E Drejta Kushtetuese

Emërtimi “E drejta kushtetuese” ka domethënie të dyfisht. Ai përdoret për të shënuar një degë të vecantë të së drejtës positive të një vendi, system të caktuar normash juridike që kanë vlerë e rëndësi kushtetuese si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret me studimin e sendërtimit të normave  përkatsisht të së drejtës kushtetuese positive në peaktikë.E drejta kushtetuese si sistem normash me vlerë e rëndësi kushtetuese është paraqitur shumë herët ,  me paraqitjen e institucioneve themelore shtetërore dhe rregullave për funksionimin e tyre d.m.th me paraqitjen e shtetit.Qysh në shtetet e para, si në Kinën e vjetër, Egjipt, shtetet e Afrikës Veriore, në territorin e Indisë së sotme dhe shtete tjera në Azi e sidomos në Grecinë antike dhe Romën e vjetër janë nxjerrë disa akte të  shkruara me të cilat janë rregulluar cështje të rëndësishme shoqërore  e  politike  siq  janë:  prona,  klasat,  mardhëniet  ekonomike,  institucionet  e pushtetit, të drejtat dhe privilegjet e shtresave të  caktuara  të popullsisë, të bartësve të pushtetit etj.

Aktet e këtilla sidomos CONSTITUTIO në Romën e vjetër paraqesin bazën dhe elementet e para të së drejtës kushtetuese.

Rëndësi të vecantë në këtë drejtim kanë edhe Magna Charta Libertatum (1215) si dhe aktet tjera në formë të deklaratave, kodeve, edikteve etj. Të gjitha këto të nxjerra gjatë nga shek.XIII deri në shek.XVIII.

 

E drejta kushtetuese si shkencë. Është displinë shkencore e cila merret me studimin e së  drejtës  kushtetuese  si  degë  e  së  drejtës,  përkatsisht  merret  me  sqarimin  dhe interpretimin  e  normave  të  cilat  rregullojnë  materien  kushtetuese,  me  formulimin  e institutive juridike të cilat i zbaton në degët  e  së drejtës si tërësi koherente pastaj në mënyrë kritike nga aspektet e filozofizë juridike i vlerson  normat kushtetuese, studion funksionimin e sistemit kushtetues dhe efektin e tij në praktikë etj.

 

E drejta kushtetuese si shkencë politiko-juridike. Karakteri i saj si shkencë politike qëndron në faktin  se numri më i madh i normave juridike, me të cilat bëhet rregullimi i materies kushtetuese kanë të bëjnë  me pushtetin politik, përkatsisht me formimin dhe organizimin  e  organeve  shtetrore,  autorizimet  e   tyre   etj.  Tërë  pushtetin  shtetrorë, institucionet dhe fenomenet politike i studion nga aspekti politikologjik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1   Provimi nga lënda “E drejta kushtetuese mbahet më 05.02.2005 – Prof.Dr. Arsim Bajrami

 

 

KUPTIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE

 

Kuptimi pozitivo-juridik është kuptimi i përgjithshëm i të drejtës kushtetuese dhe sipas këtij kuptimi me të drejtë kushtetuese kuptojmë sistemin e normave juridike me  karakter kushtetues, të cilat rregullojnë mardhëniet themelore shoqërore e politike që kanë të bëjnë me pushtetin politik dhe raportin ndaj  pushtetit  politik, e që janë të formuluara dhe të kodifikuara në një document të përbashkët të quajtur kushtetutë.

 

Kuptimi materialist apo Sociologjiko-politik është kuptimi sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë të drejtën ekzistuese që materializohet në jetën e një vendi, e drejta positive me të gjitha raportet reale e formale, të realizuara e normative pavarsisht nga fakti se ato norma a janë të kodifikuara në një document më të lartë apo jo.

 

Kuptimi teorik apo Shkencor është ai kuptim sipas të cilit me të drejtë kushtetuese nënkuptojmë disiplinën shkencore të cilën e mësojmë në universitete me po këtë emrërtim apo të ngjashëm.

 

 

 

Rëndësia e të drejtës kushtetuese

 

Rëndësia e TDK si degë e së drejtës – qëndron në faktin se kjo degë e së drejtës siguron dhe mbron vlerat më të rëndësishme të qytetrimit siq është qeverisja e drejtësisë, bashkjetesa paqsore të lirive të njeriut ndaj pushtetit, rregullimi i mardhënieve themelore politike  në  shoqëri  të  cilat  mardhënie   paraqesin  sferën  qëndrore  të  mardhënieve shoqërore ngase prej tyre varet karakteri i pushtetit shtetror dhe pozita e njeriut në shoqëri vecmas raporti i njeriut ndaj pushtetit dhe anasjelltas.

 

 

 

Rëndësia e TDK si disiplinë shkencore politiko-juridike – është e dyfisht:

 

-        teorike

-        pedagogjike-edukative

 

rëndësia teorike qëndron se ajo është në lidhje me shumë shkenca të tjera si Fillet, filozofia  juridike etj., poashtu në lidhje me disiplinat juridike pozitive nga lëmia e së drejtës publike siq janë: E drejta administrative, gjyqsore, e financave e pjesërisht edhe e drejta ndëshkimore.

Rëndësia pedagogjiko-edukative qëndron në ate se disiplina e TDK mësohet në një numër fakultetesh dhe shkolla supreme e me objekt të kufizuar edhe në shkollat e mesme si Kushtetuta apo e drejta qytetare, ku studentët dhe nxënësit njihen më për së afërmi me sistemin politik, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit, pjesmarrjen e tyre në  ushtrimin dhe konstituimin e pushtetit etj.

 

Objekti i TDK nuk është i njejt në secilin vend sikurse nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë as në të njejtin vend pra nuk është absolut as nga aspekti historik e as nga ai teorik. Objekti i saj është i  kushtëzuar nga përmbajtja në fakt ajo paraqet objektin e konkretizuar e të përpunuar.

Në botë ekziston dhe mbizotron mënyra juridike-dogmatike e përcaktimit të objektit të së drejtës  kushtetuese. Metoda dogmatike është kur objektin e të drejtës kushtetuese e kërkon në vet tekstin kushtetues.

 

 

Të paknaqur me mënyrën dogmatike na paraqiten tri botkuptime:

 

Sipas të parit – objekti i të drejtës kushtetuese zgjerohet por nuk ndryshon ngase normave kushtetuese i shtohen edhe institucionet politike

Sipas të dytit – objekt i të drejtës kushtetuese është shteti apo pushteti politik

Sipas të tretit objket i të drejtës kushtetuese janë mardhëniet ekonomike në shoqëri.

 

Mendimi më i plotë është ai që në përkufizimin e objektit të drejtës kushtetuese  zbaton metodat e shkencave tjera shoqërore duke e trajtuar këtë si disiplinë politike-juridike.

Andaj përfundimi i teoricientve të cilët përdornin këto metoda ishte:

 

Objekti i së drejtës kushtetuese në përgjithsi janë:

-        Raportet themelore politike

-        Vlerat juridike me të cilat përcaktohet përmbajtja konkrete e këtyre raporteve

-        Normat juridike me të cilat rregullohen raportet themelore politike

 

 

 

Metodat e të drejtës kushtetuese

 

Metoda Dogmatike është metodë themelore dhe më e vjetër e studimit e së drejtës kushtetuese si  degë e së drejtës. Nëpërmjet saj pasqyrohet dhe zbulohet përmbajtja e normave dhe rregullave juridike  me të cilat rregullohen raportet politike themelore dhe institucionet politike në një vend.

 

Metoda Politikologjike    ka të bëjë me analizën e funksionimit të institucioneve dhe proceseve  politike si objekt i rregullativës kushtetuese-juridike d.m.th me anë të kësaj metode studiohet zbatimi konkret i normave kushtetuese në praktikë.

 

Metoda  Aksiologjike      –        zbulon   dhe   pasqyron   përmbajtjen  e  vlerave juridike       të sanksionuara me normat dhe rregullat kushtetuese si dhe sendërtimi i tyre në praktikë.

 

Përmbajtja e të drejtës kushtetuese – është e kushtëzuar dhe e lidhur ngusht me objektin e saj. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese nënkupton objektin e përpunuar dhe të konkretizuar të së drejtës kushtetuese. Përmbajtja e të drejtës kushtetuese ndryshon dhe në të njejtin vend varësisht nga pikpamjet e autorit të textit universitar.

 

 

BURIMET E TË DREJTËS KUSHTETUESE

 

-        Burimet formale

-        Burimet materiale

 

Burimet formale – janë aktet e përgjithshme juridike të formës së shkruar të cilat janë në fuqi dhe me të cilat rregullohet materia kushtetuese. Ato mund të jenë ekskluzive (kur në tërësi  e  rregullojnë  materien   kushtetuese)  dhe  të  përziera  (kur  përver  materies kushtetuese rregullojnë edhe materie tjetër juridike.

Burime formale mund të jenë:

-        Burime Standarte janë aktet e përgjithshme juridike me karakter të ndryshëm që i hasim kudo dhe në cdo vend.

-        Burimet Specifike janë vendimet e gjykatave kushtetuese me të cilat vlerësohet kushtetushmëria e ligjeve dhe e dispozitave dhe akteve tjera të cilat i hasim në ato vende   ku          është zbatuar       gjykata        si       institucion  i         vecant         për    mbrojtjen    e kushtetutshmërisë.

 

 

Burime formale janë:

 

Aktet kushtetuese – janë burimi më i rëndësishëm formal i të drejtës kushtetuese . rëndësia e tyre qëndron në fuqinë më të lartë juridike në raport me të gjitha aktet tjera juridike.

 

Kushtetuta – është burimi formal më i përhapur i të drejtës kushtetuese. Si dokument të shkruar e kanë të gjitha shtetet bashkëkohore me përjashtim të Anglisë.Ajo është  akt themelore, akti  më i  lartë juridik, i  cili rëndom emrohet si kushtetut e përjashtimisht edhe si Ligji themelor etj. Me të rregullohen qështjet më të rëndësishme të materies kushtetuese, karakteri dhe organizimi  i pushtetit, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe shtetasit etj,Ligji kushtetues – është akt kushtetues i cili paraqitet në rast kur ekziston kushtetuta e shkruar si akt me të cilin  bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese poashtu në mënyrë originere rregullohet materia kushtetuese dhe ka karakterin e aktit me të lartë juridik të vendit.

Amendamenti kushtetues – është akt kushtetues që paraqitet në kushtet e ekzistimit të kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj.

Aneksi kushtetues – është shtojcë e posacshme e kushtetutës, e cila së bashku me tekstin normativ  të kushtetutës paraqet një tërësi. Nxirret tok me kushtetutën dhe nuk mund të qënroj si akt i pavarur.

Aktet ligjore – si burime formale të së drejtës kushtetuese kanë fuqi më të dobët në raport me  burimet  tjera kushtetuese. Fuqia e tyre është më e lartë në raport me aktet nënligjore.

Ligjet e caktuara të miratuara me referendum – mund të jenë të obligueshme apo fakultative

 

 

Rregulloret  e  punës  të  organeve  përfaqsuese  –  kushtetutat  e  të  gjitha  vendeve parashohin nxjerrjen e rregulloreve të punës të organit pëfaqsues nga vet ai organ.

Vendimet  e gjykatave kushtetuese – me të cilat vlerësohet kushtetutshmëria e ligjeve dhe të dispozitave e akteve tjera, në ato vende ku është zbatuar kontrolli dhe mrojtja e kushtetutshmërisë nëpërmjet këtyre organeve të posacme.

 

BURIMET MATERIALE

 

Burimet materiale          janë faktorë që kushtëzojnë dhe ndikojnë në formimin e normave kushtetuese dhe të drejtës kushtetuese si degë e së drejtës.

Burimet materiale ndahen në dy grupe:

a) doket kushtetuese, konventat kushtetuese, normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, praktika gjyqsore dhe faktet juridike

b) teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj.

Doket  kushtetuese  –  janë  norma  ose  rregulla  të  pashkruara  shoqërore  me  të  cilat rregullohet ndonjë cështje me rëndësi kushtetuese. Këto paraqiten gjat mesjetës. Doket kushtetuese mund të jenë burim i të drejtës kushtetuese nëse zbatohen një kohë të gjatë në mënyrë identike në cështjet identike dhe po qe se pranohen vullnetarisht nga shumica e  njerzve  dhe  prapa  tyre  nuk  qendron  sanksioni  shtetërorë  por  vetëdija  shoqërore. Përdoren në rast precizimi dhe plotësimi të zbraztësirave kushtetuese.

 

Konventat kushtetuese – janë rregulla të pashkruara që mbështeten dhe dalin nga praktika shumë  vjecare për funksionimin e organeve më të larta shtetërore vecmas të parlamentit dhe qeverisë.

Normat e  përgjithshme  të  së  drejtës  ndërkombtare  –  janë  burime  të  së  drejtës kushtetuese pavarsisht nga fakti se a janë të sanksionuara me normat e brendshme të një vendi. Këto janë karakteristike sidomos në lëminë e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Zbatimi i tyre në praktikë paraqet një ndër kriteret e vlerësimit të demokracisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Praktika gjyqsore – merret si burim i të drejtës kushtetuese në rastet kur gjykatat, lidhur me qështjet e caktuara me karakter kushtetues, marrin vendime identike apo të ngjashme dhe kjo kalon në praktikë e cila rrespektohet në të gjitha rastet e tjera të ngjashme.

Fakete juridike – janë formë konkrete e zbatimit të akteve juridike në praktikë e sidomos të kushtetutës dhe të ligjeve, madje vetëm faktet juridike të cilat krijohen nën ndikimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës.

 

Teoria juridike – në bazë të hulumtimeve shkencore vjen deri në përfundime shkencore lidhur me  cështje  të ndryshme. Këtu është e rëndësishme teoria kushtetuese dhe të arriturat  e  saj  shkencore  të  cilat  mund  të  shfrytzohen  me  rastin  e  ndryshimeve  të kushtetutës dhe akteve tjera formale të cilat rregullojnë materien kushtetuese.

Doktrinat politike – edhe teoritë politike mund të merren si burime materiale të së drejtës kushtetuese.

Programet e partive politike – partitë politike në pushtet për të realizuar programin e tyre bëjnë ndryshime në aktet juridike duke përfshirë edhe kushtetutën.

 

Burimet e së drejtës kushtetuese në Angli

Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë disa dokumente të vjetra politike e juridike. Më të njohura prej tyre janë:

-        Magna Charta Libertatum 1215

-        Peticioni mbi të drejtat

-        Habeas Corpus Act

-        Billi (ligji) mbi të drejtat 1688

-        Akti mbi themelimin (Act of Settlement) 1700

 

Si burime tjera janë kontratat që i ka lidhur borxhezia me mbretin me qëllim të forcimit të parlamentit. Burime tjera konsiderohen edhe disa kontrata apo marveshje ndërkombëtare si:

-        Konrata e Uestministerit –në bazë të së cilës është krijuar bashksia britanike e popujve apo Commonëealth-i.

Vend të posacem në burimet e të drejtës kushtetuese ka praktika gjyqsore, e drejta zakonore, teoria juridike e politike etj.

 

 

 

 

Burimet e së drejtës kushtetuese në SHBA

Kushtetuta  me  amendamentet  kushtetuese  paraqesin  burimin  themelor  të  së  drejtës kushtetuese.

Burim tjetër  i rëndësishëm  i  të  drejtës  kushtetuese  në SHBA janë edhe vendimet e gjykatave federative dhe gjykatës supreme lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve.

Në SHBA burime të të së drejtës kushtetuese janë disa ligje të nxjerra nga kongresi me të cilat rregullohet  materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kongresit me të cilat rregullohet materia kushtetuese pastaj si burim tjetër llogariten edhe vendimet e kryetarit si bartës i ekzekutivit.

Në SHBA si burime të drejtës kushtetuese konsiderohen edhe doket gjyqsore dhe praktika gjyqsore.

 

Burimet e së drejtës kushtetuese në ish BRSS

Burim kryesor formal në këtë vend ishin Kushtetua e BRSS (1977) dhe kushtetutat e republikave sovjetike dhe të republikave autonome, si dhe statutet e krahinave autonome. Burim tjetër i rëndësishëm ishin disa dekrete të Presediumit të Sovjetit Suprem të BRSS.

Si burime tjera ishin edhe teoria marksiste dhe veprat e tyre.

 

 

Rëndësia e kushtetutës

Ajo është akt i formimit dhe i formimit dhe i organizimit të shtetit përkatsisht pushtetit politik të tij. Ajo përmban parimet themelore mbi organizimin e shtetit dhe të pushtetit politik.

Në bzaë të saj bëhen autorizimet e organeve shtetërore dhe është bazë e funksionimit të sistemit politik në një vend. Kushtetuta është bazë për realizimin dhe sigurimin e drejtësisë dhe  bazë  për  harmonizimin  e  akteve  të  ndryshme  juridike.  Kushtetuta  proklamon, garanton dhe realizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetasit.

Kushtetuta është mbrojtse ndaj arbitraritetit eventual të organeve shtetërore dhe cdo bartësi të autorizimeve publike.

 

 

 

Kuptimi formal i kushtetutës

Është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi më i lartë shtetrorë sipas procedurës së vecantë. Është ligj themelor, ligj mbi ligjet.

Me kushtetutë rëndom sanksionohet epërsia e normave kushtetuese në raport me të gjitha normat  tjera juridike. Kushtetutën rëndom e miraton organi më i lartë shtetrorë – organi përfaqsues ose organi posaqërisht i zgjedhur për këtë qëllim – kuvendi kushtetues. Ajo  mund  të  miratohet  edhe  nëpërmjet  referendumit  ku  vjen  në  shprehje  sovraniteti popullor.

 

Kuptimi material i kushtetutës

 

Kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilat rregullohen bazat e rendit shoqërorë, shtetrorë e juridik të vendit.

Në teorinë kushtetuese, në kuptimin material kushtetuta kuptohet në mënyra të ndryshe andaj kemi 4 mendime lidhur me këtë:

1) Mendimi i parë – kushtetuta në kuptimin material lidhet me shtetin si një ndër qështjet qensore të materies kushtetuese. Përfaqsues kryesor ishte Georg Jellinek

2) Mendimi i dytë – mbështetet në lidhmërinë e ngusht të kushtetutës me të drejtën

3) Mendimi  i  tretë  – mbështetet  në  lidhmërinë  e  kushtetutës me pushtetin politik përkatsisht institucionet politike

4) Mendimi  i  katërt  –  kushtetuta  në  kuptimin  material  është  tërësi  raportesh  dhe rrethanash reale

 

Kuptimi politik i kushtetutës

 

Në kuptimin politik kushtetuta paraqt deklaracion të proklamuar solemnisht që përmban rregulla për  kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik vecmas në lëminë e lirive dhe të drejtave  të  njeriut.   Përfaqsues   ishte  mendimtari  amerikan  me  prejardhje  gjermane K.Loeëenstein.

Kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilën vendoset rendi i punëve brenda shtetit dhe kosmosit. Këtë mendim e mbështetën Aristoteli, Hegeli ishte mendimi i tyre për kushtetutën.

 

Kuptimi teorik i kushtetutës

 

Është kuptim sintetik që paraqitet të unisojë kuptimin formal, material dhe politik në një unik.

“Me kushtetutë nënkuptohet akti ose dokumenti publik i cili paraqet ligjin themelor dhe më të  lartë  të  një  vendit            i  cili  përcakton  ose  juridikisht  rregullon  mardhëniet  themelore shoqërore-politike  të       atij

vendi sidomos      qështjen      se      formimit,     funksionimit         dhe autorizimeve të pushtetit politik duke vënë njëkohësisht edhe kufijt e aksionit dhe të pushtetit  në  raport  me  shoqërinë  e  sidomos  sferën  e  cila  garanton  integritetin  dhe personalitetitin dhe të drejtat elementare njerzore të cilat njëkohësisht janë edhe mjete për kufizimin e pushtetit.”

 

 

 

Teoria mbi kushtetutat e shkruara dhe jo të shkruara

 

Kjo teori i qaset kuptimit të vetë në mënyrë të njëanshme, duke marrë parasysh vetëm formën e kushtetutës (e shkruar apo jo e shkruar).

Mendimtari  freng  Aleksis  De  Tokvil  duke  trajtuar  qështjen  e  kuptimit  të  formës  së kushtetutës ai erdhi në përfundim se Anglia nuk ka kushtetutë që ishte mendim i drejt i tij. Xhejms Brajs në anën tjetër pohom se Anglia ka “kushtetutë jo të shkruar” e cila flet se popujve të civilizuar nuk iu duhen kushtetutat.

 

Teoria mbi kushtetutat e forta (ngurta) dhe të buta (flexibile)

Mbështetet në kuptimin e kushtetutës në elemente procedurale. Autor i saj ishte Xhejms

Brajsi. Faktorët që ndikojnë që një kushtetutë të jetë e fortë ose e butë jane:

-        Ograni i cili e miraton kushtetutën apo ndryshimin e saj

-        Procedura për ndryshimin ose miratimin e saj

-        Shumica e votave për miratimin e kushtetutës apo ndryshimin e saj

 

Kushtetutat që i miraton dhe i ndryshon organi i posacshëm apo i rregullt, por i miraton sipas procedurës së posacme me shumicë votash konsiderohen kushtetuta të forta. Kushtetutat që i miraton organi i rregullt i cili nxjerr ligje apo sipas procedurës së nxjerrjes së ligjeve konsiderohen kushtetuta të buta.

Teoria mbi kushtetutat e forta paraqitet në SHBA e Freanc

Teoria mbi kushtetutat e buta paraqitet ne Angli.

Kushtetutat reale – konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale në shoqëri.

Kushtetutat  fiktive  –  konsiderohen  ato  kushtetuta  që  nuk  zbatohen në  praktikë,  që fshehin  gjendjen  ekzistuese  dhe  u  shërbejnë  garniturave  në  pushtet  për  ta  maskuar pushtetin e tyre autokrat.

Kushtetutat  reale-programatike  –  quhen  ato  kushtetuta  të  cilat  shprehin  realitetin ekzistues e njëkohësisht përcaktojnë kahet e zhvillimit të mëtejëm.

Kushtetutat          programore-deklarative  –        janë   ato     kushtetuta  të       cilat   merren          me perspektivën dhe synimet e zhvillimit shoqëror në të ardhmen, duke mos e shprehur gjendjen e tanishme.

Nga te gjitha këto më të preferuarat janë kushtetutat relae

 

Vetitë e kushtetutës

 

 

 

1) Së pari – Kushtetuta është ligji themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organi dhe rregullohet procedura e nxjerrjen së ligjeve. Ajo përmban rregulla juridike më të përgjithsuara se ato që përmbajnë ligjet dhe rregullon materie më të gjërë nga ajo që rregullohet me ligje. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore. Është ligj mbi ligjet.

 

2) Së dyti – kushtetuta ka vetinë e aktit më të lartë juridik. Nga kushtetuta buron dhe mbështetet i tërë rendi juridik i vendit. Fuqinë e saj juridike më të lartë e përcakton vet organi kushtetues nëpërmjet kushtetutës.

3) Së treti – kushtetuta ka edhe vetinë e aktit ideo-politik. Ajo është bazë jo vetëm për rregullimin por edhe ndryshimin e mardhënieve shoqërore në një vend.

4) Së katerti – kushtetuta shquhet edhe si akt programor-deklarativ.

 

 

Përmbajtja e kushtetutës

Se cfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta varet nga vullneti i kushtetutdhënësit. Ai është i lirë të caktojë  përmbajtjen, strukturën, vëllimin dhe cështjet tjera që do ti rregullojë me kushtetutë.

Ka raste të rralla kur hartimi i kushtetutës nuk shpreh vullnetin e lirë të kushtetutvënësit si p.sh kur kemi marveshje ndërkombëtare si Kushtetuta e Qipros e cila doli nga marveshja e Dejtonit 1996.

Kushtetuta përmban të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të shtetasit, përjashtim nga kjo ka bërë Kushtetuta e SHBA-ve 1787 për arsye se është bërë skllavërimi i njerzve ku pas 4 viteve ajo u plotësua me 10 amendamente kushtuar kësaj qështje.

Të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar kësaj cështje. Të gjitha kushtetutat përmbajnë   dispozita  kushtuar  pushtetit  shtetëror.  Disa  kushtetuta  përmbajnë  edhe dispozita ligjore.

 

 

Kemi kushtetuta shumë të shkurta (e Tajlandës 1959 me vetëm 30 nene dhe tre faqe text) dhe shumë të vëllimshme (kushtetuta e Indisë 1949 e cila ka 395 nene dhe 9 shtojca me text prej 131 faqesh).

Shumica e kushtetutave përbëhen nga:

-        Preambula dhe

-        Pjesa normative

 

 

 

Preambula (lat.preambulum – hyrje, parahyrje, parathënie)

Gjendet në fillim të kushtetutës dhe është e ndarë nga pjesa normative e saj. Ka rasta kur preambula  futet  në  kushtetutë  në  formë  të  parimeve  themelore  apo  deklaracion  mbi parimet e sistemit të proklamuar.

Preambula zakonisht është e shkurtër dhe koncize. Ajo shpreh bazën ideore dhe qëllimet e hartimit të kushtetutës. Për dallim nga pjesa normative ajo është tërësi kontinuele dhe nuk është e ndarë në nene. Ajo nuk ka efekt juridik. Preambula praktikohet në kushtetutat e miratuara pas revolucioneve, pas luftrave nacional-clirimtare. Preambulën e hasim qysh në kushtetutën e SHBA-ve 1787 por edhe në kushtetutën e Kosovës si vend i tranzicionit

1990.

Pjesa normative – paraqet pjesën qëndrore, gjegjësisht kushtetutën e një vendi. Në të shprehet përmbajtja e tekstit kushtetues. Ajo është e shënuar sipas neneve me numra. Pjesa normative ndahet në pjesë dhe kaptina me përjashtim të kushtetutave të shkurta. Kështu p.sh kushtetuta e SHBA-ve përmban vetëm 7 nene(articles), disa prej tyre janë të gjatë dhe ndahen në nënkaptina të përbëra nga disa aline të shënuara me numra arab. Disa kushtetuta bashkëkohore përmbajnë këto pjesë:

-        Dispozitat e përgjithshme

-        Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit

-        Organin legjislativ

-        Shefin e shtetit

-        Organin ekzekutiv

-        Organin gjyqsor

-        Ndarjen territoriale

-        Vetqeverisjen lokale

-        Mbrojtjen dhe ushtrinë

 

Në kushtetutat e vendeve federative hasim pjesë të vecanta kushtuar njësive federale dhe raportet midis organeve federative dhe njësive federale.

Në praktikën kushtetuese janë të njohur tre subjekte, e në bazë të kësaj tre forma të miratimit të kushtetutës të bazuara në sovranitetin popullor:

 

-        Miratimi i drejtpërdrejt nga populli (referendumi)

-        Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetues dhe

-        Miratimi nga ana e organit të rëndomt (legjislativ) përfaqsues

 

 

 

Menyra e ndryshimit të kushtetutës

 

Pavarësisht  nga  qëndrimi  i  teorisë  tradicionale  liberale  mbi  “pandryshueshmërinë  e

sistemit shoqëroro-politik mbizotron idea e ndryshueshmërisë së kushtetutës. Kushtetutat e vetme që kanë ndaluar ndryshimin e tyre kanë qenë:

-        Kshtetuta e Spanjës 1812

-        Kushtetuta monarkiste e Grecisë 1911 dhe 1952

Disa kushtetuta të tjera kanë ndaluar ndryshimin vetëm të disa dispozitave siq janë:

-        Kushtetuta e Norvegjisë (1814) ruajtjen e sistemit republikan

-        Kushtetuta e Francës (1875) mbron sistemin monarkist

-        Kushtetuta e Italisë (1946) mbron sistemin monarkist

-        Kushtetuta e Turqisë (1961) mbron sistemin monarkist

-        Kushtetuta  e  Gjermanisë  (1949)  ruajtjen  dhe  mbrojtjen  e  regjimit  përfaqsues parlamentar.

 

Me ndryshimin e kushtetutës nënkuptojmë ndryshimin e saj në tërësi pra zëvendësimi i saj me kushtetutë të re ose ndryshimin e saj të pjesshëm (parcial).

Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta:

-        Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutdhënës

-        Nga ana e kuvendit kushtetutvënës

-        Nga ana e organit të rregullt legjislativ

Propozues për ndryshimin e kushtetutës paraqiten:

-        numri i caktuar i deputetve të organit përfaqsues

-        numri i caktuar i zgjedhsve

-        shefi i shtetit

-        qeveria

Procedura për ndryshimin e kushtetutës përbëhet prej dy fazave dhe zgjat më tepër se ajo e nxjerrjes së ligjeve. Kërkohet shumica si 2/3, 3/5 e votave të të gjithë deputetve.

Aktet me të cilat bëhet ndryshimi i kushtetutës janë:

-        Ligji kushtetues

-        Amendamenti kushtetues

Ligji kushtetues praktikohet për ndryshime të vëllimshme të kushtetutës

Amendamenti kushtetues praktikohet kur bëhen ndryshime dhe plotësime të vogla.Ne praktikë na paraqitet edhe ndryshimi faktik i kushtetutës pa u bërë ndryshimi formal nëpërmjet   dokeve   kushtetuese,  interpretimit  të  dispozitave  kushtetuese  nga  ana  e gjykatave. Bëhet edhe me anë të nxjerrjes së ligjeve kundërkushtetuese siq ishte rasti i Kosovës 1989-1990 ku në mënyrë kundërkushtetuese u suprimua autonomia e Kosovës.

Kushtetuta në kuptimin bashkëkohor si akt poliyiko-juridik me fuqi më të lartë juridike është paraqitur  nga fundi i shek. XVII ndërsa shenjat e para i hasim qysh prej shtetit skllavo-pronar.Elementet e para të kushtetutës nga aspekti historik në kuptimin e saj formal i hasim në Grecinë dhe  Romën e vjetër. Aristoteli në veprën e tij “Politika” i pari përdor termin “Politeia”(kushtetuta) në kuptim të një traktati teoriko-politik i cili përveq normave pozitive për rregullimin e polisit përmban edhe ide filozofike mbi thelbin e shtetit dhe së drejtës. Aristoteli bën dallimin mes kushtetutës dhe ligjit- politeia dhe nomoi me të cilin rregullohen cështje sekondare. Duke u nisur nga këto parime më vonë u krijua edhe  kushtetuta e Athinës “Athineon Politeia”.Nën ndikimin e filozofëve grek në Romën e vjetër u paraqit termi “Constitutio” nga e ka prejardhjen fjala  kushtetutë dhe emërtimi i kësaj dege si “E drejtë kushtetuese”. Ky akt nxirrej nga perandori romak.

Termi “Constitutio”  nuk  e  hasim  në  mesjetë  por  në  vend  të  tij  përdoret  termi  “Lex

Fundamentalis”, “Carta”, “Statuto” etj.

Në angli është i njohur Statuti i Guilem Pushtuesit, Magna Charta Libertatum e mbretit Jan Pa Tokë 1215. kjo konsiderohet si “Marveshje kushtetuese” midis mbretit dhe banorëve anglez me të cilin mbreti u garantonte me shkrim feudalëve anglez disa të drejta të cilat deri atëherë i shfrytzonin në bazë të dokeve kushtetuese:

-        Të  drejtën  e  feudalëve  në  harac  të  arsyeshëm  të  caktuar  nga  Kuvendi  i përgjithshëm mbretror e jo nga ana e mbretit

-        Të drejtën e zgjedhjes gjyqsore të kontesteve me mbretin

-        Të  drejtën  e  fuedalëve  në  kryengritje  kundër  mbretit  nëse  nuk  u  përmbahet dispozitave të Kartës etj.

Edhe sot në Angli është pjesë e së drejtës pozitive. Ky dokument është burim i idesë së supermacionit të së drejtës, bazës juridike të pushtetit dhe procedurës juridike të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut e të shtetasit.

Dokumentet më të njohura nga kjo periudhë janë:

PETICIONI MBI TË DREJTAT 1628

LIGJI MBI TË DREJTAT (Bill of right) 1688

HABEAS CORPUS ACT 1690

 

Nga fundi i shek.XVII dhe fillimi i shek.XVIII aketet që përmbanin parime kryesore për të drejtat  e  njeriut  dhe  shtetasit  të  cilat  nuk  mund  të  mohoheshin  nga  ana  e  shtetit emëroheshin si Deklarata. Ndër deklaratat më të rëndësishme ishin

Deklarata e Pavarsisë e miratuar më 4 korrik 1776 në kongresin e dytë në Filadelfi ku nëpërmjet saj 13 koloni vendosën të shkëputen nga Anglia dhe shpallën pavarsinë.

Kjo deklaratë mbështetet në të drejtën natyrore të John Locke dhe konceptin e sovranitetit popullor të Russos.

Këtu eshtë e rëndësishme edhe “Deklarata e të drejtave njerëzore” e Tomas Xhefersonit. Nën ndikimin e këtyre deklaratave, kuvendi freng në bazë të projektit të hartuar nga Abati Sieyes në vitin 1789 miratoi “Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit” ku erdhën në shprehje parimet e Russos dhe Xhefersonit. Deklarata paraqet aktin e parë me karakter kushtetues të cilin e miratoi Kuvendi Popullor Francez. Ajo  përmbante preambulën dhe tekstin normativ prej 17 nenesh. Preambula përmbante dy aline.

Pjesa normative e deklaratës përmban dispozita të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetasit  si  dhe  parime  themelore  lidhur  me  organizimin  e  pushtetit  shtetërorë.  Ajo garanton të drejtën e barazisë, lirisë, pronës, sigurisë, kryengritjes kundër shtypjes, lirinë e mendimit, fjalës, shtypit dhe besimit.

 

Paraqitja e kushtetutave të para të shkruara

Kuptimi i kushtetutës është vepër e demokracisë së qytet-shteteve greke dhe mendimeve të Aristotelit dhe Platonit.

Anglia është vendi i parë ku në vitin 1688 përdoret fjala “Constitutio” në debatin e dhomës së  komunave.   Anglia  ështe  vendi  i  parë  ku  është  paraqitur  dokumenti  i  quajtur “Instrumenti i Qeverisjes” – i cili konsiderohej si kushtetuta e parë e shkruar. Këtë e miratoi këshilli i oficerëve të ushtrisë në krye me Cromëell dhe me të drejtë njihet si kushtetuta e Cromëellit. Ky instrument përmban vetëm 42 nene ku me anë të tij suprimohet monarkia në Angli dhe vendoset republika puritane.

Ajo  përmban  parime  lidhur  me  pushtetin  shtetrorë  ku  vjen  në  shprehje  sistemi presidencial. Cromëelli pasi që ishte në pozitë jo të mirë bëri marrveshje me mbretin dhe feudalët dhe kjo kushtetutë nuk arriti të hynte në fuqi por pati ndikim të madh në përhapjen e idesë së kushtetutës dhe kushtetutshmërisë. Si rezultat i këtij aktiviteti paraqitet edhe kushtetuta e SHBA-ve e cila u miratua në vitin 1787 dhe filloi të zbatohet në vitin 1789 me zgjedhjen e kryetarit të parë amerikan G.Ëashington e cila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në historinë bashkohore.

Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në Francë 1791 e pastaj edhe e dyta e njohur si Kushtetuta e  Montanjarit 1793. këto kushtetuta janë nxjerrë pas revolucionit demokratik borxhez.

Pastaj në vitin 1791 u paraqitedhe kushtetua e Polonisë, Suedisë 1809, Spanjës 1819, Belgjikës 1832, Zvicrrës 1874 etj.

Shkaqet e zbatimit të kushtetutave të shkruara

Me këtë janë marrë teoricien të ndryshëm. Disa mendojnë se në paraqitjen e kushtetutave të para të shkruara në shtetet e Amerikës Veriore ndikim vendimtarë ka pasur tradita e këtyre  vendeve  si  ish   koloni.  Ndikim  dhe  faktorë  tjerë  kanë  qenë  edhe  idetë  e mendimtarëve  të  shek.XVIII  sipas  të  cilëve  normat  duhet  formuluar  në  dokument  të shkruar-kushtetutë dhe ajo të trajtohet si kontratë shoqërore.

Faktorë tjetër që ka ndikuar në zbatimin e kushtetutës së shkruar është qartësia e saj, të cilën nuk kanë mundur ta sigurojnë normat kushtetuese zakonore. Normat zakonore janë interpretuar varësisht nga situata dhe gati gjithmonë në të mirë të mbretit.

 

KUSHTETUTA E SHBA-ve 1787

 

U miratua nga Kuvendi Kushtetues (Constitutional Convenient) në Filadelfi më 17 shtator 1787.  kuvendi  ishte  i  përbërë  nga  përfaqsuesit  e  zgjedhur  në  12  nga  13  shtetet  e pavarësuara të Amerikës.Ajo hyn në fuqi në qershor të vitit 1788 pas ratifikimit nga 2/3 e njësive federale. Prej vitit 1791 kjo kushtetutë është plotësuar më 26 amendamente, 24 prej të cilëve janë në fuqi. Numri i njësive federale është rritur gradualisht dhe sot arrin në 50 sosh. Kjo kushtetutë është e para dhe rëndësia e  saj  qëndron në faktin se miratimi i saj shënon fitoren e sovranitetit popullor dhe se pushteti nuk mund  të jetë i pakufizuar. Hartuesit e kësaj kushtetute kanë arritur të kombinojnë mjeshtërisht idetë e mendimtarëve Locke, Russo, Monteskje.Në këtë kushtetutë është zbatuar sistemi republikan i bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit në formën e tij më të pastër.Bartës i pushtetit legjislativ          është kongresi ku në strukturën e tij vjen në shprehje përbërja federative e këtij shteti. Kongresi përbëhet nga dy dhoma:

-        Dhoma  përfaqsuese  –  si  dhomë  e  shtetasve,  anëtarët  e  së  cilës  zgjedhen drejtpërdrejt  nga  shtetasit me të drejtë zgjedhore sipas parimit “Një shtetas një votë”

-        Senati – si dhomë e njësive federale ku senatorët zgjidhen sipas parimit “Një njësi federale një votë”

 

Bartës i pushtetit ekzekutiv (administrativ) është kryetari i shtetit si organ individual me shumë autorizime duke përfshirë  edhe të drejtën e vetos suspenzive në ligjet e Kongresit. Përgjegjsia e tij është e orientuar nga elektorati e jo nga ana e organit legjislativ.

Bartës         i         pushtetit     gjyqsor        është Gjykata       Supreme SHBA-ve.        Ajo          mborn kushtetutshmëerinë, vlerson pafajshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën. Kushtetuta  e  SHBA-ve  shquhet  nga  racionaliteti  i  saj.  Përpos  preambulës  shumë  të shkurtës ajo ka edhe pjesën  normative prej 7 nenesh dhe për këtë shkak kjo paraqet kushtetutën sot më të vogël në botë.

Kjo kushtetutë edhe pse është mbështetur në sovranitetin popullor dhe të drejtën natyrore ajo nuk ka pasur asnjë dispozitë për sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pse disa vjet më parë ka qenë  miratuar Deklarata mbi pavarsinë dhe Deklarata mbi liritë njerzore (T.Xheferson).

Kuvendi kushtetues që e ka miratuar kushtetutën sipas Carls Biard e kanë përbërë “55 financierë, avoketër, fajdexhinjë, tregtarë robësh dhe skllavopronarë”. Në vitin 1791 miratohen edhe 10 amendamentet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të shtetasit të mbështetura në dy deklaratat e mëparshme. Kjo kushtetutë është e fortë për arsye të pandryshueshmërisë së saj.E drejta  kushtetuese  pozitive  amerikane  gjendet  e  shkruar  në  vendimet  e  Gjykatës Supreme e jo vetëm në tekstin kushtetues.Kjo kushtetutë u miratua nga Kuvendi Kushtetues prej 3-14 shtator të vitit 1791 nën ndikimin e  aristokracisë  së Zhirondinëve.  Këtu  është  arritur  kompromisi mes sistemit monarkist dhe parimit të sovranitetit popullor. Kjo ka qenë kushtetuta e parë e shkruar në Evropë ku në pjesën normative ka caktuar organizimin e shtetit të ri duke u mbështetur në disa parime siq janë:

-        Bazë  e  pushtetit  shtetror  është  sovraniteti  popullor  unik,  i  pandarë  dhe  i pavjetërsueshëm

-        Populli delegon pushtetin e vet në qeverinë përfaqsuese dhe mbretin

-        Pushteti legjislativ i besohet Kuvendit popullor si organ njëdhomsh, ngase populli është një dhe i pandarë

-        Pushteteti ekzekutiv i besohet mbretit, i cili atë e ushtron përmes ministrave dhe nëpunësve tjerë të përgjegjshëm e jo drejtpërdrejt

-        Pushteti gjyqsor iu besohet gjykatave të zgjedhura drejtpërdrejt nga shtetasit për periudhë të caktuar kohore

-        Zbatohet gjykata e posacme për gjykimin e ministrave

-        Mbretit i ndalohet emrimi i ministrave nga radha e deputetve në Kuvend etj.

 

Pasi ishte miratuar pas Deklarates mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit në preambulën e vet ka marrë në tërësi deklaratën në fjalë.

Kjo kushtetutë ishte në fuqi deri në vitin 1792 kur u suspendua nga mbreti

 

 

 

KUSHTETUTA E FRANCËS 1793 (E MONTANJARIT)

 

Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi (Konventi) i zgjedhur përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta të  përgjithshme. Pas miratimit nga kuvendi ate e vërtetoi populli përmes referendumit. Në përmbajtjen e saj kanë ndikuar Jakobinës krahu i majt i borxhezisë së mesme, andaj njihet edhe si Kushtetuta e Jakobinëve.Edhe pse nuk ka hyrë në fuqi ndikimi i saj ka qenë i pranishëm sidomos gjatë dhe pas revolucionit freg  të vitit 1848. me këtë kushtetut për herë të parë në Francë zbatohet sistemi republikan.

Pushtetin ekzekutiv e ka bartur trupi i posacëm i Konventit – Komiteti i shpëtimit publik. Kushtetuta përmban preambulën në të cilën përfshihet Deklarata mbi të drejtat…., si dhe pjesën normative të emruar “Akti Kushtetues” që përmban 124 nene.

Kjo kushtetutë  rregullon  modelin  monarkik  kushteutes  parlamentar.  Sipas  saj  i  tërë pushteti  del  nga  populli  që  dmth  ishte  moarki  e  kufizuar  e  mbështetur  në  sistemin parlamentar klasik. Pushteti shtetror, i mbështetur në parimin e ndarjes së pushtetit ndahej në ate:

-        Legjislativ

-        Ekzekutiv

-        Gjyqsor

Pushtetin Legjislativ – e ushtrojnë së bashku organi përfaqsues dy dhomësh dhe mbreti. Pushtetin Ekzekutiv – e ushtron mbrei nëpërmjet ministrave që i emron vet

Pushtetin Gjyqsor – e ushtrojnë gjykatat

Me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1970, Belgjika ndalet në 4 regjione:

a) Freng

b) Gjerman c)  Holandez

d) Bruxeli si regjion 2 gjuhsor

Këtu punojnë dy grupe të ndara gjuhsore Frenge dhe Holandeze dhe njëri prej tyre mund të jetë i paknaqur me 2/3 e votave mund të bllokoj nxjerrjen e ligjit nga ana e parlamentit.

 

KUSHTETUTA E ZVICRRËS 1874

Kjo kushtetutë është karakteristike si kushtetuta e shtetit të parë federativ në Evrop. Edhe pse është emruar si Kushtetutë e Konfederatës ajo në fakt Zvicrrën e organizon si shtet federativ me elemente centraliste.

E ndryshuar dhe plotësuar gati 100 herë kjo kushtetuë sbashku me ndryshimet dhe plotësimet është në fuqi. Përmban preambul të shkurtër e koncize ku pasqyrohen qëllimet që duhen arritur.

Teksti normativ përbëhet nga 173 nene dhe ndahet në tre pjesë:

a) Dispozitat e përgjithshme b)  Organet Federative

c)  Ndryshimi i kushtetutës federative

Federata (konfederata) zvicerrane përbëhet nga 23 kantone dhe 3 gjysëmkantone. Nga aspekti i  federalizimit kushtetuta e Zvicrrës shquhet nga sovraniteti burimor mi njësive federale e jo i pushtetit federativ siq është rasti me federatat tjera.

Organizimin e pushtetit në Zvicërr kjo kushtetutë e mbështet në parimin e unitetit të pushtetit.  Duke  e  shpallur  Kuvendin  Federativ  si  organ  më  të  lartë  të  pushtetit  në konfederat, me kushtetutë zbatohet sistemi i kuvendit (konventit) si formë e organizimit të pushtetit, sistem ky i ndryshëm nga ai presidencial dhe parlamentar.

Ndryshimi i kushtetutës bëhet nga ana e Konventit dhe me referendum të detyrueshëm.

Kjo kushtetutë është miratuar nga Kuvendi i përbërë shumica e të cilëve ishin Monarkist. Kjo kushtetutë mbeti në fuqi deri në vitin 1946.

Kushtetuta e vitit 1875 ka qenë e përbërë nga tre ligje kushtetuese (jo si text unik i kodifikuar):

-        Ligji mbi organizimin e pushtetit publik

-        Ligji mbi organizimin e Senatit

-        Ligji kushtetues mbi raportin e pushteteve publike

 

Që të tri ligjet kanë patur vetëm 33 nene. Këtu kemi braktisjen e sistemit monarkist parlamentar dhe zbatimin e sistemit republikan në Francë. Kjo kushtetutë u miratua me shumicë vetëm prej 1 vote dhe ate nga një deputet monarkist.

Organi legjislativ ishte Kuvendi Kombëtarë i përbërë nga Dhoma përfaqsuese (deputetët zgjedheshin në zgjedhje të drejtpërdrejta) dhe Senati (mbizotronin monarkistët) si dhoma të barabarta.

Bartës të pushtetit ekzekutiv ishn kryetari i Republikës dhe qeveria. Kryetari zgjidhej nga Kuvendi  Kombëtar me mandat 7 vjeqar. Ai kishte të drejtë të vetos suspenzive në ligjet dhe aktet e Kuvendit dhe kishte të drejtë ta shpërndaj Dhomën e përfaqsuesve me pëlqimin e senatit. Ai emron ministrat. Të gjitha aktet e tij bashkshkruheshin nga ministri kompetent. Qeveria përgjigjej para kuvendit kombëtar.

Pushtetin gjyqsor e ushtronin gjykatat si organe të pavarura

 

 

 

 

KUSHTETUTA E VAJMARIT 1919

 

Është ndër kushtetutat më tipike liberale demokratike e miratuar në këtë kohë. Kjo është emruar sipas qytetit në të cilin është miratuar. Me të është suprimuar monarkia dhe është zbatuar sistemi republikan, duke e ruajturstrukturën federative të Gjermanisë si federatë klasike.

