Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: Kërkesa

Masa e sigurimit dhe procedura për kërkimin e vendosjes-Kolë HYSENAJ

gjykata2

Në praktikën e kohëve të fundit, në drejtësinë shqiptare ndeshemi me raste të veçanta, kur gjatë gjykimit të çështjeve penale nga ana e prokurorit është kërkuar “caktimi i masës së sigurimit” dhe, nga ana e gjykatës, është pranuar kjo kërkesë duke caktuar masë sigurimi. Në dhënien e këtij opinioni juridik marr shkak nga vendimi nr. 7, datë 14.10.2011 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Paraprakisht për publikun e ndiej me vend të sqaroj se ky vendim është i detyrueshëm për zbatim nga gjykatat, e për më tepër që të gjitha vendimet kur pala nuk i pëlqen duhet të falënderojë gjykatën që e ka dhënë, e më pas mënyra e vetme për të kundërshtuar atë është ankimi apo rekursi në gjykatat më të larta, por personalisht mendoj se fryma që sjell vendimi në pjesë të veçanta të tij bie ndesh me Kodin e Procedurës Penale. Në lidhje me të po mundohem të sjell në debat pjesë të këtij vendimi. Paraprakisht bie dakord se prokurori gjatë gjykimit të çështjes penale mund të paraqesë kërkesë për caktimin e ndonjë mase sigurimi, sipas rregullave procedurale penale, pasi në asnjë nen nuk ndalohet paraqitja e një kërkese të tillë, e për rrjedhojë gjykata mund të caktojë masë sigurimi, kjo sipas: “Normë gjenerale përjashtuese” ose “Principi i lirisë” (“tutto ciò che non è vietato è permesso”), sipas të cilit janë të ligjshme të gjitha sjelljet që nuk janë të ndaluara nga norma të tjera, e përdoret në rastet e interpretimit, i cili lind i nevojshëm kur ka boshllëqe ligjore. Nuk është e rëndësishme dhe as objekt i këtij opinioni nëse gjykata cakton atë masë të kërkuar nga prokurori apo një masë më të lehtë. Gjithashtu bie dakord se prokurorin e vendos në një pozicion akoma më komod në lidhje me të pandehurit, që në fakt përpara gjykatës palët duhet të jenë të barabarta. Këtu nuk mund të bie dakord kurrsesi me frymën që sjell vendimi, e konkretisht me disponimin që këtë masë sigurimi të kërkuar nga prokurori mund ta shqyrtojë e caktojë i njëjti trup gjykues që gjykon çështjen penale në themel. Në nenin 15/2 të K.Pr.Penale shkruhet “…nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka vleftësuar masën e sigurimit ose çdo kërkesë tjetër të prokurorit të paraqitur gjatë hetimit paraprak në të njëjtin procedim…”. Në vendimin e gjykatës (faqe 13) arsyetohet se me depozitimin e kërkesës për gjykim gjyqtari i hetimeve paraprake e ka humbur kompetencën e tij…, e vetvetiu kërkesa lidhur me masat e sigurimit i kalon gjykatës që ka kërkesën për gjykimin e çështjes. Në këtë nen ligjvënësi ka mbajtur parasysh përjashtimin e gjyqtarit që ka shqyrtuar kërkesat e hetimeve paraprake, pikërisht për të qenë të tjerë gjyqtarë ata që gjykojnë çështjen në themel, e për rrjedhojë gjykojnë si të paanshëm. Në këtë sens, nëse trupi gjykues që shqyrton një masë sigurimi në gjykim, a nuk është i barabartë me gjyqtarin e hetimeve paraprake, i cili ka gjykuar po një kërkesë të ngjashme, e nëse jo, përse atëherë gjyqtari i hetimeve paraprake nuk duhet të marrë pjesë në gjykimin e themelit, e sidomos kërkesa që ka shqyrtuar gjyqtari në hetimet paraprake është i njëjtë “caktimi i masës së sigurimit” me atë që shqyrton trupi gjykues që gjykon çështjen në themel? Edhe thjesht në organizimin administrativ nëse kërkesa për caktimin e masës së sigurimit paraqitet pasi gjykata ka dhënë vendimin, e në gjykatat e tjera më të larta çështja nuk është hedhur akoma në short, cila do të ishte procedura për formimin e atij trupi gjykues që ka gjykuar themelin, pasi, sipas vendimit, duhet të jetë i njëjti?

Vërejtje Të Përgjithshme Mbi Raportin Vjetor Për Vitin 2011 Të Gjykatës Europiane Për Të Drejtat E Njeriut-Rudi Metaj

“Faktet flasin më shumë se statistikat[2]”

Ndryshe nga statistikat e përgjithshme sipas të cilave numri i subjekteve që aplikojnë pranë GJEDNJ për të gjetur zgjidhjen e problemeve juridike vazhdon të rritet në mënyrë shqetësuese duke shkaktuar pothuajse bllokimin e plotë të gjykatës, aplikimet kundër Shqipërisë janë në ulje dhe çështjet kundër Shqipërisë janë relatvisht të pakta krahasuar me shtetet e tjera me të njëjtën popullsi.

Në konferencën për shtyp të datës 26 janar 2012, GJEDNJ publikoi raportin vjetor[3] mbi aktivitetin dhe statistikat e kësaj gjykate gjatë vitit 2011. Instikti mund t’i thotë  juristit se vetëm vendimet e GJEDNJ përbëjnë një objekt të denjë për vëmendjen e tij, megjithatë ky raport është i pasur me mësime për këdo që do të gjejë guximin të aventurohet në botën e shifrave. Në vend të vendimeve të cilat do t’i komentojmë gjërësisht në muajt në vazhdim, është pra në interesin tonë që këtë herë të ndalemi tek raporti i sipërpërmendur, në lidhje me të cilin gjykoj se ka dy kategori vërejtjesh që vlejnë të përmenden.

Në rradhë të parë bëhet fjalë për numrin gjithmonë e më të madh të kërkesave që paraqiten pranë GJEDNJ (I). Gjithashtu e më duket me interes për çdo jurist shqiptar një ndalesë e shkurtër tek statistikat e GJEDNJ që lidhen me Shqipërinë (II).

Gjykimi i shkurtuar sipas interpretimeve te bera nga Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese- Av. Mentor Bimi

Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së. Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar. Pra, gjykimi i shkurtuar nuk realizohet automatikisht vetëm me kërkesën e të pandehurit, por kërkon edhe miratimin e gjyqtarit, i cili mund të refuzojë kërkesën nëse mendon se është i nevojshëm një proces i mirëfilltë penal.

Disa nga veçoritë/elementët e “gjykimit të shkurtuar” janë vënë në dukje në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003 dhe vendimit nr. 4 date 10. 02. 2012 të Gjykatës Kushtetuese, qe kane dhen enje kontribut për jurisprudencën dhe doktrinën penale shqiptare.

Sipas Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003, parashikohet që:

a. Gjykimi i shkurtuar ka vlerë për ekonomi gjyqësore, sepse thjeshton dhe shkurton procedurat, rrit shpejtësinë dhe efektivitetin e gjykimit dhe sjell si pasojë një përfitim për të pandehurin në uljen në një 1/3 e masës së dënimit dhe mosaplikimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Jemi një grup qytetarësh të cilët kemi vendosur të bëjmë një tubim publik sepse pranë shtëpive tona është dhënë leje ndërtimi për ndërtimin e 5 pallateve të mëdha të cilët do të ulin në mënyrë të ndjeshme vlerën e shtëpive tona. A kemi drejtë të bëjmë tubim publik dhe nëse po, cila është procedura që duhet të ndiqet që të pajisemi me lejen për zhvillimin e tubimit publik?

Të gjithë shtetasit, pa asnjë dallim për shkak të seksit, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, gjendjes ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike, përkatësisë prindërore ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, kanë të drejtë për tubime publike.

Për tu pajisur me leje për zhvillimin e tubimeve publike, duhet të paraqitet kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut tuaj, e cila duhet të përmbajë :

?        identitetin dhe adresën e organizatorëve;

?        qëllimin e tubimit;

?        datën, vendin dhe kohën e fillimit dhe të mbarimit të tubimit;

?        numrin e përafërt të pjesmarrësve;

Kërkesa duhet të dorëzohet jo më vonë se tre ditë përpara zhvillimit të tubimit.

Për tubimet të cilat zhvillohen në ? vende të hapura për publikun ? : stadium, kinema, teatër e të tjera mjedise të këtij lloji, nuk nevojitet leja me shkrim nga organet e policisë.

Cilat Jane Çështjet Që Mund Të Trajtojë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut?

Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është një traktat nëpërmjet të cilit shumë shtete të Evropës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në katër protokolle, Protokolli shtojcë dhe Protokollet Nr° 4, 6, e 7, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervën që i shoqëron.

E Drejta e Punes

Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e varura te punes.E drejta e punes percaktohet si e drejte qe rregullon,administron maredheniet qe lindin nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit.Ne Republiken e Shqiperise e drejta e punes percaktohet si teresia e normave juridike qe ne kushtet e shoqerise sone demokratike,rregullon maredheniet e varura te punes. Sipas legjislacionit tone e drejta e punes si dege e se drejtes rregullon maredheniet e punes ne te cilat punemarresi merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e vet ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te quajtur punedhenes i cili merr persiper te paguaje nje shperblim.E drejta e punes percakton lindjen,ndryshimin,shuarjen e maredhenieve te punes,te punemarresve,sanksionon kohen e punes e te pushimit te tyre,sistemet e shperblimit te punes(pagat),percakton masat e detyrueshme te punes,rregullat e pergjegjesise disiplinore dhe pasurore te punemarresit per shperblimin e demit gjate maredhenieve te punes,menyren e zgjidhjes se mosmareveshjeve  te punes etj.Puna eshte nje veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme,e natyrshme por e mundimshme per faktin se ajo permban perpjekje per krijimin ose per punimin e nje vepre te dobishme,materiale ose jo materiale.Ndersa nga pikepamja terminologjike puna nenkupton se pari veprimtarine prodhuese domethene kryerjen e nje pune te caktuar dhe se dyti rezultatin e kesaj veprimtarie,pra punen e kryer,punen e perfunduar me sukses.Puna percaktohet si sherbim,zbatim i aftesise mendore ose fizike,ajo percaktohet si veprimtari  humane,me dore ose intelektuale qe ushtrohet ne drejtim te nje rezultati te dobishem te caktuar si perpjekje e rregulluar me ligj.Pra puna nga  natyra e saj eshte materiale ose intelektuale.Por jo cdo pune e kryer  perben nje maredhenie pune ne kuptimin shkencor te se drejtes se punes,p.sh. ai qe punon per llogari te tij,per interes te tij pa kerkuar pune te varur dhe vete quhet punojes i pavarur (fermeri,artizani,tregtari i vogel etj.) keto nuk kane asnje lidhje  me te drejten e punes,puna e tyre rregullohet me dispozita te vecanta.

Gjykimi konkret në sistemin juridik shqiptar-Fehmi Abdiu

Kontrolli kushtetues në Shqipëri lindi me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, në vitin 1992. Përpara miratimit të Kushtetutës së vitit 1998 ishte ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, ai që përcaktonte juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, funksionet e saj dhe subjektet iniciues të kontrollit kushtetues. Sipas nenit 25 të tij, në vargun e subjekteve që kishin të drejtë të vinin në lëvizje Gjykatën Kushtetuese ishin dhe gjykatat. Ndërsa sipas nenit 8/2 të po këtij ligji, përcaktohej se kur gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata arrin në përfundimin se akti normativ nuk pajtohet me ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese” dhe me ligjet, ajo pezullonte gjykimin dhe ia dërgonte materialet e çështjes Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese gjykonte në rastet e gjykimit incidental (konkret) jo vetëm antikushtetutshmërinë, por edhe paligjshmërinë e akteve normative, ndërsa sot, sipas Kushtetutës, ajo kontrollon antikushtetutshmërinë vetëm të ligjeve dhe jo dhe paligjshmërinë apo antikushtetueshmërinë e akteve të tjera normative. Me miratimin e Kushtetutës, në nenin 134/d të saj, u përcaktuan subjektet që mund të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe ndër to përmendet si subjekt iniciues për kontrollin kushtetues, çdo gjykatë. Sipas nenit 145, pika 3 të Kushtetutës: “Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese.Pra, kur lindin diskutime serioze që vlerësohen si çmim i arsyeshëm rreth harmonizimit të ligjit konkret me Kushtetutën, gjykatat ndërmarrin nismë për të kontrolluar pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën, duke ia dërguar për shqyrtim çështjen Gjykatës Kushtetuese.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar Dhe Ndihma Gjyqësore Në Kuadër Të Statutit Të Romës -Nga Lulzim Lelçaj.

Themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 1 Korrik 2002 shënon një ndër arritjet më të shënuara në zhvillimin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut. Pas eksperiencave të Gjykatave (Tribunalëve) Ndërkombëtare Penale ad-hoc, të cilat u ngritën nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për dënimin e kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore dhe përgjegjësve të masakrave njrerëzorë në konfliktet në Ish-yugosllavi dhe Ruanda, miratimi i Statutit të Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale përbën një arritje të madhe në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare pasi krijon një Gjykatë Ndërkombëtare të Përhershme në bazë të vullnetit përbashkët të shteteve përmës një traktati të së Drejtës Ndërkombëtare.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles