Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: akti

Roli dhe Rëndësia e Pushtetit Gjyqësor parë në këndvështrimin kushtetues shqiptar-Admir Belishta

Scales-of-Justice_iStock_Feature

Parimi themelor ku bazohet veprimtaria e shtetit shqiptar është “e drejta” Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e miratuar në dt.28.11.1998, duke qenë akti themeltar me fuqinë juridike më të lartë i shtetit shqiptar, parashikon në nenin 7 të saj se: “Sistemi i Qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Kjo dispozitë kushtetuese sanksionon si një pushtet të pavarur edhe pushtetin gjyqësor. Ky pushtet ushtrohet vetëm nga gjykatat dhe ka si mision të tij kushtetues dhënien e drejtësisë. Legjislacione të ndryshme kushtetuese rolin dhe rëndësinë e pushtetit gjyqësor e kanë lidhur ngushtë me sistemin kushtetues që ata kanë zgjedhur. Në këtë kuptim edhe kushtetuta shqiptare rolin dhe rëndësinë që ka pushteti gjyqësor e ka parë nisur nga sistemi kushtetues, sipas të cilit vendi ynë Republikë Parlamentare. Kështu në një kuptim më praktik, pushteti gjyqësor në vendin tonë nëpërmjet dhënies së drejtësisë kryen dy funksione thelbësore, së pari: Ndëshkon personat shkelës ndaj ligjit (personat të cilët kanë konsumuar vepra penale) dhe së dyti: Zgjidh konfliktet e ndryshme juridike civile. Nëse një mosmarrëveshje përbën objekt të një konflikti gjyqësor, kjo do të thotë, që të gjithë palët “ulin armët” dhe ia besojnë zgjidhjen personave të cilëve kushtetuta dhe ligji u ka atribuar që në Emër të Republikës të japin drejtësi.

 Në pjesën e nëntë të kushtetutës, në nenet 135 – 147 të saj gjejnë rregullim kushtetues “Gjykatat”. Sipas këtyre parashikimeve Pushteti Gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë apo të Rretheve Gjyqësore, të cilat krijohen me ligj. Në këtë kuptim sistemi ligjor shqiptar njeh gjykimin dy shkallësh, i cili nënkupton që gjykata fakti janë vetëm Gjykatat e Shkallës së Parë ose të Rretheve Gjyqësore, që në Shqipëri janë 23 të tilla, si dhe Gjykatat e Apeleve që janë 7 të tilla.

KUPTIMI DHE VLERA E KUSHTETUTËS-ALDI KAÇI

kushtetuta

Megjithese kane kaluar 14 vjet, mendimi mbizoterues qe besoj ne kenaq te gjitheve, eshte se kushtetuta shqiptare, mbetet nje dokument solid me vlera te te pakundershtueshme, e cila i ka sherbyer ngritjes dhe funksionimit te institucineve te shtetit shqiptar. Por jo vetem kaq, kushtetuta,eshte ligji themeltar i shtetit qe shpreh parimet themelore te sistemit juridik dhe politik.Dokumenti qe percakton normat themelore, strukturen dhe funksionet e organeve kryesore te shtetit.

Kushtetuta eshte shprehje e vullnetit te sovranit, me vlera te pergjithshme ne rregullimin e marredhenieve baze te shtetasve me shtetin. Ajo eshte konsideruar  nje “kontrate” qe lidhet midis shtetasve dhe perfaqesueve te tyre, por konstitucionalistet ne doktrine, kane dhene  termin e  kushtetutes ne kuptim material dhe ne kuptim formal qe shpesh herë nuk përputhet me realitetin. Me kushtetutë në kuptimin material nënkuptojmë sistem (tërësi) të parimeve dhe normave themelore (të shkruara ose të pashkruara) në të cilat rregullohen marrëdhëniet themelore të shtetit dhe shoqërisë.Georg Jelinek[1]shprehet se kushtetuta  duhet te permbaje normat dhe rregullat lidhur  me organizimin e funksionimin e pushtetit shteterore , sidomos te  organeve te larta shteterore,si dhe raporti midis ketyre organeve. Austriaku Hans Kelzeni  eshte i mendimit se Kushtetuta ne kuptimin  material, perfshin ato rregulla  me te cilat  caktohen kompetecat dhe rregullohen procedurat  per nxjerrjen  e akteve te pergjithshme normative. Kushtetutë në kuptim formal (nocion formal) është dokument i shkuar me fuqi më të lartë juridike e sjellë nga organi përfaqësues i cili është bartës i pushtet ligjvënës ose nga organ special kushtetues, me procedurë të veçantë (më të ndërlikuar) nga ajo sipas të cilës sillen ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera.

Të drejtat dhe detyrat e Avokatit

gjykata2

Ligji për profesionin e avokatit është tashmë akti themeltar që udhëheq administratën e Dhomes Kombetare te Avokatise drejt praktikave më të mira, bashkekohore dhe një transformimi organizativ, ku marrin përparësi shërbimet ndaj avokateve dhe aplikanteve per avokat,dhe një sistem efikas apelimi. Ky ndryshim rrënjësor nuk ndodh brenda një dite, por themelet janë hedhur dhe në mënyrë të qartë dhe të pakthyeshme po punohet drejt një sistemi bashkekohor model. Partneriteti i ri me avokatat aktive mundëson më shumë bashkëveprim kërkon njohje dhe zbatim me ndershmëri të të drejtave dhe detyrimeve nga të dyja palët.

Çdo Avokat ka të drejtë që të marrë falas informacion për legjislacionin aktual dhe ndihmë për zbatimin e tij, nga administrata e Dh.k.a.

  • Administrata e Dh.k.a. ka për detyrë që të informojë anetaret e saj per përmbajtjen, rolin dhe rëndësinë e legjislacionit te fushes.
  • Departamenti i Shërbimit dhe Regjistrimit të asistenteve per avokat pranë Dh.k.a. në Shqipëri, ka rolin e informimit dhe të ndihmës për te gjithe aplikantet nëpërmjet materialeve informative, duke përdorur të gjitha mjetet e komunikimit masiv dhe individual.
  • Komunikimi zyrtar me anetaret e dhomave dërgohet në adresën e deklaruar prej tij dhe numurin personal te telefonit të shënuar në regjistrin e avokatit .

 

Sistemet e drejtesise administrative- Av. Mentor Bimi

a.    Drejtësia administrative

Nevoja e kontrollin gjyqësor të veprimtarisë administrative, rrjedh nga parimi i shtetit te së drejtës, udhehequr ky i fundit nga parimi që të të drejtat subjektive të qytetarëve duhet të jenë të mbrojtura, jo vetëm kundrejt personave të tjerë, por dhe kundrejt administratës publike.

Duke qenë se shteti i së drejtës, njihet si postulati themelor për organizimin e shtetit, parimi i ndarjes së pushteteve, që në kuptimin absolut, ashtu sic ishte konceptuar ne fillimet e të drejtës publike moderne, do sillte për rrjedhojë që pushteti gjyqësor nuk mund dhe duhet të shtrije pushtetin e vet mbi veprimtarinë administrative, gjë që do ndërhynte në fushën e rezervuar pushtetit ekzekutiv.

Në realitet parimi i ndarjes së pushteteve, nuk përben pengesë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive te individit kundrejt veprimtarisë administrative, kur të dy pushtetet limitohen në kufijtë e sanksionuar në kushtetutë ; por lind problemi si mundet që një pajtohet me parimin e ndarje së pushtetit, e drejta që i rezervohet gjykatësit për të anuluar aktin administrativ, por kjo mund të justifikohet me me disa hipoteza: vendosjen në vend të të drejtave subjektive të shkelur nga akti administrativ, është e nevojshme të eliminohen masat e marrë nga një organ administrativ. Por kontrolli gjyqësor mbi veprimtarinë administrative konsiderohet si ndërhyrje e gjykatave në sferën e rezervuar administratës publike.

 

Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar.

Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar konsiderohet si nje mjet ideal per aktivizimin e sipermarrjeve te vogle e te mesem. Shpk dallohet per thjeshtesine e saj, por nje pozite te sigurt per ortaket, dhe kane nje subjekt me natyre hibride. Shpk nuk eshte nje forme shoqerie e afte te mbledhe sasi te medha kapitali & as te emtoje letra me vlere.

Kushtet thelbsore te ekzistences se nje shpk.

Objekt I aktivitetit: shpk mund te ushtroje lirisht cdo aktivitet te ligjshem duke respektuar kufizime te ndryshme qe ushtron legjislacioni ne fuqi.

Numri I ortakeve: shpk mund te themelohet me nje ose sjume ortake.

Kapitali themeltar: vlera minimale e kapitalit te shpk eshte 100000 leke. Kapitali ndahet ne pjese te barabarta, vlera e te cilave eshte jo me e vogel se 1000 leke. Pervec ketij rregulli, ligje te tjera qe rregullojne aktivitete te ndryshme, percaktojne here pas here nje kapital themeltar me te madhe per te ushtruar aktivitetin. Kapitali themeltar I shpk nuk mund te bjere me poshte se niveli qe percakton ligji. Kapitali themeltar eshte garancia me reale e kreditoreve per kredite qe ata kane dhene shoqerise. Pjesa e kapitalit themeltar konsiderohet dhe rezerva e domosdoshme, dhe kjo rezerve eshte e detyrueshme per shpk. Kapitali themeltar I shpk mund te perfaqesohet nga kontribute ne para dhe ne natyre.

Importi i makinave, dokumentet që ju duhen

Çdo qytetar që kërkon të importojë një makinë nga jashtë, tashmë pranë doganës do të duhet të paraqesë vetëm dy dokumente dhe të bëjë pagesën e TVSH-së.Formula që zbatohej më herët për importin e makinave të përdorura dhe që rriste detyrimet që duheshin paguar, tashmë është shfuqizuar dhe ligji i ri zeron këtë pjesë të detyrimit.

Eutanazia dhe debati ligjor per legalizimin e saj-Leticja Lekaj

Diskutimet mbi eutanazinë përbëjnë sot nje debat të hapur për shumë shoqëri demokratike. Përplasje idesh dhe mendimesh mes sitemesh dhe vlerash të ndryshme juridike, te cilat detyrimisht të vënë përpara një zgjedhjeje. Kush duhet të ketë përparësi, e drejta e jetës, apo e drejta për të zgjedhur vdekjen? Ose e thënë ndryshe, a ka cdo person të drejtën, ose a është ai i lirë për te vendsour vetë për të vdekur ose për të bërë vetëvrasje? Dhe në rast se po, a e ka ai të drejtën ligjore dhe morale për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga persona të tjerë në kryerjen e një veprimi të tillë? Janë pikërisht këto problematika që do të trajtohet dhe qëllimi i kësaj kumtese është të japë një pasqyrë të plotë të legjislacioneve të shteteve të ndryshme të cilat e kanë legalizuar eutanazinë, si dhe ato që janë plotësisht kundër, duke iu referuar edhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut.

Lindja Dhe Zhvillimi Historik I Kontrollit Te Gjykates Mbi Hetimet Paraprake- Anila Karanxha

Për herë të parë në historinë e njerëzimit në Kartën e Madhe të Lirive (Magna Carta Libertatum) të vitit 1215 të shpallur në Angli nga mbreti Johani pa tokë (John Lackland) është parashikuar kompetenca e gjykatës për të vendosur në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të personit, si dhe marrjen e pasurisë së tij .Në pikën 39 të kësaj karte ishte përcaktuar se:“Asnjë njeri i lirë nuk do të arrestohet dhe nuk do të burgoset, ose të privohet nga pasuria….përveçse në bazë të një vendimi të ligjshëm dhe në bazë të ligjit”. Po në Angli në vitet e mëpasme janë nxjerrë disa akte të cilat njohin dhe garantojnë lirinë personale të personit nga arrestimet të cilat janë  “Peticioni mbi të drejtat” (Petition of Rights) në vitin 1628, Habeas Corpus Act  i vitit 1679 dhe Ligji mbi të Drejtat (Bill of Right) i vitit 1689.Peticioni mbi të Drejtat në dallim nga Habeas Corpus Act  ka karakter deklerativ prandaj në teorinë juridike nuk i kushtohet shumë rëndësi. Habeas Corpus Act ka karakter të detyrueshëm, ajo saktëson raportin midis policisë dhe gjykatave, duke zhveshur policinë nga një sërë funksionesh  gjyqësore të cilat i ushtronte deri në këtë kohë .

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?