Kjo kushtetutë  shpall  Kuvendin  (parlamentin)  organ  më  të  lartë  të  pushtetit  të  cilit  i përgjigjen Qeveria dhe Shefi i shtetit. Kjo kushtetutë përcakton se të drejtat e shtetasve janë të drejta kushtetuese dhe se askush nuk mund tua heq apo tua ndryshoj përveq me ndryshimin e kushtetutës. Kjo është  kushtetuta e parëku përveq të drejtave politike e personale,  zbatohen  edhe  disa  të  drejta  sociale-ekonomike  të  shtetasit.  Kjo  zbaton konceptin solidar të pronës private.

Kuvendi ka mundur të nxjerr dispozita me të cilat autorizohet shefi i shtetit që në raste të jashtzakonshme të nxjerr “dekretligje sipas nevojës” me të cilat mund ta emroj përkohsisht kryetar qeverie dhe personin i  cili  nuk fiton shumicën e Kuvendit, ose mund të nxjerr dekret ligje sipas të cilave mund të suprimohen të drejtat e shtetasve të garantuara me kushtetutë.

Kështu ka vepruar Heidenbergu kur e ka vënë në pushtet Hitlerin i cili pas forcimit të pushtetit ka likuiduar kushtetutën dhe ka shpallur diktaturën fashiste.

 

 

Pas revolucionit të tetorit të vitit 1918 ëshët miratuar kushtetuta e parë socialiste në historinë e kushtetutshmërisë kushtetuta e RSFRS – kushtetuta e Leninit.Sipas sa “Organet lokale janë organet më të larta të pushtetit në territorin e tyre”.Pas formimit të BRSS në vitin 1924 miratohet kushtetuta e parë federative më të cilën vërtetohet formimi i shtetit sovjetik federativ.

Në vitin 1936 emrohet kushtetuta e dytë sovjetike e njohur si “Kushtetuta e Stalinit” ngase ai ishte në krye të komisionit për hartimin e saj. Kushtetuta e BRSS e vitit 1936 ishte në fuqi deri në vitin 1977 kur u zëvendësua me të ashtuquajturën “Kushtetuta e Brezhnjevit” Kushtetuta e 1936 është e njohur për nga sistemi centralist i pushtetit dhe roli udhëheqës i partisë në qeverisjen e shoqërisë. Kështu zhdukën edhe disa zgjedhje nga kushtetuta e BRSS-s lidhur me vetqeverisjen lokale si bazë mbi të cilën është  ndërtuar sovraniteti popullor dhe piramida e organeve shtetrore.

Ndikimi  i  kësaj  kushtetute  si  dhe  i  BRSS  dhe  Stalinit  në  kushtetutat  dhe  vendet  e mëvonnshme ka qenë mjerisht shumë i madhë duke e zbatuar centralizmin si sistem të qeverisjes dhe totalitarizmit shtetror si ideologji e praktik.

 

KUSHTETUTA E ITALISË 1948

Është  miratuar  pas  ngadhnjimit  të  forcave  demokratike  mbi  fashizmin në  Itali.  Ajo  u miratua nga Kuvendi Kushtetues më 1948.

Rëndësia e saj qëndron në fakin e likuidimit të fashizmit dhe “Kushtetutshmërisë” se Musolinit  suprimohet  monarkia  dhe  vendoset  republika  parlamentare.  Kjo  kushtetutë garanton liritë personale , të drejtat kulturore, socialo-ekonomike dhe politike të shtetasit dhe njeriut.

Parlamenti është organi legjislativ i përbërë nga dy dhoma me mandat 5 vjeqar i cii zgjidhte kryetarin e Republikës kurse qeverinë e zgjedh kryetari i republikës.

Gjykatën kushtetuese e zgjedh parlamenti, ndërsa kryetari e kryeson mbledhjen e këshillit suprem të magjistraturës.

Kryetari ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin të kthej ligjet në rishqyrtim dhe ka të drejtë të vetos suspenzive.

Në  bazë  të  kësaj  kushtetute  Italia  shquhet  nga  decentralizimi  administrativ  dhe regjionalizmi. Ajo ndahet në 5 krahina që kanë autonomi politiko-territoriale.

Njihet si kushtetuta e De Golit ngase u miratua nga ai si krytar i Republikes përmes referendumit. Projektin e saj e kishte paraqitur Qeveria e jo parlamenti. Në këtë kushtetutë është  zbatuar  një  sistem  i   ri   gjysmëpresidencial.  Ky  sistem  përforcohet  nga  një amendament i miratuar me referendum në vitin  1962 ku kryetari i Republikës zgjidhej drejtpërdrejt e jo nga parlamenti.

Në  preambulën  e  shkurtër  prej  dy  alineve  dhe  një  neni  vërtetohet  besnikria  ndaj

deklaratës mbi të drejtat….1789.

Kryetari  i  Republikës  paraqitet  organ  qëndror  ku  në  bazë  të  nenit  5  ai  siguron kontinuitetin e shtetit, garanton sovranitetin kombëtarë, integriteitin territorial dhe zbatimin e marrveshjeve ndërkombëtare. Kryetari emron kryeministrin, anëtarët e qeverisë, kryeson mbledhjet e Qeverisë, nxjerr disa akte  ka të drejtëmn e vetos, shpërndan parlamentin. Ai përgjigjet vetëm në rast tradhtie ndaj vendit.

Qeveria  udhëheqë  politikën  e  vendit  apo  disponon  me  administratën  dhe  forcat  e armatosura,  ajo  është  nismëtare  për  nxjerrjen  e  ligjeve  nga  ana  e  parlamentit,  ajo përgjigjet vetëm para Kuvendit Kombëtarë e jo para Senatit si dhomë e dytë.

Parlamenti përbëhet nga dy dhoma:

-        Kuvendi Kombëtarë

-        Senati

Kuvendi kombëtarë zgjidhet drejtpërdrejt me mandat 5 vjecar sipas parimit “Një njësi zgjedhore, një deputet” me numër prej 26.000-180.000

Senati zgjidhet në mënyrë të tërthort. Parlamenti ka të drejtë të autorizojë Qeverinë për të rregulluar disa cështje nga fushveprimi legjislativ.

Organ për mbrojtjen e kushtetutshmërisë është Këshilli Kushtetues

 

Marre nga  Faqja http://valonhasani.do.am/Ed.Kushtetuese-I-.pdf

Shënim I Stafit I DrejtesiaShqiptare.com:

E drejta e autorit mbetet i  autorit të punimit . Opinionet e shprehura  dhe studimet  juridike  e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës  qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se  shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikon dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese  rreth  së  drejtës  së autorit ne publikimet e ketij website,  është I lutur  te dërgoje një email  tek kontakt@drejtesiashqiptare.com.  Ne do ta  shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për  të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni  të drejtën  e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

thirteen − eleven =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles