Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: ankesa

Jurisdiksioni i gjykatave në kontestet pronësore- juridike- Sylejman Nuredini

Siç dihet mirëfilli, tashmë me miratimin e ligjeve procedurale dhe nga e drejta materiale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është rumbullaksuar baza ligjore që përbëjnë boshtin kurrizor për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave subjektive të titullarëve  të  pronësisë.  Këto  dispozita  ligjore  materialo-juridike  dhe  formalo- juridike që  përbëjnë  boshtin kurrizor për mbrojtjen e të drejtave subjektive, të cenuara apo të rrezikuara e në veçanti të së drejtës së pronësisë e që është një ndër institutet me të  rëndësishme, të së drejtës civile janë: Ligji i Pronësisë dhe i të drejtave  tjera  sendore,   Ligji  për  krijimin  e  një  Regjistri  për  regjistrimin  e paluajtshmërive,  Ligjt  i  Gjykatave,  Ligjit  të  Procedurës  kontestimore,  Ligji  i Procedurës Përmbarimore, Ligji  për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut nr.2006/50 për zgjidhjen e kërkesave për pronën e paluajtshme, private, bujqësore dhe komerciale,  Rregullorja  e  UNMIK-ut  2006/50  për  zgjidhjen  e  kërkesave  për pronën e paluajtshme, private bujqësore dhe komerciale. Për të bërë zbërthimin dhe shkoqitjen   e    jurisdiksionit   të   Gjykatave   duhet trajtuar   edhe   Urdhëresën Administrative nr. 2007/5 për implementimin e rregullores së cituar duke i pëfshire edhe aneksin nr.1 dhe aneksin nr.2.

Me Ligjin për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2006/50 për zgjedhje  e kërkesave pronësore të pronës  së paluajtshme  private duke përfshirë edhe atë bujqësore   dhe   komerciale   dhe   me   Urdhëresën   administrative   nr.   2007/5 parashikohen kompetencat e Agjncionit Kosovar të Privatizimit dhe rrjedhimisht te Kolegjit   Ankues te  Gjykatës  Supreme  për  vendimet  e  ankimuara  të  këtij Agjencioni ,për zgjidhjen e atyre kërkesave pronësore dhe atë:

Si të bëni një ankesë te Avokati i Popullit ?

Çdo individ mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit në mënyra të ndryshme. Megjithatë, rekomandimi i Zyrës është që ankesa të paraqitet me shkrim, duke përshkruar problemin kryesor dhe bashkëngjitur dokumentet, me anë të të cilave ankuesit bazojnë pretendimin e tyre. Jo rrallë, biseda me ankuesin është e nevojshme për t’a paraqitur siç duhet rastin që shqyrtohet, veçanërisht kur ai është i komplikuar dhe kërkon shumë shpjegime.

Kur nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit?

Në bazë të nenit 25 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, janë jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura. Te përjashtuar nga juridiksioni i Avokatit te Popullit janë gjithashtu Presidenti i Republikës dhe Kryeministri. Pra, nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit kundër Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?