Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: Presidentit

Prokuroria Si Organ Kushtetues Dhe Institucion I Pavarur- Xhezair Zaganjori/Aurela Anastasi/Eralda (Methasani) Çani

Kushtetuta parashikon prokurorinë si një organ kushtetues me funksion të pavarur, pa e përfshirë atë konkretisht në ndonjërin nga pushtetet. Për këtë bindemi jo vetëm kur konstatojmë  se Kushtetuta rregullon në vija të përgjithshme funksionin dhe organizimin e prokurorisë në një pjesë të veçantë të saj, por edhe kur thekson se, në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Ky sanksionim e bën prokurorinë një organ të ngjashëm me gjykatat, por jo të njëjtë me to.  Nga ana tjetër, ajo vepron si një organ i centralizuar, me një Prokuror të Përgjithshëm, në krye. Edhe pse, ky tipar e bën të ngjashme me pushtetin ekzekutiv në mënyrën e organizimit dhe të funksionimit, nuk do të thotë se ajo përbën një organ ekzekutiv.

E vendosur pranë pushtetit gjyqësor, Prokuroria konfirmohet si organ ndihmës në dhënien e drejtësisë. Ajo ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, në emër të shtetit. Një sërë detyrash të tjera i caktohen asaj me ligj. Kryesisht, ato përcaktohen nga legjislacioni procedural penal, por edhe nga ligjet që parashikojnë ndërhyrjen e Prokurorit në procesin civil. Në këtë kuadër, vlen të përmenden Kodi i Familjes dhe Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.447

E Drejta Kushtetuese Ne Republiken E Maqedonise”-Doc.Dr. Mersim Maksutin

libri-mersim

Doli nga shtypi Libri këto ditë libri “E Drejta Kushtetuese në Republikën e Maqedonsë” me Autor Dr.Doc.Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese dhe ekspert. Recezenzimin e këtij libri e kanë bërë Prof.dr. Kurtesh Saliu dhe Prof.dr. Osman Kadriu. Botues i librit është Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, ndërsa u shtyp në shtypshkronjen “Arberiadizajn”..Libri “E Drejta Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë” në përbërjen e tij fillimisht përfshinë qasjen teorike mbi të drejtën kushtetuese në përgjithësi për t’u ndalur më pastaj në mënyrë të veçantë mbi të drejtën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, respektivisht mbi të drejtën kushtetuese aplikative të këtij vendi.
Libri “E drejta kushtetuese e Republikës së Maqedonise” I autorit Mersim Maksuti, përbëhet prej disa kapitujve, ku fillimisht përqëndrohet në kuptimin, emërtimin dhe paraqitjen e së drejtës kushtetuese në përgjithesi dhe në menyrë të veçantë në Republikën e Maqedonisë. Kapitujt në vijim përshkruajnë çështje tjera që i referohen të drejtës kushtetuese, duke filluar që nga kuptimi dhe definimi i kushtetutës si akt më i lartë politiko-juridik i një shteti dhe me pastaj me sqarimin dhe interpretimin e çështjeve tjera të rëndësishme me karakter kushtetues. Këto, kanë të bëjnë me organet më të rëndësishme të shtetit Parlamentin ku konkretisht përqëndrohet te funksionet më të rëndësishme te parlamentit qe jane funksioni legjislativ, funksioni zgjedhor dhe funksioni mbikqyres apo kontrollues i Parlamentit për mënyrën e ndarjes së mandatave në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku në mënyrë të vecantë autori I qaset në aspektin kritik kësaj forme të ndarjes së mandateve duke propozuar mënyrën më te re të ndarjes së mandateve parlamentare me qëllim që të ndahet proporcionalisht pesha e votës së shqiptarëve në këtë shtet.

Konstitucionalistët më në zë, debat për ligjin themeltar të shtetit

Konstitucionalistët në vend janë të mendimit se Kushtetuta jonë është e zhbalancuar dhe ka nevojë për ndryshime për të vënë në vend një raport korrekt mes sistemit të drejtësisë dhe politikës. Të mbledhur me rastin e 12-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, konstitucionalistët më të mirë në vend, si Luan Omari, Niazi Jaho, Fehmi Abdiu, Kristaq Traja, Thimio Kondi dhe Sabri Godo ndanë qëndrimin e përbashkët se në prill të vitit 2008, Kushtetuta jonë “u godit” me disa ndryshime të papritura nga dy partitë politike në vend dhe u zhbalancua, duke i dhënë pushtetit politik një forcë më të madhe ndaj pushtetit të drejtësisë. Në takimin e organizuar nga Instituti për Studime Gjyqësore dhe Kushtetuese, i drejtuar nga ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, u diskutua në lidhje me probleme të ditës dhe direktiva për të ardhmen. “Kolonat e Kushtetutës u tronditën më 21 prill të vitit 2008. I duhet dhënë fund kësaj mënyre të ndryshimit të Kushtetutës, sepse kjo do të sjellë rrëzimin e ‘kështjellës’”, theksoi në referatin e tij ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi. Në këtë kuadër, Kondi deklaroi se është e udhës që të bëhet një ribalancim i Kushtetutës, me ndryshime të kujdesshme në të. I të njëjtit mendim u shfaq edhe Kristaq Traja, ish-gjyqtar në Gjykatën e Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg. “Nuk më kanë pëlqyer ndryshimet që u bënë në Kushtetutë, pasi ato kanë zhbalancuar sistemin, duhen bërë të tjera për t’i kthyer sistemit harmoninë”, theksoi Traja, duke folur për një zhbalancim të madh që ka tani midis sistemit të drejtësisë dhe atij politik.

Përfshirja e Presidentit në çështjet e Sigurisë Kombëtare- Louis Fisher

Cdo shtet demokratik me një sistem kushtetues, ka nevojë për një sistem që lejon zyrtarin kryesor të ekzekutivit të ushtrojë kontroll mbi ushtrinë (të ruajë kontrollin publik) dhe t’i përgjigjet sulmeve të papritura.  Në të njëjtën kohë për të ruajtur kontrollin popullor dhe shtetin juridik, duhet të ketë gjithashtu edhe kufizime ndaj kompetencave ekzekutive dhe kontrolle efektive nga degët e  legjislativit dhe gjyqësorit.Në hartimin e një sistemi që mund të zgjidhë çështje të sigurisë kombëtare, duhet të ruhet një numër vlerash kushtetuese.  P.sh.: Neni 1 i Dispozitave Kryesore Kushtetuese, parashikon se sovraniteti kombëtar “buron nga populli dhe i përket atij”.  Në Nenin 2, Republika e Shqipërisë “është shtet juridik dhe demokratik”.  Në Nenin 3, parimi themelor i organizimit shtetëror “është ndarja e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.  Populli ushtron kompetencat e tij nëpërmjet organeve përfaqësues dhe referendumeve”.  Në njohjen e një kompetence të jashtëzakonshme për Presidentin, duhet të parashikojnë masa mbrojtëse për të ruajtur shtetin juridik, pushtetin legjislativ, një gjyqësor të pavarur dhe kontrollin popullor.Neni 9 parashikon: “Republika e Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme, mbron pavarësine dhe interesat e saj kombëtare, zbaton politikën e bashkëpunimit, të paqes e të sigurimit ndërkombëtar.  Në rastin e një rreziku që kërcënon pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin e saj territorial, në kushte të veçanta, Presidentit mund t’i duhet të sillet në mënyrë të njëanshme duke u bërë thirrje forcave ushtarake, nëse Kuvendi Popullor është shpërndarë ose është e pamundur të mblidhet për një rast gjendjeje të jashtëzakonshme.

Presidentët dhe Kryeministrat në një Qeveri Përfaqësim-Prof. Charles A. Marvin

Qeverisja moderne përfaqësuese zakonisht ka legjislatorë të zgjedhur në mënyrë demokratike, një pushtet ekzekutiv që drejtohet nga një person që është i zgjedhur si legjislator ose në një mënyrë të pavarur, dhe një gjyqësor të aftë.Parlamenti, me anën e miratimit të ligjeve, është burimi kryesor për krijimin e së drejtës pozitive.  Megjithatë, në një sistem ku ka një president të zgjedhur në mënyrë të pavarur, atij mund t’i jepet e drejta për të krijuar të drejtë pozitive nëpërmjet akteve të tilla si vendimet apo urdhërat ekzekutivë.  Gjykatësi e interpreton të drejtën pozitive edhe sipas nivelit që një e drejtë zakonore ose komune ekziston jashtë së drejtës pozitive të shkruar, gjithashtu përcakton dhe deklaron në kontekstin e vendimeve individuale se çfarë mund të jetë e drejta e pashkruar.  Mund të ketë ose jo një dokument kushtetues të vetëm i cili sikurse dhe ligji, merr prioritet mbi të drejtën pozitive qeveritare ose të drejtën zakonore private apo common law.  Pushtetet qeverisëse, duke përfshirë edhe ato të gjyqësorit, kufizohen nga shkalla e autoritetit ligjor të dhënë atyre brenda sistemit qeverisës, qoftë ajo nën kushtet e dokumentit specifik dhe zyrtar të shkruar, siç është kushtetuta, apo si një çështje e traditës institucionale në një vend me një kushtetutë të “pashkruar”. Në parim, “e drejta” vendos kushtet e referencës për “qeverisje të kufizuar”, dhe veprimi qeveritar justifikohet në terma retorikisht ligjorë.

Kur nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit?

Në bazë të nenit 25 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, janë jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura. Te përjashtuar nga juridiksioni i Avokatit te Popullit janë gjithashtu Presidenti i Republikës dhe Kryeministri. Pra, nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit kundër Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit.

Procedura e rishikimit të Kushtetutës së RSH. Praktika.-Entela Hoxhaj

kushtetuta

Kushtetuta mund të cënohet nga ligje që bien në kundërshtim me të, por ajo mund të cënohet shumë më tepër nga ligje kushtetuese që mund të bien ndesh me parimet dhe vlerat themelore që ajo shpreh dhe mbron. Prandaj është e nevojshme që të ofrohen garanci që të tilla amendamente nuk do të bëhen. Në teoritë e dikurshme moderne liberale mbizotëronte ideja e pandryshueshmërisë së sistemit shoqëror – politik, e pandryshueshmërisë së kushtetutës (1). Në fund të viteve ’20 të shek. XX, një nga autorët më në zë të jurisprudencës gjermane, Karl Shmidt shkruante se “Çdo kushtetutë bazohet apo mbështetet në një vendim apo kompromis themelor, prandaj ajo nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes procedurave që synojnë ndryshimin e saj” (2). Megjithatë zëri i kundërt për ndryshueshmërinë e Kushtetutës ishte i njëkohshëm dhe shpejt u kthye në mbizotërues: Hans Kelzen, përfaqësuesi më i shquar i shkollës normativiste, në të njëjtën periudhë kohore argumentonte se

Roli i kushtetutës në organizimin e sistemit politik-Prof. Rexhep Meidani

Në përgjithësi, kushtetuta është një dokument i shkruar, i adoptuar nga një autoritet sovran, që shpesh është vetë populli. Ajo shpreh parimet e rregullat udhëheqëse të organizimit shtetëror. Po ashtu, kushtetuta, në një mënyrë apo tjetrën, përmban dhe parime e rregulla të pashkruara, që drejtojnë strukturën politike, vendimet e interpretimet juridike, praktikat apo “zakonet” moderne politike, konventat ndërkombëtare. Në të vërtetë, një kushtetutë vlerësohet “demokratike” kur ajo promovon “të mirën publike”, ka një procedurë të qartë për ndryshimin e saj, ka një nivel të mjaftueshëm të kufizimit të fuqisë ekzekutive (qeverisë), specifikim të plotë të lirive dhe të drejtave individuale.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?