Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: Këshilli

Kam perfunduar studimet ne universitetin JO PUBLIK X ne Tirane dhe jam diplomuar me titullin Jurist. Kerkoj te regjistrohem prane Dh.K.A. per te fituar titullin Avokat. Si duhet te veproj?

 Per tu regjistruar prane Dh.K.A. detyrimisht duhet te respektohen kriteret e mëposhtme:

  • Kushti i domosdoshem i vlefshmerise se diplomes tuaj eshte qe kjo diplome duhet te jete leshuar nga nje institucion i arsimit te larte (Universitet) public ose jo public I akredituar nga Keshilli i Akreditimit te Arsimit te Larte prane MASH. Akreditimi detyrimisht duhet te jete pozitiv. Ne rast akreditimi me kusht, studentet e paisur me diploma nga ky universitet, mund te regjistrohen si asistente avokat, por nuk mund ti nenshtrohen provimit te avokatise deri ne momentin e akreditimit pozitiv.Ndersa studentet e paisur me diploma nga nje universitet me akreditim negative, nuk mund te regjistrohen prane Dh.K.A. deri ne momentin e akreditimit pozitiv ose me kusht te universitetit.
  • Nëse diploma e juaj, pas plotesimit te kriterit te mesiperm, eshte ekuivalente me diplomen Bachelor qe I korespodon programit te studimeve te ciklit te pare, (3 vjeçar, me 180 kredite), detyrimisht duhet te kryeni studimet e ciklit te dyte, qe pas njesimit jane ekuivalente me diplomat Master Shkencor ose Master Profesional. Vetem ne kete rast plotesohet kushti i mjaftueshem dhe i domosdoshem per regjistrim. Theksojme se diploma Bachelor nuk ploteson kushtin e mjaftueshmerise per tu regjistruar si asistent avokat.
  • Pasi diploma juaj ploteson kriteret sipas pikes 2, regjistroheni prane Dh.K. Avokatise duke plotesuar kerkesat qe paraqitjen ne formularin e aplikimit per kete qellim, ku ju edhe do te paiseni me karten e asistent avokatit.
  • Nga momenti i regjistrimit prane Dh.K.A. do ti nenshtroheni periudhes se detyrueshme 1 vjecare te stazhit prane nje avokati, dhe ne perfundim te kesaj periudhe,pasi te keni mare mendimin pozitiv te avokatit, do ti nenshtroheni provimit te avokatise.

Regjistrimi i kandidateve si Asistent Avokat(kriteret,procedura,dokumentet qe duhen)

1181229_1avocats

Regjistrimi i kandidateve per avokat per kryerjen e stazhit te detyruar 1 vjeçar si asistent avokat, prane nje avokati apo zyre avokatie, eshte hapi i pare i rendesishem per plotesimin e proçedurave ligjore per fitimin e titullit te avokatit.

 Regjistrimi i kandidateve si asistent mund te behet vetem pasi kandidati te kete siguruar diplomen e juristit Master Shkencor ose Master Profesional nga fakulteti drejtesise i universiteteve publike dhe jo publike brenda territorit te Republikes se Shqiperise,te akredituara nga Keshilli Kombetar i Akreditimit prane MASH; si dhe diploma ekuivalente sa me siper, te leshuara nga universitetet jashte Shqiperise, te shoqeruara me Deshmi Per Njohje Diplomimi nga Drejtoria e Arsimit Te Larte Dhe Kerkimit Shkencor prane MASH.

Regjistrimi behet prane Dhomes Kombetare te Avokatise te Shqiperise.

Kontrata Për Menaxhmentin- Astrit Hoti

Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze ,,to manage”, ndërsa menaxhmenti në kuptimin e përgjithshëm të fjalës ka këto sinonime:Vendosje, rregullim, planifikim, kontrollim, organizim, drejtim, arritje e qëllimeve, realizim, dominim.Nëse  i  analizojmë  sinonimet  e  lartpërmendura  vijmë  në  përfundim  se  këto përfshijnë rregullimin,  planifikimin,  organizimin  drejtimin,  të gjitha  këto  kanë procesin njëkahësh ne të cilën menaxheri i thotë punësuarve ,,inferior” çka duhet punuar çka do të thotë se menaxheri përcakton çka duhet të punohet, ndërsa ata në këtë  rast  punëtorët  janë  mjet  për  realizimin  e  qëllimit  të  caktuar.  Menaxheri emërtohet në shumë raste edhe shef ndërsa ndihmësi i tij dorë e djathtë, sepse dora e djathtë punon saktë atë çka i thotë  koka. Menaxheret quhen edhe superviziore apo mbikëqyrës për arsye se supozohet që këta të fundit kanë pikëpamje superiore në situata të caktuar.

Çfarë quajmë Sipërmarrje investimesh kolektive (SIK)?- Av. Armer JUKA

Përkufizimi pozitiv i SIK-ve përbëhet nga këto elementë:

  • Forma ligjore: person juridik ose bashkim asetesh
  • Qëllimi: rritje e pjesëmarrjes në para
  • Tipi i investimit: investim të mbi 60% të pjesëmarrjes në portofol titujsh, depozita e asete të tjera
  • Forma e mbikqyrjes së investimeve: Investitorët nuk mbikqyrin dita-ditës marrjen e vendimeve për investimet
  • Objektivi :Nxjerrja e përfitimeve për investitorët

Përjashtohen nga ky përkufizim: bankat, fondet e pensionit, shoqëritë e sigurimit, personat juridikë që investojnë fondet e  veta, investimet e përbashkëta familjare dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive që e rrisin kapitalin pa promovim të shitjes së kuotave/aksioneve të tyre ndaj publikut.

Autorizimi i AMF: Asnjë subjekt nuk mund të themelohet ose të kryejë veprimatrinë e administrimit apo tregtimit të kuotave pa autorizimin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), përndryshe përbën vepër penale.Regjistri i i SIK-ve: SIK-et regjistrohen në Regjistrin e Fondeve të Republikës së Shqipërisë, që mbahet nga AMFja, pas dhënies së liçensës për themelimin e funksionimin nga kjo e fundit.

Institucionet Ndërkombëtare Që Janë Promotore Të Së Drejtës Së Informimit Publik –Erald Shushari

right-to-information30

Sot ka një trend emocionues drejt njohjes të së drejtës së informimit publik nga shtetet, organizatat  ndërkombëtare, shoqëria civile dhe  nga njërezit e thjeshtë.Ka një numër  gjithmonë në rritje  organizata  ndërkombëtare që mbeshtesin të drejtën e informimit publik në kontekstin e një  të drejte të njeriut ,tashmë të njohur zytarisht.Siç e kemi thënë një numër I madhë ligje të miratuar në të gjithë  rajonet , po I japin një efekt praktik gjithmonë e me shumë kësaj të drejte. E drejta e informimit publik u njohe si një e drejtë themelore e njeriut, si një e drejtë e lidhur ngushtë me dinjiteti e çdo qenie njërezore.Njohja e së drejtës së informimit si  e drejte themelore e njeriut solli që një numër I madhë  institucionesh ndërkombëtare me përgjegjësi për të promovuar dhe të mbrojtur të drejtat e njeriut , njohën  rëndësinë themelore dhe natyrën ligjore të së drejtës së informimit publik.Ata kanë njohur gjithaashtu nevojën për një legjislacion efektive për të garantuar këtë të drejte në praktike.

Për  këto arsye dhe për shkak të rëndësisë   të së drejtës së informimit publik shumë institucione kanë marrë përsipër promovimin e kësaj të drejte. Ato kanë marrë përsipër seniblizimin e  shteteve për të marrë masa për ndërtimin e një sistemi administrativ të hapur.Duhet thënë se për promovimin e kësaj të drejte  janë angazhuar një numër shumë I madhë organizatash dhe institucionesh ndërkombëtare  por më poshte do të trajtojmë disa nga institucionet më të rëndësishme:

 

Shkolla e Magjistratures – Fituesit 2011

Në mbledhjen tij të datës 30.09.2011 Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës mbështetur në ligjin  Nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar me ligjin  nr. 9414,  datë  20.05.2005,  neni 6.2.a,  shpall listën përfundimtare të kandidatëve, sipas së cilës kandidatët fitues janë si më poshë:

Zhvillimi I Së Drejtës Ndërkombëtare Nga Okb-Ja-Luljeta Kodra

Në këtë shkrim është trajtuar qëllimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare ne dy këndvështrime. Së pari, në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve dhe së dyti, në drejtim të mbrojtjes së sovraniteti individual.Organizata e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve. Nga ana tjetër, sovraniteti shtetëror po merr një kuptim të ri. Ai nuk është më një diçka absolute, por është e kushtëzuar nga mënyra se si respektohen të drejtat njerëzore. Shtetet tashmë e konsiderojnë veten si instrumente në shërbim të popullit të tyre dhe sovraniteti individual po zgjerohet gjithnjë e më tepër.

Këshilli i Ministrave dhe rregullimi kushtetues i pozitës së tij- Irma Baraku

Shqipëria është republikë parlamentare (neni 1) dhe sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor (neni 7). Në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv, qeveria është organi kryesor dhe më i lartë në ushtrimin e veprimtarisë ekzekutive- urdhërdhënëse. Qeveria sot është ndër elementet e qenësishme të sistemeve bashkëkohore kushtetuese, “jo vetëm për rolin e pazëvendësueshëm që ka në përcaktimin e drejtimit politik, por edhe për shkak të pushtetit, që rrjedh nga ushtrimi i funksioneve të veta” (1). Konstitucionalisti Omari na paraqet arsyet

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?