Të drejtat e njeriut.

Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të lindur me të drejta dhe dinjitet të barabartë” –  kështu fillon neni 1 i “Deklaratës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”. Të gjithë ne, që sa lindim, kemi të drejta të caktuara, të quajtura të Drejtat e Njeriut. Këto të drejta i takojnë çdonjërit dhe janë të patjetërsueshme, d.m.th., ato nuk mund t’i mohohen askujt. Tekstet në vazhdim paraqesin dy përkufizime tipike të të drejtave të njeriut, të nxjerra nga fjalorë të ndryshëm:Të drejtat e njeriut janë të drejtat e individit për mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të shtetit, që i janë dhënë atij për shkak të ekzistencës si qenie njerëzore, Këto të drejta janë të përhershme dhe nuk mund të kufizohen nga shteti. Nga koha e luftës kundër absolutizmit rrjedh edhe karakterizimi i tyre si të drejta “të lindura” dhe “patjetërsueshme”. Thelbi i të drejtave themelore apo i të drejtave të njeriut, janë dinjiteti i njeriut, e drejta e shprehjes së personalitetit, trajtimit të barabartë dhe barazisë para ligjit, liria e besimit dhe ndërgjegjes, e mendimit, shtypit, informimit dhe e mësimit, liria e mbledhjes dhe e bashkimit, zemërgjerësisë,,liria e profesionit dhe e punës, pacenueshmëria e banesës, garantimi i pasurisë dhe i të drejtës së trashëgimisë, e drejta e strehimit politik dhe e peticionit, si dhe të drejtat juridike, si garanci kundër arrestimit të padrejtë.Në zhargonin politik, përkufizimi ‘të drejtat e njeriut’ paraqet në radhë të parë tërësinë e atyre të drejtave, të cilat individi mund t’i kërkojë vetëm për shkak të ekzistencës së tij si qenie njerëzore, dhe që duhet të sigurohen me ligj nga bashkësia për arsye etike. Në këtë kontekst bëhet fjalë edhe për të drejtat ‘natyrore’, ‘parashtetërore’, ‘të lindura’ apo ‘të patjetërsueshme’, në respektimin dhe sigurimin e të cilave legjitimohet një bashkësi politike

Si janë zhvilluar të drejtat e njeriut?

Rrënjët filozofike –   Ideja e barazisë së të gjithë njerëzve (e drejta natyrore), e cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në krishtërimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Këto dy parime përbëjnë rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së Re.

Zbatimi politik në kuadrin e shteteve kombëtare –  Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura ââ?¬ÅŸMagna Charta Libertatum”, qysh në vitin 1215 i kufizoi mbretit disa të drejta, ââ?¬ÅŸPetition of Rights” i vitit 1628, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja ââ?¬ÅŸHabeas-Corpus” e vitit 1679 shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t’u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i të arrestuarit.Këto të drejta vlenin edhe për kolonitë angleze, si p.sh.. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon Lokut, u formulua edhe katalogu i parë në histori i të drejtave të njeriut, ââ?¬ÅŸVirginia Bill of Rights” i vitit 1776, i cili bashkë me Deklaratën Amerikane të Pavarësisë të po të të njëjtit vit,  numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave njeriut. Të dyja këto janë të përgatitura si dokumente, të cilat ia vlen të lexohen.  Ã¢â?¬ÅŸVirginia Bill of Rights” ngriti të drejtat e shënuara më poshtëë si të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut: E drejta për jetë, liri dhe pasuri; Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit; E drejta e peticionit; E drejta për mbrojtje juridike; E drejta e votës
Duke u nisur nga Franca, zbatimi në formën kushtetuese i idesë së të drejtave të njeriut mori përmasa të përshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 me parullën e tij ââ?¬ÅŸlibertÃ?©, Ã?©galitÃ?©, fraternitÃ?©” pati ndikim shumë të madh. Më 26 gusht 1789 u pranua ââ?¬ÅŸDeklarata për të Drejtat e Njeriut dhe atyre Qytetare”, e cila gjendet gjithashtu si dokument në faqen e materialeve. Në të bie në sy përpjekja patetike e theksimit të rëndësisë universale të të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë, në fillim ishte përfshirja e të drejtave të njeriut si të drejta themelore në kushtetutat kombëtare, gjë që u arrit me sukses gjatë shek.XIX në thuajse të gjitha shtetet evropiane. Zbatimi politik dhe juridik i idesë filozofike të të drejtave të njeriut u arrit deri në mesin e shekullit XX.Në vazhdim u shfaq problemi i nevojës së vlerës universale, ndërsa karakterizimi i tyre si të drejta themelore ishte i kufizuar brenda kornizave të ngushta të shteteve kombëtare. Përpjekjet për të luftuar këtë kontradiktë, respektivisht përpjekjet për zbatimin universal politik dhe juridik të të drejtave të njeriut, përbëjnë fazën e tretë të zhvillimit të të drejtave të njeriut.

Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara) –  Përpjekjet për realizimin e vlerës universale të të drejtave të njeriut në tërë botën i përshpejtoi krimi i tmerrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kishte ndodhur në këtë luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Përmes bashkimit të të gjitha shteteve, të drejtat e njeriut synohej të mos mbeteshin më vetëm çështje e shteteve përkatëse, por çështje e bashkësisë së shteteve ndërkombëtare. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë, dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet e saj (neni 56).
Ndër qëllimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është edhe vënia në jetë e të drejtave të njeriut. Sipas këtij neni, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara është i detyruar të respektojë të drejtat e njeriut. Anëtarë të organizatës, sot janë thuajse të gjitha vendet e botës. Për të përkufizuar saktë të drejtat e njeriut, është përpiluar edhe “Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut”, e cila është aprovuar në dhjetor të vitit 1948. Në të është bërë numërimi dhe ndarja në grupe e të drejtave të njeriut.
“Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut” gjendet e plotë në faqen përkatëse të materialeve. Ajo shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë, synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për vlefshmëri universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë, dhe si të drejta kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj ideje ka para vetes një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e të drejtave të njeriut, gjenden edhe shembuj të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në temën shtjelluese Etika botërore, flitet për përpjekjet e heqjes së dyshimeve rreth universalitetit të të drejtave të njeriut të zhvilluara në Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga botëkuptimi i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe besimeve, bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta për tërë njerëzimin.

çfarë të drejtash të njeriut ekzistojnë?Të drejtat e njeriut janë të drejta të lindura dhe vlejnë për të gjithë njerëzit në botë. çdo njeri ka të drejtën e vet, nga fakti i të qenit njeri, pa marrë parasysh përkatësinë e tij kombëtare, besimin dhe seksin. Për këtë arsye, ato janë të pacenueshme, d.m.th. të përhershme, pra nuk mund t’i mohohen askujt. Funksioni i tyre themelor është mbrojtja e qytetarëve nga ndërhyrja e shtetit.
Të drejtat e njeriut mbulojnë shumë sfera të ndryshme të bashkëjetesës njerëzore. Për këtë arsye është e logjikshme ndarja e tyre në grupe të ndryshme:
Të drejtat personale –  Grupi i parë përbëhet nga të ashtuquajturat të drejta personale. Ato janë të drejtat, të cilat kujdesen për mbrojtjen e njerëzve si të tillë nga ndërhyrja e shtetit, si dhe për paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor. Si shembuj në këtë kontekst shërben e drejta për jetën, si kusht elementar për të gjitha të drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes së lirë të personalitetit. Se çfarë ndikimi kanë në jetë të drejtat personale, bëhet e qartë nga fakti se dënimi me dhunë fizike në rastet e shkeljes së ligjit, deri në shekullin e kaluar praktikohej edhe në vendet demokratike. Jo shumë dekada më parë, ishte normal edhe ndëshkimi i nxënësve me rrahje nga mësuesit, për shkak të sjelljes jo të mirë! Të drejtat personale përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut. Ato i gjejmë në të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut.
Të drejtat politike dhe të drejtat civile –  Përballë të drejtave personale, të drejtat politike dhe të drejtat civile apo qytetare, përbëjnë grupin e dytë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është garantimi i pjesëmarrjes së lirë të secilit në jetën politike të shoqërisë ku ai jeton, pa pa pasur frikën e një dënimi.  Në këtë kontekst, e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e shtypit luajnë rol të rëndësishëm. Në to pasqyrohen qëndrimet e njerëzve ndaj qeverive të tyre. Nëse pengohet shprehja e lirë e qëndrimeve në fjalë, atëherë qeveria e humb të drejtën e përfaqësimit demokratik të interesave të qytetarëve të saj.
Të drejtat sociale dhe ekonomike –  Të drejtat sociale dhe ato ekonomike përbëjnë një grup tjetër të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është sigurimi i çdo personi me gjërat elementare, të nevojshme, të paktën për sigurimin e ekzistencës së tij. Këtu hyn edhe e drejta për arsim. Duke u nisur nga fakti se për një jetë dinjitoze, përveç sigurimit të ushqimit, është e nevojshme edhe përmbushja e kërkesave të tjera, atëherë bëhet i domosdoshëm edhe krijimi i kushteve elementare për zhvillim.Të drejtat e brezit të tretë –  Të ashtuquajturat Të drejtat e brezit të tretë, janë futur relativisht vonë në grupin e të drejtave të njeriut. Ato kujdesen që të drejtat e njeriut të mos konsiderohen si një ligj i ngurtë, por si të drejta të cilat zhvillohen dhe ndryshohen. Përveç kësaj, ato pasqyrojnë edhe faktin e ekzistencës së problemeve të reja, të cilat rrezikojnë të drejtën e personit për të jetuar.Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut për një ambjent të shëndetshëm –  sidomos për brezat e ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit, me të cilat përballet njerëzimi.

Cili është dallimi mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore?

Pasi kemi njohur të drejtat që hyjnë në kategorinë e të drejtave të njeriut, lind pyetja se cili është dallimi mes të të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore. Kemi parë se të drejtat e njeriut të dala nga filozofia, që nga shekulli XVII kanë gjetur hyrje në kushtetutat shtetërore. Ato kanë rrjedhur në një formë të caktuar dhe u janë garantuar shtetasve si të drejta konkrete themelore. Njeriu abstrakt i filozofisë u shndërrua në këtë mënyrë në qytetar konkret i miratuesve të kushtetutës. Të drejtat themelore kishin funksionin e mbrojtjes së qytetarëve nga ndërhyrja e shtetit dhe ishin pjesë përbërëse e filozofisë së liberalizmit. Siç shihet, të drejtat themelore, për nga përbërja e tyre nuk ndryshojnë. Dallimi ndërmjet  tyre qëndron në aspektin formal. Të drejtat themelore janë të drejta që një shtet ua garanton qytetarëve të vet dhe që janë të shënuara në kushtetutën e tij. Zbatimin e tyre, qytetari mund ta kërkojë para gjyqit. Ndërsa të drejtat e njeriut përbëjnë idenë themelore prapa këtyre të drejtave themelore. Deri në mesin e shekullit të kaluar, të drejtat e njeriut ishin të drejta morale, të cilat duhet të zbatoheshin nga çdo lloj mënyre e organizimit shtetëror, pra si të drejta natyrore. Me “Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut” të Kombeve të Bashkuara, është bërë përpjekje për konkretizimin e idesë filozofike dhe vendosjen e tyre si të drejta të patjetërsueshme me kriter botëror.

A e kushtëzojnë të drejtat e njeriut demokracinë dhe anasjelltas?

Në kushtetutat moderne demokratike, të drejtat e njeriut janë të futura si të drejta elementare themelore. Shtrohet pyetja: A janë strukturat demokratike kusht për zbatimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut?. Ose më mirë: A mund të quhet demokratik një shtet, në të cilin nuk realizohen të drejtat në fjalë? Teksti në vazhdim është nxjerrë nga nga një libër i cili trajton temën në fjalë, thekson lidhjen e ngushtë dhe të patjetërsueshme mes demokracisë dhe të drejtave të njeriut;

Të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe demokracia –  Thelbi i iluminizmit politik të kohës së re është unitetiti mes të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Efekti real i të drejtave të njeriut kushtëzon vlerën e tyre juridike, e kjo e dyta kushtëzon nga ana tjetër ndarjen e pushtetit. Pushtetari është i lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut, vetëm nëse ai vetë është i lidhur me drejtësinë. Me drejtësinë, ai është i lidhur vetëm në sistemin e ndarjes së pushtetit, ku instanca ekzekutive as nuk e sundon drejtësinë, e as nuk mund ta shkelë atë. Asaj i është caktuar funksioni nga instanca ligjvënëse dhe kushtetuese, sipas së cilës janë ata gjyqtarët e pavarur që kontrollojnë respektimin e drejtësisë.Zhvillimi i të drejtave nga ana tjetër kushtëzon edhe demokracinë, d.m.th. lirinë e popullit për formulimin e ligjeve të tij dhe kontrollimin publik të të tri instancave të pushtetit. Në këtë mënyrë mbyllet rrethi i lidhjeve ndërmjet idesë së të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Ato janë një njësi institucionale ligjore. Realiteti i tyre politik është kusht për humanizëm, drejtësi, liri dhe dinjitet për çdo individ. Rënia e njërit prej këtyre tri elementeve shkakton edhe rënien e dy elementeve të tjera.

Shkeljet e të drejtave të njeriut

Që nga Lufta e Dytë Botërore, në çështjen e të drejtave të njeriut  janë arritur aq shumë rezultate nga Kombet e Bashkuara, saqë për shumë njerëz në botë, respektimi dhe zbatimi i tyre është bërë i vetëkuptueshëm. Ata kur dëgjojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut mendojnë për të ashtuquajturën ââ?¬ÅŸBota e tretë”, apo për diktaturat e largëta. Por shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë të kufizuara vetëm brenda kufijve të kontinenteve, sistemeve të caktuara politike, normave apo feve të caktuara. Nuk ka thuajse asnjë vend në botë, ku gjatë një viti të mos  ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut.

çfarë janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe si bëhet shkelja e tyre?

Në pjesën e një libri, i cili merret me temën e sipërpërmendur, shkeljen e të drejtave të njeriut e kupton si krim të shtetit mbi qytetarët. Ai thekson edhe  instrumentet të cilat mund të pengojnë këtë formë të rëndë;Përkufizimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk është asgjë tjetër, veçse një formë e zbutur e krimit të rëndë që ushtron shteti mbi qytetarët. Shkeljet e të drejtave të njeriut si krim i lejuar, i duruar, i porositur apo i mbrojtur nga qeveritë, rrezikon në masën më të madhe paqen e brendshme dhe të jashtme të një organizimi shtetëror. E kaluara ka treguar se me ndarjen e pushtetit për të kontrolluar monopolin e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe me zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të fshehta, që përsëriten në mënyrë periodike, është krijuar një instrument i përshtatshëm i shtetit juridik. Shtetet e qeverisura nga diktaturat nuk njohin instrumente të tilla. Ato shkelin të drejtat e njeriut dhe rrezikojnë në këtë mënyrë paqen në botë. Ato helmojnë klimën politike, duke krijuar rrethana të tilla, në të cilat të drejtat e njeriut dhe paqja kanë pak mundësi për t’u realizuar.”

A janë të drejtat e njeriut vetëm një ide e bukur? –  Duke pasur parasysh numrin aq të madh të shkeljeve të të drejtave njeriut, lind pyetja: a nuk është ky dështim i institucioneve kompetente  për mbikqyrjen e tyre?  Mos vallë të drejtat e njeriut janë vetëm një ide e bukur? Për të mbrojtur institucionet kompetente, në këtë aspekt duhet theksuar se pa to, numri i rasteve të njohura të shkeljeve të të drejtave të njeriut do të ishte edhe më i madh dhe pjesa më e  madhe e tyre sipas të gjitha gjasave do të mbetej gjithmonë e pazbuluar. Vetëm falë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të ndryshme që bashkëpunojnë me to, është bërë i mundur zbulimi i rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt frenimit të shkeljeve të këtyre të drejtave, por mbetet ende shumë për t’u bërë. Ne ndodhemi akoma në fillim të një mbrojtjeje të efektive ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Megjithatë, arritjet në këtë drejtim që nga Lufta e Dytë Botërore – kohë pra relativisht e shkurtër – lejojnë një parashikim optimist për të ardhmen. Sot, të drejtat e njeriut janë shumë më tepër se sa një ide e mirë dhe është duke u punuar shumë, me qëllim që  njerëzit t’i gëzojnë ato si të tilla.  Për realizimin e këtij qëllimi është me rëndësi të veçantë bashkëpunimi i të gjithëve ne së bashku. Është detyrë e secilit prej nesh respektimi i të drejtave dhe i dinjitetit të njerëzve, me të cilët jetojmë, për të parandaluar në mënyrë të menjëhershme shkeljet e të drejtave të njeriut. Secili prej neshmund të kontribuojë në këtë drejtim në rrethiin e tij, apo duke marrë  pjesë në fushatat e INGO-ve, duke i përkrahur apo duke bashkëpunuar me to. Hapja e faqeve të internetit të këtyre organizatave tregon se sa e lehtë është një gjë e tillë. Siç e kemi përmendur edhe më parë, adresat përkatëse janë të radhitura në linklistën tonë.

Marre nga  Faqja http://www.zerity.com

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

1 × two =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles