Na ndihmo edhe ti !Shkruaj edhe ti një shkrim ! Bashkëpuno!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: policisë

Kompetencat e prokurorit gjatë hetimeve paraprake-Aldi Kaçi

Kopertina e librit

Libri me titull “Kompetencat e prokurorit gjatë hetimeve paraprake” sipas legjislacionit procedurial penal shqiptar, trajton  rolin dhe kompetencat e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale, në kryerjen e hetimeve, në kontrollin dhe drejtimin e hetimeve paraprake. Libri eshte i ndare ne shtate kapituj, i cili do ti sherbeje ne punen e perditshme prokuroreve, oficereve te policise  gjyqesore dhe studenteve te fakultetit te drejtesise, ne studimet e tyre.

Roli I Prokurorisë Në Parandalimin Dhe Luftën Kundër Krimeve Të Jetës-Nasip Naçi

Murder

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtës së jetës së individit, e konceptuar dhe e sanksionuar si një nga të drejtat më themelore të njeriut, qëndron në themel të legjislacionit tonë kushtetues dhe të atij penal e procedurial penal.Në  kuptimin  institucional,  organi  i  Prokurorisë  përbën  një  nga institucionet kryesore të shtetit shqiptar, garantues, zbatues, veç të tjerash edhe i të drejtës së jetës së individit.Lidhur  me  institucionin  e  Prokurorisë  dhe  me  rolin  të  saj,  veç Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 148 dhe ligji nr.8737 datë 12.02.2001           “Për   organizimin          dhe    funksionimin        e        Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” është folur dhe shkruar shpesh në masmedia, në revista shkencore dhe në botime të ndryshme juridike.Megjithatë, duke u nisur nga qëllimi i kësaj konference kombëtare, e çmuam të nevojshme, të parashtrojmë disa mendime për vendin, rolin dhe raportin  e  Prokurorisë  me  organet  e  tjera,  lidhur  me  parandalimin  e gjakmarrjes,  natyrisht,  pa pretenduar për një trajtim shtetërues të kësaj teme.Sipas  Kushtetutës  së  Republikës  së  Shqipërisë,  prokurorët  në ushtrimin e kompetencave të tyre, atë të ndjekjes penale dhe të përfaqësimit të akuzës në gjyq, u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve të nxjerra në bazë e në zbatim të ligjit, duke vendosur konturet brenda  të cilave duhet të udhëhiqet e të veprojë Prokuroria. Pra, është përcaktuar qartë veprimtaria e prokurorit, e cila, detyrimisht duhet të jetë kurdoherë dhe në çdo rast në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet.

Mbrojtja E Të Drejtës Për Të Jetuar – Si E Drejta Më Themelore E Njeriut-Prof. Dr. Ismet Elezi

Problemi i mbrojtjes së jetës së njeriut nga vrasjet, në përgjithësi, dhe ato për hakmarrje e për gjakmarrje, në veçanti, paraqet rëndësi të madhe historike, politike-shoqërore, juridike e praktike.Vrasjet janë krime të rënda që prekin të drejtën për të jetuar, si e drejta  më  themelore  e  njeriut,  e  mbrojtur  në  Deklaratën  Universale  të Asamblesë  së  Përgjithshme  të  OKB  (1948),  me  Konventën  Europiane (1950) dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 21).Pikërisht se vrasjet janë plagë e rëndë shoqërore, që nga lashtësia kanë  tërhequr  vëmendjen  e filozofëve,  të shkrimtarëve, të sociologëve, juristëve e të mendimtarëve të tjerë.Për gjakmarrjen në Shqipëri, e cila në të kaluarën ka shuar familje të tëra, kanë shkruar  shumë autorë të huaj, e sidomos albanologët e njohur J.G.Hahnn-i, F.B. Nopça, E. Durhani, S. Villari, G. Kasteletti, si dhe disa autorë të tjerë të kohës sonë.Me këtë problem të rëndësishëm janë marrë edhe rilindësit tanë të mëdhenj, si: S.Frashëri, P.Vasa, Z. Jubani, J.Vreto, A.Drenova, At Gjergj Fishta e deri në ditët tona shkrimtari i shquar I.Kadare dhe mjaft studjues të tjerë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë.  Trajtimi  i  çështjes  është  bërë  nga këndvështrime të ndryshme, sepse mbrojtja e jetës së njeriut nuk ka qenë e nuk është kudo e kurdoherë e njëllojtë.Studjuesit  shqiptarë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë  nisen  nga  teza themelore  se   vrasjet   për  gjakmarrja  janë  fenomen  historiko-shoqëror. Ligjësitë  e  përgjithshme  të  lindjes  dhe  të  evolucionit  të  tyre  janë  të përbashkëta,     pa      mohuar           veçoritë       vendore.      Në     kohët e lashta,     në formacionet  parashtetërore,   gjakmarrja  ishte  mjet  i  vetëmbrojtjes.  Në rendin patriakal fisnor mori përhapje të gjerë,  ndërsa  në Mesjetë filloi të kufizohej sipas parimit të talionit “sy për sy”, “dhëmb për dhëmb”.

Zbatimit I Kodit Të Procedurës Penale Dhe Ligjit Penal Për Të Mitur Në Punën E Policisë Dhe Ispektorëve Policor Të Kosovës- Mr.Sc. Xhevdet Halili

Në kuadër të këtij punimi do të trajtohet në mënyr specifike aplikimi i kodit të procedurës penale të Kosovës dhe ligjit pneal për të mitur, të cilët gjejnë zbatim të drejtpërdrejt në punën e inspektorëve policor të Kosovës në hetimin e shkeljeve të rënda diciplinore të shkakatuara nga zyrtarët e policisë së Kosovës.

Duke analizuar dhe shtjelluar fillimisht detyrat e policisë së Kosovës në lidhje me hetimin  dhe zbulimin  e veprave penale të shkaktuara në territorin  e Kosovës; detyrat dhe autorizimi e policisë për të marrë mostrat e trupit personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale; autorizimet e policisë për kërkimin e nënshtrimit të testit të alkoolit të personave ndaj të cilëve dyshohet se janë nën ndikimin e këtyre preparateve.

Po ashtu edhe autorizimet e policisë për t’i ndaluar dëshmitarët e mundshëm të cilët mund të jenë në dijoni për ndonjë vepër penale; Detyrimi i policisë në ruajtjen dhe respektimin e masës mbrojtës dhe urdhrit për anonimitet në raste e hetimeve ku aplikohet kjo masë; Autorizimet e policisë për të fotografuar dhe për të marrë gjurmët  e  gishtave  personave  të  cilët  dyshohen  për  vepër  penale  të  kryer; Autorizimet dhe detyrat e policisë për arrestim dhe ndalim të personit te dyshimt për  vepër  penale;  Të  drejtat  e  qytetarit   në kohën  e arrestimit  dhe obligimi  i zyrtarëve policor për të njohur këto të drejta dhe për të respektuar;

Si  dhe  krejt  në  fund  edhe  arrestimin  dhe  ndaljen  e  personave  të  mitur, kategorizimin  e  tyre;  Autorizimet  e  policisë  për  kontrollim  të  personit  dhe lokaleve; Mbajtja e procesverbalit nga ana e zyrtarëve policor gjatë gjithë procesit të kryerjes së këtyre veprimeve hetimore dhe operative nga ana e policisë.

Të Drejtat E Njeriut Gjatë Paraburgimit-Mevlut Derti

Heqja e lirisë e vendos individin në një situatë jashtëzakonisht të cenueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme që heqja e lirisë të jetë sa më e kufizuar dhe të ndiqen procedura rigoroze të përcaktuara në dokumentet ndërkombëtarë dhe në legjislacioninvendas. Të gjithë aktorët e përfshirë kanë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e këtyre standardeve dhe në marrjen e masave ndaj çdo abuzimi. Në këtë aspekt në kontekstin shqiptar, ka vend për shumë përmirësim. Kështu, është vënë re se në shumicën e rasteve, personat të cilëve u hiqet liria nuk informohen për arsyet e arrestimit/ndalimit apo për të drejtat e tyre; ata keqtrajtohen rregullisht nga policia; nuk kanë mundësi të komunikojnë me avokatin mbrojtës dhe nuk dërgohen përpara gjykatës brenda afatit të përcaktuar në Kushtetutë. Vendimet argumentohen në mënyrë shumë të dobët dhe japin përshtypjen se masa e sigurisë e arrestit në burg shpeshherë jepet pa pasur arsye ligjore. Avokatët bëjnë shumë pak për të kundërshtuar vendimet, për të nxjerrë në pah rastet e abuzimit, apo praktika të tjera të gabuara.

Komentar Per Masat e Sigurimit-Gentian TRENOVA

182089_1704169535686_1581443070_31543167_3644999_n

Ne kete liber, lexuesi do te gjeje komente ne lidhje me aspekte të ndrshyme të dispozitave të procedurës penale që kanë të bëjnë me masat e sigurimit.
Keto komente jane te ndërthurura edhe me interpretimete qe jane bere ne vite te ndryshme dispozitave te Kodit te Procedures Penale, nga ana e Gjykates Kushtetuese dhe Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.
Ne kete liber do te gjeni trajtime juridike ne lidhje me:

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles