Perpos pensionit te pleqerise, i cili sigurohet pasi mbushet mosha e daljes ne pension dhe me minimumi 35 vite te siguruara, ligji njeh te pakten edhe dy lloje pensionesh te tjera, te cilat mund te perfitohen pa i plotesuar keto dy detyrime baze. I pari eshte pensioni i pjesshem i pleqerise dhe i dyti pensioni i reduktuar i pleqerise, te cilet mund te perfitohen duke permbushur disa kushte specifike te parashikuara ne ligj dhe udhezime.
Sipas ligjit “Per Sigurimet Shoqerore” pension te pjesshem pleqerie perfitojne te gjithe ata qe kane mbushur moshen e daljes ne pension duke perfituar pension te plote, por qe nuk mund ta marrin ate per shkak te viteve te pamjaftueshme te punes. Ky lloj pensioni vlen per te gjithe ata qe kane minimalisht 15 dhe maksimumi 35 vite pune. Aktualisht, mosha limit e perfitimit per grate eshte 60 vjeç dhe per burrat eshte 65 vjeç. Ne keto kushte, qytetari aplikon per pension te pjesshem pleqerie duke perfituar vertete pension te plote, por merr per aq vite sa ka derdhur kontribute. Masa e pensionit te pjesshem te pleqerise caktohet si pjese e pensionit te plote te pleqerise dhe llogaritet duke shumezuar shumen e pensionit te plote me kohen e periudhes se sigurimit. Shuma e dale pjestohet me 35 vjet, e cila eshte periudha e sigurimit minimale per te perfituar pension te plote.