinjit .  keto lejonin qe zoteruesi i pasurise sunduese mund te perdorte murin e huaj si mbeshtetes te objektit qe ai ndertonte  .
b) servituted e shtrirjes  :  keto lejonin zoteruesin e pasurise sunduese te shfrytezonte hapesiren ajrore te fqinjit per pjeset e objektit te vet
c) servitutet e pamjes   perfshinin kufizimin e zoteruesit te pasurise sherbyese qe punimet  e tij ndertimore te mos pengonin fqinjin nga drita dhe pamja
d) servitutet e rrjedhjes   perfshinin te drejten e zoteruesit te pasurise sunduese qe te perdorte pasurine sherbyese per rrjedhjen e ujerave

- arsyet e pushimit te servitutit
servitutet tokesore shuhen per keto arsye .
- konfuzioni qe ndodh kur te dy pasurite behen prone e te njejtit pronar
- mosperdorimi  : servitutet fshatare shuheshin nes e nuk perdoreshin brenda dy vjeteve ,
- heqja dore  .permes titullarit permes nje in iure cessio
- pushimi i perdorimit te servitutit per shkak te shkaterrimit te pasurise .
e drejta e servitutit mund te shuhej me veprimin e ngjarjeve natyrore ose me vullnetin e te autorizuarve juridike .

37- uzufrukti , karakteristikat e tij , hipoteka
uzufrukti eshte e drejta e perdorimit dhe e gezimit te sendeve te te tjereve duke e ruajtur ne substance sendin (salva substantia)
uzufrukti eshte  e drejta e perdorimit te nje sendi te tjetrit dhe e perfitimit te frutave .
kjo e drejte konsiston ne perdorimin e sendit te tjetrit dhe ne  perdorimin e frutave pa e konsumuar vete sendin
titullari i se  drejtes se uzufruktit quhet uzufruktues ose titullar i uzufruktit ndersa pronari i sendit eshte ai qe ka pronesine boshe .
uzufrukti i atribuon titullarit te se drejtes jo vetem te  drejta por dhe detyrime
titullari i se  drejtes se uzufruktit nuk mund te modifikoje destinacionin ekonomiko- shoqeror te sendit si ne rastin e rritjes apo uljes se vleres se sendit .
uzufruktuesi ka te drejten e perdorimit dhe te gezimit ( uti e frui ) dhe pronari ka te  drejten e disponimit te sendit dhe te posedimit .
uzufruktuesi ka per detyre qe ta ruaje sendin ne gjendje te mire duke kryer te gjitha riparimet e zakonshme ose ato me pak shpenzime dhe ne fund ta ktheje uzufruktin . ai duhet te paguaje te gjitha taksat dhe tatimet qe lindin gjate ushtrimit te lire te uzufruktit .uzufrukti ka karakter personal dhe eshte i perkohshem. ai shuhet ; per shkak te permbushjes se afatit ; vdekjes se uzufruktuesit , heqja dore nga e drejta e uzufruktit , zhdukja ose shkaterrimi i sendit etj.u pranua se kohezgjatja e uzufrutit te ishte 100 vjet ne shqiperi eshte 30 vjet sipas kodit tone civil.ne krijimin e institutit te uzufruktit hyjne dy fakultete usus e drejta e perdorimit dhe fructus pushteti qe ka te beje me frutat e ketij sendi.uzufruktuesi duhet te jape garanci per ta perdorur dhe gezuar sendin dhe ta ktheje ate kur e drejta e tij mbi te shuhet.ne fillim objekt i uzufruktit ishin sendet e pakonsumueshme  me pas objekt i tij u bene  dhe  sendet e konsumueshme si parate etj

Marre nga  Faqja : http://psikologji.net/

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

four − four =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles