Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: juridik

Padite-Romina Kali

1181229_1avocats

Që në fillimit e njerëzimit, ekzistonte mbrotja, por  atëhere konsiderohej si fenomen shoqeror dhe jo si fenomen juridik, pra mbrojtja nuk ishte juridike. Supozojmë se edhe vetëmbrojtja që ndërmerrte nje individ për mbrojtjen e një sendi si pjese e natyres ,ndaj te cilit sillej si ndaj sendit si ndaj personave te tretë, edhe pse ajo ishte një fenomen shoqëror ajo nuk përfaqësonte një fenomen të mirëfilltë juridik. Vetëmbrojtja në fillim, nuk ka mundur të jetë një mbrojtje juridike dhe marrëdheniet shoqërore nuk ishin marrëdhënie juridike.

Më pas, me zhvillimet e metëjshme ekonomiko-shoqërore,me sjelljen e individit  ndaj sendeve të përbashketa si sende te veta,pushteti faktik i tij ndaj nje sendi shndërrohet në pushtet juridik,në të drejtë. Ato masa qe konsideroheshin si jo juridike,shndërrohen tashme në mjete juridike për mbrojtjen e të drejtave të tij ndaj sendeve. Këto mjete juridike tani marrin një formë të caktuar,përmbajtje e karakter adekuat krahas zhvillimit të caktuar të marrëdhënive shoqërore. Mbrojtja private,e parregulluar juridikisht  shndërrohet  në mbrojtje juridike ,te  rregulluar juridikisht.[1]

Kuptimi, llojet e masave edukative ndaj të miturve sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur të Kosovës- Fadil N. Heta*

155861_4718369644450_399968774_n

Masat edukative përfaqësojnë llojin kryesor të të gjitha masave dhe dënimeve që mund të shqiptohen ndaj kryerësve të mitur të veprave penale në Kodin e drejtësisë për të mitur të Kosovës,janë pikërisht masat edukative.Kjo arsyetohet nga fakti se me këto masa mundësohet që të ushtrohet rehabilitimi,mbrojtja,ndihma dhe edukimi ndaj  të miturve,madje në të shumtën e rasteve pa i izoluar nga mjedisi i deri atëhershëm familjar dhe shoqëror. [1]

E drejta e autorit mbi veprën artistike-Adriana Murrizi*

2367111-445766-juridical-concept-selective-focus-on-metal-part-toned-f-x

Njeriu duke jetuar brenda një materie, brenda një shoqërie njerëzore të mbushur me mendime dhe ide të lira, situata dhe veprime i krijohen brenda vetes përshtypje. Lind dëshira për t’i mbledhur, shpjeguar, klasifikuar, për të formuar me to koncepte të ndryshme dhe së fundmi për t’i shprehur, duke i dhënë një trajtë të caktuar. Nëpërmjet kësaj pune intelektuale ai arrin në një sintezë te përshtypjes, në një unitet të përmbajtes dhe formës tek vepra. Për të transmetuar këtë realitet te të tjerët,autori e ka të nevojshme ta veshë atë me një material të caktua,në mënyre që të ngacmojë perceptimin shqisor të të tjerëve.Bashkëjetesa në vepër e elementit shpirtëror të brendshëm dhe trupëzimit të tij në një material të caktuar, kanë ngacmuar prej kohësh rregullimet ligjore ndërkombëtare.

E drejta për informim si e drejtë themelore e njeriut-Besmir Billa

right-to-information30

 Ky punim diplome ka të bëjë me trajtimin e të drejtës për informim si një nga të drejtat  themelore të individit. Kam zgjedhur të trajtoj këtë temë sepse përbën interes të veçantë për mua si dhe për juristë të tjerë një studim i hollësishëm i kësaj të drejte.Studimi i të drejtës për informim është i rëndësishëm dhe për faktin se në bazë të së drejtës për informim, individët informohen dhe për të drejta të tjera. Informimi i individit për të drejtat e tij, i jep mundësi që të mbrojë në rrugë ligjore në rast se i cënohen këto të drejta. Për të kuptuar më mirë  mjafton që të kujtojmë kohën e regjimit socialist, në të cilën shumë të drejta nuk i njihnim. Një ngjarje e rëndësishme ishte ndryshimi i sistemeve, në të cilën shteti ynë filloi përpjekjet për tu përshtatur me kulturën e shteteve demokratike. Si rezultat i këtyre përpjekjeve përshtatëse, ishin miratimi i një sërë ligjeve që e vinin theksin tek mbrojtja e te drejtave të njeriut. E drejta për informim u parashikua për herë të parë në ligjinnr.7692, datë 31.3.1993 “për dispozitat kryesore kushtetuese” i cili shërbeu si Kushtetutë e përkohshme, për tu parshikuar më pas në Kushtetutën e  vitit 1998.Vetëm në vitin 1999 (e drejta për informim) u rregullua nga një ligj i posaçëm, ligjinr.8503,datë 30.06.1999“për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare”.

Ndonëse Shqipëria ishte ndër vendet e para në ballkan që miratoi një ligj të tillë, ajo mbetet ndër vendet e fundit përsa i përketlirisë së informimit. Për të drejtën e informit është shkruar mjaft pak, dhe nuk është punuar në mënyrë serioze nga organet e administratës publike, duke e parë rëndësinë e madhe që ka kjo për individët.

Kushtetuta dhe Konventa e Armëve Kimike-Agron Alibali*

ALeqM5irzA7owqTp9wwM3mmJlZZQVLzlPg

Debati publik lidhur me mundësinë e prurjes dhe shkatërrimit në Shqipëri të arsenalit kimik sirian ngre pyetje lidhur me Konventën e Armëve Kimike dhe raportit të saj me Kushtetutën e Shqipërisë.  Konventa e Armëve Kimike hyri në fuqi në 29 prill 1997 dhe pikërisht atë muaj të vështirë u ratifikua edhe nga Shqipëria. Konventa kurorëzoi përpjekjet shumëvjeçare për kufizimin dhe shkatërrimin përfundimtar të armëve kimike në rruzullin tokësor. Provë e rëndësisë dhe gjithëpranimit të saj është edhe fakti se vetëm 6 shtete në botë nuk e kanë ratifikuar ende atë, dhe pikërisht Izraeli, Birmania, Egjipti, Angola, Koreja e Veriut dhe Sudani i Jugut. Këtu natyrisht nuk numërohet Kosova, që me siguri do ta ratifikojë atë menjëherë sapo të vijnë rrethanat e duhura.

Konventa parashtron detyrime të përgjithshme ndaj shteteve anëtare, ku themelor është shkatërrimi i plotë dhe i verifikueshëm i impianteve të prodhimit si dhe i armëve kimike brenda 10 vjetësh nga hyrja e saj në fuqi, me mundësi shtyrjeje [Neni4.6 dhe 5.8]. Konventa i dha jetë edhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike [ONAK], me qendër në Hagë, e cila fitoi sivjet çmimin Nobel të Paqes, dhe që mbahet me kontributet financiare të të gjitha shteteve anëtare.

Kur duhet të ankoheni tek Avokati i Popullit ?

Çdo person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur nga një akt, veprim ose mosveprim i organeve të administratës qëndrore e vendore apo të ndonjë organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të paraqesë një ankesë, kërkesë apo njoftim tek Avokati i Popullit.Avokati i Popullit ruan të fshehtë identitetin, nëse e sheh të arsyeshme, apo nëse kjo kërkohet nga personi që bën ankesën, kërkesën apo njoftimin. Ai gjithashtu mundet që, për raste të veçanta të bëra publike, të fillojë procedurën e shqyrtimit me nismën e vet, por duke marrë më pas edhe pëlqimin e të interesuarit apo të dëmtuarit. Avokati i Popullit mund të mos kërkojë pëlqimin e palës që synon të mbrojë, vetëm në rastet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të personave me aftësi të kufizuara si dhe për çështje që prekin interesat e një grupi të madh individësh.

Të Drejtat e të Pandehurit Në Procedurë Penale-Dardan Qela

Scales-of-Justice_iStock_Feature

I Pandehuri është subjekt qendror në procedurë penale ndaj të cilit është drejtuar kërkesa procedurale,gjegjësisht ndaj të cilit fillohet dhe zhvillohet procedura penale, në rastet kur ekziston dyshimi i arsyeshem se ka kryer vepër penale .Në Kodin e procedurës penale të Kosovës nuk ekziston ndonjë kapitull i veqantë i cili normon pozitën e të pandehurit në procesin penal,Mirëpo kjo nuk do të thotë se kodi i jonë i procedurës penale këtë çështje nuk e ka trajtuar,përkundrazi në këtë kod janë të shumta dispozitat ligjore të cilat janë të shpërndara dhe që e rregullojnë pozitën e të pandehurit në një proces penal, mirëpo këtu do t’i trajtojmë vetëm disa nga  drejtat e të pandehurit të cilat parashihen me Kushtetuten e Republikës së kosovës  dhe kodin e procedurës Penale.Si subjekt në procedurë penale i pandehuri ka disa të drejta dhe obligime,ndërsa ndaj tij,nën kushtet e përcaktuara me ligj mund të zbatohen edhe disa masa shtrënguese.I pandehuri në procedurë penale ushtron funksionin e mbrojtjes.Në këtë rrjedhë,ai është palë e barabartë me paditësin e autorizuar.Barabarësia e tij me paditësin shihet nga fakti se për të pandehurin ekziston prezumimi i pafajësisë.

Cilësinë e të pandehurit në procedurë penale mund ta fitojë çdo person fizik i cili posedon aftësinë për të vepruar,gjegjësisht personi që ka moshën e caktuar dhe që është i përgjegjshëm,për tu konsideruar nje person si i pandehur sipas të drejtës penale duhet që të ketë mbushur moshën 14 vjeqare.Personat nën moshën 14 vjeqare konsiderohen penalisht të papërgjegjshëm dhe si të tillë gjenden jashtë sferës së të drejtës penale.kjo Kategori e personave nuk mund të merret në përgjegjësi penale,pa marrë parasysh se çfarë vepre penale kanë kryer.

Nocioni i pronësisë dhe mënyrat e fitimit të saj-Asmir Sadiku

Pronësia është një institut i lashtë juridik i cili ka lindur me lindjen e vetë të drejtës. Pronësia respektivisht e drejta e Pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile në pëgjithësi, respektivisht institutin juridik më të rëndësishëm të të drejtës sendore në veçanti. Rëndësia e saj shprehet me faktin se ajo është objekt  rregullimit dhe mbrohet jo vetëm në aspektin ligjor por edhe kushtetues dhe ndërkombëtar. Kështu e drejta e pronësisë gëzon mbrojtje ne aspektin nacional dhe ndërkombëtar. E drejta e Pronësisë është kategori kushtetuese. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës garantohet e Drejta e Pronësisë në nenin 121 parag.1,2,3.Në rrafshin ndërkombëtar E drejta e Pronësisë garantohet me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948, dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut me Protokollet e saj.E drejta e Pronësisë përkufizohet si e drejtë sendore që përmban në vete autorizime më të gjëra me rastin e shfrytëzimit dhe të disponimit me një send. Pronësia për nga pëmbajtja e saj është e drejtë sendore që titullarit i garanton pushtetin më të lartë mbi një send.E drejta e Pronësisë është e drejtë sendore e cila titullarit të vet i jep autorizimin më të plotë për çdo pushtet juridik privat.Përkufizimi i Pronësisë duke u mbështetur në autorizimet që ka titullari i të drejtës së pronësisë, është bërë në shumicën e kodeve dhe ligjeve civile.E drejta e pronësisë është e drejtë sendore, e cila bartësit të saj i mundëson posedimin, përdorimin, shfrytëzimin dhe disponimin e sendit të caktuar brenda kufijve të paraparë me ligj.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles