Promovo veten tënde ! Boto edhe ti një artikull!

Në muajin Mars 2011, morëm inciativën për të ndërtuar këtë web-site. E morëm këtë iniciative  si nevoje  e të gjithë studenteve,juristeve,pedagogeve etj për të pasur një bibliotekë   elektronike të pasur  me doktrinë,me jurisprudence. Nisëm   ndërtimin e  këtij web-site  kur konstatuam se  për fat të keq se në vendin tone  nuk ekzitonte një web I mirëfillte  Lexoni Më Tepër »

Tag Archives: sht

Parimi i kontradiktoritetit dhe procesi penal i të miturit -Francesko Ganaj

1469972_604393509622477_602235552_n

Në këtë  trajtesë të shkurtër jam  munduar të paraqesim një panoramë të shkurtër lidhur me të miturin në procesin penal ,sesi trajtohet ai nga legjislacioni shqiptar ,cilat janë disa nga mangësitë që ka ky legjislacion ,duke e parë edhe në raport me dispozita kushtetuese dhe pjesërisht ligjore të legjislacionit italian  lidhur me mënyrën e modulimit të mardhënieve juridike ku në mes qëndron i mituri si subjekt.Të flasësh për të miturin është paksa e vështire pasi nuk kërkon vetëm njohuri juridike por edhe të fushave të tjera e për këtë jemi kufizuar duke mos u marë me detaje ,specifika ,por paraqitur në vija të përgjithshme disa nocione të cilat ndikojnë ne procesin penal me të mitur ,të domosdoshme këto për një jurist ,studies ,i së drejtës penale për të miturin .

 

Padite-Romina Kali

1181229_1avocats

Që në fillimit e njerëzimit, ekzistonte mbrotja, por  atëhere konsiderohej si fenomen shoqeror dhe jo si fenomen juridik, pra mbrojtja nuk ishte juridike. Supozojmë se edhe vetëmbrojtja që ndërmerrte nje individ për mbrojtjen e një sendi si pjese e natyres ,ndaj te cilit sillej si ndaj sendit si ndaj personave te tretë, edhe pse ajo ishte një fenomen shoqëror ajo nuk përfaqësonte një fenomen të mirëfilltë juridik. Vetëmbrojtja në fillim, nuk ka mundur të jetë një mbrojtje juridike dhe marrëdheniet shoqërore nuk ishin marrëdhënie juridike.

Më pas, me zhvillimet e metëjshme ekonomiko-shoqërore,me sjelljen e individit  ndaj sendeve të përbashketa si sende te veta,pushteti faktik i tij ndaj nje sendi shndërrohet në pushtet juridik,në të drejtë. Ato masa qe konsideroheshin si jo juridike,shndërrohen tashme në mjete juridike për mbrojtjen e të drejtave të tij ndaj sendeve. Këto mjete juridike tani marrin një formë të caktuar,përmbajtje e karakter adekuat krahas zhvillimit të caktuar të marrëdhënive shoqërore. Mbrojtja private,e parregulluar juridikisht  shndërrohet  në mbrojtje juridike ,te  rregulluar juridikisht.[1]

Kushtetuta dhe Konventa e Armëve Kimike-Agron Alibali*

ALeqM5irzA7owqTp9wwM3mmJlZZQVLzlPg

Debati publik lidhur me mundësinë e prurjes dhe shkatërrimit në Shqipëri të arsenalit kimik sirian ngre pyetje lidhur me Konventën e Armëve Kimike dhe raportit të saj me Kushtetutën e Shqipërisë.  Konventa e Armëve Kimike hyri në fuqi në 29 prill 1997 dhe pikërisht atë muaj të vështirë u ratifikua edhe nga Shqipëria. Konventa kurorëzoi përpjekjet shumëvjeçare për kufizimin dhe shkatërrimin përfundimtar të armëve kimike në rruzullin tokësor. Provë e rëndësisë dhe gjithëpranimit të saj është edhe fakti se vetëm 6 shtete në botë nuk e kanë ratifikuar ende atë, dhe pikërisht Izraeli, Birmania, Egjipti, Angola, Koreja e Veriut dhe Sudani i Jugut. Këtu natyrisht nuk numërohet Kosova, që me siguri do ta ratifikojë atë menjëherë sapo të vijnë rrethanat e duhura.

Konventa parashtron detyrime të përgjithshme ndaj shteteve anëtare, ku themelor është shkatërrimi i plotë dhe i verifikueshëm i impianteve të prodhimit si dhe i armëve kimike brenda 10 vjetësh nga hyrja e saj në fuqi, me mundësi shtyrjeje [Neni4.6 dhe 5.8]. Konventa i dha jetë edhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike [ONAK], me qendër në Hagë, e cila fitoi sivjet çmimin Nobel të Paqes, dhe që mbahet me kontributet financiare të të gjitha shteteve anëtare.

Paqja dhe rendi- Ma.sc.Flamur Hyseni

peace_408246_288

 Që kur ekziston njerëzimi është ndier nevoja që të ketë paqe dhe rend, por kjo paqe dhe ky rend shpeshëherë kanë ardhur në shprehje vetëm atëherë kur ka përfunduar një konflikt apo një luftë ndërmjet dy e më shumë popujve.Si prishëse e paqës gjithëherë ka qenë “lufta” në mes të fuqive të ndryeshme shtetërore e cila ka rezultuar me katastrofa të mëdha njerëzore, ekonomike dhe politike, dhe pasoja të mëdha shoqërore Paqja dhe rendi janë vlerat më të rëndësishme shoqërore përmesë të cilave mundsohet realizimi i të gjitha vlerave të tjera. Si shkatrrimtare e këtyre vlerave dhe që pamundëson realizimin e tyre në shumicën e rasteve është lufta por edhe faktorë të tjerëPër të mundësuar mbijetesën e botës dhe për t’i realizuar vlerat më të larta univerzale këtë pa dyshim se e siguron dhe e garanton paqja dhe mundëson mbajtjen e numrit më të madh të njerëzve të dinjitetshëm.[1 Përmesë paqes, njerëzit, shoqëria kanë rastin që në mënyrën më të mirë t’i realizojnë disa të drejta të tyre, e në rast se kjo paqe prishet, apo është e pa qëndrueshme atëherë pamundësohet realizimi i këtyre të drejtave Si vlerë tjetër e rëndësishme shoqërore të cilën e mbronë e drejta përpos Paqes është edhe Rendi.Rendi do të ekzistonte vetëm atëherë ku çdo sjellje e cila ka rëndësi për ruajtjen e shoqërisë ushtrohet saktë sipas rregullave të caktuara nga shoqëria, e në veçanti nga normat juridike ku caktohen të gjithë faktorët e rëndësishëm me të cilët sigurohet rendi. Rendi si vlerë e shoqërisë kontribon shumë në realuizimin e paqës.Një shoqëri e cila nuk ka rend, e sidomos rend të organizuar sipas normave të ndryshme shoqërore dhe me vetë përbërjen e shoqërisë nga anëtarët të cilët janë të arsimuar  dhe edukuar që të dijnë me e respektuar, atëherë as e drejta nuk mund ta vendosë këtë rendPër veprimtari të veçanta shoqërore e drejta krijon organizata të veçanta të cilat caktohen për ruajtjen e rendit të përgjithshëm shoqëror si psh. Ushtria dhe Policia por, edhe institucionet e tjera si arsimore, edukative dhe kulturoreNjë nga rendet i cili kriohet me vullnetin e qyteterëve apo me vendim të shoqërisë është Rendi Juridik, i cili është rend racional dhe ka vërtetuar vlerat e tij përmesë funksionimit praktik të tij.[2]

 

Liria si vlerë juridike(aspekte juridike – filozofike)-Ma.sc.Flamur Hyseni

Studimet të cilat bëhen rreth lirive themelore të njeriut pa dyshim se zënë një vend shumë të rëndësishëm në sistemin e vlerave shoqërore, po ashtu edhe në sistemin juridik të çdo shteti. Studimi i lirisë së njeriut në kuptimin individual është një vlerë e veçantë e cila tani për tani është shndërruar në interesimin dhe angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare që nga ekzistimi i këtyre institucioneve.

  Liria individuale e njeriut përveç që është vlerë shoqërore, kjo është edhe vlerë juridike, sepse e mbron e drejta dhe sistemi juridik i vendit, këtë mbrojtje e bën përmesë akteve juridike – ligjeve, por një garantim dhe mbrojtje lirisë si vlerë juridike ja bëjnë edhe aktet ndërkombëtare. Kjo do të thotë që liria e njeriut tani më është edhe në agjendën kryesore të institucioneve kryesore ndërkombëtare, posaqërisht të atyre që kanë për qëllim lobimin dhe përhapjen e vlerave shoqërore dhe demokratike.

              Në punimin monogrfafik “Liria si vlerë juridike”, kam për qëllim që të trajtoj lirinë individuale të njeriut në aspektin juridk dhe filozofik, pra kryesisht kam një qasje teorike – filozofike dhe juridike. Në kuadër të këtij punimi do të bëhet fjalë për angazhimet e para rreth lirisë, përkufizimit të nocionit të lirisë, ideve  dhe koncepteve të ndryshme rreth lirisë të filozofëve dhe mendimtarëve që janë marrë me këtë çështje dhe do të bëjë një vështrim nga aspekti kushtetues dhe i akteve ndërkombëtare, se si mbrohen dhe garantohen liritë themelore te njeriut

              Në këtë punim kam përdorur edhe metodat të cilat janë të domosdoshme për punën shkencore, si: medoden analitike, përshkruese, krahasimtare, filozofike, historike etj.

Ajo cka shtetasit shqiptarë kërkojnë nga anëtarësimi në BE. Të drejta dhe detyrime- Doktorante Erjona Canaj

fgfh

Shoqëria shqiptare prej vitesh ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe prej pak kohësh mund të themi që vendi ynë ndodhet në një rrugë të mirë drejt integrimit në BE. Shteti shqiptar ka nënshkruar më 12 qershor 2006 Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian e cila hyri në fuqi 1 prill 2009. Kërkesa për anëtarësim nga organet shtetërore është bërë në 28  prill të këtij viti. Ato që do të trajtohen në këtë artikull janë pritshmëritë e shoqërisë sonë prej këtij anëtarësimi. Duke anashkaluar në këtë kumtesë arsyet ngushtësisht individuale-ekonomike apo ato me qëllim bashkimin familjar, ajo që dëgjohet shpesh prej tyre është e drejta për të lëvizur lirshëm: dmth lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë në Shtetet anëtare të BE-së. E drejta për të qarkulluar lirshëm në Bashkimin Europian është një e drejtë themelore e garantuar dhe respektuar në BE nëpërmjet Traktateve themeluese, akteve ligjore të institucioneve të BE-së dhe nëpërmjet veprimtarisë së Gjykatës së Drejtësisë. Në këtë artikull do të analizohet ajo cka shqiptarët presin efektivisht prej qarkullimit të lirë dhe cilat janë këto të drejta. Cilat janë efektivisht detyrimet? Synohet të trajtohet gjithashtu nëse interesi i tyre përputhet apo jo në realitet me atë që ata vetë kërkojnë. Një vëmendje e vecantë do ti kushtohet procesit të liberalizimit të vizave dhe problemeve aktuale që lidhen me të. Hapi i parë në lidhje me liberalizimin e vizave i përket vitit 2008 kur shteti shqiptar ka firmosur një marrëveshje me BE dhe shtetet anëtare të BE për lehtësimin e vizave. Hapi i dytë është liberalizimi i vizave. Liberalizimi i vizave është një hallkë e një procesi i cili përfundon (me sukses) vetëm në heqjen e plotë të vizave. Hapi i tretë është heqja e plotë e vizave. Heqja e plotë e vizave mund të realizohet në çdo moment dhe nuk ka një rregull specifik.

 

Ndryshimi i rregullave Shengen dhe paniku i pavend-Erjona Canaj

Pak ditë më parë, në takimin e Këshillit të Ministrave në Bashkimin Europian, u prezantuan dy propozime të reja legjislative për të ndryshuar rregullat Shengen për rikthimin e përkohshëm të kontrolleve kufitare në kufijtë e brendshëm në rrethana të jashtëzakonshme si dhe rregullat për mekanizmat e vlerësimit të këtyre rrethanave.Paketa e propozuar nga Komisioni është përgjgjja ndaj kërkesës së Keshillit Europian në mbledhjen e radhës në dt. 23/24 qershor 2011 për të futur një mekanizëm në mënyrë që t’i përgjigjet rrethanave të jashtëzakonshme në hapësirën Shengen kur funksionimi i përgjithshëm i bashkëpunimit është në rrezik, por pa cënuar në asnjë mënyrë parimin e lëvizjes së lirë të personave.

Paketa e paraqitur nga Komisioni përbëhet nga një komunikatë në lidhje me legjislacionin Shengen, si dhe dy propozime legjislative që e shoqërojne atë, të cilat janë:

a) një ndryshim në Kodin Kufitar Shengen në lidhje me rregullat për rivendosjen e përkohshme të kontrolleve në kufijtë e brendshëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe b) një propozim për të futur një mekanizëm të vlerësimit te ketyre rrethanave.

Komiteti i perbere nga BE-ja, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtein dhe Zvicra kane diskutuar gjate per rregullat Shengen, ku ka patur dhe shkembime opinionesh mbi paketen aktuale.

A mund të ketë shtet të së drejtës pa drejtësi ?-Prof. Gjergj Sinani

 Në diskursin e politikanëve shumë rrallë, për të mos thënë fare, përdoret termi shtet i të drejtës, por më shumë përdoret termi shteti ligjor. Kjo mund të duket pa rëndësi, por në fakt ka një dallim të madh ndërmjet shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Edhe despotizmat dhe regjimet totalitare janë shtete ligjore, por jo të drejta. Një shtet i drejtë ka qenë dhe mbetet dëshira më e madhe e popujve dhe mendjeve të ndritura. Pse? Sepse drejtësia është e lidhur me lirinë. Një popull që nuk arrin që të bashkojë lirinë me drejtësinë është i humbur në gjithçka, shkruante Kamy. Ne ndodhemi pikërisht në këtë dilemë; a do të arrijmë që ta harmonizojmë lirinë me drejtësinë?Refleksioni për drejtësinë bëhet gjithmonë sa herë që ajo nuk ekziston, ose është aq e korruptuar sa i detyron njerëzit dhe kombet të hidhen në krahët e dëshpërimit dhe indiferencës, duke i lënë drejtuesit e vet të bëjnë atë që duan. Jo rastësisht, Papa Benedikti XVI, në diskutimin e tij në parlamentin gjerman, evokoi një ide gjeniale të Shën Agustinit. “Hiqeni të drejtën – dhe atëherë çfarë e dallon shtetin nga një bandë e madhe hajdutësh?”. Ne e kemi njohur, në të kaluarën tonë të afërt, këtë shkëputje të shtetit nga drejtësia. Por edhe e tashmja nuk duket se ofron ndonjë gjë të madhe për këtë harmoni. Këtë pohim Papa e ka nxjerrë nga vepra e Shën Agustinit, “Qytetit Zotit”. Në këtë vepër, Shën Agustini kishte argumentuar se “drejtësia është guri themeltar i shoqërisë civile”. Termi shoqëri civile nuk ka të bëjë me kuptimin që i jepet sot. Në mendimin filozofik, termi shoqëri civile lidhet me shoqërinë me shtet, që ka të bëjë me daljen nga gjendja natyrore dhe futjen e shoqërisë në një shoqëri me shtet. Por, si duhet të jetë ky shtet? Ky shtet duhej të ishte i drejtë. Në këtë shtet duhej të mbretëronte drejtësia. Si mund të arrihej një gjë e tillë? Për Agustinin kjo mund të arrihet kur “shpirti të rregullohet dhe do të bëhet karmonioz dhe i bukur dhe do të guxojë që ta shikojë Zotin, vetë burimin nga ku buron çdo e vërtetë dhe vetë atin e çdo të vërtete”. Shumë kohë më parë, me të njëjtin shqetësim për një republikë të drejtë, Platoni e kishte përcaktuar drejtësinë si “harmonia e shpirtit”, që në gjuhë moderne do të thotë që pasionet e trupit dhe arsyeja të jenë në harmoni ndërmjet tyre. Në qoftë se pasionet e trupit do të sundojnë arsyen, atëherë nuk kemi më drejtësi. Në qoftë se do të shprehemi në një gjuhë më të thjeshtë, shteti dhe drejtësia nuk mund të jenë në harmoni në qoftë se shpirtrat njerëzorë do të jenë të prishur, ose, siç shprehej dikur Isuf Luzaj, në qoftë se shoqëria përbëhet nga njerëz me shpirtra të pakrasitur. Edhe Shën Agustini veprën kryesore e ndërton mbi bazën e një kundërvënieje ndërmjet Qytetit të Zotit dhe Qytetit Tokësor, se si ky i fundit duhej t’i afrohej qytetit të Zotit.

Powered by WordPress | Designed by: Dog Groomer | Thanks to Assistant Manager Jobs, Translation Jobs and New York Singles
Per Se Kjo Reklame?